Dhëndri i Trump dha leje për Khashoggi, Erdogan shantazhoi Presidentin?

November 4, 2019 15:31

Dhëndri i Trump dha leje për Khashoggi, Erdogan shantazhoi Presidentin?

Jared Kushner i dha leje Princit saudit, Mohammad bin Salman, që të arrestojë gazetarin Jamal Khashoggi, para se ai të vritej dhe trupi i tij të zhdukej brenda ambasadës së Arabisë Saudite në Turqi. Por kjo telefonatë është përgjuar nga shërbimet turke dhe është përdorur nga Presidenti Erdogan për të shantazhuar Donald Trump që të tërheqë trupat nga Siria.

Kështu pretendon revista britanike “The Spectator”, sipas të cilës, komisioni hetimor i drejtuar nga demokratët në Kongresin amerikan, që po merret me procedurat e shkarkimit të Presidentit Trump, ka arritur të sigurojë 7 agjentë të shërbimeve inteligjente që do të dëshmojnë. Mes tyre është edhe agjenti që ka siguruar informacionin bombastik mbi vrasjen e Khashoggi-t.

Khashoggi ishte kolumnist te gazeta amerikane “Washington Post”, i cili fillimisht mendohej se ishte pranë familjes mbretërore saudite, por më pas nisi të shkruante kundër Princit të ri që nisi të fitonte pushtet.

“The Spectator” është një revistë e përjavshme britanike e publikuar për herë të parë në vitin 1828. Mes redaktorëve të mëparshëm të saj ka qenë edhe Kryeministri i tanishëm britanik, Boris Johnson (1999–2005).

 

l.h/ dita

November 4, 2019 15:31
Komento

4 Komente

  1. Arben November 4, 15:55

    Arabia dhe gjithe arabet pergjithesi, qeverrisen nga kriminela te komanduar nga perendimi, qe punojne kundra popullit. Ky eshte problemi

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi November 4, 20:41

      Kurani i ka parashikuar te gjitha! Mirpo ja dreqin qe kete gje nuk e paska parashikuar e t’ua thoshte arabve!

      Reply to this comment
    • Shefqet Cela November 4, 21:05

      Priblemi nuk ësht nga kush qeveriset ky popull, por kujt i shërben kjo qeveri që është tragjedi për rajonin, sidomos Iranin dhe aq më shumë fatkeqët jemenitë.

      Reply to this comment
  2. Shefqet Cela. November 4, 21:05

    Priblemi nuk ësht nga kush qeveriset ky popull, por kujt i shërben kjo qeveri që është tragjedi për rajonin, sidomos Iranin dhe aq më shumë fatkeqët jemenitë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim