Pse Enveri mbeti stalinisti i fundit?

November 7, 2017 11:51

Pse Enveri mbeti stalinisti i fundit?

Muharrem Xhafa

Dje në ‘DITA’ u shpalos një përmbledhje e rrethanave që kushtëzuan ngjarjen e madhe botërore që quhet Revolucioni i Tetorit. Në vijim do të sjellim ndikimet e këtij revolucioni të paparë në Shqipëri dhe çfarë solli ai për shqiptarët. Këtu shpjegohet pse shqiptarët e deshën Leninin dhe rrugën e tij. Përveçse gjiganti Lenin ishte shpëtimtar dhe udhërrëfyes për popullin rus, ai ishte i tillë për mbarë njerëzimin, pra edhe për shqiptarët.

7 Nëntori i 2017-s shënon 100 vjetorin e fitores së Revolucionit Socialist të Tetorit (1917). Fitorja e tij përbën një ngjarje historike me rëndësi botërore, që me të drejtë përkujtohet në gjithë botën. Jo vetëm nga komunistët. Përkujtimi i këtij jubileu të fitores së Revolucionit Socialist të Tetorit dhe 76 vjetorin e themelimit (8 nëntor 1841) të Partisë Komuniste të Shqipërisë (PPSH). Sepse, po të mos ishte 7 nëntori i vitit 1917, do të ishte i pamundur krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare dhe ndryshimi i madh pozitiv i kursit të historisë së Shqipërisë. Le t’i shajnë dhe anatemojnë antikomunistët, 7 dhe 8 nëntori mbeten data reference jo vetëm për shqiptarët. Komunistët shqiptarë me në krye Enver Hoxhën ishin marksistë-leninistë konsekuentë ndaj dhe janë sulmuar aq shumë këto vite.

Politikanët që morën pushtetin pas vitit 1990 nuk duan ta përkujtojnë as 7 nëntorin dhe as 8 nëntorin. Sepse me këto dy data lidhet emri i burrit më të madh që ka nxjerr ky truall, Enver Hoxha, një marksist-leninist i nivelit botëror. Me këtë qëndrim ndaj figurës së Enver Hoxhës kuptohen shumë thjeshtë qëndrimet e klasës së sotme politike, të korruptuar deri në palcë dhe mercenare e kapitalizmit botëror. Ky fakt nuk e errëson kurrsesi madhështinë e kësaj date historike…

Përkundrazi!

***

Është bërë krejt e ditur se në historinë e njerëzimit Revolucioni Socialist i Tetorit është revolucioni i parë socialist fitimtar në botë, i kryer në Rusi, më 7 nëntor të vitit 1917 (25 tetor me kalendarin e vjetër) prej klasës punëtore në aleance me fshatarësinë e varfër nën udhëheqjen e Partisë Komuniste Bolshevike me V. I. Leninin në krye.

Po kështu bota e di qartë se Revolucioni Socialist i Tetorit përmbysi pushtetin e borgjezisë dhe çifligarëve (regjimin e Carit), vendosi diktaturën e proletariatit duke krijuar shtetin socialist sovjetik, u bë për masat punonjëse të të gjitha vendeve të globit frymëzues në luftën për çlirim kombëtar dhe shoqëror. Masat e popullit nuk mund të mos kujtojnë që Revolucioni i Tetorit shpalli botërisht paqen midis popujve dhe kundërshtimin e çdo agresioni imperialist, të çdo shtypjeje kombëtare e zgjedhe koloniale, njohu të drejtën e të gjithë popujve e shteteve për pavarësi e sovranitet shtetëror. Në frymën e re të këtyre parimeve të larta, me vendim të Kongresit të Dytë të Sovjetëve, Qeveria Sovjetike e kryesuar nga V. I. Lenini botoi të gjitha traktatet e fshehta të fuqive imperialiste, në të cilat popujt e vegjël ishin përdorur si monedhë shkëmbimi.

