Revista “Time” zgjedh këngëtaren shqiptare si një nga 100 personazhet më me influencë të 2021
Nga Arkiva
Një tjetër sukses për ikonën e muzikës pop Dua Lipa.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është përzgjedhur nga revista prestigjoze “Time” si një nga personat më me influencë të vitit 2021.
E emocionuar, 25 vjeçarja e ka cilësuar shfaqjen në vetë kopertinën e “Time” dhë këtë vlerësim, një nder të vërtetë.
“Nuk e mendoja në një milionë vjet se do të vendosja një rekord si ky”, shprehet Dua Lipa.
Ajo shfaqet edhe gjatë realizimit të fotografive për revistën prestigjoze, e veshur me një fustan ngjyrë rozë.
“Përmes muzikës time doja që njerzit të ndiheshin të lidhur, ishte një lloj uniteti dhe emocioni. Përgjigjia ishte e jashtëzakonshme dhe mbështetëse”, shton ajo.
Dua Lipa është një yll në ngritje dhe qëndron shumë lart, edhe pse u bë pjesë e showbizit dhe muzikës vetëm pak vite më parë. Kështu e përshkruan këngëtarja Kylie Minogue, 25-vjecaren që e sheh si vërtet premtuese për në të ardhmen.
Pjesë e listës së përvitshme të revistës “Time” janë personalitete të shquara nga politika, showbizi, shëndetësia e biznesi.
Dua rradhitet e para mes yjeve të muzikës botërore, mes 54 femrave të tjera.
Këtë vit, vetë kryeredaktori i “Time” thotë se nuk kanë menduar për moshën por vetëm për personalitetet e famshme, që kanë influencë të drejtëpërdrejtë tek publiku.
j.l./ dita
Dua natyrisht qe eshte nje person qe ka influence ne gjithe Boten ,
se kjo ne nje kenge te saj kishte mbi 2 miliard shikues, ne You Tube ,
si asnje tjeter ne Bote
Syte i ka pa jete fare. Duket sikur shpirti e shkendia e jetes jane jane fikur brenda saj dhe dicka tjeter e erret i ka zvendesuar.
O “Popull” paske pjerdhur.Kontollo trurin…na beke edhe analiza psiko-sociale!