Reporteri i “Daily Telegraph” me pushime në Shqipëri: Çdo gjë është thjesht e mrekulleshme

August 19, 2017 11:16

Reporteri i “Daily Telegraph” me pushime në Shqipëri: Çdo gjë është thjesht e mrekulleshme

Rrëfimi i një reporteri të “Daily Telegraph”, është përcjellë sot nga Kryeministri Edi Rama në Facebook, me britanikun që ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë verë.

Dhe madje siç thekson Thomas Harding, jo vetëm që nuk është penduar, përkundrazi vendi ynë e ka surprizuar me bukuritë dhe atë që ofron.

“Jam këtu me familjen, është dita e dytë e pushimeve dhe dua të them se deri tani kemi kaluar një kohë të mrekullueshme.” thotë ai

Reporteri britanik tregon se çfarë i pëlqen më tepër nga Shqipëria dhe çfarë e ka suprizuar, ndërsa nënvizon se riviera e paprekur bregdetare, është një nga mrekullitë e fshehura të Mesdheut.

“Gjëja e mirë e Shqipërisë është se gjatë komunizmit, riviera është ruajtur e paprekur pa ndonjë ndërtim të tepruar. Kështu është një vend origjinal shumë i bukur. Tjetra është se shqiptarët janë shumë mikpritës, edhe pse Shqipëria ka një reputacion jo të mirë për shkak të emigracionit, kriminalitetit etj, por kur vjen në këtë vend takon njerëzit. Ata janë kaq të ngrohtë dhe mikpritës, dhe u pëlqen fakti që vijmë në vendin e tyre, janë shumë të mirë me fëmijët, ushqimi është i mrekullueshëm. Kështu mendoj se për pushime, Shqipëria është një vend kaq i pasur me bukuritë mesdhetare, dhe për këtë mendoj se shumë njerëz do të vijnë për të parë këtë bukuri. Gjithashtu ka edhe shumë gjëra për të bërë, jo vetëm të rrish shtrirë në plazh. ja p.sh. tani sapo bëmë një zhytje në 20 metra për të parë bukuritë nënujore të Shqipërsië. Pra me pak fjalë po kalojmë një kohë të mrekullueshme këtu.” thekson Thomas Harding.

August 19, 2017 11:16
Komento

1 Koment

  1. Arben August 19, 13:23

    REKLAMA PER VENDIN TONE ESHTE GJE E MIRE,

    POR REALITETI ESHTE KREJT TJETER.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*