Republika në monarki dhe monarkia në republikë!

August 29, 2018 20:24

Republika në monarki dhe monarkia në republikë!

Nga Artan Fuga

Monarkia, ajo kushtetuesja nuk është e keqe në vetvete, madje shpesh njëmijë herë më e mirë sesa një republikë e çalltallosur, nuk janë budallenj danezët, belgët, suedezët, norvegjezët, anglezët, as qytetarët e Monakos, Luksemburgut, e me radhë, puna është se ne nuk kemi as monark, as legjitimitet monarkik dhe as traditë monarkike, madje as personalitet monarkik të sotëm!

Dhe mbi të gjitha: Të gjithë duam të jemi mbretër!

Ne vazhdojmë të jemi në një republikë që prej tre dekadash funksionon si monarki absolute, jo kushtetuese, me bashkim pushtetesh te një dorë e vetme. Prandaj monarkia kushtetuese do të kishte qenë një hap përpara në krahasim me monarkinë absolute tiranike të një republike pa din e pa iman.

Monarkia angleze përshembull funksionon jo sepse anglezët janë tipa flegmatikë, se në Londër bie shumë shi, se kështu e ashtu. Jo ore jo. As sepse për sytë e bukur të Ledi Disë. Por, sepse janë inteligjentë në politikë. Populli ndan:

simbolikën e shtetit,

nga pushteti i përkohshëm i një politikani,

nga tradita shtetërore e vendit.

Sepse po u bashkuan në një të gjitha këto, pra edhe shteti edhe pushteti, edhe tradita që nga Skënderbeu deri te Princ Vidi duke kaluar nga Zogolli i Parë, pra i pushtetshmi vendos edhe për historinë, atëherë i pushtetshmi nuk është më mbret, por është vetë Zoti.

Pushtetari barazon veten me të gjithëfuqishmin duke u bërë edhe gjyqtar, media, historian, profesor, urbanist, sportist, mjek, ekonomist, akademik, televizor, gjithçka.

Kurse anglezët e zgjuar e ngrenë simbolin e monarkisë në qiell. Por, i heqin asaj pushtetin e përditshëm mbi njerëzit. Prandaj, asnjë kryeministër atje nuk është zoti i plotfuqishëm. Vjen Bleri ikën Bleri. Nuk qëndron tre mandate. As dy ndonjëherë. Ikën nga sytë këmbët me dështimin e parë politik.

Simbolika e shtetit është e shenjtë, por pa pushtet. Sepse mitologjia e simbolikës bashkuar me pushtetin e bën pushtetarin si mëkëmbës i Zotit në Tokë, bëhet Faraon.

Simbolika veç, pushtetari veç me pushtetin e tij.

Ky është kushti që pushtetari ta konsiderojë pushtetin si të përkohshëm dhe mos e mbaj veten si inkarnacioni i shtetit.

Historia e shtetit veç.

Qindra vjet mishëruar te familja mbretërore, jo te pushteti i radhës. Skënderbeu anglez nuk njësohet dot me Tereza May sepse mishërimi i historisë është te familja mbretërore.

Puna është se ne nuk kemi traditë monarkike. Cdo monark sado i zoti dhe i mirë kur vetëshpallet shënjohet si uzurpator. Ky është fati i keq.

Prandaj Shqipëria nuk ecën në pushtet e në qendrueshmëri politike. Sepse e kërkon monarkinë, por monarkia nuk arrin dot të legjitimohet.

Ja përse Ismail beu dha dorëheqjen brenda pak muajve. Sepse pushtetet e ndara territorialisht ia hëngrën kokën.

Ja përse si shpëtim zgjidhet një fis Monarku te Princ Vidi. Por sapo bëhet edhe ai rrëzohet se qëndron në ajër.

Ja përse Zogu nga president u bë mbret. Sepse si President nuk do ta kishte të gjatë në thyejqafje. Për të mos humbur pushtet duhet të merrte më shumë pushtet. U bë Mbret sepse poqese nuk bëhej mbret nuk rrinte dot President. Por, sapo u bë mbret, nuk kishte qëndrueshmëri sepse askush, as brenda as jashtë nuk i përulej me admirim si mbret. I përuleshin me frikë çka është fillimi i fundit.

