“Reqiuem” për Martin Henze&Co

March 21, 2019 14:46

“Reqiuem” për Martin Henze&Co

Nga Jorgo Mandili

Martin Henze kryekëshilltari i CDU për ekonominë, rrëfen në një intervistë të detajuar për Shijak Televizion. Protesta, çfarë pa ndryshe në këtë reagim qytetar, si e vlerëson reagimin e ndërkombëtarëve. Mbështetja gjermane dhe sa gati është opozita të marrë drejtimin e Shqipërisë. Programi ekonomik i PD, zbatimi i të cilit do të sjellë ndryshime të shpejta e të ndjeshme për qytetarët. Reforma në drejtësi, çfarë çalon dhe përse opozita e kishte si mundësi të vetme këtë reagim për mandatet dhe protestat. Bashkëpunimi i PD me CDU dhe aleatët e saj në PPE ndihma e tyre. Pse Rama ka humbur legjitimitetin duke cenuar funksionimin e demokracisë dhe oferta e Bashës për të qeverisur Shqipërinë. Dhe rendit dështimet në ekonomi duke e quajtur të pabesueshme rritjen 3.8% të GDP, dështimet në arsim shëndetësi etj. Flet për emigracionin e madh të shqiptarëve, taksat e larta, bën edhe “zbulimin” e madh që në Shqipëri ka një polarizim të tejskajshëm 94% të varfër dhe 6%të pasur etj. Dhe të gjitha këto të “këqija” kanë lindur pas 2013 e në vazhdim si rrjedhojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.

Thelbi i fjalës së tij dhe intervistës së tij ishte: Qeveria Rama ka dështuar. Besojmë tek alternativa e Lulzim Bashës!? Dhe pasi rendit të mirat që do vinë nga Basha kryeministër dhe ekipi i tij, konkludon duke elozhuar edhe veten se: “Programi i Partisë Demokratike për të cili ne kemi punuar, është gati: Një program strukturor me disa pika të veçanta. Është parë që ky program ka një axhendë shumë të mirë dhe objektiva të qarta. Me këtë program …. Njerëzit do të jetojnë me mirë, fëmijët do të shkollohen më mirë dhe ekonomia do të zhvillohet”.

Dhe efektet e këtij programi do duken brenda 100, jo 101, as110, po 100 ditët e para të drejtimit të qeverisë nga Kryeministri Lulëzim Basha dhe ekipi i tij, që tashmë janë gati për të qeverisur “Unë mendoj që zoti Lulzim Basha është gati, është i aftë dhe i ka të gjitha mundësitë për të thelluar këtë bashkëpunim…….E siguroj Lulzim Bashën se ne do të jemi në krah të PD për t’ju ofruar ndihmën tonë, që investitorët perëndimorë të vijnë këtu për të investuar, siç e biseduam edhe dje me të…… …..ne kemi besim se ju, Lulzim Basha dhe ekipi juaj, do t’i realizoni këto reforma. Ne jemi gati t’ju japim mbështetjen tonë”.

Herr Martin Henze! Të njëjtat fjalime e intervista në kohën e çadrës dha edhe paraardhësi tuaj herr Hans Joachim Falenski! Të njëjtat qëndrime e veprime mbante dhe ndoshta edhe tani i “fut hundët” inspiruesja shpirtërore PD, Dorisa Pack. Ka mbetur pa ardhur vetë Herr Daull(ja).

Mirë se vini në Shqipëri?! Si një qytetar i thjeshtë ju drejtohem juve “He(o)rr”-ave të CDU-së, këshilltarë pranë partisë tuaj, që e konsideroni demokracinë të shenjtë ,të paktën në sytë tanë, a u lejohet juve të mbani qëndrime të tilla publike, duke fyer shumicën e popullit shqiptar që ka “një qeveri legjitime e parlament legjitim”, të certifikuar nga institucionet ndërkombëtare, të kërkoni zgjedhje duke kërkuar zgjidhjen tek një figurë groteske si Luli me 9% të besimit në popull? Aq % sa do të vendosë taksën e sheshtë!?

Juve “herra”, Hans, Martin, Doris etj., si e konsideroni popullin shqiptar pa identitet mendor e individual kur kërkoni të votojë Lulin kryeministër dhe broçkullat e tij për një Republikë të Re? Apo deklaratat tuaja për programin “paradise” ekonomik, hartuar nga “ekonomistët më të mirë gjermanë”, që ka marrë edhe “bekimin” e znj. Merkel, që meqë funksionon mirë në Irlandë, Gjermani e gjetkë etj. do të funksionojë mirë edhe në Shqipëri duke gjeneruar punë e mirëqenie?! Por ajo më qesharake është kur deklaroni se me Lulin kryeministër në “Evropi” do të futeni më shpejt! Të jetë e vërtetë vallë ? Ta besojmë?

Deklarata të tilla, “herra” Hans, Henze, Pack …nuk besoj t’i keni bërë në ndonjë vend tjetër. Vetëm në Shqipëri ndodhin çudira të tilla ku të huajt “gjejnë shesh dhe bëjnë përshesh”, se të tillë politikanë “adoleshentë” kemi. Por është fat i madh që shumica e popullit është e pjekur, racionale dhe nuk mashtrohet lehtë. E keni vënë re se sa herë ju të djathtë perëndimorë “demonizoni” një qeveri “të majtë” (i thënçin e majtë, në të vërtetë është e kundërt me interesat e PD dhe të përkrahësve të tyre të huaj) dhe “glorifikoni” një figurë groteske si Luli, gjithmonë kjo shumicë u jep përgjigjen e duhur? Dhe përsëri nuk tërhiqeni, as ju as Luli!

Më kujtohet Ajnshtajni kur përkufizonte çmendurinë me shprehjen “të përpiqesh të bësh të njëjtën gjë herë pas here, duke pritur rezultate të ndryshme”, që Solomoni e thotë më me finesë e me fjalë më të thjeshta për njerëzit pa mend: “Njeriu pa mend, kthehet në gabimin e tij, siç kthehet qeni në të vjellën e vet”. Kështu ndodh me ju “Herra”, me Lulin tuaj e me protestat e tij.

Më çudit impenjimi dhe angazhimi i juaj për Shqipërinë. Vërtet kaq shumë e doni, kur e dini rrugën e gabuar të PD dhe të Lul- lumit? Ky është opinioni i juaj privat apo jo? Se të kundërtën deklaron ambasadorja e shtetit tuaj, zonja Shutch, që opozitari aleat i Lulit, Luani i Ramës “i mirëkupton deklaratat e saj “. Nëse deklaratat tuaja janë private dhe ashtu besoj se janë desha t’ju kujtoja fjalët e një patrioti tuaj, gazetarit investigativ që punonte për CIA – në, Udeo Ulfkotte, që ka vdekur para pak kohësh. Para se të vdiste kishte deklaruar se: “Punoj për të mos thënë të vërtetën ndaj publikut të gjerë”, deklaratë që shkatërroi jo vetëm karrierën e tij, por edhe jetën.

Unë nuk aludoj që edhe ju jeni të paguar për të gënjyer popullin shqiptar. Jo! Nuk ka mundësi që “herra” gjermane pranë Merkelit të jenë horra e gënjeshtarë! Mirëpo ku e gjeni guximin për deklarata të tilla për të “demonizuar kryeministrin aktual, në detyrë dhe të “glorifikoni” të preferuarit tuaj për kryeministër të ardhshëm? Nuk do të ishte më mirë, nëse nuk keni interesa të tjera, ta këshillonit dhe ta ndihmonit Lulin të prishte marrëveshjen e 2008, marrëveshje që tronditi themelet e demokracisë, apo ta detyronit të përfundonte reformën zgjedhore, apo të kthehet në parlament, apo të bëjnë një pakt të madh me mazhorancën tani në hapje të negociatave etj., etj. ashtu siç mund dhe duhej ta kritikonit kur PD u përpoq të pengonte reformën në drejtësi, ashtu siç përpiqet tani që me protesta kërkon të pengojë negociatat me BE-në, duke destabilizuar rendin publik.

