“Republikë e Re” me Sali, “Rilindje” me Fatos

June 13, 2017 09:57

“Republikë e Re” me Sali, “Rilindje” me Fatos

 

Në festën e 26-vjetorit të Partisë Socialiste, ish-lideri i kësaj force politike, Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit nëpërmjet Facebook-ut, ka postuar të plotë mesazhin e Nanos.

Të dashur Edi e Gramoz! Uroj nëpërmjet jush, gjithë socialistët anembanë Shqipërisë për 26-vjetorin e familjes sonë të patjetërsueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH në zgjedhjet e 25 qershorit do garantojë Rilindjen e pakthyeshme të Shqipërisë Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave të deridjeshme!

Ky është destini dhe destinacioni ynë i përbashkët, prandaj kam shumë besim se çdo shqiptar i arsyeshëm do të vendosë që në këtë udhëkryq historik, timonin e qeverisjes se këtij vendi ta besojë në duart tona!”, shkruhej në mesazhin që Fatos Nano që ia ka dërguar Ramës dhe Ruçit.

Nano përdor për herë të parë termin “Rilindje” dhe gjuhën e Ramës kur thotë se zgjedhjet e 25 qershorit do të garantojnë “Rilindjen e pakthyeshme të Shqipërisë Europiane pa deformimet e pseudoaleancave të deridjeshme”.

Por çfarë fshihet pas mesazhit?

Pa i hyrë historisë së armiqësisë mes Ramës dhe Nanos, ky mesazh i vjen pas takimit që Nano zhvilloi me kryeministrin Rama të shtunën në vilën qeveritare në Durrës, e cila zgjati rreth dy orë.

Lidhur me temën e këtij takimi, Nano nuk dha detaje për mediat, por tha se “nuk bëhet fjalë për çështje timoni, por destinacioni”.

Ai gjithashtu përdori edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë gjë akoma”. Ndërsa Rama do të shprehej se “shpresoj shumë që t’ia dalim në zgjedhje dhe, në fakt, Fatosi e tha bukur: nuk është punë timoni, është punë destinacioni. Ai është edhe shofer i sprovuar, kështu që i ka të gjithë përbërësit e nevojshëm të eksperiencës dhe të teknikës së dhënies së makinës, për të kuptuar se këtu s’është qëllim në vetvete”.

Njëherësh një takim i tillë në prag të zgjedhjeve ka ngritur shumë hamendje dhe u ka dhënë udhë shumë teorive konspirative.

Mediat pranë PD dhe PS aludojnë për një bashkëpunim afatgjatë mes Ramës dhe Fatos Nanos.

Portali mediatik pranë Partisë Demokratike,“Syri.net” shkruan se ish-lideri i PS ka ndryshuar tërësisht qëndrime ndaj Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Sipas këtij portali, Nano ka kaluar në krah të Ramës pasi pas zgjedhjeve të 25 qershorit, kreu i PS i ka premtuar paraardhësit të tij poste në dogana e tatime, pikërisht ato institucione që sot drejtohen nga LSI.

Ndërsa një portal pranë PS, “Pamfleti” shkruan se një takim i tillë mes Ramës dhe Nanos, pas atij vlerësimi që bëri kreu aktual i socialistëve për liderin historik në kongresin zgjedhor, ka të bëjë me faktin se bëhet për të motivuar të gjithë ata që kanë qenë mbështetës të Nanos.

Motivim ky për të qenë aktivë në fushatën zgjedhore, dhe për të arritur ambicien e Ramës për të marrë 71 mandate më 25 qershor dhe për të pasur timonin vetëm në mandatin e dytë qeverisës”.

Një tjetër arsye që jep ky portal është se Fatos Nanos i është ofruar Pallati i Brigadave, një ëndërr e kahershme kjo e ish-kreut të PS-së, por që nuk është plotësuar pikërisht prej Edi Ramës.