Ja përse sekretari i parë ishte mbret jokushtetues. Komunizëm, por, monarkizëm amà. Amà monarkizëm pa kushtetutë, pra mbretëri absolute, e prej andej nis shkatërrimi i vetvetes, kombit, qytetarëve.

Kryeministri postkomunist ka pushtet si një mbret ndonëse regjimi është demokratik. Që të ketë pushtet të qetë duhet të jetë mbret, por që të jetë mbret, menjëherë kthehet në uzurpator.

Nuk kemi kushtet si Anglia: familje monarkike, traditë monarkike, admirim monarkik nga popullsia, monarkia e pranuar nga politika pikërisht si një instrument ekuilibri brenda saj. Në mënyrë që asnjë kryeministër të mos kujtojë se pushteti i buron faktikisht nga e drejta natyrore, pra është mëkëmbësi i Zotit në Shqipëri.

Kriza zgjidhet me monarki kushtetuese, por monarkia kushtetuese në Shqipëri bëhet shkak për kriza edhe më të mëdha. Prandaj ne kemi republikën më të keqe, gjysmë monarki, prandaj kemi edhe monarkinë më të keqe, pra si gjysmë republikë.

Gjysmë republike ose gjysmë monarkia janë e njëjta gjë, janë monarki absolute në një republikë populisto-oligarkike. Ne jemi monarki në republikë, ose republikë në monarki, pra një monarki pa kushtetutën e vet, një monarki absolute në republikë populiste.

Në thelb, kjo është kriza politike e vendit, kërkon një pushtet që poqese e ka e çon krizën edhe më keq sesa është.

Nëse monarkia është një paradoks, një e keqe e mirë, ose një e mirë e keqe, duhet ecur në rrugë të tjera: REPUBLIKE TJETER!

Por, çadra e prishi imazhin e Republikës te shqiptarët.

Megjithatë duhet ndarë dështimi i çadrës nga Republika tjetër, nga e dhjeta, që zgjidh përfundimisht pushtetin politik duke i hequr pushtetit politik bazën e të drejtës natyrore dhe hyjnore, e duke ekuilibruar:

shtetin me partitë,

nëpunësin me politikanin,

gjyqtarin me pushtetarin,

dhe elitën politike me qytetarin.

a.s/dita

August 29, 2018 20:24
Komento

8 Komente

  1. Alban August 29, 21:26

    Per kushtet psikologjike e kulturore te popullit shqiptar, sistemi me I pershtatshem eshte

    Republika Presidenciale, si ne SHBA.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 August 30, 10:00

    fuge
    nuk kam kohë tashti!
    por paske shku për lesh o akadeleshi i shqipërisë!
    kish të drejtë kur thoshe se akademia e shkencave të shqipërisë duhej çuar në të sëmës!!
    me njerë si ti?
    i duhej vënë zjarri me gjithë mikrobin,ty e të tjerë si ti,brënda!!

    Reply to this comment
  3. hysa August 30, 10:04

    Mos duhet vizituar ky mender profesori, i cili kalon nga nje ceshtje ne nje tjeter, sikur i kane kerkuar te zgjidhi te gjitha halet e ketij populli, Ky mender profesor na hiqet sikur i di te gjitha, por me sa duket as profesionin e tij nuk e njeh mire, ai njeh mire bllokun ku ka lindur dhe eshte rritur dhe ne vend qe te mbylli gojen e te vazhdoje punen e tij, merret me cdo lloje teme, vetem me punen e profesionit te gazetarise ku punon me sa duket nuk merret.