Se, i dashur herr Henze, gjithçka të zezë që deklaruat nuk e kanë origjinën pas 2013. Është çudi se si nuk e dini që ato janë akumuluar që pas viteve 92, kur për 18 vjet në pushtet ishte PD juaj me Salinë e pastaj me Lulin, që i kanë bërë bëma të mëdha këtij populli. Si mund të gënjehet populli kur Edi Rama në 2013 e mori ekonominë me një borxh të frikshëm nga Saliu, qëllimisht që ta pësonim si Greqia, që e mori ekonominë me 0.8% GDP dhe tani shifra nga FMN 3.8% që ju nuk e besoni ? Si mund t’ju besojmë juve kur thoni se pas 2013 kanë ndodhur vetëm dështime dhe para “erës ediramiste” kishte lulëzim e mirëqenie? Ne i dimë të metat e kryeministrit tonë dhe më kryesorja se nuk i ndëshkoi këta, që dalin tani si shpëtimtarë pa bërë “katharsisin” e moralit të tyre. Populli për këtë e kish votuar Edi Ramën. T’u bënte “pretencën” për vrasjet, vjedhjet dhe korrupsionin e tyre. Jo vetëm që nuk i ndëshkoi por “u korruptua edhe për vete duke pranuar klientët e përkëdhelur të Berishës ..dhe harroi popullin, pensionistët, shtresat vulnerabël që i dhanë votën”.

Kjo është arsyeja Herr Henze, e asaj proteste masive që të bëri përshtypje aq shumë me pjesëmarrje fëmijësh, pensionistësh e të varfërish etj., që nuk mund të jenë të Lulit ata. Jo! Ata janë të zhgënjyer nga pritshmëritë e Ramës i cili duhet ta lexojë mirë protestën e të nxjerrë mësime. Këtyre duhet t’ua ketë frikën, Edi, e jo Lulit &CO si brenda e jashtë Shqipërisë Herr Henze.! Luli për Ramën është “jorgani” më i mirë që do ta mbajë ngrohtë deri sa të dojë Edi. Por edhe ju ja shtoni ditët edhe arrogancën Edit duke përkëdhelur Lulin !?…

Herr Henze! Bëhu pak më serioz. Mos u bë kontributor real i kazanit politik e mediatik të prodhimit të lajmeve “fake news”. Po banalizoni të vërtetën. Ka perënduar ajo kohë kur Konica ynë i madh thoshte se “evropi i ka shqiptarët për të egër e për të humbur”…. (në kuptimin e përfytyrimit të saj për shqiptarët). Gjatë gjithë historisë së tyre dy herë janë gënjyer shqiptarët nga të huajt. Herën e parë nga xhonturqit që luftuan krah tyre dhe pastaj u mashtruan duke mos i mbajtur premtimet. Herën e dytë, në fillimet e demokracisë me çekun e bardhë dhe me thirrjet e Rajersonit për të votuar PD dhe Sal-Ui si të vetmit “përfaqësues” të Zotit në Tokë për të sjellë demokracinë në Shqipëri.

Dhe pasojat po i paguan ende ky popull i shumëvuajtur që ja zhvatën të gjitha pasuritë kombëtare duke u tradhtuar nga pushtete të korruptuara, kurse politikanët tanë u pasuruan me gjakun dhe djersën e këtij populli duke e vjedhur, vrarë, nëpërkëmbur, shtyrë e pështyrë. Me pasurinë e këtij populli bredhin rrugëve të “Evropit” e Amerikës jo vetëm për qejf me familjet e tyre duke bërë një jetë përrallore, por edhe për t’i bërë karshillëk këtij populli me fotot, takimet apo deklaratat apo workshopet farsë me ju e shumë politikanë të tjerë të rëndomtë, që paguhen për një farsë të tillë siç thotë populli ynë “sa qimet e kokës”. Pse e kritikoni atëherë Edi Ramën si “showman” i politikës kur ju vetë jeni të tillë?

Nejse, populli që ka 29 vjet që e sheh këtë “teatër fëmijësh” edhe mund t’i suportojë gënjeshtrat dhe mashtrimet e politikanëve të vet, por ai nuk mund të pranojë gënjeshtrat dhe mashtrimet e politikanëve të atyre vendeve që na bëjnë ne propagandë të futemi atje ku janë edhe ata. Atje ku je edhe ti, herr Henze! Kjo është demokracia? Gënjeshtër, mashtrim, iluzion?! Se si mund të pranoj unë dhe shumë të tjerë argumentin tënd se meqenëse ai program ekonomik funksionon në Irlandë apo Gjermani do të funksionojë edhe në Shqipëri? Si “dy pika uji” me propagandën komuniste të ish Bashkimit Sovjetik që i orientonte vendet e ish kampit socialist të merrnin shembull nga ai për industrializimi, kolektivizimin, luftën e klasave, etj. Edhe atëherë vinin emisarët, kështu si ty, që i bënin këto deklarata, njëlloj si ti. Por me një ndryshim: ata i bënin në kongrese partie, kurse ti dhe ca të tjerë si ti i bëni në çadra, fushata dhe protesta. Të paktën ata i përmbaheshin teorisë leniniste të zhvillimit të pabarabartë ekonomik midis vendeve dhe, prandaj theksonin që direktivat e tyre të zbatoheshin sipas kushteve specifike të çdo vendi. Kurse ti deklaron, se meqenëse funksionon mirë në Irlandë e Gjermani, besomëni mua se do të funksionojë mirë edhe në Shqipëri.

E, për ta kundërshtuar këtë le t’i kthehemi në vija të trasha programit tuaj ekonomik.

Në përgjithësi ky program premton ulje të çmimit të naftës, ulje të çmimit të energjisë, eliminimi i taksës progresive dhe vendosja e taksës së sheshtë 9%, rritja e pagave  me 50%, pensioni minimal 250000 lekë, rritja e subvencioneve për bujqësinë me 100 000 000€, rritja e investimeve në infrastrukturë, subvencioni i 200 000 familjeve të varfra, investime në arsim dhe shëndetësi mbi 5% të GDP etj.

Premtime të bukura që zhdukin mjerimin, ulin papunësinë, rrisin cilësinë e shërbimit shëndetësor, garantojnë një arsim cilësor, sigurojnë prodhimet bujqësore, rritet në mënyrë të ndjeshme cilësia e jetës së pensionistëve dhe familjeve të varfra…me një fjalë Luli na premton “parajsën” në krahasim me “ferrin” e Ramës.

Mirëpo analizat ekonomike tregojnë se për t’u realizuar duhet të ndodhë një Mrekulli! Nga ulja e çmimit të naftës, të energjisë dhe të taksave, të ardhurat në buxhetin e shtetit do të uleshin me 450 000 000€, llogarit këtu rritjen në investime në bujqësi, arsim dhe shëndetësi së bashku 200 000 000€ të tjerë në vit. Njëkohësisht një rritje 50% të administratës, mësuesve, pedagogëve dhe 600 000 pensionistëve do t’i shtonte një barrë financiare prej 400 000 000€, në buxhetin e shtetit çdo vit. Për të bërë realitet premtimet e tij, Bashës do t’i duhej një buxhet prej 1,3 miliardë euro më i lartë nëse buxheti shkurtohet ashtu siç mashtrohet prej tij.

Dy rrugë logjike dhe ekonomike ka për të realizuar këtë program të Republikës së Re: ose të rrisë ekonominë me 38% brenda vitit të parë (një utopi), ose të rrisë borxhin publik me 20%, gjë që e kanë bërë dhe herë të tjera dhe e kanë çuar ekonominë në prag kolapsi. Ekziston dhe një rrugë e tretë…. që premtimet të mos mbahen fare. Mjafton të marrin pushtetin pastaj dinë ata se çfarë bëjnë. Ashtu siç kanë bërë me premtimet e 2005, 2009 dhe 2013. Për P D gjithmonë ka qenë e vështirë që të hedhë në letër rrugën se si do t’i zbatojë premtimet e saj. Siç duket Basha e ka mësuar mirë këtë metodë nga ustai i tij dhe ustallarë të tjerë perëndimorë.

Le të supozojmë se programi juaj është i mirë. Por a je i sigurtë, herr Henze se do ta votojnë Lulin për kryeministër? Se populli e di mirë çfarë i ka bërë PD këtij vendi. Do votojë gjumashin Lul, do votojë dembelin Lul, do votojë shkatërruesin e nënkalimit të zogut të Zi dhe të sheshit “Skënderbej”, do të votojë tramvajin e Lulit, do të votojë rikthimin përsëri të kioskëzimeve të kunatit të Lulit dhe ndërtimeve pa leje, do të votojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të shqiptarëve me tortën e 100 vjetorit të pavarësisë, ku njerëzit me kova, kazanë, legenë e oturakë u vërsulën si të babëzitur, duke u lyer e zhgyer, do të votojë ndërtimin e rrugëve elektorale të Saliut, do të votojë shitjen e detit e dinjitetit kombëtar?… Do të votojë Gërdecin e Sali Medihoxhës dhe vrasjen e 26 vetëve në fabrikën e Shkëlzenit, do të votojë vrasjet e 21 janarit dhe shtypjen me forcë të protestave të opozitës nga policia e Sal-Ui -së apo sjelljen demokratike të policisë së shtetit ndaj protestave të opozitës, qofshin këto edhe të zgjatura në kohë, dhe pa asnjë incident, do të votojë mediokrin ordiner e gënjeshtar Lul që për pushtet me çdo kusht e çdo mjet është katandisur në një Tatarini, figura groteske e Alfons Dodesë që nisej me “tam tame” e “hera” në luftën kundër tigrave dhe kthehej i dërmuar e i zhulosur nga këto beteja donkishotske?

