Revolucioni i madh, Juventusi e nis me shitjen e Higuain

May 11, 2018 17:38

Revolucioni i madh, Juventusi e nis me shitjen e Higuain

 

Një revolucion ose pothuajse. Për Juventusin ka për të qenë një verë mjaft e lodhshme, ku drejtuesit do të jenë të mbytur në punë.

Pritet që të ketë ndryshime në mbrojtje, mesfushë, e gjithashtu edhe në sulm. Pak a shumë një kantier i vërtetë, ku do të ndërtohet skuadra e re për sezonin e ardhshëm.

Madje edhe timonieri i skuadrës mund të largohet. Massimiliano Allegri po shqyrton ofertat, me Arsenalin që e ka seriozisht dhe është gati që t’i plotësojë çdo dëshirë.

Hë për hë ka ide, sugjerime, diskutime dhe projekte.

Por e ardhmja po planifikohet në pritje të titullit kampon të shtatë të fituar. Vetëm siguria matematike mungon.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnelli, Beppe Marotta e Fabio Paratici tani duhet që të marrin një vendim me rëndësi për skuadrën.

Cili do të jetë futbollisti që do të sakrifikohet në sulm, Paolo Dybala apo Gonzalo Higuain?

Joya është më i ri, numri 10, por pika e tij e dobët është mungesa e qëndrueshmërisë. Bardhezinjtë kërkojnë për të një shifër që nis nga 120 milionë euro deri në 140 mln euro. Në të kundër do të qëndrojë në Vinovo.

Por për këtë shifër asnjë klub nuk është e gatshme që të paguajë. Atletico Madrid ka kontaktuar me argjentinasin, Bayern Munchen nuk shkon më shumë se 100 milionë euro, kurse Barça dhe Reali kanë pak interes. Kështu që i ngelet që të sakrifikohet Higuain.

Në 2016-ën, Higuain u ble për 90 milionë euro (u pagua klauzola e shitjes), ndërkohë që tani ai vlen 50 milionë euro.

Edhe pse 31 vjeç, brenda zonës së rreptësisë është i frikshëm.

Në Francë, vetëm PSG-ja mund ta blejë por Fair Play financiar nuk i lejon parisienët që të bëjnë shpenzime.

Kështu që Premier League ngelet alternativa e vetme. Mund të gjendet një akord me Chelsea-n.

Bardhezinjtë duan rikthimin e Morata-s, kurse blutë e pëlqejnë argjentinasin.

Por edhe Allegri pëlqehet në Angli. Nuk përjashtohet mundësia që ta marrë me vete. Kështu ngelet për t’u parë se ç’të reja do të sjellë merkatoja e verës. Si fillim i sakrifikuari i parë i sulmit duket se është gjetur.

a.s/dita

May 11, 2018 17:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*