“Një tjetër hamendësim edhe më i guximshëm ka të bëjë me mundësinë e një bashkimi të votave pas zgjedhjeve mes Ramës dhe Bashës, që me 94 vota të shkarkojnë Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës. Pasi tonaliteti

i lartë i përdorur gjatë tërë këtyre ditëve kundër kundërshtarëve politikë të Petrit Vasilit, ai është kryetar i LSI, e ka nxjerrë Ilir Metën nga konturi i Presidentit të Republikës”, thuhet në shkrimin e Pamfletit.

Këto janë të gjitha hamendësime, por ajo që bie në sy është komikja tragjike e një Shqipërie, klasa politike e së cilës ofron vetëm intrigë dhe depresion social. Ndërsa flitet për “Republikë të Re” nga njëra anë dhe për “Rilindje” nga ana tjetër, politika vazhdon të riciklojë për turp, dështakët e ‘90-s, Sali e Fatos që kthehen e rikthehen në skenë, duke na kujtuar çfarë mjerimi etik dhe politik po jetojmë.

 

 

June 13, 2017 09:57
Komento

18 Komente

  1. Guri Shyti June 13, 10:23

    Nuk dua ta besoj se ju te Dita-s e keni te veshtire ta kuptoni se ne poltike 2+2 nuk bejne 4, por aq sa i duhet momentit historik dhe leverdise qe ai sjell per popullin e thjeshte. Perpara se gjithash duhet t’i japim pergjigje pyetjes: fiton populli me shume kur kreret e partive hahen si qente, apo kur ata ulin tonet dhe thurin plane per nje te ardhme me te mire per njerezit. Zoterinj! Jemi lodhur deri ne rraskapitje nga sharjet shqiptarçe qe po na buçasin veshet per mbi nje çerek shekulli. Duam te na pushojne veshet. Kush na e siguron kete i pime dolline.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 13, 10:45

      O GUR
      DERI DIKU KE TË DREJTË,por një medalje ka gjithnjë dy anë!!nëse ti shikon vetëm një anë,do të thotë që të kanë plasur sytë!ose më keq do të na i plasësh ne!!
      ndodh edhe kjo mor deboi!!që nëse një qen kacafytet me një tjetër është më pak i rrezikshëm për ty si kalimtar!!por nëse qentë bashkohen bashk!?të vërsulen e të shqyejnë mor debil!!
      kjo po ndodh dhe sot!!
      qëntë po e shohin se veç e veç nuk po kafshojnë sa duhet!!ata po bëhen bashkë për të na ngrënë!!
      ne popullin mor idiot!!mua e ty së bashku!!
      mos harro një gjë!!dhe nëse ti mendon se je në pozicion më të mirë se unë,mua më kafshon të parin lukunia e qënëve politik,prapë dhe ty do të të vijë radha!!
      zgjohu gomar zgjohu!!nuk je në ëndërrr!ujku po të çan!!

      Reply to this comment
      • lungomare June 13, 12:08

        Kur nuk ke argumente per te kundershtuar perdor sharje banale qe jane te denja per njerez si ti, anticensure. Te kesh turp. Secili ka te drejte te shfaqe mendimin e vet. Duhet te jesh i pacipe qe te shash dike me fjale banale sepse nuk te pelqen mendimi i tij. Edhe nje here, turp!

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 June 13, 15:23

          o shëtitore buzë detit
          asnjëherë nuk më kanë përlqyer budallenjtë që duan të japin mënd,kurse mashtruesit i urrej!!
          prandaj i dhash një farë drejtimi këtij gurit!!që është një i metë me tendencë mastruesi!!
          ne të gjithë jemi të njëjtë në veçantësinë tonë!!po të na vësh në resht jemi njëlloj!shprehjja e asaj që thua ti”Secili ka te drejte te shfaqe mendimin e vet.”bën dhe dallimin e njërit nga tjetri!!guri shpesh po e tregon se kush është!!është aq budalla sa të dalë me emrin e tij!!jo për punë guximi,por thjeshtë do të paraqitet si mbrojtës i vijës së partisë!!për të marrë shpërblimin nga ajo!!
          prandaj them se është një debil me tendencë mashtruesi!!
          debil dhe idiot nuk i kam përdorur si sharje,por thjesht për të përcaktuar nivelin e tij mendor!!
          sa për fjalën gomar!?
          nuk e ka përdorur për ta ofenduar,por thjeshë për ti kujtuar barsaletën e gomarit që kujtonte se ishte në ëndërr kur po e çante ujku!!

          Reply to this comment
    • Letra June 13, 12:17

      Per ty gur, rr. K…. qe ben simur skupto!! Kur ata qe deri dje shaheshin nga rrobt behen bashke, do te thote vetem dy gjera. 1. Qe kane qene tu tall trapin me ty si popull kur shaheshin. 2. Qe po behen atehere bashke per interesa te tyre dhe jo per plane per te miren e popullit, kupton o trap???

      Reply to this comment
    • hzf June 13, 13:38

      Eshte turp! Eshte turp qe paska ngel dhe edi rama,ky “politikan modern”, te bej politik me ata te cilet u mbirrte se i nxori jashte politike. Tani fakti qe i therret prape tregon sa i deshtuar eshte. Eshte turp qe ky politikan “i ri” po vazhdon te bej politik vetem me te politikan te vjeter si sala luli iliri dhe tani dhe tosi.

      Reply to this comment
  2. Kapedani June 13, 10:37

    Ky stan këtë bulmet ka .As nuk keni pse qurraviteni .Sipas kokës edhe festen na shkon akoma me mire.Çfare duhet te presim me shume nga nje popull qe deri ne vitin 1944 ishte 97-98 % perqind analfabet.Edhe ato pak arritje qe pati Shqipëria ne vitet e diktatures,ne vete i mohuam duke denigruar gjitheshka qe kishte lidhje me ate periudhe.Dhe çështë me e bukura kjo u be ne emer te demokracise ,kunder sistemit komunit dhe komunisteve nga vet komunistet ose paseardhesit e tyre.Kam punuar ne qytetin Studenti ne kohen e ngjarjeve ,dhe nje gje nuk e harroj kurre diten qe Saliu erdhi ne qytetin Studenti i shoqeruar nga Skender Gjinushi .Me kujtohet qe kaluan jo poshte godinave por anash lavanterise sepse nga godinat ju gjuanin me veze dhe domate.Erdhi ne drejtorine e qytetit Studenti dhe u takua me drejtorin (Xhavdet Pataj me duket) ku i kerkoj te takonte Azemin.Dhe mbas ketij takimi dolen ne skene pardesyte e bardha ,ish komunistet ose me sakte komunistet se ishin akoma me tesera partie(Saliu,Gramozi etj..) filluan te kerkonin demokraci ose me sakte shkerdhatokraci se çdo gje e drejtonte Ramiz Alia.Si mundet te behet nje vend si i yni kur prona private eshte mohuar nder shekuj,te rralle jane ata qe e kane pronen e tyre dhe kjo duke filluar qe nga koha e turqise kur xhonturqit j’ua moren te zoterve dhe ja dhane atyre qe ndyshuan fenë.Pra o popull mos prisni mrekullira kemi ne krye ata qe meritojme.Dhe nga kjo turmë kane dale ata me te “zgjuarit” qe po na udheheqin .Prandaj ulni koken dhe beni ate qe keni bere perhere :pune pune nate e dite qe te shohim pakez drite.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 June 13, 10:38

    VOTË TË BARDHË DHE ASGJË MË PAK PËR KËTA NDYRËSIRA!
    PËR LLUMIN SHQIPTAR!!

    Reply to this comment
  4. jo-genjeshtres June 13, 10:40

    Si thuhej ne materializmin dialektik?
    Zhvillimi shoqeror ecen ne formen e nje spiraleje. Sado lart qe te shkoje spiralja e shoqerise shqiptare, per baze ka Berishen dhe Nanon ndaj nuk presim ndonje te re nga keto forca politike qe mundohen vetem qe sapo thahet nje cope m_ti i hedhin uje me endren se do cele lule.

    Reply to this comment
  5. tomsojeri June 13, 11:32

    Shqiperia esht zen per gryke nga kta qelbesira qe riciklohen e nuk shkulen ! Jan fara me e keqe e ter kohrave ,jan krimba qe han sark e pijn gjak ! Shikoni si po sulmojn njeri tjetrin ,si gjinden me njeri tjetrin qe te ken kontrollin e makuteris ! Hajduter ,kriminel te pabes te pacip, qe po i pshurin shqiptaret ashtu ashiqare ne “luften” mes tyre, te marin ne dor pushtetin sipas klanit “ideologjik” qe interesat i ndajn ! Po ato figura te “varosura” ne deshtimin e pisllikut te neveritur nga ky popull ,po na dalin ne sken …Leproz, qe tekallin te vjella jan gjith kjo elit, qe duan varur …….
    ,

    Reply to this comment
  6. TROJA June 13, 11:37

    Me nje popull,qe ne keta 27 vjet ka treguar qe eshte ne nivelin e shteteve te Afrikes se xhungles,do ndodhe si te duan boset,kapitali dhe maskarenjte.Politika e hartuar Me “KATOVICEN”ka parashikuar edhe ringritjen e PPSH,grabitjen nga bijte e ish byroisteve,lenien e popullit ne varferi te skajshme,ashtu si Titua,i trajtoi shqiptaret e kosoves e Maqedonise per te ikur nga vendi i te pareve.Edhe sot e njejta politike po zbatohet nga klasa me reaksionare e 27 viteve.Ritje varferie,mashtrim,vrasje,vjedhje,poshterim te inteligjences,dhe nga zyte kembet,te nje populli.
    Tani pasi Edvini i mashtroi Shqiptaret me gogolin Sali,po kerkon ti mashtroje me Ilir Meten duke vendosur ne ekranet e televizoreve,e nga mbrapa ka futue ne qeveri Saliu,te zezen me te madhe te kombit,vrasesin,hajdutin e pronave te shqiptareve,e me te dhe Lulushin me gjedanin e arte te 220 milon eurove te varura ne qafe.Kjo amnisti,verteton se eshte si vella siamez me kete kaste tredhetare,e ne mareveshjen e funditmne martesen me PD,ka planifikuar dhe dakortesuar te lene pa pune 20% te njerezve te LSI dhe 30% te njerezve te vet te PS,qe jane punesuar sot,MBASI NDRYSHE NUK KA ALEANCE ME SALIUN DHE LULIN.Edhe kete poshtersi do ta hane socialistet,por sot jo per interes te unitetit,por interes te pasurimit te kastes se re te PS,e PD.Ndoshta nuk jeni dakort,por socialistet do kujtohen aty nga Tetori,kur tr kete ditelindjen Saliu.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 13, 15:39

      trojë
      njeriu mund të krijojë gjithnjë historira për të bindur vetveten dhe për të fjetur gjumë pastaj,pasi ta ket kuptuar se është i pafuqishëm për të vepruar!!
      ti dhe të tjerë keni shpikur “katrovicën” a “kurvicën” quaje si të duash!!
      por po ti këthehesh pak pas historisë,kohës kur nuk egzistonte komunizmi dhe kur nuk egzitonin byrotë politike do të shohësh se ka ndodhur e njëjta gjë!!një grup njerëzish kanë sunduar mbi të tjerët!!një pakicë është pasuruar në kurriz të të tjerëve!!
      trojë zanati i dytë më i vjetër në botë është krumbullimi i padrejtë,i pamerituar i pasurisë në kurriz të të tjerëve!!për sa kohë do të ushtrohet zanati i dytë!?për aq kohë nuk do të vlejnë “katovica” dhe “kutrovica”!!
      katovica është një legjendë metropolitane që e tregojmë ne për të fsheur pazotësinë,injorancën dhe mefshtësinë tonë!!
      këta janë aq të zgjuar sa të lënë mënajnë çdo gjë të ndyrë që i hedhin njëri tjetrit,të bashkohen pasi janë vrarë e prerë,vetëm e vetëm për të shtuar pushtetin e tyre,i cili i sjell pasurira gjithnjë e më të mëdha!
      kurse ne jemi aq të trashë sa të përçahemi,të vetindoktrinohemi me legjenda metropolittane,të vetsugjestionohemi për të pranuar që të na rrjepin,të na përdorin si bagëti për të punuar për ta!!
      ne megjithëse e shohim mashtrimin prapë me budallallëkun tonë në kufijtë e idiotësisë dalim në krah të njërit apo të tjetrit,për ti mbrojtur,nxitur në shfrytëzimin që na bëjnë!!

