“Islands” u sugjeron turistëve: Tirana, kryeqyteti më vibrues i Ballkanit

July 11, 2018 16:21

“Islands” u sugjeron turistëve: Tirana, kryeqyteti më vibrues i Ballkanit

Revista e njohur në fushën e turizimit “Islands” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, duke e renditur atë në krah të kryeqendrave botërore më trendi të turizmit, si Tajlanda, Kuba apo ishulli i Balit.

“Islands” thekson se Tirana është një nga kryeqytetet më të gjalla të Ballkanit.

Ajo vijon të shkruajë se kryeqyteti është vibrues, i ri dhe me plot gjëra të cilat të bëjnë ta harrosh ndjesinë e mërzitjes.

Kjo revistë turistike përmend si pika atraktive sheshin “Skënderbej”, xhaminë e Et’hem Beut, Operën, Bibliotekën Kombëtare, Muzeun Historik, Galerinë e Arteve dhe Bllokun, duke e cilësuar këtë të fundit si një vend “cool”.

Më poshtë, shkrimi “Tirana, qyteti që nuk fle kurrë”

Ngjyra, muze dhe lokale që të heqin trurin… Kështu i mirëpret vizitorët e saj Tirana. Shqipëria cilësohet si “Zbulimi i Vitit” dhe qëndron krah Kubës apo ishullit të Balit.

Një qytet vibrues, i ri dhe plot me gjëra për të bërë dhe për të parë, ku vështirë se mërzitesh ndonjëherë. Tirana është një nga kryeqytetet më të gjalla të Ballkanit. Turi nuk mund të nisë nga ndonjë vend tjetër veç Sheshit “Skënderbej”, i rikonstruktuar së fundmi dhe kushtuar Heroit Kombëtar, i cili në vitet 1400 mbrojti Shqipërinë dhe Perëndimin nga sulmet e perandorisë Osmane.

Si për ironi të fatit, dy hapa larg statujës së Skënderbeut është xhamia e Et’hem Beut, më antikja në Tiranë, dhe një prej ndërtesave fetare më të rëndësishme. Në shesh ndodhet edhe Opera, Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik, brenda të cilit ilustrohet historia e Shqipërisë, që nga Paleoliti e deri në Komunizëm.

Tirana është e pasur me Muze dhe Galeri Arti, të cilat ia vlen t’i përfshish në itinerarin e udhëtimit. Nuk mund të humbisni as vizitën në Bunk’Art, e vendosur brenda një bunkeri anti-atomik, që ripërshkruan historinë moderne të qytetit, nga pushtimi italian e deri në rënien e komunizmit.

Pasi të hyni mirë në qytet, nuk mund të mos e bëni një shëtitje nga Blloku, lagja ku gjatë regjimit komunist mund të futeshin vetëm ata që kishin lidhje me nomenklaturën. Sot Blloku, është vendi më “cool” në Tiranë, me bare dhe restorante.

 

s.a/dita

 

 

July 11, 2018 16:21
Komento

6 Komente

  1. intelektuali July 11, 16:37

    Ore keta te Rilindjes Enveriste te Edvinit po i bejne te gjithe lekat e kanabisit dhe kokaines RUSH E KUMBULLA per reklama dallkaukesh dhe katunaresh dru me pre

    sepse:

    Ja cfare shkruan gazeta DITA ne faqen tjeter te saj:

    “…Kriminaliteti në Tiranë, dominojnë vjedhjet e banesave dhe automjeteve…”

    KUJT T’I BESOSH?

    Reply to this comment
  2. Pallavra July 11, 18:03

    Tirana qytet vibrant???
    Atje ku makinat ecin dhe ndalojne vend e pa vend, ku ndetimet me leje dhe pa leje bejne qe rruget duken si labirinthe urithi, ku stacioni i autobuzave te rretheve duket sikur je ne afganistan, atje ku njerezit kalojne rrugen vend e pa vend, lypsat dhe qente e rruges i ke cdo 100 m. Me nje fjale t’i besh mutin

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana July 11, 19:43

    I shkreti ti o inteleshin qe te kane roitur trute!

    Reply to this comment
  4. Arben July 11, 21:10

    ja i hodhem ne ajer edhe 1 milion euro nga parate tona.

    rrofte lalidhjeri.

    Reply to this comment
  5. nje banor i Tiranes July 12, 22:04

    Ngordhte Arben turku .

    Reply to this comment
  6. shvejku July 12, 22:59

    Epo bota kerkon te vije ne Shqiperi per qejf,ndersa 367 mije shqiptare duan te ikin sa me pare nga ky vend!
    Si mund te spjegohet bkjo?
    Me siguri qe te huajt jane mashtruar nga media,se me mire Tiranen dhe Shqiperine e dine ata 367 mije shqiptaret qe duan te ikin e jo te huajt!
    Ne se duan te shikojne Tiranen e kohes se qepes,le tre vijne ne Yzberisht,ku do shohin mrekulline e Rames dhe lal Erit se si rrojne 50 mije banoret e tij me keq se te internuarit e diktatures!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*