A mund të besohet ky njeri “bullshit “? Prandaj më kot je lodhur herr Henze! Misioni yt është i dështuar, siç thotë populli ynë “që në vezë”, dhe se asnjë program ekonomik, qoftë ky edhe gjerman apo irlandez qoftë përpos arsyeve objektive, nuk mund të realizohet edhe për arsye subjektive. Me një kryeministër dhe një ekip që besoni ju, siç thotë prapë populli ynë “që nuk e nxjerr qimen nga qulli “. Nuk jemi popull budalla ne shqiptarët apo jo herr Henze? Kemi gjithë këto fjalë të mençura.

Tani erdhi fundi. Të të besojmë vërtetë ty se me atë program që ju i keni përgatitur Lulit, shqiptarët do jenë më të pasur e më të punësuar? Mos na përsëritet historia e bashkisë së Tiranës që i dhanë vota të vjedhura për të fituar dhe ja futi gjumit për katër vjet “për shtatë palë qejfe”? Hë, herr Henze Martin, kujt t’i besojmë? Unë them t’i besojmë Budës, i cili na këshillon: “Mos besoni gjë, pavarësisht se ku e keni lexuar apo kush e ka thënë, edhe nëse e kam thënë unë, kur nuk ua pranon arsyeja, intuita dhe sensi juaj praktik”.

Prandaj o njerëz, le ta lemë Martin Henzen në punën e tij e siç thotë populli ta përcjellim “me festen sipas kokës” e le të mendojmë një herë për veten tonë për ta bërë Shqipërinë ashtu siç e duam për gjeneratën e re. Dhe me sytë në ballë dhe mendje në kokë të marrim në dorë fatet e vendit duke shembur idhujt si majtas dhe djathtas. Të bëhemi një herë qytetarë. Të votojmë forcën e shembullit të ndryshimit dhe transformimit dhe jo shembullin e forcës së shkatërrimit dhe regresit.

Nuk është se kam ndonjë simpati të veçantë për ndonjë por për atë që ju na propozoni, herr Martin Henze, të jeni i sigurtë se nuk e voton shumica e popullit. Por dilema “shekspiriane” na qëndron mbi kokë si “shpata e Demokleut! Të votojmë apo të mos votojmë? Kjo është çështja! Apo si gjithmonë “të keqen më të vogël”? Zgjedhja është individuale!

March 21, 2019 14:46
Komento

10 Komente

  1. Viktima e rradhes e Mashtruesit Lulezime March 21, 15:09

    Ky manalli qe ka mare mundimi e ka ardh nga Gjermania e di qe Luli eshte rrenacaku me i madh ne Shqiperi e Hollande?
    A e di ky qe Luli ka qene kryetar Bashkie ne Tirane jo 100 dite, po 365 dite X 4 dhe la mbrapa vetem rrenat e tij?

    Reply to this comment
    • Nickname March 21, 17:38

      Mund te me thote njeri ku gjendet ky pozicion “Martin Henze kryekëshilltari i CDU për ekonominë”? Mbeta duke kerkuar ne internet dhe nuk e gjej nje gje te tille. E vetmja qe une gjej se CDU ka:
      1. Keshilli ekonomik i ekonomise.
      2. per cdo Land ka nje dege te keshillit
      3. per cdo Keshill te Landit ka shume Komisione ne dege te ndryshme te ekonomise. Per Landin Schlesswig-Hosltein jane 6 te tilla.
      4. Ne Komisionin e transportit te Landit Schlesswig-Holstein eshte ky “zotnia” kryetar.
      Kjo eshte si dikush ne degen e rrethit te PD te jete ne nje nga 6 komisionet e kesaj dege(sigurisht PD nuk i ka keto fare) te jete ai kryetar. E thene ndryshe Kryetar Lagjeje.
      Nuk e di nese Merkel e di apo jo qe ky tipi ekziston.
      https://www.wirtschaftsrat.de/wirtschaftsrat.nsf/id/schleswig-holstein-landesfachkommissionen-de

