Retrospektivë për një datë të shëmtuar!

February 20, 2018 03:23

Retrospektivë për një datë të shëmtuar!

I nderuar Kryeredaktor

Në historinë e një populli e të një vendi ka data historike të bardha, të cilat lidhen me festat nacionale, me betejat e fitoret ushtarake, me arritjet  në shkencë, kulturë apo prodhim, e të tjera evenimente që i përkasin gjithë shoqërisë; ashtu siç ka edhe ditë e data të zeza, si fatkqësitë natyrore e njerëzore, luftrat grabitqare, invadimet e pushtimet e huaja etj.

20 Shkurti i vitit 1991 ishte dhe mbetet një datë e shëmtuar në historinë tonë kombëtare. Në atë datë, në mes të kryeqytetit “zbarkuan” falangat shkatërrimtare, të ngjashme me skuadronet naziste të viteve 30-të. Në fillim, falangat në fjalë, ashtu si në vitet fashiste, u nisën t’i vinin zjarrin “Rajshtangut” shqiptar, por një dorë e fshehtë ua bëri me shenjë të mësynin Shtatoren e Komandantit . . . .

Kur jetonte, Komandanti kurrë nuk deshi të lartohej në shtatore, por gju më gju me popullin, në krah të punëtorit, në ugar tek fshatari, pranë pozicionit të ushtarit, shtruar në sofrën e malësorit, do të rrinte e të bisedonte, të pyeste e të uronte, të mvrejtej e të gëzonte. U nda prej nesh duke na lënë Amanetin e Madh. Amanetin për Shqipërinë. Ne, populli i thjeshtë, hapëm “kapakun” e zemrës dhe bashkë me Amanetin, futëm aty kujtimin e Tij. Kjo ishte dëshira dhe mundësia jonë.

Ndryshonte puna me shtetarët, me ata që i rrinin shumë pranë. Ata kishin forca e mjete më të shumta se ne populli i thjeshtë. Ndaj dhe nuk u morën me zemra e me “çingërima” të tilla, por shpejt e shpejt fabrikuan Shtatoren e madhe dhe me pompozitet e vendosën në mes të sheshit. Ne të thjeshtët pyetëm në heshtje: “Ç’ishte  nevoja për shtatore kaq të madhe? Komandanti la vepra që nuk ka shtatore t’i ballancojë”! . . . Por pyetja jonë ishte naive. Ishte naive, sepse ne nuk e dinim se “ndërtuesit” e Shtatores, ditën që po e lartonin, kishin planizuar edhe rrëzimin e saj. Me siguri, ndaj e bënë kaq të madhe atë shtatore, me synimin që kur të “binte”, të bënte më shumë “figurë”. Kur po e ngrinin Shtatoren, ne nuk arritëm të shikonim bullonat e heqshme në bazament, të cilat bëri sikur i “montoi” Juda dhe i mbuloi shpejt e shpejt me pllaka të bukura e larushe . . .

Mercenarët e tradhëtisë, të prirë prej “Pardesyve të bardha”, si Arturo-Ui i Lulelakrës, në atë ditë të 20 Shkurtit 1991, u lëshuan mbi Shtatore si një lukuni ujqërish. Megjithëse e dinin se “policia është me ne”, se armët e tyre kishin vetëm fishekë manovër, se dy-tre qen kufiri vinin vërdallë sheshit me kasat e turinjëve të mbërthyera, përsëri zemrat e tyre, si zemër mercenari, u dridhej në kafazin tërë zhul të kraharorit. Gjithë paraditen e asaj dite kishin rrëkëllyer gota alkooli me qëllim që të “trimëroheshin”. Vërtet një shtatore prej bronxi ishte, por frika ishte e madhe. Kjo frikë nuk vinte nga ndonjë kërcënim fizik të çastit. Të tilla rreziqe nuk ekzistonin. Dora e fshehtë u kishte dhënë “yzëm” të vepronin pa droje. U kishte dhënë dhe çelësin “anglez” me të cilin do të lironin “dadot” hileqare të montuara që në ngritje të Shtatores. Mercenarët pra, nga kjo anë ishin të sigurtë. Aq më tepër kur në krye të tyre ishin vetë “pardesytë e bardha”, që dora e fshehtë, ose më sakte, Dora e Zezë ua kishte veshur si “mburojë” nga ndonjë ngatërresë amatore . . .

E megjithatë frikën e kishin në palcë. Ishte frika prej veprës së turpit dhe krimit që po bënin. Kur themi turp, nuk e kemi fjalën për turpin që mund t’i zinte ata. Jo, mercenarët asnjëherë nuk i zë turpi. Por ama ata e dinin se “vepra” e tyre e asaj dite, si vepër turpi, do t’iu dilte një ditë për hundësh . . . .

Kanë kaluar plot 27 vjet nga ajo datë e shëmtuar dhe mercenarëve të tradhëtisë së zezë, frika e veprës së tyre të turpit e të krimit që bënë atëherë, ende nuk u ka kaluar. Madje u është shtuar e po u shtohet çdo ditë. U është shtuar e po u shtohet çdo ditë, sepse shtuar i kanë edhe gjynahet e mëkatet. Është pikërisht kjo frikë që s’u shqitet, e cila edhe pas 27 viteve u fantakset duke i nxjerrë përsëri në të njëjtin shesh për të “përkujtuar” me drithërimë 20 Shkurtin e vitit 1991. Disa prej mercenarëve të asaj dite, pasi morën “haraçin” e punës së bërë atë ditë, ia mbathën tek “Nëndaja”, e cila me siguri i ka nisur, ose do t’i nisë për ndonjë “mision” të ri. Se mercenarët nuk rrojnë dot pa “misione”. Por shumica e asaj skote janë këtu. Një pjesë prej tyre vijojnë përsëri të mbushin sheshet si mercenarë, në kërkim të ndonjë llokme që rrjedh nga “trofeja”. Liderët e tyre Janë të njëjtat fytyra, vetëm se u mungojnë “Pardesytë e bardha” . . . Ato, i kanë zëvendësuar me kostume firmato dhe në të njëjtën kohë janë “blinduar” me kartmonedha që ia kanë rrëmbyer popullit. Veçse “blindi” i tyre prej kartmonedhash nuk mund t’i mbrojë gjithnjë. Sapo të fillojë “shiu” dhe, sidomos “breshëri”, kartmonedhat do t’u bien, siç u binë puplat pulastrenave, dhe ata do të mbeten cupllak përpara qytetarëve.

Njëzet e shtatë vite kanë kaluar por Komandanti qëndron përsëri Shtatore e Lartuar. Në shesh? Jo, jo ne shesh! Aty tashmë qëndrojnë horrat, kurvarët, prostitutat . . . dhe me këtë skotë të ndyrë e të neveritshme nuk mund të rrijë Komandanti.

Komandanti lartësohet Shtatore e Gjallë në zemrat e popullit të thjeshtë, të popullit që aq shumë e deshi, e aq shumë punoi për të. Në zemrat e popullit Shtatorja e Tij është e sigurtë. Aty ajo nuk mund të preket as nga tradhëtia e as nga mercenarët e saj.

Shtatorja e Komandantit çdo ditë ringrihet e lartohet në zemrat e miliona shqiptarëve, miliona punëtorëve, miliona proletarëve!

Gjon Bruçi

February 20, 2018 03:23
Komento

22 Komente

  1. John February 20, 05:25

    Te vrafshin per derr, o kelysh i kuq komunisti, o ndyresire Gjon Bruci!

    Reply to this comment
  2. Montaneli February 20, 05:46

    Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen

    20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:

    1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
    .
    2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
    .
    3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
    .
    4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
    .
    5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
    .
    6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
    .
    7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
    .
    8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
    .
    9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
    .
    10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
    .
    11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
    .
    12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
    .
    13-në publik shfaqej rrallë
    .
    14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
    .
    15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
    .
    16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
    .
    17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
    .
    18-Hoxha arriti atë
    që nuk e arriti dot as Skënderbeu,
    … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
    .
    19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
    .
    20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
    .
    Jepini Cezarit kuroren qe i takon..sidomos pas kataklizmose se 97′ kur vrate shtetin dhe dinjitetin e kombit dhe akoma nuk po e ngjallni dot.

    Reply to this comment
    • ELIOT February 22, 19:20

      or MONTANELI KOQJA ….. EDHE NE AFRIKE KA DITATORE QE E MBAJTEN QEVERIN PER SHUEM VITESH … ME DHUEN DHE KRIME …POTR TI JE NJE DEBILE …QE TI KA HONGER DHIJA LIBRAT QE NE KATUNIN TEND … E KE NIVELIN ME POSHTE SE ZERO ..PRANDAJ NUK DO TE HUMB KOHEN ME ….uuuuuuuu VETEM PER DICKA ME VJEN KEQ …QE SE KAPEN PER SE GJALLI TA VARNIN NE MES TE TIRONES KRIMINELIN ME TE MADH TE GJITHA KOHERAVE … ME VJEN KEQ QE SE BEN SI CAUCESKUN..QE KOMANDOI PER 30 VJET ……..

      Reply to this comment
  3. fteri February 20, 09:46

    20 Shkurti i vitit 1991 ishte dhe mbetet një datë e shëmtuar në historinë tonë kombëtare. Në atë datë, në mes të kryeqytetit shpirtëzijtë ,hodhën shtatoren e Enver Hoxhës bukuria përtokë !!!,..sikur po ndrronte shtëpi nga tribuna përball sheshit skëndërbe ,të kalonte përjetësisht në zemrat e popullit që aq shumë e deshën.
    Kriminelët nuk e lanë dy kryetrima pranë e pranë ,zemrat për një çast po hidheshin ,pikonin lot ,bateria e kriminelve silleshin si morra të infektuar me qen për dore ,sikur donin ta mbronin ,kur ai ishte futur brenda zemrave të popullit.

    Heshtur ul’ kokën kali legjendar rigon lot,Heshti sytë menjëher edhe Skëndërbeu,zemra helmë i kullon ,humbëm kryetrimin ,diellin që ndriçon !

    Gjëmon sheshi në Tiranë -ashtë gjëmim e lot për komandanë !…Këtë gjë makabër ,kush e kujton ,Enver Hoxhën ta vajtojnë,trim i madhë i vegjëlisë gojëmjalt’ e mendjedritë.Fjal’ e tij si gjëmim deti ,dridhte botën si tërmeti .Me armiqët dhëmb ‘ për dhëmbë,asnë shteg kriminelve su kishte lënë,që të na zaptonin vendin.

    Ç’ të të themi ,Enveri ynë ,na dhe dritën dhe lirinë .
    Shtatorja u rrëzua nga falangat që dridhen sot pas 27 vjetësh ,por për ne zemra jote nuk pushon kurrë.

    O’ Enver ,o trim o burrë,ty të kemi në flamur.Të qanë populli përditë me zë..
    Rruga e gjatë,që ai ndoqi ,më e bukura rrug’ e nderit ,forca forcë dhe zemrat male me përjet me mësimet e Enverit.

    Reply to this comment
  4. fteri February 20, 09:48

    20 Shkurti i vitit 1991 ishte dhe mbetet një datë e shëmtuar në historinë tonë kombëtare. Në atë datë, në mes të kryeqytetit shpirtëzijtë ,hodhën shtatoren e Enver Hoxhës bukuria përtokë !!!,..sikur po ndrronte shtëpi nga tribuna përball sheshit skëndërbe ,të kalonte përjetësisht në zemrat e popullit që aq shumë e deshën.
    Kriminelët nuk e lanë dy kryetrima pranë e pranë ,zemrat për një çast po hidheshin ,pikonin lot ,bateria e kriminelve silleshin si morra të infektuar me qen për dore ,sikur donin ta mbronin ,kur ai ishte futur brenda zemrave të popullit.

    Heshtur ul’ kokën kali legjendar rigon lot,Heshti sytë menjëher edhe Skëndërbeu,zemra helmë i kullon ,humbëm kryetrimin ,diellin që ndriçon !

    Gjëmon sheshi në Tiranë -ashtë gjëmim e lot për komandanë !…Këtë gjë makabër ,kush e kujton ,Enver Hoxhën ta vajtojnë,trim i madhë i vegjëlisë gojëmjalt’ e mendjedritë.Fjal’ e tij si gjëmim deti ,dridhte botën si tërmeti .Me armiqët dhëmb ‘ për dhëmbë,asnë shteg kriminelve su kishte lënë,që të na zaptonin vendin.

    Ç’ të të themi ,Enveri ynë ,na dhe dritën dhe lirinë .
    Shtatorja u rrëzua nga falangat që dridhen sot pas 27 vjetësh ,por për ne zemra jote nuk pushon kurrë.

    O’ Enver ,o trim o burrë,ty të kemi në flamur.Të qanë populli përditë me zë..
    Rruga e gjatë,që ai ndoqi ,më e bukura rrug’ e nderit ,forca forcë dhe zemrat male ne përjet me mësimet e Enverit.!!!

    Reply to this comment
  5. KOZi February 20, 09:51

    ( Perseritje) – Enver Hoxhen nuk e deshi dhe e abandonoi Partia e tij, Partia e Punes se Shqiperise.Pas rrezimit te monumentit kemi- Ne Kongres te 10 te Partise ne korrik 1991 pasi rrezuan gjithe ideologjine e politiken e Enver Hoxhes ne cdo drejtim,ne lidhje me Imperializmin,ne lidhje me ekonomine kapitaliste, ne lidhje me besimet fetare , me liberalizimin e arteve e kultures,hapje te kufirit e etj. te nesermen u hap Kongresi i pare i Partise Socialiste.Asnje nuk kundershtoi dhe nuk kishte asnje vashdues te Enverizmit. E them kete sepse ne 1990 ne Kongresin e Partise Komuniste Italiane qe u kthye ne Partia Demokratike e Majte ,aty 8 deputete dhe rreth 1/3 e delegateve nuk pranuan dhe dolen nga salla vashduan Kongresin ne nje vend tjeter dhe mbajten emrin Komuniste dhe Antonio Gramshin simbol. Edhe sot eshte Partia Komuniste Italiane e dalur nga ai kongres. Po tek neve ,ato qe kane lindur pas 1980 nuk e njohin fare . Po te ju thuash se nuk do kete pasaporte per jashte shtetit te shikojne si ufo. Ato qe ishin mbi 35 jane ato qe e rrezuan…….tung.

    Reply to this comment