Reuters: George Washington ka prejardhje shqiptare

July 27, 2016 09:25

Reuters: George Washington ka prejardhje shqiptare

Nëna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë

Nga John McCallum/Reuters

Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.

Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.

George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës, dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.

Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare

Sipas linguistit Albert Myko, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.

“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik ‘Mary Ball Washington’ të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në Komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.

Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.

Amaneti i Washingtonit

Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi.

Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.

“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër, dhe i thash, ‘shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit’, ai, me të parë letrën, më tha: ‘E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.

Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare.

Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë”, apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.

“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.

“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”,- tregon Woodward.

“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”,- tha ai.

Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë.

Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.

Castro anglez, Lenini çeçen, De Gaulli arab

Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.

Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe.

July 27, 2016 09:25
Komento

13 Komente

  1. dash July 27, 09:48

    Ne komentin e pare kur lexova titullin,mu duk si nje nga ato budallalleqet tona me te cilat ne mburremi sa behemi qesharake me nje kre nari te semure gati.Pastaj shume nga ne kalojne ne anen e kundert dhe behemi autolezioniste ose veteshkaterues.Ne kete rast ne qofte se keto Jane faktet mire se te vijne mendoj une,do te ishte nje rast krenarie te vertete.Te presim librin ..

    Reply to this comment
    • .............! July 27, 12:37

      Shkenca po ecen me shpejtesi marramendese dhe po thyen cdo dite rekorde te reja ne arritjen e saje.

      Sidoqofte prejardhjen e Sali Berishes dhe Ilir Metes nuk mund ta percaktoje kush pasi genet e ketyre njerezve nuk perputhen me asnje grup ne bazat e te dhenave genetike. Projekti “human genom” ka realizuar skicimin e afro 100% te geneve te njeriut dhe keta dy udheheqes te medhenj nuk kane asnje gen te ngjashem me popullsine humane te rruzullit tokesore.

      Flitet se mund ta kene prejardhjen nga nje lloj bretkose qe jeton ne kanalet e ujerave te zeza ne kishat greke dhe serbe.

      Reply to this comment
  2. toni July 27, 10:22

    Nese kjo eshte e vertete, populli Shqiptar duhe te ngrihet ne rangun e Izraelit. Sic duket, perkrahja Amerikane ndaj nesh paska aresye gjenetike. And that’s great!!

    Reply to this comment
  3. diaspora July 27, 10:41

    Dhe napoleon bonaparti ka qene me origjine shqiptare.ushtaret me te besume te tije i ka pas shqiptare.dhe vete napoleon bonaparti fliste shqip.nje fraze e ti thote me grate me pelqene te flas frengjisht.kurse me burrat e me besnike te tije fliste shqipe.origjine shqiptare. Dhe napoleoni bonaparti i madhe

    Reply to this comment
  4. DIA July 27, 10:55

    O Dita jeni shume vone kjo eshte e vjeter.

    Reply to this comment
  5. genti July 27, 11:41

    haha..kete lajm e kam lex dikur te tema me date nje prill.pse nuk vini linkun ku e keni mar.te reuters ska asnje lloj materiali te till,as te mccallum.nejse bravo se na rrisni krenarin.ishalla sdel ndonje nga keta familjaret nga peja e kerkon pronat ne amerike:))te dhjere po krenar qe jam shqiptare

    Reply to this comment
  6. Rimi July 27, 12:14

    Per ty or DIA:Krahas ketij kolumtimi mor harro n.q.se ke nivelin e duhur qe shtetin Grek e formoi Kolokotroni(Bythe guri),Bubulima qe bene revolucionin ne 1824.,duke u bere krijuesit e pare te parlamentit Grek!Ndaj thote nje fjale popullore ,me mire vone se sa kurr!Ka edhe ekstremitet hitoria Shqipetare ku disa e dijne qe shtetin shqipetar e formoi kryekrimi Berishe!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  7. Shaban Marina July 27, 14:02

    Keto jane perralla pa mbret. Duket sheshit qe kjo eshte tallje, kur thuhet se Gjergj Vashingtoni paska-lene nje leter, qe te theksonte prejardhjen e vjehres dhe vjeherit te Babait te vet, kur banoret e trojeve shqiptare ishin vendes te nje popullsie pa emer te Perandorise Otomane (Turko-Osmane) te njohur si myslyman disi me turq sesa te njohurit si te Krishter. Keto parrulla I nxit Janullatosi ose I hedh ne treg ne bashkepunim me Sherimet e fshehta Greko-Serbe per te nxitur Shqiptarizmin ne menyre per ta tallur e diskretituar me vone legalisht.

    Reply to this comment
  8. Historiani July 27, 15:07

    Budallalleqe me brire!

    Propagande e vertete me flluska te verteta sapuni!

    Eshte vere dhe perralla te tilla qesharake ia vlen qe te rrefehen vetem veres…
    …Por te habit fakti qe gazeta serioze si SHQIP i boton keto “lajme” genjeshtra si gjera te verteta! Nuk ekzistojne prova per kete qe pretendohet sa me siper eshte shkruar…: jane thjesht trillime me synime te caktuara politike.

    Ky eshte nje boshllek qesharak mediatik qe te çon ne gjendje trishtimi….

    Reply to this comment
  9. Tomori July 27, 15:18

    Une i bej thirrje gazetes DITA te mos botoje “lajme” te tilla se eshte ne dem te reputacionit te mire qe ajo ka krijuar.
    Cdo lexues serioz duke lexuar kete shkrim ve re disa probleme serioze:
    1. Ne cdo njoftim te Agjensise Reuters jepet data e madje dhe ora e publikimit te lajmit qe ketu mungon.
    2.Nuk ekziston fare nje Institut i gjenetikes Schaffhausen.
    3. Nuk jepet absoulutisht asnje reference ku mund te verifikosh vertetesin e atyre qe shkruhen.
    4. Eshte dhene gabim edhe emri i gazetarit investigativ
    Kjo eshte thjesht nje histori e stisur.
    5. Bob Woodward (ne ate shkrim quhet Carl Woodward)
    Shkrimi nuk te kujton aspak nje shkrim si ata te REUTERS-it, por eshte nje histori e stisur dobet, qe na ben qesharake ne syte e botes ne shqiptareve (mos behen shkrime te tilla nga qarqe antishqiptare?).

    Per nenen e Xhorxh Uashingtonit dhe per familjen e saj ka te dhena te hollesishme dhe ne biografine e saj nuk ka asnje boshllek. Prinderit e saj, kane shkuar ne Amerike nga Anglia ne shekullin 17. Ajo ishte me origjine angleze dhe pjeserisht hollandeze, ndaj per kete arsye ajo konsiderohet me 3/4 gjak anglez e 1/ hollandez. (ne shekullin 17 jo Peja e Ballkani, por as italianet e gjermanet nuk kishin filluar emigronin ne Amerike).
    Vec kesaj, edhe sikur te ishte nena shqiptare, a mund te kete politikan serioz (le pastaj nje burre i madh shteti Si Xhorxh Uashingtoni) qe te leje amanete politike per vendin e prejardhjes se nenes se tij e qe te respektohen nga presidentet e tjere pas 2 shekujsh?
    Perse nuk luftoi edhe presidenti Uillson ne Paris per t’i dhene Kosoven Shqiperise?
    Kjo fryme delirante enderimtare dhe kjo shkeputje nga realiteti nuk na turperon ne shqiptareve patriote.

    Reply to this comment
  10. Lpl. July 27, 15:29

    Ky qe e ka shkruar kete artikullin qenka mjeshter i trillimit , hajte se ne e hame se na pelqen mashtrimi ne thojme edhe per ndonje Italjan eshte Arberesh ky ai se din ai sa here jane martuar e me cfare gradh Italjane Franceze e smeret vesh .Efhe Mandela ka qene Shqiptare jo ky ishte i zi .Merkel duhet te jete se na do shume ne dhe Ramen.Kurse Uashnktoki eshte trillim dhihet ne argumentet qe perdoren .

    Reply to this comment
  11. Akilis July 27, 15:54

    Edhe Sulltam Mehmeti i 2te e kishte nenen Greke,edhe Ismail vlora e kishte gruan greke dhe 10 djemte e tij kane 50% gjak Greke,nipat kane gjak Greke dhe mijera te tjere qe kane gjak te trazuar.
    Krijoi shtetin e amerikes thote injoranti.
    Ore keta ishin pushtues,si Anglezet,Turqit,Cifutet,Sllavet.
    A gjeten njerez kolonizatoret Angleze atje apo vetem kafshe?
    Kush e njeh Historine dhe ka pak ndjenja njerezore per te gjithe njerezit duhet te reagoje njesoj si native amerikane,si sklleverit zezake ne Amerike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*