Reuters: E majta drejt fitores së sigurt, Berisha hesht

Redaksia Online June 24, 2013 12:27

Reuters: E majta drejt fitores së sigurt, Berisha hesht

Fitorja e bindshme e opozitës pasqyrohet edhe në mediat e huaja. Agjencia Reuters shkruan sot se ndërsa votat vijojnë të numërohet, rezultatet e para flasin për rreth 84 mandate të fituara nga e majta.

“Opozita e majtë në Shqipëri i kërkoi kryeministrit Berisha të pranojë humbjen, pas asaj që duket si një fitore e qartë e saj. Partia e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës thotë se kur janë numëruar më shumë se 20 për qind e votave, aleanca pritet të marrë më shumë se 80 vende në Parlamentin e ri. Nuk pati asnjë deklaratë nga Berisha dhe demokratët, të cilët gjithashtu pretenduan për fitore që në minutat e para pas mbylljes së kutive të votimit.

Projeksionet e para zyrtare tregojnë se socialistët mund të marrin afërsisht 84 mandate, ndërsa demokratët 56”.

 

Reuters: Zgjedhjet në Shqipëri, dhunë dhe situatë anormale për një vend të NATO-s

Procesi i votimit dhe incidenti i rëndë që ndodhi në hapje të tij në Laç është pasqyruar edhe në mediat e huaja. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan në faqen e saj online se situata nuk është normale për një vend anëtar të NATO-s.

“Një aktivist u vra dhe një politikan u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri gjatë procesit të votimit, i cili po vëzhgohet nga aleatët perëndimorë, duke rritur shqetësimin për demokracinë në vendin anëtar të NATO-s. Opozita pret fitoren, çka do t’i hiqte mundësinë e një mandati të tretë dhe të paprecedent kryeministrit Sali Berisha. Por rreziku i një rezultati të kontestuar është rritur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të anëtarëve të KQZ, i cili nuk mund të certifikojë rezultatin.

Ngjarja në Laç rrit frikën e konfrontimit në vendin e polarizuar mes demokratëve të Berishës dhe socialistëve të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, pasi dhuna elektorale është një fenomen me precedent.

Që në vitin 1991, Shqipëria nuk ka mbajtur zgjedhje plotësisht të lira e të ndershme dhe një dështim tjetër do të reduktonte ambiciet e vendit për t’iu bashkuar vendeve të BE-së.

Në Laç, një aktivist i opozitës u vra dhe një kandidat për Partinë Demokratike u plagos. Policia tha se është qëlluar me katër armë të ndryshme.

Berisha, një ish-kardiolog, dënoi dhunën. “Votova  44, preka fatin dhe ndjeva një kanqësi të veçantë një ndjenjë që s’e kam përjetuar më parë”, tha ai pasi votoi.

Sondazhet flasin për një diferencë të ngushtë në avantazh të socialistëve të 48-vjeçarit Rama, i cili është në aleancë me një parti të vogël të majtë, e cila ishte më parë në koalicion me Berishën. Rama i humbi zgjedhjet e vitit 2009, çka pasoi me një protestë ku forcat e sigurisë vranë katër persona.

Berisha ka dominuar në jetën politike shqiptare që prej rënies së sistemit stalinist. Në moshën 68-vjeçare, një humbje në këto zgjedhje do të thoshte fund i karrierës së tij politike. Ramma tha sot në Laç se vrasja ishte një përpjekje për të frikësuar njerëzit dhe për t’i mbajtur larg kutive të votimit.

“U bëj thirrje njerëzve të votojnë, sepse një veprim që kërkon vetëm pak minuta kohë do të jetë vendimtar për katër vitet e ardhshme”, tha ai.

Të drejtën e votës në Shqipëri, duke përfshirë edhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit, e kanë 3.27 milionë persona. Ky numër është më i madh se ai numri aktual i popullsisë 2.8 milionë banorë.

Qendrat e votimit pritet të mbyllen në orën 19:00. Rezultatet zyrtare priten në darkë vonë, por sistemi i numërimit në zgjedhjet e shkuara ka dëshmuar vonesa dhe mosnjohje rezultati.

Rama i ka tërhequr tre përfaqësuesit e tij në KQZ-në me 7 anëtarë, pasi qeveria përzuri nga ky komision një anëtar të partisë që ndryshoi koalicionin.

Socialistët dhe demokratët e Berishës nuk ndryshojnë shumë në pikëpamjet për integrimin e vendit në BE apo politikat properëndimore. Por marrëdhënia e tyre kontradiktore nuk e bën të lehtë qëndrimin e Brukselit dhe aleatëve të NATO-s ndaj politikës shqiptare.

Bashkimi Europian është shprehur se zgjedhjet janë një test krucial para se Shqipëria t’i afrohet bllokut 27-vendësh, pjesë e të cilit Kroacia do të bëhet në korrik. Shqipëria aplikoi për t’u anëtarësuar katër vite më parë, por ende nuk është bërë kandidate për anëtarësim.

Qeveria që do të dalë nga këto zgjedhje do të përballet me efektet e krizës së eurozonës në ekonomi, në një kohë kur rreth 1 milion shqiptarë punojnë në Itali dhe Greqi, dy vende të prekura nga kriza. Ndërsa Shqipëria ka shmangur deri tani recesionin, remitancat kanë shënuar rënie, kurse borxhi publik dhe deficiti buxhetor janë rritur”.

 

 

 

Redaksia Online June 24, 2013 12:27
Komento

48 Komente

  1. Yllka June 23, 15:28

    Po ku ka zot e iman ky legen plak mer. po ky ska fitu ndonjehere pas 92 ne shqiperi. Dhe ate kohe fitoi populli mbi komunizmin, jo besimi te saliu. Eshte aq i gerryer sa s do mend qe sduhet te qendroje me aty ku ishte. Ai kete here eshte i ikur, madje thuhet qe po mbledh parate qe ka vjedhur e po iken si tradhtaret. Maskara

    Reply to this comment
    • Klajdi June 23, 15:33

      Saliu humbi. Sot kushdoq e ska votuar akoma duhet te kete kuptuar rendesine e votes., E pate se si trembest saliu nga vota e qytetarit? E pate dhe e shihni sa i tmerruar eshte? Kete e ka nga frika qe i kall kjo vote masive kunder,. Dil voto dhe ti, mos e ler voten te shkoje dem.

      Reply to this comment
      • klevisa June 23, 15:44

        Ky qe tha qe do te respektonte voten e lire, vullnetin e popullit, ky eshte ai qe po perpiqet deshperimisht te perfitoje duke trembur zgjedhesit qe te votojne. Por ne duhet te mposhtim friken dhe t’i japim goditjen qe meriton permes votes.

        Reply to this comment
        • tina June 23, 17:22

          ESHTE TURP QE MEDIAT E HUAJA PO E DISKUTOJNE NE MENYRE TE TILLE VENDIN TONE

          SOT KUR KANE NGELUR ME PAK SE 1 ORE KOHE PER TE VOTUAR NE DUHET TE GJITHE TE COHEMI

          VOTONI VOOOOOTONI VOTONIIII NJEREZ!
          RILINDJA DUHET TE MARRE JETE SOT

          Reply to this comment
          • LUANA June 23, 17:24

            SA ME KEQ SE KAQ MUND TE SHKOJE SITUATA?

            ESHTE NJE TRAZIRE E VERTETE QE MEDIAT E HUAJA PO E PASQYROJNE ME PERPIKMERI DHE ESHTE TURP PER NE QE JETOJME NEN NJE TABLO TE TILLE

            COHU TANI DHE JEP KONTRIBUTIN PER RILINDJE

            VOTO 29 VOTO RILINDJE

          • ELTI June 24, 12:52

            Eshte dita qe ne te gjithe kemi fituar dhe duhet te kuptojme qe kjo eshte ne fitoren e te gjitheve dhe atyre qe kane votuar djathtas do te kuptojne qe ajo ishte nje vote e gabuar. Ne te gjithe kemi fituar.

          • Qemali June 24, 13:05

            PLakut i kane mbarur baterite, tashme nuk ka as ze per te dale dhe per te pranuar humbjen e zgjedhjeve. Berisha ka skaduar ky ishte fundi i tij.

          • Asli June 24, 13:21

            Fitore historike, e papare kjo. Shifrat tregojne per nje epersi te koalicionit te majte dhe per permbysje rezultatesh neper bastione te djathta, qe dje votuan per Rilindjen.

            Megjithse mbetet ende kohe deri ne perfundim te votimit, te gjitha gjasat jane qe PS dhe aleatet te fitojne bindshem duke shenuar keshtu humbjen historike te PD.

    • helga June 23, 15:36

      po e thote e gjithe bota sot se ne vendin tone po ndodh nje proces anoraml

      dhe sigurisht kur saliu organizon zgjedhje nuk ka si te jene normale,krimi ka pushtuar cdo cep te qeverise administrates dhe policise

      sot eshte policia aleati numer 1 i krimit dhe ne te gjithe duhet te bejme detyren tone per te mbrojtur voten e rilindjes
      vetem 2 ore e gjysem ka ngelur,voto voto voto!

      shqiperia duhet te rilinde

      Reply to this comment
    • gjergji June 23, 15:42

      saliu tashme qe e di qe po iken, nuk po i plas me fare per standartin e zgjedhjeve, madje ai po kujdeset qe Shqiperise t’i dale nami i keq per te demtuar integrimin e vendit. Ne nuk do ta lejojme Saliun te demtoje te ardhmen tone, prandaj sot do te votojme per te refuzuar regjimin e tij, sot ne duhet t’i japim fund atij.

      Reply to this comment
    • ersa June 24, 12:43

      me mire vallaj qe po hesht se skemi me nerva me e duru.ne per kete dite luftuam sot.leqe cdo thote njehere.ska me asgje per te thene.ja tha populli te gjitha.

      Reply to this comment
    • Maksi June 24, 12:45

      berishes i ka rene te fiket mesa po shof !! po e mban heshtjen zgjedhore me vale te gjata !!! kshtu eshte kur i tradhton shqipetaret !! ja si jan shqipetaret jan njerez qe sduan te jetojn ne qeverisjen e nje mashtrusi !! fitorja eshte e Edi Rames bravo

      Reply to this comment
    • Uanda June 24, 13:04

      po se eshte derr saliu nuk ka faj populli, ai po donte te manipulonte , arriti deri ne vrasje , dhe donte me mish e me shpirt te blinte vota me pula dhe ushqime , ti poshteronte njerzit si mos e me keq, por tani i erdhi fundi ne jemi fitorja ne jemi rilindja

      Reply to this comment
    • una June 24, 13:19

      hesht sali hesht se me shume humbet, o ne fakt cdo ti thote popullit ai, qe deshtoi dhe pas atyre mjera manipulimeve dhe rrenimit qe beri, un se kuptoj kush e voton, rryshfete pafund dha i ziu po prap si eci, tani te hesht po dhe heshtja e tij te genjen

      Reply to this comment
    • ymeri June 24, 13:35

      po nuk erdhen kot te gjithe ata emigrant qe po ta krahasosh me zgjedhjet e kaluara kane petur nje rritje shume te madhe ne numer, vendi ishte ne hall dhe ata e ndihmuan ate duke votuar per edi ramen dhe rilindjen, te gjithe per 1 dhe 1 per te gjithe #rilindje

      Reply to this comment
    • ILDA June 24, 15:10

      ja veriu ja dhe jugu tashme jane nje, nje simbolik e bukur zoti rama , politik te bashkuar po ben rama me bashkepunim e gjtheperfshirje per te gjithe,
      ky eshte lideri i parties socialiste , ky eshte lideri qe kerkojme, ky eshte edi rama magjik dhe surprizues drejt fitores se

      Reply to this comment
  2. keno June 23, 15:28

    mos i boj thirrje njerzve po boji vetem SALIUT se ai e ben kete gje !! po te jete ai njeri normale dhe politikan demokrat ne kuptimin e plote te fjales atehere sdo kishin ndodhur keto gjera !! se njerzit qe ka vene ai jan njerez me precedente penal dhe kudo ne ote po te ken ato perkrahjen e kryeministrit bojn namin !! kshtu qe faji eshte vetem i SALIU

    Reply to this comment
    • maksi June 23, 15:31

      ja pra kush eshte saliu qe dele e ben para jush sikur eshte virgjeria madhe po nderkohe con njerez neper qendra votimi te vrasin njerez te pafajshem dhe policja as se mere mundimin ti ndaloj !! duhet te iki sezben ky saliu nga pushteti se na ka rrenuar

      Reply to this comment
      • keni June 24, 12:47

        snaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa besohettttttttttttt fitoreeeee rilindjejeeee gjithandeeeejjjjjjj superrrrrrrrr fitoreee skemi llafe ta pershkruajme.BRAVOOOOO RAMAAAAAAA

        Reply to this comment
        • safeti June 24, 12:48

          super fitore edi rama.super fitore rilindja super njerez qe sot u cliruan nga saliu.sottt rilindjaaaa triumfonnn e sot pervahet partia demokratike njehere e mire

          Reply to this comment
    • tutushi June 24, 12:44

      HALLLAAAALLL RAMAAAAAA E KA PAS HALLALL VOTEN TONE.BRAVOOO BRAVOOOOOO BRAVOOOOOOOOOOO.URIMEEEE RAMAAAAAAAAA URIMEEEE LIDERI YNE I RIIIIIIIIII

      Reply to this comment
    • ymeri June 24, 13:47

      skuadra e rilindjes po merr dhene , po truimfon bindeshem dhe kudo po festohet rilindja, jemi te mrekullueshm kemi bere nj fitore historike, saliu gjysh erdhi koha te ikesh e te mos dalesh me ne tv se je i deshtuar komplet

      Reply to this comment
  3. helga June 23, 15:29

    zgjedhjet nuk mund te jene normale ne momentin qe organizohen nga saliu ai vetem anormali shkakton

    ne te gjithe duhet te shkojme te votojme kane ngelur vetem 2 ore e gjysem per te qene te lire,per te shprehur vullnetin tone

    votoni nr 29 qe shqiperia te rilinde qe kjo gjendje lufte te marre fund nje here e pergjithmone

    Reply to this comment
  4. fatjoni June 23, 15:31

    Gjyshi se ka dashur kurre NATO-n e as SHBA-te. I ka urryer perhere e me cdo diplomat eshte konfrontuar ne fund sepse ai eshet i semure per uaurpim pushteti. Kete here populli sja fal, populli se le kete here te beje ate qe ai do. JO, ndaj te gjithe shkoni ne votime, #voto29

    Reply to this comment
    • orgi June 24, 13:49

      mire e bukur pa asnje dyshim ne do te fitojme sondazhet po na nxjerrin fitues ,gjithe te tjeret me shume njerez se kaq nuk ishin pare te gjithe te bashkuar e per pak ore do te marrim fryme lirisht ne nje vendt qe do te clirohet nga diktatori, rilindje

      Reply to this comment
  5. Elma June 23, 15:33

    Eshte mese vertet po ky zoteria qe na permend naton e di mire qe nuk eshte merite e tij qe ne sot jemi ne nato por e nje procesi te gjate qe kishte filluar me kohe dhe te gjithe e dime mire qe kjo qeveri po na kthene vite mbarapa me keto vepra kriminala. Kjo qevri do te largohet me patjeter nga qeverisja po ata qe vuajne pasojat jemi ne.

    Reply to this comment
  6. Sonja June 23, 15:38

    Saliu ka vite qe eshte anoraml dhe si rrjedhim nuk ka si te kete nje qeverisje normale qe ka mbledh te gjithe horrat dhe kriminelet rreth vetes e pretendon ta mbaje kete vend nene terror per zgjedhje nuk e din akoma se ajo qe vuajm ne per kater vite na motivon sot qe ti dal kunder hapur kesaj qeverie qe me voten tone do te shporret nga qeverisja e vendit.

    Reply to this comment
  7. Danko June 23, 16:54

    Njesoj si ne vitin e mbrapshte 1996 edhe sot Majlinda Bregu deklaron disa ore para mbylljes se votimit per te dhena optimiste te fitores
    Mos u genjeni!
    Ne kete nje ore e gjysem qe ka mbetur nxitoni se ka akoma,ka kohe per te shprehur vullnetin tuaj per te mundesuar largimin e QEVERISE DESHTAKE

    MUNDESO ECJEN E SHQIPERISE PARA NE RRUGEN E INTEGRIMIT EUROPIAN/
    RILINDJE PER SHQIPERINE

    Reply to this comment
  8. Qerim June 23, 17:11

    Eshte ora vendimtare per te ardhmen e shqiperise.
    Nxitoni te gjithe ato qe akoma nuk kane votuar te kryejne detyren qytetare.
    Berishes i intereson te marrin pjese sa me pak ne votime. Ne duhet te Blindojme voten tone per te larguar shkaterruesin e vendit qe po perpiqete te shkaterroje zgjedhjet

    Reply to this comment
  9. Refat June 23, 23:45

    Ju te gazetes DITA duhet te hapni faqen e pare me Dicituren: Sali Berisha ka votuar sot largimin e tij nga pushteti i korruptuar pasi ka votuar dy 44 (katrat) e dy mandateve te deshtuara nga keqqeverisja. Gjeni dicituren dhe percillni fabulen qe percjell ky mesazh.

    Reply to this comment
    • riku June 24, 12:50

      berisha tashme e ka pranuar humbjen.kjo ishte fitorja me e madhe e te gjitha koherave.qe do fitonim e dinim por ka thelle ama nuk na e priste mendja.mesa duket paska pasur me shume socialiste se kurreeee ! urimeeee ramaaaaa urimeeee rilindjaaaaa urimeee per fitoren e thelleee urime qe na ndihmuat ta hiqnim berishen njehere e mire!

      Reply to this comment
      • ramizi June 24, 12:50

        pupuupup sa shume e kemi pritur kete moment.keta kane mbetur pa fjale se fytyra ka kohe qe ju ka ikur.keta sot jane ngjirur te gjithe.duhej qe do shkonte kshu po mesa duket saliu pa humbur shume thelle qe ska as goje te dali e ta thote humbem.ikee saliii.ikeeeee hahahahha

        Reply to this comment
  10. fat man June 24, 04:14

    Nuk po shikojme te na dali Ramiz Kreka, me na dhon ndoj menim budalle per zgjedhjet. I ka hutu fitorja e Edi Rames.

    Reply to this comment
    • gerti June 24, 13:56

      nje triumf mbi te jeten , mbi rrenimin, mbi saliun, mbi diktaturen dhe nje vote rilindase qe po e con shqiperin drejt nje te ardhemeje te sigurt e te paqte, suksese te prsim finalen tanime per et shpallur feten e madhe

      Reply to this comment
  11. ujku June 24, 12:40

    fitoree e madhe dhee ee e pa kontestueshme,,,nje fitore qe ngjane me ate te viteve 92,,, berisha sic erdhi ne pushtet ne menyre plebishitare,, po ashtu po largohet ne menyre plebishitareeee ,,, nje leksion per diktatorin dhe vrasein,, mos guxoj kush te prek popullin sepse keshtu goditet me voten e qyytetareveeee..rilindjeeeeee

    Reply to this comment
  12. sasha June 24, 12:45

    Berisha eshte ne dite zie dhe gjithe partia demokratike,

    shpresoj qe greta ti bej nje kenge me rastin e humbjes …

    Forca Rilindje!!!!

    Reply to this comment
    • sara June 24, 13:58

      beravo aleanca keni bere pune te shkelqyer, veriu dhe jugu po i japin fund historise se te qenurit te gjithe te ndare, ne jemi nje dhe shqiperia si e tille do te kete nej super fitore, veriu perbys saliu si kurre me pare

      Reply to this comment
  13. dea June 24, 12:45

    Fitrja tashme shte mese e sigurt , me nje diference te helle, nje fitore historike e te majtes shqiptare…..Rilindja triunfoi mbi rrenimin dhe baterdine shkaterruese te Berishes dhe pushtetit te tij famekeq.

    Reply to this comment
  14. Ballshi June 24, 12:51

    Te hesht dhe te zhduket njehere e pergjithmon nga skena politike se boll vuajtje i ka shkaktuar ketij populli. Ky njeri(saliu) kudo ku ka shkelur ka lene pas : gjak, shkatrrim, varferi, percarje dhe urrejtje, qe kurr me pare nuk i kishin provuar ne kete shkalle shqiptaret, Sot eshte nje dite e madhe : Shqiperia shpetoj nga diktatura berishjane , era e Rilindjes do te pastroj vendin nga bandat e pushtetit qe po lem pase, krimi dhe korrupsioni i qeverise ne largim do perpiqet te fshihet skutave, por nuk ka per ti shpetuar drejtesise qe do rilind. Edi Rama e mbajti fjalen duke i dhene te majtes nje fitore historike dhe me siguri do te behet garant i realizimit te programit elektoral te RILINDJES.Turp per ata socialist qe nuk i’u bashkuan Edi Rames ne kete fitore historike !

    Reply to this comment
    • hesta June 24, 14:00

      me ne fund populli reagoi me se miri ndaj nje saliu qe po bente kerdine me leket tona , me cdo institucion e administrat nuk la asnje te lire po i hyri dhe vuri ligjin e saliut, stop kjo nuk bene me per ne fitore dhe rilindje

      Reply to this comment
  15. kubi June 24, 12:52

    mduket se partia demokratike sot morri fund.jo vetem se nuk i fitoi zgjedhjet po se tani do fillojne percarjet midis zhozit midis bregut midis lulit e argites.jam shume kurioze te di si do veje ky halli i ketyre mostrave.Nejse e rendesishme eshte qe berisha i fitoi zgjedhje keta le te vriten po te duan.

    Reply to this comment
  16. sasha June 24, 12:52

    populli flet me vota,

    mediat flasin me fakte, mediat e huaja po ashtu

    rritet entuziazmi te populli..

    berisha hesht!!

    Reply to this comment
  17. Joni June 24, 13:06

    Eshte vote kunder disa veglave te tjera si Shkullaku, Zheji e ndonje tjeter qe genjenin ne diell te hapur per te mbrojtur pushtetin abuziv te Saliut

    Kjo klike u kthye ne nje bashkesi legenesh qe sillte vetem urrejtje popullore dhe ne disa raste urrejtje dhe me te madhe sesa ndaj vete Saliut

    Kjo klike solli edhe kete rezultat kaq te thelle pro opozites

    Reply to this comment
  18. lela June 24, 13:07

    te gjitha mediat e huaja po japin fitoren e partise soidlaiste t egjitha mediat e huaja po japin qe e majta eshte triumfuese me nej fitore plebishitare dhe kjo gje esht egarantuar nga vota e sovranit qe rrezoi diktaturen

    Reply to this comment
  19. ervin June 24, 13:09

    reuters dhe te gjitha agjensite e huaja nderkomebatre e kane dhen ekete lajm qe shqiperia praktikisht ka rilindur qe shqipatret e rrezuan sali ebrishen kete diktator te pa epur per pushtet qe tani mori fund

    Reply to this comment
  20. sasha June 24, 13:13

    e majta eshte drejt fitores se sigurt dhe e djathta eshte drejt humbjes se sigurt.

    ky eshte super lajm, sepse erdhi dhe dita e bekuar dhe e shumpritur Berisha humbi,

    bashke me mbeturinat e tij..Fitore Rilindje

    Reply to this comment
  21. albana June 24, 13:14

    vendi eshte ne prag te nje shqiperie totalisht me nej shtet demokratik dhe kjo pasqyrohet shuem qarte dhe nga mediat nderkombetare dh ekjo ak rendesi per vendin kjo ka rendesi edh per europen

    Reply to this comment
  22. sasha June 24, 13:15

    Berisha eshte ne heshtje dhe gjithe demokratet, qe ulurisinin dhe bertisnin dje nen efektin e ::”””fitores:””

    qesh mire kush qesh i fundit…

    shyqyr qe erdhi kjo dite te shpetojme nga keto fundurina

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*