Revolucioni i gjirizit!

October 28, 2017 11:16

Revolucioni i gjirizit!

Nga Bardhyl Ermini

 Natyrisht që gjëndja politike në vënd është krejtësisht e amullt, e paqëndrueshme, krejtësisht e dyshimtë me atë ç’ka deklarohet. Ngjarjet e fundit që lidhen me figurën e ish ministrit të brëndshëm Tahiri, kanë evidentuar një sërë problemesh, që përveç qartësimit dhe vendosjes së gjykimit të duhur të vetë kësaj ngjarjeje, kërkon domosdoshmërisht vendosmëri në orientimin e vendit për t’a larguar atë nga pusia ku kërkon ta fusë atë opozita, apo më mirë pushtetgrabitësit kontrabandistë që këto ditë po luajnë maskaradën e radhës. Në skenë kanë dalë vetëm dy palë, qeveria që përfaqësohet nga maxhoranca dhe përballë saj Sali Berisha bashkë me grupimin e tij politik që e quajnë opozitë, e që në fakt është thjesht një depozitë, brenda të cilës janë futur forcat më të dyshimta e të errëta politike që i kanë rënë për hise demokracisë shqiptare për këto 27 vite. Kurse pala e tretë, në se mund të quhemi kështu, jemi ne qytetarët që për fat të keq jemi atrofizuar kaq shumë sa në se kjo gjëndje vazhdon, bashkësia jonë qytetare shumë shpejt mund të kthehet thjesht në një turmë të verbër, e cila mendon se shkon në drejtim të Europës, por në fakt shkon drejt katastrofës. Europa turmat i urren. Ato kanë vite që në vend të punojnë e integrohen në të, vrasin njerëz të pafajshëm me dinamit.

     Jemi të atrofizuar dhe kemi mbetur vetëm. Nuk na udhëheq njeri apo organizatë drejt të mirës tonë, drejt përparimit. Nuk po punojmë e nuk po kërkojmë punë, pasi edhe dëshira për të ka pësuar deformacion. Ata që e ofrojnë atë bëjnë sikur paguajnë, kurse shteti bën sikur na mbron. Nuk dëgjojmë më se kush punon, por kush vjedh. Nuk shikojmë më se si vjen e nesërmja, por si ka ikur e djeshmja. Nuk gëzohemi më se kush lindi, por kush u vra, kush u ther, kush u shtyp, kush u zhduk. Kush u arrestua sot? Po nesër kush e ka radhën…? Kështu ka marrë jeta politike e ajo sociale e bashkë me të edhe qytetarët e zhveshur nga çdo lloj mbrojtjeje, pa parti të vërteta, me zero sindikata, pa organizime qytetare, të braktisur nga ekranet e mediave në qendër të të cilave komandojnë gazetarë perversë, thashethemexhinj, llafazanë, maskarenj. Për këtë të fundit u shpreh tepër i acaruar edhe zoti Kryeministër. Por vonë, shumë vonë. Ai kërkon prej medias të kompensojë mosvendosmërinë e tij ndaj frymëzuesit e shkelësve të ligjeve, kurse ne kërkojmë drejtësi për të kompensuar egërsinë me të cilën na trajtojnë hartuesit e ligjeve. Lejomë, o lexues i nderuar, të uroj me gjithë shpirt këtë gazetë, gazetën “Dita”, ndofta nga të vetmet që nuk e humbi asnjëherë busullën, e vetmja që deri më sot nuk e njeh frikën, nga të vetmet që nuk të ndalon të flasësh e shkruash ashtu si mendon, flamur i gjallë i interesave të qytetarëve. Por pak, shumë pak, fare e pamjaftueshme në këtë lumë që sjell aq pak ujë e kaq shumë llum.

     Në emisionin e mbrëmjes të studios të hapur të së martës, përballë aksit të së keqes të politikës shqiptare qëndruan dy nga gazetarët më të njohur të medies së shkruar, nëpërmjet të cilëve shpresohej se mund të zbulohej diçka më tepër rreth “procesit Tahiri”, gjithmonë në shërbim të së vërtetës kaq shumë të munguar në drejtësinë shqiptare. Asgjë, përveçse shkëmbim buzëqeshjes të pështira ndërmjet tre përfaqësusëve (së bashku me drejtuesen) të pushtetit të katërt përballë atij okult, si dhe reveranca mirësjelljeje në formë pyetjesh dhe përgjigjesh, të cilat ngjallnin më tepër pasiguri dhe panik e aspak, asnjë gram të vërtetë. Të kesh përballë doktorin e preferuar të këtyre servilëve të pavlerë dhe t’a tolerosh kaq shumë në marëzitë e tij “demokratike” dhe interpretimet e tij tmerrësisht primitive, kjo edhe mund të “kapërdihet”. Kemi 20 e kusur vite që këtë avaz kemi me këtë tokmak të ndryshkur llamarine. Por të dëgjosh prej tij sot thirrje histerike për revolucjon, pra për përmbysje rendi me armë përgatitur nëpër gjirize dhe ta durosh duke kapërdirë vetëm gurmazët, është më tepër se përgjumje e medies, është vdekja e saj në të gjallë.

     Vetëm dy gazetarë të rinj amerikanë ishin ata që në qershor të 1972, pas një dyshimi të rëndomtë për vjedhje, zbuluan përgjimin dhe për plot dy vite vunë në lëvizje krejt Amerikën, deri në përmbysjen e krejt administratës të Presidentit Nikson. Në çdo ekran shqiptar u shfaq sulmi politik i prokurorisë shqiptare ndaj pushtetit legjitim të tashëm dhe u turbullua në formën më të dyshimtë krejt vendi. U mblodh Kuvendi Popullor dhe në emër te procesit të filluar nga prokuroria, nën një presion të egër politik, opozita kërkoi çuditërisht dorëheqjen e qeverisë. E në vend që kjo prokurori të tërhiqte vëmendjen juridike për kapërcimin e të drejtës të procesit hetimor, tërhoqi vëmëndjen pas reagimit të detyruar të Kryeministrit ndaj farsës së dukshme, duke i kujtuar atij arrestimin në Kroaci të kryeministrit të këtij vendi për “një orë dore”. Çfarë rebusi! Si zgjidhet nyja kur krejt palët janë lidhur e nuk lëvizin dot nga paraliza institucionale? Cili është ndryshimi ndërmjet grushtit të shtetit dhe të ashtuquajturit “revolucion”? Duromëni pak ju lutem! Shtatë ditë më parë kryetari me provë të pabesueshme i opozitës paralajmëroi skandalin mbi “narkoshtetin”.

Ditën e tetë u shpall procedimi hetimor ndaj zotit Tahiri, me indicie mediatike. Ditën e nëntë në një fshat të Vlorës u kapën në “flagrancë” 4 ton hashash taze, të cilat ngarkuar në disa dum-duma zhavorri bën paradën e nevojshme për të balancuar 3.5 tonëshin e kapur në Itali. Ky fakt legjitimoi “përfundimisht” provën për t’iu drejtuar Parlamentit. Natyrisht që pas kësaj prove në flagrancë, por pa të zotin e saj, atë Habilajn që komunikon drjetpërsëdrejt me “shefin”, relacioni 4 faqesh ishte i bollshëm për të vazhduar më tej në ditën e dhjetë, fiks tre ditë, kohë e mjaftueshme për ta kurorëzuar fillimin e grushtit… të procesit “demokratik” hetimor.

Pas Komisionit të Mandateve të cilin “nuk e pjerdh njeri”, Kuvendi do t’a japi autorizimin e arrestimit të ish Ministrit të Brëndshëm, e më tej “procesi demokratik” vazhdon punën e vet. Dorëhiqet Qeveria, shpallen zgjedhjet e reja dhe fillon riorganizimi i qeverisë më të mirë që kemi patur pas viteve 90-të, qeverinë “legjitime” të Gërdecit. Kaq! Këtu bie perdja, fishekzjarrët mbushin qiellin mbi Lanë, media ngre dollinë e kryerjes të misionit të saj mbi mafien e drogës, populli feston revolucionin, Europa hap negociatat. “Rroftë drejtësia jonë popullore”.

 

October 28, 2017 11:16
Komento

2 Komente

  1. L.H October 28, 13:16

    MINJ GJIRIZESH QE SIPER SI PUSETE KANE ARKIVOLE KADAVERASH: HAJDARI,OLLDASHI ,ARBENORI,GAZIDEDE,MEKSI,NANO ,PELLUMBI,BROKAJ,QE JANE PRONE E ARKIVOLPUNUESIT SALI RAM BERISHA DHE NDIHMESIT TE TIJ ILIR SHTANGIST SKRAPARI DHE NGJITESIN E AFISHEVE TE VDEKJES ME PESHTYME BOJAXHIUN EDVIN KRISTAQ RAMA!!!

    Reply to this comment
  2. intelektuali October 28, 14:45

    REVOLUCIONI I GJIRIZIT E KA ZANAFILLEN TEK PARTIA E PUNES.

    Kur Enver Hoxha e filloi revolucionin e tij bolshevik ne shqypni renditi “Klasiket e Komunizmit”:

    MARKSIN
    ENGELSIN
    LENININ
    STALININ

    Ne fillim nga pankarta iku Stalini dhe la nje BRIME dhe mbeti MAR-ENG-LEN-BRIME, pak me vone iku Lenini dhe la nje BRIME tjeter ne pankarten e Enverit dhe mbeti MAR-ENG-BRIME-BRIME, tani kane ikur edhe Engelsi edhe Marksi dhe nuk ka mbetur asgje pervcse 4 BRIMA ne pankarten e Enverit dhe njerezit kane filluar te pyesin:

    KUSH DO TA VAZHDOJE REVOLUCIONIN BOLSHEVIK NE SHQYPNI QE KA MBETUR ME 4 BRIMA?

    Pas deshtimeve spektakolare te Fatos Nanos, Sali Berishes, Like Floririt dhe se fundmi pas deshtakut me te madh ne historine tone kombetare Edi Rama qe kane dale te gjithe nga “GJIRIZI” i Partise se Punes?

    sepse:

    SEPSE SIPAS GJASAVE KY DO TE JETE KLANI I HABILJAVE TE SAJME QORRIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim