Requem për një mjek të shquar që do të na mungojë të gjithëve

May 21, 2020 10:06

Requem për një mjek të shquar që do të na mungojë të gjithëve

Prof. Isuf Kalo

Përpara dy ditësh u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë një nga figurat e shquara Prof. Dr. Maksim Cikuli.  Familja, mjekësia, kolegët, studentët, miqtë e tij  dhe gjithë shoqëria jonë humbën një mjek të devotshëm, të diplomuar  shkëlqyeshëm në fakultetin tonë të mjekësisë. Ai ishte një specialist, pedagog , shkencëtar dhe intelektual elitar si edhe nje humanist dhe qytetar me kulturë të gjërë me etikeë ekzemplare dhe edukatë shembullore qytetare.

Prof. Cikuli i specializuar në Francë ishte një ndër themeluesit e gjenetikës tonë mjekësore, drejtues i Departamentit të Pediatrisë dhe dy herë Ministri ynë i shëndetësisë në vitet 1993-1997 dhe 2006. Ai do mbahet mend si një nga drejtuesit më të respektuar, më të kulturuar dhe me duart më të pastra në krye të saj. Në atë detyrë Prof. Cikuli do mbetet unik, sepse    zbatoi një  koncept modern të qeverisë, pa kapardisje e arrogance. Ai u bazua në forcën e qytetarisë dhe modestisë, në shembullin e tij personal dhe me përgjegjshmërinë e lartë prej  lideri. Në vend të bujës, protagonizmit  personal e autoritarizmit; ai e interpetoi qeverisjen si  mision të përbashket shtetëror dhe jo si privilegj vetiak pushtetor. Përkundër autolëvdatave, burokracisë dhe manipulimeve të hasura tradicionalisht në administratat tona të larta shtetërore ai i besoi delegimit të detyrave, në vend të centralizimit, dhe gjithë përfshirjes së stafit duke i motivuar ata me respekt të sinqertë, fleksibilitetit e mirëkuptim të ndërsjelltë. Në fakt aso kohe Maksi ishte më demokrat, një hap më pranë Evropës dhe me fisnik sesa ishte ndërkohë shëndetësia jonë dhe vetë Shqipëria. Me tërësinë e meritave dhe vlerave të tij prof Cikuli pati fituar respekt e admirimin edhe tek ekspertët e organizatave të huaja që operonin në Shqipëri. Ata e ndjenë që ai kishte vlera të “racës” së tyre. Drejtori i OBSH për Evropën në ato vite Dr Mark Danson, në periudhën që Prof. Cikuli u largua nga posti i  ministrit i propozoi atij postin prestigjoz në Kopenhagen të Drejtuesit të Departamentit të Etikës për Evropën. Por Dr. Maksi nuk e la Shqipërinë. Ai e donte dhe ju pati përkushtuar sinqerisht asaj.

Por për fat të keq të tij dhe tonin ai dy ditë më parë na la. Mjekësia nuk mundi të bënte për t’i shpëtuar jetën atë që ai kishte bërë për ta modernizuar. Por le të ndjehemi fatlumë që e patëm. Unë vetë ndjehem i  privilegjuar që e njoha dhe që pata rastin të bashkëpunoj ngushtë me të. Si edhe të ndaj miqësi kolegësh e sidomos të mësoj prej shembullit të tij. Pa dyshim me vlerat, meritat dhe shembullin që shpalosi ai sa familjes do të na mungojë edhe ne të gjitheve. Do ti mungojë veçanërisht mjekësisë tonë dhe vetë Shqipërisë, elitës së saj  të etur sot për figura e shembuj të rrallë të tillë.

 

May 21, 2020 10:06
Komento

10 Komente

  1. Shefqet Cela May 21, 12:14

    NGUSHËLLIME FAMILJES DHE KOLEGËVE TË TIJË.
    TËTILLËI MJEK- SHTETARË I MUNGOJNË SHQIPËRISË, GJITHËNJË E MË TË RRALLË. FATKEQËSI!
    FALEMINDERIT SHUMË DOKTOR KALOS QË NA NDRIÇOI PËR JTËN E TIJË; NDËRSA ASNJI SHTETAR DERI TANI, NUK ËSHTË KUJTUAR PËR NDONJË DEKORATË. ATO U DUHEN PËR ZAGARËT KOLABORIACIONISTË APO PARTIAKË TË KËNETËS.
    Megjithatë, që të jem i sinqertë, shof një përkushtim me nuanca politike ndaj artikull shkruesit, megjihse përmbajtja ishte dinjitoze.