      Reply to this comment
  7. intelektuali June 13, 11:53

    DESHTAKET E 90-S JANE TE GJITHE SPIUNA TE SIGURIMIT TE ENVERIT

    prandaj:

    Cfare mund te presesh nga Mafia e Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen?

    Sa me shpejt ta kuptojne shqyptaret kete te VERTETE te hidhur aq me shume do t’i afrohet Shqypnia BE-se dhe vendeve ish komuniste te Evropes Lindore qe kane hedhur me kohe ne halen e historise Klasen Politike te Vampireve te Komunizmit, te cilet kane per qellim pasurimin lakmitar personal duke vjedhur fondet publike duke maskuar kuserine makaber me demagogji bolshevike.

    NE KETE FOTO TE VAMPIREVE KOMUNISTE NANO, RULI DHE BERISHA DUHET TE ISHTE EDHE LIKE FLORIRI QE E PA GJITHE BOTA SI VIDHTE SHQYPTARET ME ZE DHE FIGURE DHE QE TANI ESHTE PRESIDENTI I VENDIT SI NJE REZIL I SHQYPNISE DEMOKRATIKE NE SYTE E BOTES.

    por:

    A ka shqyptar te ndershem qe mund t’i besoje genjeshtrave te Edi Rames qe mund te quhet me te drejte Mbreti i Mashtrimit te votuesve te tij qe filloi te perdredhe BYTHEN e tij enveriste si kurvat e bordellos qe ne fillim te mandatit te tij kur pranoi depozitimin e Armeve Kimike te Asadit ne vendin tone dhe qe me pas ktheu ligjin per importin e Plehrave nga Mafia e Italise, qe shpetoi nga burgu Fullan Kusarin dhe qe tani po i kendon hymne idiote pijanecit te degjeneruar Fatos Nano dhe kerkon ta beje edhe President ne vend te Like Floririt te tij?

    A KA SHQYPTAR QE T’I BESOJE MASHTRUESIT EDI RAMA?

    Po dudumit te Saliut Lulzim Basha a ka kush qe t’i besoje? Kur e nderroi politiken ne cast nga cadra e bojkotit dhe u fut ne qeveri duke u bere tok me Edvinin per te vjedhur tani tok shqyptaret si kulcedra barbare biblike dhe kur ky kokebosh e ka dosjen te hapur ne prokurori per vjedhjet makaber ne Rrugen e Kombit dhe ka vrare me urdher te Saliut njerez te pafajshem, protestues paqtore ne bulevard? Po ku e gjen guximin ky kriminel te kerkoje vota tek shqyptaret, kur meriton te pakten qe t’i presin bolet per krimet qe ka kryer? Per cfare Vettingu flitet nga nderkombetaret kur vrastaret dhe kusaret i ke ne pushtet po kerkojne te kollofisin votat me lekat e tyre te krimit dhe korrupsionit?

