Retrospektivë për një datë të shëmtuar!

February 20, 2018 03:23

Retrospektivë për një datë të shëmtuar!

I nderuar Kryeredaktor

Në historinë e një populli e të një vendi ka data historike të bardha, të cilat lidhen me festat nacionale, me betejat e fitoret ushtarake, me arritjet  në shkencë, kulturë apo prodhim, e të tjera evenimente që i përkasin gjithë shoqërisë; ashtu siç ka edhe ditë e data të zeza, si fatkqësitë natyrore e njerëzore, luftrat grabitqare, invadimet e pushtimet e huaja etj.

20 Shkurti i vitit 1991 ishte dhe mbetet një datë e shëmtuar në historinë tonë kombëtare. Në atë datë, në mes të kryeqytetit “zbarkuan” falangat shkatërrimtare, të ngjashme me skuadronet naziste të viteve 30-të. Në fillim, falangat në fjalë, ashtu si në vitet fashiste, u nisën t’i vinin zjarrin “Rajshtangut” shqiptar, por një dorë e fshehtë ua bëri me shenjë të mësynin Shtatoren e Komandantit . . . .

Kur jetonte, Komandanti kurrë nuk deshi të lartohej në shtatore, por gju më gju me popullin, në krah të punëtorit, në ugar tek fshatari, pranë pozicionit të ushtarit, shtruar në sofrën e malësorit, do të rrinte e të bisedonte, të pyeste e të uronte, të mvrejtej e të gëzonte. U nda prej nesh duke na lënë Amanetin e Madh. Amanetin për Shqipërinë. Ne, populli i thjeshtë, hapëm “kapakun” e zemrës dhe bashkë me Amanetin, futëm aty kujtimin e Tij. Kjo ishte dëshira dhe mundësia jonë.

Ndryshonte puna me shtetarët, me ata që i rrinin shumë pranë. Ata kishin forca e mjete më të shumta se ne populli i thjeshtë. Ndaj dhe nuk u morën me zemra e me “çingërima” të tilla, por shpejt e shpejt fabrikuan Shtatoren e madhe dhe me pompozitet e vendosën në mes të sheshit. Ne të thjeshtët pyetëm në heshtje: “Ç’ishte  nevoja për shtatore kaq të madhe? Komandanti la vepra që nuk ka shtatore t’i ballancojë”! . . . Por pyetja jonë ishte naive. Ishte naive, sepse ne nuk e dinim se “ndërtuesit” e Shtatores, ditën që po e lartonin, kishin planizuar edhe rrëzimin e saj. Me siguri, ndaj e bënë kaq të madhe atë shtatore, me synimin që kur të “binte”, të bënte më shumë “figurë”. Kur po e ngrinin Shtatoren, ne nuk arritëm të shikonim bullonat e heqshme në bazament, të cilat bëri sikur i “montoi” Juda dhe i mbuloi shpejt e shpejt me pllaka të bukura e larushe . . .

Mercenarët e tradhëtisë, të prirë prej “Pardesyve të bardha”, si Arturo-Ui i Lulelakrës, në atë ditë të 20 Shkurtit 1991, u lëshuan mbi Shtatore si një lukuni ujqërish. Megjithëse e dinin se “policia është me ne”, se armët e tyre kishin vetëm fishekë manovër, se dy-tre qen kufiri vinin vërdallë sheshit me kasat e turinjëve të mbërthyera, përsëri zemrat e tyre, si zemër mercenari, u dridhej në kafazin tërë zhul të kraharorit. Gjithë paraditen e asaj dite kishin rrëkëllyer gota alkooli me qëllim që të “trimëroheshin”. Vërtet një shtatore prej bronxi ishte, por frika ishte e madhe. Kjo frikë nuk vinte nga ndonjë kërcënim fizik të çastit. Të tilla rreziqe nuk ekzistonin. Dora e fshehtë u kishte dhënë “yzëm” të vepronin pa droje. U kishte dhënë dhe çelësin “anglez” me të cilin do të lironin “dadot” hileqare të montuara që në ngritje të Shtatores. Mercenarët pra, nga kjo anë ishin të sigurtë. Aq më tepër kur në krye të tyre ishin vetë “pardesytë e bardha”, që dora e fshehtë, ose më sakte, Dora e Zezë ua kishte veshur si “mburojë” nga ndonjë ngatërresë amatore . . .