    Reply to this comment
  4. Amerikani August 30, 11:05

    Anglezet jane popull konservator dhe monarkia ne ate vend ashtu si dhe ne vendet e tjera europiane ka karakter simbolik. Ka tiparet e nje muzeu kombetar.
    Monarkite ne Europe rane dhe e humben kuptimin me revolucionin francez te 1789’es.
    Gabimet dhe paaftesia e udheheqesve tane qe arsye kryesore per mendimin tim ka mungesen e ndjenjave patriotike dhe atdhedashurise, nuk duhet te na bejne ti rikthehemi relikeve te muzeve te Europes.
    Demokracia me ndarjen e pushteteve sot me sot ngelet menyra me e mire dhe efikase ne organizimin e shtetit dhe shoqerise.
    Ne nuk e kemi provuar ende demokracine ne praktike veçse e keni pranuar si filozofi qeferisese duke krijuar institucione qe kurre nuk moren tiparet e institucioneve dhe pushteteve te pavarur sic funksionojne ne nje vend te vertete demokratik.
    Ajo cfare na duhet ne realisht eshte funksionimi i institucioneve dhe ndarja e pushteteve. Funksionimi i sistemit dhe jo filozofi te reja e te vjetra te organizimit te shtetit. Ne çdo demokraci edhe ato me preçizet egziston tendenca qe pushteti qeverises ti nderhyje dy pushteteve te tjere. Gjyqsorit dhe legjislativit. Po ashtu dhe atij qe se fundmi quhet pushteti i katert, medias. Siksesi i sistemit qendron pikerisht ketu. Pavaresine nga ndikimi i pushtetit qeverises dhe kontrollin e tij. Shtetin nuk e ben individi sado i ditur dhe me vullnet te jete por sistemi i vlerave. Sistemi i vlerave nuk lejon dhe gabimin e individit , e aq me shume te lejoje indivodin te mare tiparet e nje mbreti te pashpallur.
    Ndertimi i sistemit lidhet natyrisht dhe ne shkaqe kulturore qe per shqiptaret qe te ndodhe do te doje kohen e vet. Ky ndertim per momentin qe flasim fillon qe me reformen zgjedhore. I duhet hequr e drejta liderve te partive te hartojne lista te mbyllura. Duke vazhduar me reformen ne drejtesi etj etj qe po ti marim nje per nje zgjatemi shume.
    Une nuk e di cfare profesori eshte ky Fuga por ne me te shumten e hereve qe e lexoj me duket se kerkon thjesht vemendje. Me duket sikur do te thote: “Hej jam dhe une ketu, me keni harruar fare” dhe ben komente qe me duken se nuk kane permbajtjen qe do dilte nga nje pene studjuesi.

    Reply to this comment
  5. Babale August 30, 12:23

    Kete nuk e qas kush ne fshat, ky kerkon nuse!?

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 August 30, 12:31

    mender jush,akademiku fuga
    lëshon diarrenë e tij,të përkohshme!!
    flet për këtë e atë,ashtu si për të thënë e mos thënë,ashtu si me të qeshur ashtu si me të ngjeshur,por asnjëherë nuk flet si duhet!asnjëherë nuk kap thelbin se përse ne gjëndemi në këtë gjëndje!
    mund të vendosësh sistem qeverisës nga një person,quaje si të duash!
    president,kryeministër,princ a mbret,sekretar partie a komandant suprem,kur ke një popull që nuk është i civilizuar,kur ke një popull të pa edukuar me edukatë qytetare,civile,do të përfundosh gjithnjë në DIKTATURË!!
    megjithëse ne po themi dhe po përpiqemi,kemi dëshirë,të vendosim demokraci në shqipëri,prapë ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse zgjedhim DIKTATORIN E RADHËS!!
    një popull i pa edukuar me ndërgjegje civile nuk ka se si të pranojë një sistem demokratik,nuk ka se si të nxjerrë njerëz që kanë shpirt demokratik!!
    nuk them se i mungojnë njerzit me shpirt demokratik dhe me ndërgjegje civile!!JO NË ASNJË MËNYRË,por ata nuk mund,nuk kanë mundësi,nuk i lejon pjesa dërmuese të dalin në kryre!!
    pjesa dërmuese kërkon “mbretin”,”dorën e forët”,kërkon diktatorin “demokrat”!!
    e pamë fare mirë në kapërcyellin nano rama!!para se të largohej nano,rama u quajt bastard që desh ti merrte pushtetin nanos,nano u quajt prijsi i pagabueshëm,dhe më pas u ndërruan rrolet!nga po të njëjtit aktorë!ata që e mbronin nanon filluan ta shanin dhe ata që shanin ramën filluan të shanin nanon!
    ky është një shëmbull i pastër dhe flagrant,sepse ishte nano që u largua,që,ma merr mëndja për një momnet dobësie,la atë që berisha nuk po e bën!!ai la pushtetin vullnetarisht!
    akademik fuka,mender jush,si dhe gjithë të tjerët nuk e hapin gojën për atë që duhet bërë me këtë popull!!
    edukimi civil!!
    as qeveri,as politikë as akademikë,as medje nuk e përmëndin nevojën e këtij edukimi!!
    a thua të mos e dinë?a thua të jemi ne shumë pak persona që jemi më të mënçur se ata?
    jo aspak!!
    mentaliteti i tyre,ai mentalitet i ndrydhur që i bën të gëzohen që megjithëse të paaftë kanë zënë pozicione më dominuese se të tjerët,i bën që të heshtin!që të kenë statukuonë e të qënit të përjetshëm në “arritjet e tyre të paaftësisë”,të jenë në majë të farit me miopinë e tyre!!
    të edukosh një popull me edukatë civile në radhë të parë duhet të jesh i gatshëm ti lësh bëndin një tjetri më të zotin se ty!po nuk pate këtë mentalitet do të veprosh si “monarku”,”sundimtari”demokrat!!
    monarkitë që përmënd, mender jush, akademiku fuga,janë një lodër,një fasadë dhe nuk kanë asnjë pushtet!firma e tyre është një simbol që po të duan qeveritë!?nuk e pjerdh askush!!
    ato vënde kanë një edukatë të lartë civile,kanë lufuar për ta arritur një gjë të tillë!atje ka fituar mentaliteti demokratik dhe jo ai fisnor,egoist feudal!!ato vënde i kanë dhënë shumë gjak dhe djersë këtij edukimi!!
    ne kemi bërë të kundërtën!!i kemi dhënë gjak e djersë ndrydhjes së tij!!
    ne promovojmë,heroin,diktatorin dhe jo njeriun që shkon përpara duke i lënë vëndin më të mirit!më të riut,më të resë!
    hy mender akademik!!

