Reshjet e verës/ OSHEE: Prurje mbi nivelet historike, mbulojmë plotësisht nevojat për energji

August 21, 2018 13:44

Reshjet e verës/ OSHEE: Prurje mbi nivelet historike, mbulojmë plotësisht nevojat për energji

Moti i kësaj vere ka favorizuar situatën hidrike në vend.

Mësohet se  liqeni i Fierzës është në kuotën 286.4 metër apo rreth 7m më lart se niveli mesatar i shfrytëzimit shumëvjeçar për muajin Gusht.

Prurjet rezultojnë rreth 70 m3/sek, ndërkohë që prurjet mesatare shumëvjeçare për muajin Gusht rezultojnë 46 m3/sek.

Njësoj si për 7 muajt e parë të vitit 2018, edhe gjatë muajit gusht 2018, KESH po prodhon për të mbuluar plotësisht nevojat e vendit për energji.

Gjatë gushtit 2018, KESH do të prodhojë rreth 470,000 MËh apo rreth 80,000 MËh më shumë energji se prodhimi maksimal historik për muajin Gusht.

Me një situatë të tillë KESH ka ndihmuar dhe në situatën ekonomike e cila raportohet sërish në 4 për qind.

l.h/ dita

August 21, 2018 13:44
Komento

2 Komente

  1. info analitike August 21, 20:07

    A sjell ndonje ulje cmimi per konsumatoret gjithe kjo gjendje pozitive e ujerave?

    Reply to this comment
    • Askushi August 23, 16:31

      O info ulje e cmimit mund te arrihet nese te gjithe paguajne rrymen elektrike qe konsumojne. Humbjet jane te larta 25% eshte e patolerueshme. Thjesht ata qe paguajne mbulojne dhe ata qe spaguajne dhe humbjet. Te humbjet futen dhe ata qe kane energji por paguajne aforfe ose Oshe nuk u ka instaluar mates. Keto jane para qe i futen Kesh qe te paguaj borxhet qe ka dhe ndonje gje shtetit po doli plus. Dhe cmimin e vendos enti rregullator jo qeveria.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*