E megjithatë frikën e kishin në palcë. Ishte frika prej veprës së turpit dhe krimit që po bënin. Kur themi turp, nuk e kemi fjalën për turpin që mund t’i zinte ata. Jo, mercenarët asnjëherë nuk i zë turpi. Por ama ata e dinin se “vepra” e tyre e asaj dite, si vepër turpi, do t’iu dilte një ditë për hundësh . . . .

Kanë kaluar plot 27 vjet nga ajo datë e shëmtuar dhe mercenarëve të tradhëtisë së zezë, frika e veprës së tyre të turpit e të krimit që bënë atëherë, ende nuk u ka kaluar. Madje u është shtuar e po u shtohet çdo ditë. U është shtuar e po u shtohet çdo ditë, sepse shtuar i kanë edhe gjynahet e mëkatet. Është pikërisht kjo frikë që s’u shqitet, e cila edhe pas 27 viteve u fantakset duke i nxjerrë përsëri në të njëjtin shesh për të “përkujtuar” me drithërimë 20 Shkurtin e vitit 1991. Disa prej mercenarëve të asaj dite, pasi morën “haraçin” e punës së bërë atë ditë, ia mbathën tek “Nëndaja”, e cila me siguri i ka nisur, ose do t’i nisë për ndonjë “mision” të ri. Se mercenarët nuk rrojnë dot pa “misione”. Por shumica e asaj skote janë këtu. Një pjesë prej tyre vijojnë përsëri të mbushin sheshet si mercenarë, në kërkim të ndonjë llokme që rrjedh nga “trofeja”. Liderët e tyre Janë të njëjtat fytyra, vetëm se u mungojnë “Pardesytë e bardha” . . . Ato, i kanë zëvendësuar me kostume firmato dhe në të njëjtën kohë janë “blinduar” me kartmonedha që ia kanë rrëmbyer popullit. Veçse “blindi” i tyre prej kartmonedhash nuk mund t’i mbrojë gjithnjë. Sapo të fillojë “shiu” dhe, sidomos “breshëri”, kartmonedhat do t’u bien, siç u binë puplat pulastrenave, dhe ata do të mbeten cupllak përpara qytetarëve.

Njëzet e shtatë vite kanë kaluar por Komandanti qëndron përsëri Shtatore e Lartuar. Në shesh? Jo, jo ne shesh! Aty tashmë qëndrojnë horrat, kurvarët, prostitutat . . . dhe me këtë skotë të ndyrë e të neveritshme nuk mund të rrijë Komandanti.

Komandanti lartësohet Shtatore e Gjallë në zemrat e popullit të thjeshtë, të popullit që aq shumë e deshi, e aq shumë punoi për të. Në zemrat e popullit Shtatorja e Tij është e sigurtë. Aty ajo nuk mund të preket as nga tradhëtia e as nga mercenarët e saj.

Shtatorja e Komandantit çdo ditë ringrihet e lartohet në zemrat e miliona shqiptarëve, miliona punëtorëve, miliona proletarëve!

Gjon Bruçi

February 20, 2018 03:23
Komento

22 Komente

  1. John February 20, 05:25

    Te vrafshin per derr, o kelysh i kuq komunisti, o ndyresire Gjon Bruci!

    Reply to this comment
  2. Montaneli February 20, 05:46

    Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen

    20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:

    1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
    .
    2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
    .
    3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
    .
    4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
    .
    5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
    .
    6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
    .
    7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
    .
    8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
    .
    9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
    .
    10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
    .
    11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
    .
    12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
    .
    13-në publik shfaqej rrallë
    .
    14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
    .
    15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
    .
    16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
    .
    17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
    .
    18-Hoxha arriti atë
    që nuk e arriti dot as Skënderbeu,
    … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
    .
    19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
    .
    20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
    .
    Jepini Cezarit kuroren qe i takon..sidomos pas kataklizmose se 97′ kur vrate shtetin dhe dinjitetin e kombit dhe akoma nuk po e ngjallni dot.

    Reply to this comment
    • ELIOT February 22, 19:20

      or MONTANELI KOQJA ….. EDHE NE AFRIKE KA DITATORE QE E MBAJTEN QEVERIN PER SHUEM VITESH … ME DHUEN DHE KRIME …POTR TI JE NJE DEBILE …QE TI KA HONGER DHIJA LIBRAT QE NE KATUNIN TEND … E KE NIVELIN ME POSHTE SE ZERO ..PRANDAJ NUK DO TE HUMB KOHEN ME ….uuuuuuuu VETEM PER DICKA ME VJEN KEQ …QE SE KAPEN PER SE GJALLI TA VARNIN NE MES TE TIRONES KRIMINELIN ME TE MADH TE GJITHA KOHERAVE … ME VJEN KEQ QE SE BEN SI CAUCESKUN..QE KOMANDOI PER 30 VJET ……..

      Reply to this comment
  3. fteri February 20, 09:46

    20 Shkurti i vitit 1991 ishte dhe mbetet një datë e shëmtuar në historinë tonë kombëtare. Në atë datë, në mes të kryeqytetit shpirtëzijtë ,hodhën shtatoren e Enver Hoxhës bukuria përtokë !!!,..sikur po ndrronte shtëpi nga tribuna përball sheshit skëndërbe ,të kalonte përjetësisht në zemrat e popullit që aq shumë e deshën.
    Kriminelët nuk e lanë dy kryetrima pranë e pranë ,zemrat për një çast po hidheshin ,pikonin lot ,bateria e kriminelve silleshin si morra të infektuar me qen për dore ,sikur donin ta mbronin ,kur ai ishte futur brenda zemrave të popullit.

    Heshtur ul’ kokën kali legjendar rigon lot,Heshti sytë menjëher edhe Skëndërbeu,zemra helmë i kullon ,humbëm kryetrimin ,diellin që ndriçon !

    Gjëmon sheshi në Tiranë -ashtë gjëmim e lot për komandanë !…Këtë gjë makabër ,kush e kujton ,Enver Hoxhën ta vajtojnë,trim i madhë i vegjëlisë gojëmjalt’ e mendjedritë.Fjal’ e tij si gjëmim deti ,dridhte botën si tërmeti .Me armiqët dhëmb ‘ për dhëmbë,asnë shteg kriminelve su kishte lënë,që të na zaptonin vendin.

    Ç’ të të themi ,Enveri ynë ,na dhe dritën dhe lirinë .
    Shtatorja u rrëzua nga falangat që dridhen sot pas 27 vjetësh ,por për ne zemra jote nuk pushon kurrë.

    O’ Enver ,o trim o burrë,ty të kemi në flamur.Të qanë populli përditë me zë..
    Rruga e gjatë,që ai ndoqi ,më e bukura rrug’ e nderit ,forca forcë dhe zemrat male me përjet me mësimet e Enverit.

    Reply to this comment
  4. fteri February 20, 09:48

    20 Shkurti i vitit 1991 ishte dhe mbetet një datë e shëmtuar në historinë tonë kombëtare. Në atë datë, në mes të kryeqytetit shpirtëzijtë ,hodhën shtatoren e Enver Hoxhës bukuria përtokë !!!,..sikur po ndrronte shtëpi nga tribuna përball sheshit skëndërbe ,të kalonte përjetësisht në zemrat e popullit që aq shumë e deshën.
    Kriminelët nuk e lanë dy kryetrima pranë e pranë ,zemrat për një çast po hidheshin ,pikonin lot ,bateria e kriminelve silleshin si morra të infektuar me qen për dore ,sikur donin ta mbronin ,kur ai ishte futur brenda zemrave të popullit.

    Heshtur ul’ kokën kali legjendar rigon lot,Heshti sytë menjëher edhe Skëndërbeu,zemra helmë i kullon ,humbëm kryetrimin ,diellin që ndriçon !

    Gjëmon sheshi në Tiranë -ashtë gjëmim e lot për komandanë !…Këtë gjë makabër ,kush e kujton ,Enver Hoxhën ta vajtojnë,trim i madhë i vegjëlisë gojëmjalt’ e mendjedritë.Fjal’ e tij si gjëmim deti ,dridhte botën si tërmeti .Me armiqët dhëmb ‘ për dhëmbë,asnë shteg kriminelve su kishte lënë,që të na zaptonin vendin.

    Ç’ të të themi ,Enveri ynë ,na dhe dritën dhe lirinë .
    Shtatorja u rrëzua nga falangat që dridhen sot pas 27 vjetësh ,por për ne zemra jote nuk pushon kurrë.

    O’ Enver ,o trim o burrë,ty të kemi në flamur.Të qanë populli përditë me zë..
    Rruga e gjatë,që ai ndoqi ,më e bukura rrug’ e nderit ,forca forcë dhe zemrat male ne përjet me mësimet e Enverit.!!!

