Revista franceze indinjon italianët, satirizon katastrofën e urës Morandi

August 23, 2018 15:54

Revista franceze indinjon italianët, satirizon katastrofën e urës Morandi

Revista franceze Charlie Hebdo ka satirizuar së fundmi tragjedinë e Xhenovës, duke e lidhur atë me krizën e emigrantëve.

Në kopertinën e përjavshme numër 1361 shihet një karikaturë me sfond të verdhë, që tregon lart në të majtë urën e shembur, ndërsa poshtë tregon mes rrënojave një makinë dhe një emigrant me ngjyrë që pastron rrugët.

 “Ndërtuar nga italianët, pastruar nga emigrantët“, kjo është fjalia që shoqëron karikaturën e përshkruar më sipër.

Disa ditë pas shembjes së urës, në rrjetet sociale qarkulloi një kopje e rremë e revistës javore që i kushtohej pikërisht tragjedisë së Xhenovës.

Karikatura e rreme ishte formuar me disa modifikime, bazuar në një vizatim të karikaturistit italian Ghisberto. Në të tregohej një pjesë e urës së pjerrët mes një këmbe të rrugës, makina që binin në tokë, tre çanta të mëdha parash në pjesën e sipërme të kundërpeshës , si dhe flamuri italian që valëvitej në majë të shtyllës.

Kjo karikaturë  nxiti polemika të ndryshme e madje, eksponenti i “Fratelli d’Italia” Marco Marsilio i kërkoi ministrit të Jashtëm Moavero të thërrasë ambasadorin francez në Romë.

Charlie Hebdo ka ngjallur shpesh indinjime me karikaturat e saj dhe kujtojmë këtu 7 janarin e vitit 2015, ku revista u bë shënjestër e një sulmi terrorist nga dy vëllezërit Saïd dhe Chérif Kouachi, të cilët vranë 12 persona dhe plagosën 11 të tjerë.

s.a/dita

 

August 23, 2018 15:54
Komento

4 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku August 23, 16:49

    Eh mer ti keta francezet e krruajne pak si shume me te gjithe. Kur del ndonje hundelesh qe ua fut nga prapa fillojne e kerkojne mbeshtetje nderkombetare, madje del edhe Edvin Bytho Rama, fut nja tre kalema me ngjyra ne xhep e shkon e jep shfaqje ne rruget e Parisit, si atehere qe mbaronte nje pjate makarona me nje pirun.

    Reply to this comment
  2. Gano August 23, 18:13

    Marredheniet ndermjet francezeve dhe italianeve lene shume per te deshiruar.Francezet i quajne jo te besueshem dhe te prapambetur.Prapambetja eshte fakt ne mentalitetin e italianeve shtoji ketu dhe mendjemadhesine franceze dhe kuptohet vete se cvete.

    Reply to this comment
    • Linda August 23, 22:12

      Geno djali nga te dolen te prapambetur italianet? Kur Roma ishte perandorI francezet kishin Asterix e Obelix…edhe keto ne filmat vizatimor

      Reply to this comment
  3. Asnjeansi August 24, 12:19

    Hajde Gano , hajde , italianet qenkan te prapambetur !? , qe i kane dhene kulture e perparim gjithe botes ? Po te permend vetem disa fusha , ku jane te pa arrtshem nga te tjeret : Italianet zene vendin e dyte pas SHBA-ve per nobeliste . Italianet kane nxjerre artistet dhe regjizoret me te mire ne bote , italianet zene vendin e pare ne kinematografi , pas Hollivudit (ku, edhe aty me te miret jane italiane) , italianet kane nxjerre kompozitoret dhe kengetaret , sidomos lirike , me te miret ne bote , ne Itali ka lindur muzika . Italianet kane qene dhe jane nder me te miret ne art , sport , shkence e ne çdo fushe te jetes . Nuk ka komb ne bote qe t’i kete dhene njerezimit ne shekuj , me teper se ai italian . Italia disponon 70% te trashegimise kulturore BOTERORE te njerezimit . Se fundi per francezet , qe mburen me kryeveprat e galerise se arteve te Luvrit ne Paris , si me e rendesishmja e botes (mbas asaj te Vatikanit) , shumica e autoreve dhe piktoreve te ketyre kryeveprave , jane italiane . Perveç nje fare epersie ekonomike te Frances ndaj Italise ne 10-15 vitet e fundit per shkak te krizes ekonomike , ne asgje tjeter , Franca nuk eshte mbi Italine , me perjashtim te nacionalizmit dhe racizmit te semure qe karakterizon ne pergjithesi francezet per te gjithe popujt e botes .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*