Restaurohet kisha e Apostujve, teknika e përdorur po shkakton debate

July 22, 2018 19:19

Restaurohet kisha e Apostujve, teknika e përdorur po shkakton debate

Kisha e Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë , një prej monumenteve më të rrallë të kultit dhe artit të mesjetës që prej dekadash rrezikonte shembjen dhe humbjen e afreskëve, ka filluar restaurimin.

Projekti i restaurimit është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe është duke u zbatuar nga kompania ‘Manes shpk’,  e cila thotë se do t’i kryejë punimet brenda këtij viti.

Por ekspertë dhe banorë po i kundërshtojnë teknikat që po përdoren në restaurim .

I gjithë hajati i kishës është çmontuar dhe ka filluar puna për ringritjen e tij. Teknika që duket se do të zbatohet edhe me murin e pasëm të kishës, sipas kryeplakut të fshatit Paskal Nasi, është një punë e pakujdesshme në këtë monument.

“Është një nga punët më skandaloze, më kriminale. Në pamje të parë shitet si një restaurim, por në fakt është ‘pushkatim’. Nuk ka mendje të shëndoshë që ta mendojë se kur ti prish një pjesë të monumentit , duke e ribërë ke ruajtur monumentin”, tha ai për Top Channel.

Një vizitore nga Gjermania, Julia Bobinger u shpreh se teknika e përdorur e restaurimit e ka habitur.

“Unë vij këtu për herë të dytë dhe sigurisht është një lajm i mirë fillimi i punimeve për restaurimin e kishës. Ky objekt më ka impresionuar shumë dhe u habita kur pashë se pjesa ballore po rindërtohet. Do doja të mos kishte fatin e urës së Hoshtevës që fatkeqësisht nuk e pashë më aty kur kalova”, u shpreh ajo.

Ndërsa arkitekti restaurator Reshat Gega tha se teknika është e papranueshme dhe se po dëmton vlerën e këtij objekti.

“Ka shumë mungesa, edhe më elementaret. Ka gurë që janë copëtuar; u copëtuan për shkak të ustallarëve të firmës. Ata thonë se i vendosën ashtu se është në projekt.”

Por ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është shprehur se ky operacion ndërhyrjesh do ta shpëtojë objektin që ka probleme madhore konstruktive.

Kisha e Apostujve apo e njohur si Kisha e Shën Pjetrit dhe Pavllos është e vetmja që i ka rezistuar kohës mes 24 kishave të zonës më të thellë të Zagories në Gjirokastër.

s.a/dita

July 22, 2018 19:19
Komento

7 Komente

  1. KORÇARI July 22, 21:37

    MINISTRIA E KULTURËS DUHET QUAJTUR MINISTRIA E SHKATËRRIMIT.
    FIRMA PRIVATE ME USTALLARË QË DINË VETËM LLAÇIN TULLËN DHE VARENË.
    O IDIOTE MIRELA KUMBARO PËR KËTO RESTAURIME DUHEN PROFESIONISTË JO USTALLARË ME KAZMË NË SUP. ASNJË RESTAURIM NUK ZGJAT VETËM NJË VIT , POR 2,3 VJET VARET NGA OBJEKTI DHE MADHËSIA E RESTAURIMIT. KËTA XHOLLOT QË KENI NGARKUAR PËR RESTAURIM NUK KUPTOJNË DOT NDRYSHIMIN E FJALËS RESTAURIM ME NDËRTIM.
    TURP TURP TURP PËR IDIOTEN MIRELA KUMBARO.

    Reply to this comment
  2. Dhimbia e Madhe Popull.D. July 23, 00:22

    Sikur; Te pakten- Zavalanit,ti Restauroini “KONIZMEN” tek SHKENDIMI “myzeqe” e atij fshati,sot shkretuar..

    Juve ju lumte per ate restaurim po une do doja nje sherbim te thjeshte,si te doni emertoheni…
    Fshatit Zavalan,mes Dangellise Naimjane”,qe lufta i dogji dy shtepi parizane dhe nje ballisti pas tyre,
    Pas clirimit u nderuan shtepite e djegura me aksion fshace,ndihmuar dhe nga shteti,sapo cliruar vendi, po u dogj kisha,”aksidentalisht”mw 1970…
    Fshati gati eshte shkretuar,..pas 90tes,larguar gjithe banoret,(5 shtepi thone mbetur),se di se kush jane e si jane.I pershendes per qendrese e bere sa, ju uroj mbrodhesi,sic degjoj se jane stabilizuar mire.(-Besoj “elbasance”,(si ajo shtepia qe lame ne, djegur lufta,sa nderuar fshace.(ballistet sot shpallin veten clirimtare.)
    Do te doja vetem nje ndertim modes,(me perkatesi them se,jo fetare.).te ndertohet ne kufi me Frasherin, te konizma koder,”KONIZMA” e dikurshme,qe kushdo qe hynte ne fshat, ndalonte ne shenje rrespekti,ndiste nje qiri,te ajo KONIZME si te ishte MONUMENT i atij fshati.Ajo prishur si kisha,”aksidentalisht”
    Them,duhet rindertuar,ai monnument i thjeshte….
    Kjo nuk besoj se kushton shume,po ka vlere te madhe perkujtimore. Pas saj cfaqeshin dikur,ato ARAT njera pas tjetres arat e fshatit,nis me ato,te Kapedan Jano P Xhoga,rene me 1913 te ne mbrojtie te trajeve amtare nga pushtuesit jugore.(dihet cilet jane),
    Ai monument “KONIZEM”do na mesoje ne pas saj ka qene dikur nje fshat Me 64 shtepi dykatshe,me Sarajet e mesjetes vone te SHEHAJVE,rrethuar me ate avlli vertet Keshtjelle, deri ate porte monumentale,terre Gur i skalitur,(Trari lidhes i Partes me dy kanata te futesh makina e sotme brend sa me “Vendroje” ne co cep ato vend rrojet para ministrive te dikurshme ne Tirane..
    Sa do te doja qe ata pasardhesit e asaj famile te Shehhajve te ktheheshin e ta ristrukturonin ate qe une po e quaj “Monument Kulture” te ralle mes Dangellise.(Spo falas per mekamet ap kishen shkaterruar,ato jane te “pjeses” monumentin gjitheperfshire duam….
    Te tjerat ti thone HISTORIANET..pse jo dhe Partiaket, qe na e katandisen fshatin ne kete gjendie….

    Dhimbia e madhe.. ;Bir atij fshati shekullor.

    Reply to this comment
  3. info analitike July 23, 08:53

    Shoke e kam shkruar disa here qe ne Shqiperi nuk ekziston mundesia e restaurimieve profesionale. Nuk e di nese ka specialiste te tille ne Shqiperi por edhe nese mund te kete keta nuk merren se preferohen hamallet e firmave koncesionare. Pastaj na del Shkreli per te bere te diturin e te bukurin me ca pune ibret. E keni pare se si “u restaurua” varri i Kapllan Pashes ne zemer te Tiranes? Allci e boje e bardhe. Po ato banjot turke mesjetare qe “u restauruan” me pllaka majolike te epokes se D’Artan- janeve! Turp! Qeveri fasadash e jo qeveri pune prandaj dhe cdo gje ka marre tatepjeten.

    Reply to this comment
  4. vasili July 23, 11:40

    Normale,qe vezire hanem kumbaro,nen hyqmin e dylber-kryevezirit,vazhdojne te jene te prirur,per te prishur(si kishen e Dhermiut dhe te tjere),apo shkaterruar objekte te kultures dhe reigjionit kristian.
    Do ishte shume kuptimplote,qe si vezirja dhe kryeveziri,te cvendosen tani me zyra ne xhamine e madhe erdogan,ne mes te Tiranes.
    YYYYYYY sikter!

    Reply to this comment
  5. Ibrahimi July 24, 05:26

    O kokmut ” info analike” qe shoh gjith komentet e tua dhe vetem idiotizma nxjerr nga goja jote e qelbur qe vjen ere si nevojtoret e ushtrise , ku di ti çfar eshte restaurimi dhe duke qene idiot flet per allçi dhe boje kur atje vetem eshte pastruar guri nga pluhuri dhe eshte bere rrethimi me kangjella .

    Reply to this comment
  6. KORÇARI July 25, 11:49

    SHTËPINË E FLAMURIT (TË THEMISTOKLI GËRMENJIT) E RINDËRTUAN POR….. E BËNË SI VILË, ME MERMERË DHE JASHTË ME SUVA DHE NGJYRKA.
    KUR DO MËSOJË IDIOTJA KUMBARO QË KJO SHTËPI DUHEJ RINDËRTUAR ASHTU SI ISHTE , NGA JASHTË ME GURË, NDËRSA BRENDA ME DYSHEME , TAMAM ASHTU SI ISHTE SEPSE PËRVEÇ SE ËSHTË NJË SHTËPI KARAKTERISTIKE KORÇARE , E CILA NXJERR NË PAH ARKITEKTURËN E MREKULLUESHME TË NDËRTIMIT, AJO SHTËPI PËRMBAN DHE NJË RËNDËSI TË VEÇANTË HISTORIKE PËR KOMBIN SHQIPTAR, TEK AJO SHTËPI THEMISTOKLI GËRMENJI NGRITI FLAMURIN SHQIPTAR DUKE E SHPALLUR KORÇËN AUTONOME DHE DUKE E SHPËTUAR KËSHTU NGA THONJTË E GREKUT.

    Ministria e SHKATËRRIMIT

    Reply to this comment
  7. Guri Naimit D(Dh.Xh.) July 25, 17:13

    Me te lumte “Komentuesi “Korcari” verte korcar me cka koementoni e sygjeroni,Ajo Duhet bere qe te ruhet identitei i atij monumenti kulture.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*