    Reply to this comment
  5. KOZi February 20, 09:51

    ( Perseritje) – Enver Hoxhen nuk e deshi dhe e abandonoi Partia e tij, Partia e Punes se Shqiperise.Pas rrezimit te monumentit kemi- Ne Kongres te 10 te Partise ne korrik 1991 pasi rrezuan gjithe ideologjine e politiken e Enver Hoxhes ne cdo drejtim,ne lidhje me Imperializmin,ne lidhje me ekonomine kapitaliste, ne lidhje me besimet fetare , me liberalizimin e arteve e kultures,hapje te kufirit e etj. te nesermen u hap Kongresi i pare i Partise Socialiste.Asnje nuk kundershtoi dhe nuk kishte asnje vashdues te Enverizmit. E them kete sepse ne 1990 ne Kongresin e Partise Komuniste Italiane qe u kthye ne Partia Demokratike e Majte ,aty 8 deputete dhe rreth 1/3 e delegateve nuk pranuan dhe dolen nga salla vashduan Kongresin ne nje vend tjeter dhe mbajten emrin Komuniste dhe Antonio Gramshin simbol. Edhe sot eshte Partia Komuniste Italiane e dalur nga ai kongres. Po tek neve ,ato qe kane lindur pas 1980 nuk e njohin fare . Po te ju thuash se nuk do kete pasaporte per jashte shtetit te shikojne si ufo. Ato qe ishin mbi 35 jane ato qe e rrezuan…….tung.

    Reply to this comment
  6. T. Topi February 20, 10:00

    Një diktator më pak,
    Do të thotë më shumë liri,
    Kush diktatin e kërkon,
    Do të mbesë skllav i tij !

    Reply to this comment
  7. intelektuali February 20, 10:45

    Komandanti yt Pederast injorant, dallkauke, i pabese e gjakatar kurrë jo vetem qe deshi të lartohej në shtatore, por ndertoi edhe Piramiden e tij Famekeqe ne mes te Tiranes me Kolanecin e tij te shemtuar dhe shkurtabiq si nje bretkoce gjoli,

    prandaj:

    O fanatiku kriminel Gjon Bruci qe dukesh nga larg qe ke qene Spiun i sigurimit te Enverit

    ME TREGO NJE VEND TE VETEM ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE QE MBAN SHTATOREN E DIKTATORIT DHE PIRAMIDEN E TIJ NE MES TE KRYEQYTETIT

    sepse:

    Edhe ne Rusine Bolshevike te Putinit po e heqin dhe shkaterrojne nga themelet Piramiden Famekeqe te Leninit nga Sheshi i Kuq ne Moske,

    prandaj:

    Degjo ketu o MUT fanatik qe hedh jashteqitjet e tua enveriste ne kete forum te gazetes DITA,

    “PARDESYTE E BARDHA” JANE ATA VAMPIRE TE PARTISE SE PUNES QE LA PAS ENVERI ME NEXHMIJEN PER TA MBAJTUR VATANIN SI NJE CIFLIG PERSONA TE MAFIES SE KUQE ME PUSHTET,

    Kush ishte Sali Berisha, VARAKARI i Enverit, Like Floriri, PIONIERI i Enverit, apo kush eshte Edi Kristaq Rama, PARTIZANI i Enverit?

    He mo Mut me ere te keqe enveriste kush jane keta VAMPIRE me sy te KUQ qe po i pine gjakun popullit shqyptar ketu e 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore?

    Po kush ishte Gramoz Pashko, Genc Ruli, Rajmonda Bulku, cuni, dhenderi dhe nusja e kriminelit hetues te Enverit Josif Pashko dhe prostitutes komuniste, Eleni Pashko, kush eshte cuni i Stefanaq Pollos, Genci Pollo me nje ushtri bashibozukesh te gjithe spiune te Sigurimit te Enverit nga pas qe e ndan Shqypnine me qellim ne PD dhe PS per te vjedhur si KULCEDRA te verteteta komuniste dhe qe kane infektuar me virusin enverist edhe Kosoven.

    PO ME ENVERIN DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE O MUT FANATIK?

    Po kush te pranon ty ne Boten Demokratike o jashteqitje e Enverit?

    Reply to this comment
  8. intelektuali February 20, 10:46

    Komandanti yt Pederast injorant, dallkauke, i pabese e gjakatar kurrë jo vetem qe deshi të lartohej në shtatore, por ndertoi edhe Piramiden e tij Famekeqe ne mes te Tiranes me Kolanecin e tij te shemtuar dhe shkurtabiq si nje bretkoce gjoli,

    prandaj:

    O fanatiku kriminel Gjon Bruci qe dukesh nga larg qe ke qene Spiun i sigurimit te Enverit

    ME TREGO NJE VEND TE VETEM ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE QE MBAN SHTATOREN E DIKTATORIT DHE PIRAMIDEN E TIJ NE MES TE KRYEQYTETIT

    sepse:

    Edhe ne Rusine Bolshevike te Putinit po e heqin dhe shkaterrojne nga themelet Piramiden Famekeqe te Leninit nga Sheshi i Kuq ne Moske,

    prandaj:

    Degjo ketu o MUT fanatik qe hedh jashteqitjet e tua enveriste ne kete forum te gazetes DITA,

    “PARDESYTE E BARDHA” JANE ATA VAMPIRE TE PARTISE SE PUNES QE LA PAS ENVERI ME NEXHMIJEN PER TA MBAJTUR VATANIN SI NJE CIFLIG PERSONAL TE MAFIES SE KUQE ME PUSHTET,

    Kush ishte Sali Berisha, VARAKARI i Enverit, Like Floriri, PIONIERI i Enverit, apo kush eshte Edi Kristaq Rama, PARTIZANI i Enverit?

    He mo Mut me ere te keqe enveriste kush jane keta VAMPIRE me sy te KUQ qe po i pine gjakun popullit shqyptar ketu e 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore?

    Po kush ishte Gramoz Pashko, Genc Ruli, Rajmonda Bulku, cuni, dhenderi dhe nusja e kriminelit hetues te Enverit Josif Pashko dhe prostitutes komuniste, Eleni Pashko, kush eshte cuni i Stefanaq Pollos, Genci Pollo me nje ushtri bashibozukesh te gjithe spiune te Sigurimit te Enverit nga pas qe e ndan Shqypnine me qellim ne PD dhe PS per te vjedhur si KULCEDRA te verteteta komuniste dhe qe kane infektuar me virusin enverist edhe Kosoven.

    PO ME ENVERIN DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE O MUT FANATIK?

    Po kush te pranon ty ne Boten Demokratike o jashteqitje e Enverit?

    Reply to this comment
  9. Lek Dukagjini... February 20, 12:15

    …Eh çfare fatkeqesie…edhe “Gjon”, edhe komunist..”.Hajdar”e “Spiro”, shkon te jete komunist, sepse sa ç”eshte historia e kesaj partie, po aq eshte dhe ajo e hajdareve dhe spirove…Ferri qe kaloi katolicizmi nen diktaturen e te birit te kajmekanit te Gjirokastres, krahasohet vetem me zhberjen qe i beri kolera turke ketij kombi…!!!……………………………………..

    Reply to this comment
  10. Lek Dukagjini... February 20, 12:30

    …Eh çfare fatkeqesie…edhe “Gjon”, edhe komunist..”.Hajdar”e “Spiro”, shkon te jete komunist, sepse sa ç”eshte historia e kesaj partie, po aq eshte dhe ajo e hajdareve dhe spirove…Ferri qe kaloi katolicizmi nen diktaturen e te birit te kajmekanit te Gjirokastres, krahasohet vetem me zhberjen qe i beri kolera turke ketij kombi…!!!……………………………………….

    Reply to this comment
    • skiftri February 20, 17:32

      Lek ! je lek që shitet dhe blihet kështu e paske emrin .

      Sa vuajti E.Hoxha me ju kokë trashët tu kthejë nga kafshë në njerëz !

      Reply to this comment
  11. PA EMER February 20, 13:26

    ENVER HOXHA RRON NE ZEMRAT E POPULLIT , POR DHE TE INTELEKTUALEVE TE NDERSHEM ..!

    Reply to this comment
  12. kristo February 20, 14:53

    Sa me primitiv te jete nje popull aqe me nostalgjik eshte ndaj diktature. Cili popull nga kampi komunist pat nje diktature me te eger se ne parjashto K.Veriore.Popujt tjere qe flaken komunizmin nuk cajne b…. per diktatoret e tyre apo per “mireqenjen” qe gezonin ne ate kohe.

    Reply to this comment
  13. Plaku Xhuxhumaku February 20, 15:25

    O Gjon, ti qaj me 20 Shkurt, une festoj cdo 20 shkurt, kjo eshte demokracia, e mire, apo e keqe qofte, nuk te fut ne burg per shkak te opinionit. Dhe mos ia fut kot, Enver Bython nuk e hodhen me bythe perpjete falangat fashiste, e hodhi populli i Tiranes, dhe e pshurri kush mundi. Megjithate ju koqet komuniste vazhdoni te luftoni me fashistet dhe ballistet e shkoni masturbohuni me ndonje film me lufte nga ato te Kinostudios “Shqiperia e Re me gisht ne bythe”.

    Reply to this comment
  14. demo February 20, 19:11

    Po ta dinte Montanelli,sikur ta njihte njecike,.,sikur te kishte qene rob italian i paatdhesuar,sikur te kishte qene inxhinjer qe kishte mbetur rruges ne balterat e Maliqit,sikur te kishte qene bankier si pun e atij qe e vdiq ne burgje,pse nuk ja shker ,.te shoqen,sikur te kish qene inxhinier nafte si Zuberi,,sikur ta dinte,do te kerkonte dy ore leje tek shen Pjetri,sa te pergenjeshtonte ato qe paska shkruar per nekrologjine e Tiranit dhe ti moj Liljana,(qe merrje azhanst e ATSH) i nxjerr perdite copy paste sic dilte banditi Arturo Ui me plakun e ndershem Doksboru per te pastruar ftyren e kriminelit.Perse nuk i nxorre qe ne 1985 keto pacavure te genjeshtra,se atehere i ndjeri Montanelli kishte kohe per nje MEA CULPA.

    Reply to this comment
  15. info analitike February 20, 22:08

    Data me e bukur te shohesh kriminelin te rrezuar e te zhgerryer rrugeve te Tiranes.

    Reply to this comment
  16. gjermani i fundit February 21, 00:13

    ngjarjet e atehershme dukeshin si veprime kaotike te njerezve te deshperuar qe nga erresira po kalonin ne drite, por ishte gjithshka e pergatitur qe mishi te piqej dhe helli te mos digjej. E vertete qe po jetojme te lire, kush te mundet te pasurohet, kush te mundet te shikoje hallet e tij, biles kur nuk i zgjidh dot te provoje te ike jashte. Nese nuk ben hajer asgjekund, ne hale te gomares…Mbahuni fort, se po u nxeh nastradini i ben fabrikat, uzinat, kombinatet, hekurudhat dhe qytetet e reja industriale me pordhe nga veranda e Tajvanit. Siç i bene tere keto vepra madheshtore bejleret dhe latifondistet turkoshake qe zgjidhnin Zogun e Burgajetit mbret, apo kur dorezonin kuroren e Skenderbeut ne Rome. Ka nje shprehje, ne italisht me duket, qe thote se nuk mund te kesh edhe fuçine plot edhe gruan te dehur. Qe te konsolidohej Shqiperia ku s’kishte ku ta kapte as qeni ne ’44 nevojitej nje shtet autoritar qe doemos do e formonte partia komuniste qe ia doli te udhehiqte çlirimin me forcat e saj. Nastradinet thone se ndihmuan anglezet, te me thote sa brigada apo divizione anglo-amerikane, sovjetike apo jugosllave hyne ne Shqiperi si çlirimtare? E kush ishim ne ne fushen e shahut boteror? Ishim Hiç fare, vendi i kenetave dhe malarjes, qe prodhonim veç lesh delesh e dhish. Nuk e diskutoj se Enver Hoxha ka bere faje te medha, se gjenerali i mban pergjegjesite per çdo veprim te ushtarit me te fundit, por mjaft me keto festime rrezim permendeoreje pas 27 vjetesh. Nuk jemi mbushur akoma rrafsh me keto mediokritete? NUk kemi zene akoma mend? KU eshte bota e madhe qe mezi po priste te çliroheshim edhe ne nga erresira? E tere kjo bote e madhe vjen, zhvat edhe iken, sikur ta kene Shqiperine pronen e tyre, te pakten Enveri, si gjirokastrit rrufjan qe ishte, nuk e shiste lekuren aq lire sa e shesin keta trimat e 27 viteve rrumpalle.

    Reply to this comment
  17. Rexhep Murtezi - Gjilan February 22, 09:36

    O qytetari i mjer Gjon Bruqi,po si të mban toka mor i mjer.Simpatia e jote Enveri i pushkatoi me gjyq dhe pa gjyq5577 burra të Shqipnisë.I ekzekutoi 450 gra.Vdiqen në burgje 988 burra dhe 07 gra.U internuan 48217 burra.U internuan 10792 gra.7022 persona të vdekur në internim.Ja pra bilanci i simpatisë tënde.Po kur e ke
    dashur aq shum pse more nuk e ke quar te shtëpia,te gruaja e jote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*