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit March 21, 20:59

        do jete ndonje si Lefteri nga Maliqi. Vijne ketu si te jashtem, bejne adetin, hane nje dreke, i percjell ndonje si Grida neper muzeume, marrin parate per sherbimin dhe ikin prape ne te s’emes. Neser kane harruar si quhet emri i gjate i Lulit, pasneser kane harruar sesi quhej vendi ku pane muzeumet, po shoqeruesen nuk e harrojne kollaj.U ka dale boja dhe ketyre te jashtmeve. Psh kur ishte minister i jashtem ai Haxhitullaci i LSI-se nuk ia pertoi ti thoshte shoqerueses se muzeumeve qe merrej me integrimet, “hajde, kush degjon pordhet e ketyre tani”. E kishte me te jashtmit si puna e ketij, qe harrova sakaq si e ka ymrin dhe mbiymrin ky shoku i “lulit”.

        Reply to this comment
  2. Laert March 21, 15:28

    Turp o zgjyre gjermanie qe behesh nje me simbolin e krimit, padijes dhe paaftesise. Turp e faqja e zeze. Mesa duket parate e ruseve ju kane joshur edhe ju bilbilej qe i bashkoheni nje mase amorfe pa forme si Lulzim Bytheci. Dhe e kujtoni kete popull si turme qe pret me goje hapur se cdo ti ofroni ju vemje te paguara.

    Reply to this comment
  3. Sigfrid March 21, 15:45

    Ku ka qene ky “HERRI” gjerman,qe na del tani e na derdelliot mbrockulla?
    Ku ishte ky dhe CDU-ja e tij kur Berisha dhe Basha ishin ne pushtet para Rames dhe nuk na dhane as 1% te ketyre mbrockullave te sotme?
    Te gjithe politikanet e ketyre 28 viteve i kane permendur maredheniet me shtetet e ndryshme te gjitha te shkelqyera,qe nga Franca,Gjermania e deri tek Qipro si te shkelqyera,por ne si popull nuk klemi lepire asgje nga kjo shkelqese!
    Pse te marresh borxhe dhe hua pa fund per rroga dhe pensione kjo qenka maredhenie e shkelqyer?
    Pastaj a nuk e di ky HERRI se Berishen dhe Bashen e provuam ne qeveri dhe derdhi ngjak dhe vodhen sa te mundnin?

    Reply to this comment
  4. PO , PO March 21, 16:53

    Si gjithmone brilant , zoti Mandili . Nuk ke lene vend , as per te shtuar dhe as per te hequr .Flm dhe rspekt per ty !

    Reply to this comment
  5. Jimi March 21, 20:09

    Analize fenomenale! Pershendetje z. Mandili!

    Reply to this comment
  6. navy March 22, 02:04

    Martin Henze është një mashtrues, njeri i cili nuk ka ide dhe pastaj Shiak TV transmetuesin e mafias Gjoka dhe me mashtruesin Lulzim Basha. Gjermania ka qenë prej kohësh hedhur një bandë stupid ku kriminelët po aq të korruptuar sundojnë. Gjermania ka vetëm një shtet të BE, një drejtësi mafie të politikës

    Reply to this comment
  7. ETHEM LALAJ March 22, 10:03

    FALINDOROJME D I T E N..QE BOTON MENDIMET E KTYRE MOSTRAVE TE RRALLE GJERMAN..VEC KTIJ EDHE DORIS PACK,ÇITA E LAGJES TONE.
    -RAVDESI KA QE Z.JORGO MABDILI I THYEN DHEMBET KTIJ HITLERI TE DYTE.SE JANE KTA QE E SHTYJNE LULIN NE AVENTURA.
    -E DJATHTA NE EUROPE DUHET TA PERJASHTOI PD NGA UNIONI DJATHTE SI PARTI-BANDE E JO TE NA I BJERE PERSERI NE PUSHTET KTA VRASTAR KILLER TE 20.000 NJERZVE GJAT SUNDIMIT BERISHIST.

    Reply to this comment
  8. lexuesi i durueshem March 22, 10:04

    Pershendetje dhe falenderime per shkrimin racional, z. Jorgo Mandili!
    Edhe bota ka me shumicë “kadrinj” dhe horra, por vendi yne mban kampionin…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*