    Reply to this comment
  7. Samiu August 30, 14:07

    O Fuge…. sipas teje ..SHBA, Gjermanija, Franca, Italia, e qindra shtete te tjera jane kombe budallenjsh?????!!!!!!

    Reply to this comment
  8. fteri August 30, 16:37

    Ja broçkulla që nxjerr nga goja ky abrash ,filozof pa kokë !…Republika -në -mionarki-dhe -monarkia -në -republikë
    “Përse sekretari i parë ishte mbret jokushtetues.!!!!! Komunizëm, por, monarkizëm amà. Amà monarkizëm pa kushtetutë, pra mbretëri absolute, e prej andej nis shkatërrimi i vetvetes, kombit, qytetarëve “.
    Kush e shkatrroi shqiprinë ?

    Po çfar shkatrrimi ti karaxhoz profesor quan kurë:

    Koha e E.Hoxhes ishte nje simfoni muzike e embel e pa arritshme qe tingllon edhe sot, dhe do te tingelloi ne shekuj e pa persritshme me nje akustike te fresket elegante e pa perlyer ne pislleqe ,do te mbetet simbol madheshtor por me metrazh te shkurter,kjo eshte fatkeqesia .Nuk eshte opinjoni i imi apo kujdo qofte ,pozitiv apo negetiv, por forma historike e jetes qe populli jetoi ,militoi,ndertoi,zhvilloi, pra eshte nje shkence .

    Koha e Sekretarve të parë ishte në radhë të parë një shërbim absolut me ndershëmri , e përgjegjësi ndaj qytetarit e popullit tij- jo të xhepit personal si monarkia e demokracia kapitaliste të sotme .

    Profesor i shushatur ARTAN FUGA paske RRJEDHUR !
    Koha e E.Hoxhës ishte nje histori brilante te ndertimit shqiperisë nga egersia dhe padituria,tek shkollimi modernizimi ,zhvillimi ,jeta ,kultura ,paqa ,qetesia , dashuria, respekti.

    Pajtimi shekullor I gjaqeve dhe krahinave është fenomenale !!!!!

    Shkollimi 100% i popullit ,nga 90% analfabet,vajti tek universitetet dhe akademia e shkencave.tek hidricentralet madheshtor ,te tekurudhat ne çdo cep te atdheut ,tek sherbimi shendetsor falas,tek elekrifikimi 100%i popullates ,te ndertimi I fabrikave , uzinave dhe punishteve ,te kanalizimet dhe bujqesia moderne dhe sigurimi i bukës në vendë.

    Ishin këta sekretar të parë të PPSH-së ,heroi që Eleminuan permbytjet ,semundjet dhe malarjen. Punsimi dhe strhimi 100% i popullit.

    E.Hoxha ishte burre shteti nje idolog dhe studjues i madhe ai me bindje e shkonte ndertimin e shqiperise nga vete shqiptaret .me forcat e veta .Paterjotizmin e lidhte me demokratizimin.

    Si demokrat ai i dha shkollim dhe dinjitet femëres shqipëtare ,e barazoi ate me burrin . Në të kaluarën e monarkisë Zogiste gruaja në shqipëri konsiderohej si kafshe barre,shqipërine e shikonte pa princer dhe mbreter pa shfrytzues matrapaze dhe tregtar gjakpirsa.

    Në çeshtjen e mardhanjeve të klasave raporti forcave shkonte tek klasa puntore ne aleance me fshatarësin .GJithe shqiptaret duhet te quhen vllezer te pa ndare jug veri djem te nje memedheu te dashur ,jo MONARKI !…..,djali nga veriu sherbente ushtar ne jug,djali nga jugu sherbente ushtar ne veri,mësuesi nga jugu shërbente në Viçdol te tropojes ,apo inxhinjeri nga veriu shërbente në hidrocentralin e Bistrices ne Sarande.etj.

    E.Hoxha ngulte këmbë se ndarja e shqipëtarve sipas feve ishte nje saim i armiqve te shqipërise, nje diçka artificiale qe binte ndesh me interest e kombit ,kur te jete çeshtje e shqiperise te gjitha fete duhet te bashkohen si vllezer pa dallim feje krahine.

    Historikisht E.Hoxha thot se shqiptaret kane qene te bashkuar si vllezer,i perçau pushtuesi 500 vjeçar turk etj.

    E.Hoxha ishte syri vigjilent i paterjotit shqipëtar ,jo i monarkut ,që mori persiper dhe ndriçoi mendjet e shqipëtarve ,zgjoi ndergjegjet e tyre kombëtare .

    Askush nuk munde te prekte kufijet shqipëtar ose të bënte tregti me to ,ai skretar i parë që ti e përmend ,siguroi lirine ,punën ,pronen e pa prekshme të shqipëtarve për 45 vjet .

    E pa harruar mbetet jeta e qete dhe e lumtur në socializëm ,tingllon si nje muzikë e ëmbel edhe sot në veshet e bashkekohsve të sotëm të mbushur me vrasje e krime çdo ditë, derdhet gjak shqiptari .

    Keqe tingllon ne veshet tu z.profesor i marrosur A.Fuga ,keq tingllon në veshët e hajdutve ,kriminelve ,agallarve ,shfrytzuesve ,bejlerve dhe pinjollve te tyre ,Matrapazve dhe politikane me kostume kamelonesh ,shitës teritoresh njerëz me shume fytyra dhe maskash të urryera.

    Arritjet moderne të kohës ndertimit socialist mbeten madheshtore , do te shperndaje rreze drite e suksese të pa para dhe në të ardhmen shekullore te shqipërise . Si nje “simfoni ” me akustike qe ka tinglluar vetem nje here ne historin të shqipëtarve .

    E.Hoxha jo si monark ,por si udhëheqës i masave drejtoi punet e shtetit te vogel si nje mendimtar i nje shteti madhe politik ne interes te kombit dhe tregoi dhe ralizoi rruget e levizjes nac-çlirimtare dhe nuk ju nda asnjehre zhvillimit zhvillimit te shqiperise ,nga plugu deri te uzina e traktorve ,nga shpata dhe pushka e shkurter italnjane, gjermane,belge,turke ,deri tek ushtria moderne tek aviacioni luftarak modern tanket dhe artilerine .

    E.Hoxha rilindi shqipërin ore Profesor TUTKUN !

    Nga mesjeta ne socializem,pa shfrytezues dhe monark mashtrues në kurriz të popullit ,një vend pa bejler dhe agallar ,kjo ishte brilante ,akoma arritjet madhështore tingllon ëmbël ne veshët e shqipëtarve te ndershëm ,e hidhur ne veshet tuajë dhe tradhtarve,hajdutve ,trafikantve ,vrasesve dhe kamelonve ideologe pa koke qe ndrrojne ngjyren si kameleoni , por cilesia e arritjeve të sekretarve të parë në socializëm mbetet e pa perseritshme,mbi të gjitha sistemet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*