Reshje të dendura shiu, probleme në disa qytete

June 13, 2016 09:15

Reshje të dendura shiu, probleme në disa qytete

Reshjet e shumta që në orët e para të mëngjesit kanë sjellë probleme në disa qytete të vendit.

Në Vlorë reshjet e shiut rrezikojnë të përmbytin nënstacionin e Skelës

Gjithashtu janë shkaktuar probleme në të gjitha rrugët lidhëse me Transballkaniken .

Në aksin rrugor Vlorë-Rradhimë është bllokuar qarkullimi i automjeteve pasi ka rrëshqitje të dherave.

Për shkak të përmbytjeve ka probleme në Bulevardin Vlorë –Skelë, në rrugën pranë portit dhe në lagjen “Pavarësia”.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Durrës, brenda në qytet dhe në periferi.

Qyteti i Lezhës gjithashtu paraqet probleme sa i përket reshjeve, ku më problematike paraqitet lagjia “Besëlidhja”, pasi ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Edhe kryeqyteteti është gdhirë me shira të dendur. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një statusi në rrjetet sociale njofton se për çdo problem duhet të kontaktoni n ë numrin e emergjencave 112.

June 13, 2016 09:15
Komento

1 Koment

  1. Kiu June 13, 09:38

    Po “Ai lart” qe merret me shiun, nuk e sheh sa jane zbukuruar qendrat e Durresit, Lezhes dhe Vlores???!!! Si ka mundesi qe te permbyse gjithe ate bukuri qe eshte krijuar me mund, sakrifica, largpamesi? Si ka mundesi qe nuk mbeshtet Rilindjen urbane…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*