Reporterët pa kufij: Media në Shqipëri, nën kërcënimin e krimit dhe politikës

December 1, 2018 14:10

Reporterët pa kufij: Media në Shqipëri, nën kërcënimin e krimit dhe politikës

Në raportin më të fundit për lirinë e medias në botë, “Reporterë pa kufij” e ka ngjitur Shqipërinë me një vend më lart krahasuar me një vit më parë, nga i 76-i në të 75-tin. Por kjo, sidoqoftë nuk është aspak inkurajuese, pasi kritikat nuk mungojnë.

Raporti i vitit 2018 flet për krimin e organizuar që ka shtuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave. Gjithashtu problem konsiderohen edhe ndërhyrjet politike.

Në raport përmenden edhe rastet e 3 gazetarëve shqiptarë, që kërcënohen sipas “Reporterët pa kufij” nga krimi dhe politika; Klodiana Lala, Alida Tota dhe Basir Çollaku.

“Reporterët pa kufij” flet për shumë probleme në median shqiptare. Sipas saj, standardet rregullatore janë të manipuluara në interes të qeverisë dhe pronësia e mediave vizive është e përqëndruar në duart e biznesmenëve të mëdhenj.

Kjo ka krijuar një situatë, në të cilën vetëcensura është e përhapur dhe rreth 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen e tyre profesionale.

Ata që vazhdojnë të punojnë si gazetarë, – thuhet në raport, – janë të ekspozuar ndaj një klime fyerjesh, që vijnë edhe nga vet kryeministri që i ka quajtur gazetarët “kazan”, “helmues” dhe “armiq publik”.

Sipas raportit, mbi 30 gazetarë në të gjithë botën janë vrarë nga organizata kriminale që prej fillimit të vitit 2017.

 

o.j/dita

December 1, 2018 14:10
Komento

7 Komente

  1. pitu December 1, 14:48

    edhe mediat jane bashke me krimin si politika mediat jane me kriminel se kriminelet

    Reply to this comment
  2. gazetari qe punon per byrek December 1, 15:08

    MEDJAT ne SHQIPRI jan llumi i llumit qe kan shkaterruar e po shketerrojn kte vend , se jan gllaberuar nga llumi i kti popuklli dhe shprdorohen si mos me keq , nuk kan len pisllik dhe pushtllik pa ber ne kte vend gazetaret dhe gazetat , nuk esht politika qe ndjek gazetarin por jan gazetaret qe ndjekin si buçet shtetin , se per para nuk njohin atdhe jan turpi kombit ton , gazetaria dhe gazetaret duhet te kontrollohen per te pavertetat qe kan shkruar dhe shkruajn gjithmon , kan qen ter kto vite demokracie zeri antishqiptarizmit degjenerimit dhe shpifjes , se ka ren ne dor te rrugaçve pa kontroll. si politikanet dhe gazetaret nje moster jan llumi ka mar ne dor kte vend vari k,,,,t.

    Reply to this comment
  3. Artemisa December 1, 15:16

    E megjithate ne e kemi nje media komplet te lire. Eshte ERTV.

    Reply to this comment
    • Janulles, me sqepar kokes.... December 1, 15:48

      ERTV eshte sic e thote edhe vete emri. Nuk ndjehemi te zhgenjyer kur keput brockulla. Cfare t´i bejme ketyre te tjerave, qe e quajne veten te pavarura dhe vijne era Edvin dhe Janulle edhe nepermjet monitorit te kompjuterit.

      Reply to this comment
  4. E verteta December 1, 16:06

    “Reporteret pa kufi” qenka organizem leshi se ka haberin qe keta gazetare jane ne kriminel se vete kriminelet,manipulojone publikun dhe shantazhojne per interesat e tyre.

    Reply to this comment
  5. intelektuali December 1, 16:18

    NUK KA SI TE JETE NDRYSHE:

    Kur e gjithe Media jone Kombetare i kendoi si me urdher si nje kor bolshevik i sinkronizuar mire 29 nentorit te Zi jugosllav te Enverit dhe LANC-it kriminal te tij

    njashtu:

    SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT

    si askund:

    NE VENDET E TJERA ISH KOMUNISTE TE EVROPES LINDORE QE SOT JANE NE BE

    Reply to this comment
  6. Dodona mbi Tomorr December 1, 17:43

    I kini pare keta “zbulusit”e TV”,topkanal” apo TV”Klan”te zbulojne ndonji kriminel apo bandite ?Vetem se si nji mesuese kapi per veshi nji nxenes , se si nji infermiere i mori 100lek nji pacienti qe i beri nji gjilpere , apo ne tregun e fruta perimeve nuk ka kontrolllper peshat !Po kriminelet me pagese , bandat e droges ku jane ?Ata jane bashkepuntoret e gazetareve !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim