Reporterët pa Kufij: Shqipëria në vend të 82 për lirinë e medias

April 14, 2016 09:24

Reporterët pa Kufij: Shqipëria në vend të 82 për lirinë e medias

Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar raportin për vitin 2015, sa i përket lirisë së medias në gjithë botën. Në analizë janë marrë 180 vende, ndërsa Shqipëria renditet në vend të 82.

Listën e kryeson Finlanda dhe në vend të fundit është Eritrea. Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka bërë përparim, pasi ka qenë në vend të 85.

“Respektimi i lirinë e medias në nivel rajonal, por edhe në të gjithë botën ka përjetuar një rënie të thellë dhe shqetësuese”, theksohet në raportin e organizatës “Reporterët pa Kufij”.

Indeksi i lirisë së mediave në botë vlerësohet në bazë të këtyre kritereve: pluralizmi, pavarësia e medias, vetë-censura e mjedisit mediatik, mjedisit legjislativ, transparenca, infrastruktura dhe abuzimi.

 

April 14, 2016 09:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*