    PO KU GJEN NE BOTE NJE SHTET TE TILLE TE DISKRETITUAR QE NGA KOKA DERI TEK KEMBET?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 13, 16:22

      nastro
      ti shtron pyetjen:”Cfare mund te presesh nga Mafia e Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen?”
      dhe jep një përgjigje tarrallake si gjinjë!!një përgjigje në kufijtë e një njeriu idiot të indoktrinuar me një urrejtje patollogjike!!
      përgjigjen ta jap unë!!nëse nuk do të jetë mafia e kuqe!?do të jetë ajo e zeza!!ndryshimi?!
      ndaje një mut në dysh dhe njëra është ana që e ndriçon djelli tjetra është në hije!!
      përfundimi!?
      i gjithi mut!!
      kështu nastro në vënd që të harxhosh kohë me idiotësira të ripërsëritura në infinit,shkruaj diçka që ja vlen!!nuk është se nuk ke mundësi!!të shfrysh mëllefin nuk i hynë në punë askujt!!nuk ndreq asgjë!!të përpiqesh të ndërtosh diçka!?ajo ja vlen!!
      çdo njeri lind i “majtë”,më pas vendoset fatii tij!!
      gjithkush që bën një farë pasurie këthehet në të djathtë!!mbron pasurinë e tij në kurriz të të jerëve,e shton gjithashtu!!
      merr dy rastet e fundit!!mesin dhe ronaldon!!që të dy bythëgrisur!!pasi bënë para me thes!!të pa imagjinueshëm më parë për ta!pavarsisht se ju dalin dhe teprojnë për breza me radhë,prapë përpiqen të fshehin pasurinë!!nuk paguajnë taksa sa duhet,në vënd që të thonë “paguaj dyfish sepse kam aq shumë sa mund të jetojë një qytet i tërë në argjentinë ose portogali!!
      si mafja e kuqe,urren ti,dhe mafia e zezë,që ti e aduron!?
      ta rrasin sa krahu nastro!!
      ata janë kasapët në të dy krahët e rrugës!!
      ti je bagëtija që shkon drejt tyre!
      ta merr mëndja se thika e tëndit është më e mirë se ajo e “timit”(pavarsisht se jam kundër të dyve)??

      Reply to this comment
      • Zogist nga shen naumi June 18, 15:03

        fort i nderuar Intelektual tajvanisti .

        na mungojne , Injoranca dhe omofobia Enveriste
        qe karakterizon karakterin tajvanist te kestezuar qe ti demostron .
        hajde Nastro , shendet e Byth te forta
        ne perballjne ditore me hallet E sistemit kapitalist ,
        dhe me diktaturen e TAKSAVE qe zotrote
        ke turp ta permendesh , sespse nuk eshte ne mode .
        Kafene dhe rakine sot ta paguaj une ,
        sepse ti i hap kembet per ata qe te paguajne ,
        Moralin e Harron ne shtepi ti .

        Reply to this comment
  8. MOKO June 13, 12:03

    Sa mijera njerez jane si JU i nderuar “Intelektual”?
    Sa mijera intelektuale si JU ka shqiperia?
    Po te jene si Ju intelektualet,nuk do kishte shtet me baben(Nano) me dyzet hajdute,kriminele,drogaxhinj,vrases,e mashtrues.
    Mjerisht Shqiperia ka pak si Ju.Edhe 25 vjet ketij vendi nuk do ti mbetet as shenje,as emer,as njerez.Ketu do kethehet xhungla prehistorike.

    Reply to this comment
  9. Adih June 13, 17:30

    Mps u lodhni o komentatore ,Ne i kemi ne dore keta ,ish fuksa e katovicare ne 25 qershor . Te tre si PS , PD e LSi ti katapultojme ne opozite .Une per vehte do votoj nje nga te dyja, SFIDA ose LIBRA :Mendoni per te ardhmen tuaj , e mbi te gjitha te ardhmen e femijeve tane .
    PS : ju lutemi mos na prishni pune ……

    Reply to this comment
  10. Adih June 13, 17:32

    Mps u lodhni o komentatore ,Ne i kemi ne dore keta ,ish fuksa e katovicare ne 25 qershor . Te tre si PS , PD e LSi ti katapultojme ne opozite .Une per vehte do votoj nje nga te dyja, SFIDA ose LIBRA :Mendoni per te ardhmen tuaj , e mbi te gjitha te ardhmen e femijeve tane .Shikoni foton me lart , nuk ju bie ne sy , te tre me veshje te nejte , e deri tek kollarja dhe kemisha , nga Ramizi
    PS : ju lutemi mos na prishni pune ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*