“Republika e Maqedonisë Veriore”, Ivanov: 5 arsye përse nuk e dekretoj

June 26, 2018 11:07

“Republika e Maqedonisë Veriore”, Ivanov: 5 arsye përse nuk e dekretoj

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk e ka nënshkruar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë.

Në njoftimin me shkrim të presidencës, Ivanov e arsyeton refuzimin e kësaj marrëveshjeje duke thënë:

“Në kryerje të funksionit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë gjithmonë veproj me përgjegjësi dhe të drejtat e mia dhe detyrimet i kryej brenda kornizave të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë.”

Ai ofron në njoftimin presidencial 5 arsye konkrete se përse nuk do ta nënshkruajë ratifikimin e ligjit.

Ai përmend si arsye të parë mos pasjen e mandatit për të nënshkruar dekretin. Ivanov vijon të thotë: “Një nga shtyllat e politikës sime nga programi i vitit 2014 është se nuk pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues.”

Si arsye të dytë ai sjell arsyetimin se “marrëveshja del jashtë kornizave të rezolutave 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara.

“Marrëveshja nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është e ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën”, vijon së rendituri ai.

Ivanov sjell si arsye të katërt papajtueshmërinë e ligjit me nenin 51, nenin 118 dhe nenin 119 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Dhe së fundmi, ai thotë: “Marrëveshja e çon Maqedoninë në gjendje të nënshtrimit dhe varësisë nga shtete të tjera, konkretisht të Greqisë.”

Marrëveshja për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në “Republika e Maqedonisë Veriore” është nënshkruar më 17 qershor nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras.

s.a/dita

June 26, 2018 11:07
Komento

4 Komente

  1. Arben June 26, 13:51

    Eshte edhe nje e gjashte

    NUK do putini

    Reply to this comment
    • Tirana June 26, 16:32

      Arben, mund te jete edhe kjo arsyeja e gjashte, ;por ama Ivanovi eshte burre.

      Reply to this comment
      • Arben June 26, 17:46

        Referendumi eshte gje e mire, popullit I takin

        Fjala e fundit, sa per “burrerrine” e ivanovit, ajo

        Eshte ne kurriz te Shqipetareve.

        Reply to this comment
  2. Kasandra June 26, 23:40

    Emri i Maqedonisë?!
    Një sugjerim dashamirës duke ia lënë fjalën Maqedoni lashtësisë ashtu siç ka ndodhur edhe me vende e kombe të tjerë në histori:
    1. Presidenti G. Ivanov nuk e justifikon dot refuzimin e emrit të ri duke nxjerrë si pengesë kushtetutën dhe ligjet se ato mund të rregullohen. Po ai ka plotësisht të drejtë kur thotë se marrëveshja për emrin “Republika e Maqedonisë Veriore” e çon Maqedoninë në gjendje varësie nga shtete të tjera si Greqia mbasi ai e di se ata janë popullsi sllave në tokë të huaj ku paraardhësit nuk janë sllavë por fise thrake-etruske-ilire-greke dhe maqedone. Në një rast të volitshëm pronari i tokës së lashtë i bën një pastrim etnik (kaq i pëlqyer në ballkan) atij territori dhe e riatdheson atë. Shembuj të tillë sot në botë nuk mungojnë, madje me bekim fetar. Ardhacakët sllavë të shekujve të gjashtë e të shtatë pas Krishtit u vetëquajtën maqedonas dhe flasin një gjuhë sllavisht dhe nuk kanë asnjë lidhje me paraardhësit e tyre maqedonas, as me gjuhën maqedone, as me Aleksandrin e madh që jetoi katër shekuj para Krishtit, as me thesaret arkeologjike nëntokë. Por për hir të vërtetës duhet thënë se Maqedonia që u pushtua nga sllavët sipas përbërjes së saj, meriton të quhet “Sllavoni”, ose “Republika e Sllavonisë” (sllavonish/sllavonkë) për të qetësuar fqinjët jugorë se problemi maqedon konsiderohet i mbyllur dhe i përket historisë.
    2. Që ta meritojnë këtë emër dhe të rindërtojnë shtetin dhe kombin e tyre të padiskutueshëm me shumicë dërrmuese sllavonikë ata duhet të kenë burrninë të ndahen nga shqiptarët që nuk mund ta pranojnë atë emër e se janë në atë lidhje jo nga dëshira e tyre. Vetëm atëhere Maqedonia do të bëhet një “Monako” e dytë e madhe dhe sovrane në Ballkan pa problemet aktuale etnike me shqiptarët që janë 25.2% e popullsisë ( 529,206 shqiptarë) dhe që kërkojnë të drejtat e tyre shtetformuese deri në njohjen e tyre të plotë, ndryshe mbarëvajtja e shtetit maqedon do të bjerë në varësinë e problemeve etnike shqiptare deri në zgjidhjen e tyre përfundimtare. Kasandra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*