    Reply to this comment
  2. LEON May 21, 17:29

    Nuk e njoha personalisht,por figura e tij gjeneronte respekt,kulture. Ngushellime!
    Zullapi i koncesioneve Beqja,Beqiri i shkaterrimit te shendetsise,i grabitjeve ,nje hajdut qe do ta kishte zili edhe burgu 329,,kur do vdesi.Kur do vdesi rraca e Beqe Beqireve te shpetoje Shqiperia?

    Reply to this comment
  3. Ish student May 21, 18:58

    Ngushellime te perzemerta per familjen dhe shoqerine e Prof. Maksit, ruaj respektin dhe kujtimet me te mira pergjate kohes qe e kam patur pedagog te gjenetikes.

    Reply to this comment
  4. pap May 22, 00:24

    Për t’u ndjerë i privilegjuar dhe ndare miqesi me njerëz me reputacion e ke zakon te vjeter, mbasi je “mjeshtër”. Por, që të kesh mesuar prej shëmbullit të tij, mos gënje, mbasi ne këtë pike ndryshon si dita me natën me Dr Cikulin!! Jo se je i pazoti të mësosh nga shëmbullorët, por se je i një prerje/specie tjetër, me karakteristika që nuk ta lejojnë ta bësh…….mjafton të vëresh jetën/karrierën tënde dhe është e lehtë ta kuptosh, Dr Cufja.

    Reply to this comment
  5. A.Nocka May 22, 03:19

    Maksi ishte nje nga figurat me te ndritura te mjeksise shqiptare, ashtu sic e pershkruan Isufi.
    Duhet thene se ai diti te punoi ne kohen kur vendi drejtohej nga te mbrapshet qe e zevendesuan me Nard Ndoken.

    Reply to this comment
  6. zhapiku May 22, 06:13

    E paharruar vepra,vullneti dhe pasioni i tij prej prefesionisti me moral dhe devocion per ti sherbyer shendetit te popullit ,per mbrojtien e jetes se qytatarit te thjshte.

    P.S.
    Ju lutem jo;
    REQUEM
    Sepse ne frengjisht Q eshte K.
    Pra:
    REKUEM.

    Merci=Faleminderit.

    Reply to this comment
  7. Prof.Sp.5 May 22, 14:03

    Vleresoj figuren e Prof.Maksit per mbeshtetjen qe i ka dhene reformave ne fushen e shendetit mendor per sa kohe drejtoji Ministrine e Shendetsise. Mjeksia shqiptare humbi nje mjek me vlera.
    Ngushellime !
    Afrim

    Reply to this comment
  8. damam Damashi May 23, 07:59

    qofte i paharruar. Mund te ishte i vetmi nder pedeistet qe vleresonte meritokracine. Korrekt,i ndershem,dashamires keshtu do te mbetet ne kujtesen e njerezve prof.Maks Culi

    Reply to this comment
  9. Guri Naimit D.(Dh. Xh) May 23, 12:52

    Nderim dhe rrespekt, për të ndierin;Pr Dr Masksim Cikuli, ndarë nga jeta; një jetë model për t,u imituar.. *Opozitarë po Vëllezër.(fatkeqësisht,ëndërrat ndërprerë mua ).Maksimi;Njeriu model i viteve të shqipërise Nënë,ai jetën përkushuar.. Faleminderti i nderuar Pr.Isuf Kalo për sa shkruani.
    Maksimi ishte; ishte opozitar me parimin e Madh *Opozitar po vëllezër*-Atdhetarë mbi të gjitha.
    I përjetshem kutimi i tij.
    Ngushëllime;familes sa dashamirëeve…
    *Pasuesi veteran*(amanet pa plotësuar..)(1)
    84 vjeçari;
    Guri Naimit D,

    1-Nisur fakultetin emjekësise amanet LËNË BABAI; *Bëmani djalin e vogël Doktor,se nga mungesa e një të tilli po vdesi…1945. vëndi cliruar .dheu nuk do më tresë,amanetin pa plotësuar,*shemia cerebrale*mes leksioni rrënë ,rrugën prerë….Falemindrit mjekëve te kohës ,njëherësh Pr. të fakultetit,jetën shpëtuar,sot 84 vjetorin pres ta fesoj.( nje jetë MËSUES;ata këshiluar..) Mirënjohie gjithsa në jetë mua ndihmuat..deri rrugët e emigracionit provuar..
    84 vjeçari*Biri i *Dangëllisë Naimjanë.*

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim