Reuters: Partitë e mëdha duan të heqin qafe ‘kingmaker’-in

June 9, 2017 09:59

Reuters: Partitë e mëdha duan të heqin qafe ‘kingmaker’-in

 

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, shkruan se dy partitë kryesore në Shqipëri po bëjnë fushatë duke kërkuar votën që të qeverisin të vetëm, me shpresën se do heqin qafe partnerin me të cilin kanë qeverisur me radhë tetë vitet e fundit.

“LSI e Ilir Metës u bë një ‘kingmaker’ i padiskutueshëm, fillimisht në aleancë me demokratët dhe më pas me socialistët”.

“Rama dhe Basha arritën një marrëveshje në maj, duke rënë dakord që të punojnë për reformën kushtetuese dhe zgjedhore, dhe të mbështesin ofertën e Shqipërisë për anëtarësim në BE, por nuk është e qartë nëse kjo nënkupton krijimin e një koalicioni qeverisës”.

“Sondazhet sugjerojnë se socialistët do marrin më shumë vota. Por nuk është e qartë nëse dikush mund të formojë i vetëm qeverinë”, thuhet në shkrim.

June 9, 2017 09:59
Komento

2 Komente

  1. lejlek June 9, 12:05

    Ky fakt eshte mese i pranueshem masivisht nga votuesit e ndergjegjshem shqiptare per vete faktin se, ekzistenca e nje partie te dyte tete njejtit spekter eshte tamam nje “sqetullore” ne degen e se njejtes peme qe ne fshataret i “herrim” ne pranvere sepse marrin ne menyre abuzive shendetin e pemes meme.
    Konkretisht tek ne nje force e trete politike ne qeverisje nuk ka sherbyer si nxitje per zhvillim e per ecje perpara por edhe si nje faktor abuzues, e nxites se pedrejtesive ,duke shfrytezuar te qenurit ne pushtet nen hijen e “medhenjeve” pa mbajtur fare pergjegjesi per defektet e mosrealizimet e kryesueses.(degjoni me kujdes nje deputete e pozites qe shan vetveten ne nje kendveshtrimi qe as vete ajo nuk e kupton se po ben te kundrten e kritekes se shendoshe por po vete injorohet si z Kejdi me me te nderuaren ministre te arsimit)
    Me nje fjale roli i tyre eshte me shume denigrues se sa shtytes.Ndaj dhe ndarja njehere e mire nga ky lloj copezimi te pushtetit vetem per nje “cope torte “te ELEMINOHET mendoj personalisht.
    Po qe se ishte mire e bente shteti me demokracine me te madhe te botes qe ne e kemi shume per zemer Amerika kete pluri….pluri…pluri partizem me njeqind pleq si dalin tek ne si kerpudhat pas shiut me parti te reja.”Boll…., mo…o”! Do te thote nje geg, se edhe une si tosk keshtu po mendoj .

    Reply to this comment
    • Besniku June 9, 23:47

      Shpjeguar shume sakte, nga Lejleku, ate qe mendoj dhe une.
      Eshte e domosdoshme te “harret bima “, ndryshe mbetet e pazhvilluar nga vete -vehtja.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*