Revista zvicerane: Shqipëria, vendi i lirë që të kujton Karaibet

July 1, 2018 21:38

Revista zvicerane: Shqipëria, vendi i lirë që të kujton Karaibet

 

Revista zvicerane “TravelNews” që i dedikohet turizmit profesional dhe gjithë të apasionuarve pas udhëtimeve rendit Shqipërinë në kalendarin e saj të vendeve që duhen vizituar.

Duke renditur disa prej vendeve më të veçanta të planetit me muajt më të përshtatshëm për t’i vizituar “TravelNews” e lidh Shqipërinë me muajin qershor në një artikull që i dedikohet udhëtimeve për vitin 2018.

Shqipëria, vendi që kufizohet me detin Adriatik në perëndim është më e lirë se sa Kroacia dhe pret më pak turistë se sa Mali i Zi.

Ajo ofron varietet mbresëlënëse vargmalesh dhe zonash arkeologjike në të cilat koha nuk ka ndryshuar.

Përveç florës dhe faunës shumë të pasur, Shqipëria është gjithashtu shtëpia e shumë parqeve kombëtare.

Çmimet e hoteleve janë jashtëzakonisht të lira, plazhet nuk janë të mbytura me turistë dhe ujërat e kristaltë janë njësoj si vendet që ëndërron të vizitosh në Karaibe.

Nga ana tjetër 300 ditë diell flasin vetë, atëherë përse të mos udhëtosh për në Shqipëri?/Atsh

l.h/ dita

July 1, 2018 21:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*