Denoncimi i Traktatit të fshehtë të Londrës

Me fitoren e me aktet e tij, Revolucioni Socialist i Tetorit ushtroi fuqishëm një ndikim të madh transformues në të gjitha vendet e botës. Ai pati një rëndësi të madhe edhe për vendin tonë. Se, ndër shumë traktate të fshehta të fuqive imperialiste, publikoi e bëri botërisht të njohura edhe marrëveshjen austro-italiane të 8 majit 1913, e cila parashikonte pushtimin e Shqipërisë nga këto fuqi për një afat të pacaktuar, si dhe ndarjen midis tyre të zonave të ndikimit; shpalli pazaret e premtimin që Fuqitë e Antantës i bënin qeverise greke në nëntor 1914 për t’i dhënë kësaj (Greqisë) pjesën jugore të Shqipërisë në rast se ajo pranonte dhe hynte në luftë me Antantën; publikoi Traktatin e Londrës të prillit 1915, me anën e të cilit fuqitë imperialiste të Antantës kishin vendosur të copëtonin e të ndanin një pjesë të trojeve shqiptare midis shteteve fqinjë : Italisë, Serbisë, Malit të Zi e Greqisë dhe të vendosnin protektoratin italian mbi krahinat që mbeteshin midis lumenjve Vjosë dhe Drin.

Siç pritej, imperialistet e forcat e brendshme reaksionare pro tyre u përpoqën të pengonin me të gjitha mënyrat e mjetet jehonën e Revolucionit të Tetorit në Shqipëri dhe zhvilluan kundër tij një propagandë të gjerë shpifëse e denigruese!  Por kjo nuk u arrit. Se, me përhapjen e ideve leniniste e nën ndikimin e këtyre ideve, mori përpjesëtime më të gjera lëvizja për çlirim kombëtar, për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit e zgjerimin e veprimtarisë demokratike revolucionare, për vendosjen e rendit demokratik në Shqipëri. Askush nuk mund të mohoje se botimi i traktateve të fshehta mbi Shqipërinë bëri që, brenda vendit dhe në kolonitë shqiptare të mërgimit, të nisnin e zhvilloheshin protestat kundër komplotit imperialist, i cili kërcënonte trojet shqiptare me një copëtim tjetër të ri. Shtetet imperialiste, po në veçanti Italia, me qëllim për të zbutur e ulur zemërimin popullor të shkaktuar nga njohja me përmbajtjen e Traktatit të fshehtë të Londrës e të tjerë, si edhe për të qetësuar lëvizjen progresiste e çlirimtare, që po merrte, nga dita në ditë, përmasa gjithnjë më të gjera, aktivizuan kundër komandën e truparmatës 16-të italiane, që ndodhej në Shqipëri. Në shkurt 1918, ajo porosiste prefekturat e nënprefekturat e vendit të kryenin propagandë në favor të Italisë, duke thënë se ai traktat (i Londrës) gjoja pësoi më vonë ndryshime, që “bolshevikët nuk i botonin me qëllim”! Po as kjo nuk u eci!

Letra e Bajram Currit për Leninin

Pas kongresit kombëtar antiimperialist të Lushnjës në janar të vitit 1920, fitores së Luftës heroike të Vlorës në verën e atij viti, e cila mbaroi me dëbimin nga Shqipëria të pushtuesve imperialistë italianë, si edhe të luftërave të tjera me armë të shqiptarëve kundër pushtuesve italianë e jugosllavë, u rivendos pavarësia e shtetit shqiptar në kufijtë e 1913-s. Ishin këto një dëshmi e fortë e patriotizmit të popullit shqiptar dhe e ndikimit të politikës leniniste antiimperialiste.

Emri i Leninit u bë simbol i “parimeve të larta të njerëzisë”, i shoqërisë së re pa shfrytëzues e të shfrytëzuar. Domethënëse është se idetë e Leninit lexoheshin dhe u përhapën në masat e varfra të popullit, sidomos në qytete. Domethënëse është të dihet se, që në atë kohë, Bajram Curri, ky patriot – hero i madh i kombit, demokrat revolucionar i shquar, besimin në politikën leniniste të qeverisë sovjetike e shprehte në një promemorje drejtuar asaj qeverie, në dhjetor 1920, ku theksohej se “Populli shqiptar pret prej Rusisë Sovjetike që të vendosë në Ballkan një paqe të drejtë, fisnike dhe të vërtetë”. Gjithashtu është domethënëse të kujtohet se në një vend si Shqipëria, ku mungonte një lëvizje e fuqishme punëtore e një parti e klasës punëtore, dhe ku problemi agrar ishte kryesori për shumicën dërrmuese të popullsisë, idetë e Revolucionit Socialist të Tetorit gjetën jehonë në një rrafsh shoqëror të gjerë dhe patën ndikimin e vet në rritjen e lëvizjes demokratike. Në plan të parë, pas dëbimit të forcave të huaja imperialiste të shovinistëve fqinjë, doli lufta për vendosjen e rendit demokratik dhe në mënyrë të veçantë për zgjidhjen e çështjes agrare. Në këto rrethana, bolshevizmi në Shqipëri u kuptua në radhë të parë si zhdukje e pronës së madhe çifligare dhe ndarje falas e saj fshatarëve të varfër e pa tokë. Jo vetëm në organet e shtypit e në tribunën parlamentare të kohës, po edhe në mjedise të tjera politike, shoqërore dhe kulturore, u zhvilluan debate mbi rrugën bolshevike, dmth me dhunë, dhe jobolshevike, dmth pa dhunë, të zgjidhjes së çështjes agrare në Shqipëri.

Parlamenti shqiptar nderon me 5 minuta Leninin

Siç dëshmon historia, për zgjidhjen e parë, me anë të përdorimit të dhunës, ishin më së pari të interesuar fshatarët e varfër e ata pa tokë, të cilët, me nismën e tyre, vunë dorë mbi pronat e çifligarëve si në Vlore e gjetkë. Për rrugën e dytë shpreheshin përfaqësuesit e borgjezisë demokratike të klasës së pasur. Qëndrim tjetër mbajtën çifligarët dhe klerikët reaksionarë, të cilët dolën hapur kundër çdo reforme agrare dhe ideve të Revolucionit Socialist të Tetorit, që ishin përhapur e kishin gjetur truall të favorshëm në një vend agrar e të prapambetur si vendi ynë i atyre viteve.

Në një jubile si ky, nuk mund të mos përmendim se ndikimi i Revolucionit Socialist të Tetorit në Shqipëri dhe prestigji që kishin fituar Partia Bolshevike dhe shteti sovjetik në botë u shprehën me simpati të veçantë me rastin e vdekjes më 21 janar 1924 të udhëheqësit të madh të Revolucionit, të Partisë dhe të Rusisë Sovjetike, V. I. Leninit. Të gjithë e dinë që, më 4 shkurt 1924, me këmbënguljen e Avni Rustemit, Asambleja Kushtetuese u detyrua të bënte 5 minuta pushim në nderim të V. I . Leninit. Shqipëria kishte atëherë burra atdhetarë të mëdhenj.  Atëherë shtypi demokratik shqiptar guxonte ta cilësonte Leninin si “politikanin botëror e revolucionarin më të madh të shekujve” dhe si “babain e vegjëlisë…që ngriti në shkallën e duhur (lart) emrin e popullit”.

Rritja e lëvizjes demokratike në pranverën e vitit 1924, do të çonte hap pas hapi në krijimin e një situate revolucionare, në shpërthimin në maj të kryengritjes dhe në fitoren e forcave revolucionare më 10 qershor 1924 – të Revolucionit të Qershorit! Si kushtrim për kryengritjen e armatosur shërbeu vrasja nga Ahmet Zogu e reaksioni çifligar e Avni Rustemit, e njërit nga udhëheqësit e lëvizjes demokratike. U vendosën edhe marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë e Rusisë Sovjetike.

Por idetë e Revolucionit të Tetorit u përhapën më gjerë me lindjen e me zhvillimin e lëvizjes komuniste në Shqipëri.

Doktrina leniniste dhe Enver Hoxha

Fitorja e Revolucionit Socialist të Tetorit 100 vjet më parë, i hapte udhë njërës prej ëndrrave më të mëdha të njerëzimit – ëndrrës së një bote pa tiranë e pa padronë, ku në pushtet të ishte populli. Ai revolucion çeli një epokë të re në historinë botërore, epokën e përmbysjes së kapitalizmit e të fitores së rendit socialist, epokën e revolucioneve proletarë në vendet kapitaliste e të revolucioneve nacionalçlirimtarë në vendet koloniale e të varura, epokën e krijimit të frontit revolucionar të proletarëve e të popujve të shtypur të të gjitha vendeve kundër imperializmit.

Deviza e komunistëve dhe revolucionarëve në mbarë botën u bë thirrja “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!”

Në këtë përvjetor të shënuar të fitores së Revolucionit të Tetorit shqiptarët progresistë kanë shumë arsye të shprehin nderimet e vlerësimet më të larta për V. I. Leninin – ideatorin, frymëzuesin e udhëheqësin e Revolucionit që tronditi botën, të njërit prej njerëzve më inteligjentë të kohërave moderne, vazhduesit gjenial të veprës së K. Marksit dhe F. Engelsit, udhëheqësit të proletariatit ndërkombëtar, themeluesit të Partisë Bolshevike dhe të shtetit të parë socialist në botë, i cili e ngriti marksizmin në një shkallë të re më të lartë.

  1. I. Lenini ishte një orator e organizator i rrallë revolucionar, mobilizues masash milionëshe i talentuar, gjeni i strategjisë e takticien i shkëlqyer i revolucionit proletar, negociator i mençur e i gjerë, i pamëshirshëm ndaj armiqve te popullit dhe mendjendritur, që, kundër çdo parashikimi nihilist e mosbesimi, guxoi të sulmonte qiejtë e ia doli, me burra të tjerë të shquar revolucionarë, të vendoste bazat e socializmit në një të gjashtën e botës, të thyente intervencionin e egër kundër pushtetit te sovjetëve të 14 shteteve imperialiste të Evropës, të vendoste themelet e një rendi të ri, të panjohur më parë në jetën shoqërore në vendin ku bujkrobëria kishte rrënjë të thella, dhe që u bë, pas disa dekadash, nën udhëheqjen e Stalinit të madh, vendi socialist më i fuqishëm i planetit, fuqia e dytë në botë.
  2. I. Lenini vdiq vetëm 54 vjeç, me 22 prill 1924. Po të kishte jetuar më gjatë, historia e botës padyshim do të ishte ndryshe. Dhe sot mësimet e Leninit janë aktuale për mobilizimin e klasës punëtore e të masave të tjera punonjëse në luftën për një jetë pa shtypje e shfrytëzim të njeriut prej njeriut, për çështjen e revolucionit proletar e për të luftuar kundër teorive e praktikave antimarksiste të oportunistëve e revizionistëve të ndryshëm. Sulmet që i bëhen mësimeve të Leninit prej borgjezisë ruse e ndërkombëtare, prej oportunistëve e revizionistëve të kohës, as e tundin e as e zbehin leninizmin, i cili është marksizmi i epokës së imperializmit dhe i revolucioneve proletare, busulla e pagabueshme për komunistët e vërtetë, për proletariatin e popujt, për revolucionarët kudo në botë, flamur për përmbysjen e zgjedhës së kapitalit.

Qe J. V. Stalini ai që,  vdekjes së V. I. Leninit, në krye të KQ të Partisë Komuniste Bolshevike të BS, udhëhoqi për 30 vjet rresht luftën për të çuar përpara fitoret e socializmit e mbrojtjen e tij në Bashkimin Sovjetik, duke luajtur një rol të madh historik për mbrojtjen e leninizmit, për shpartallimin ideologjik e politik të trockizmit e të buharinizmit. Krah për krah me Leninin e si nxënës besnik i tij, Stalini kreu një rol tejet të rëndësishëm për organizimin e udhëheqjen e kryengritjes së armatosur, për fitoren e Revolucionit të madh Socialist të Tetorit. Përbën një vlerë universale fakti që, pas fitores së revolucionit, Stalini mbështeti energjikisht udhëheqësin e tij, Leninin, për organizimin e Ushtrisë së Kuqe e për shpartallimin e forcave intervencioniste.

Jo rastësisht, po për të gjitha këto e të tjera, J. V. Stalini, me propozimin e Leninit, në vitin 1922, u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste Bolshevike.

Si vazhdues i denjë i veprës së Marksit, Engelsit e Leninit, udhëheqës i proletariatit rus e botëror,  frymëzues e udhëheqës i Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, udhëheqës i shquar i Partisë Bolshevike dhe i ndërtimit e mbrojtjes së socializmit, pas vdekjes së Leninit, ky kryekomandant legjendar i fitores së Luftës së Dytë Botërore, hyn, për mendimin e veprën e tij revolucionare, në radhën e klasikëve të mëdhenj të marksizëm-leninizmit. Pavarësisht falsifikimeve, mashtrimeve e akuzave të përbindshme, që kanë bërë e bëjnë kundër Stalinit borgjezia ruse e revizionistët modernë sovjetikë në një kor me borgjezinë ndërkombëtare, figura dhe vepra e Stalinit është e pavdekshme.

Tradhtia…

Bota e di se pas vdekjes së Stalinit socializmi në BS (dhe jo vetëm atje) u tradhtua.

Uzurpimi i partisë dhe i pushtetit sovjetik nga Hrushovi e pasuesit e tij çoi dora-dorës në vendosjen e revizionizmit hrushovian në pushtet, në kalimin e ish BS në kapitalizëm e social-imperializëm, në kthimin e tij në një superfuqi imperialiste botërore, në shpërbërjen e ish Bashkimit të lavdishëm Sovjetik të Lenin-Stalinit! Po kjo nuk do të thotë aspak se e ardhmja e revolucionit dhe socializmit është e mbyllur. Në një bote të polarizuar, të padrejtë e gjithnjë më globale, forcat e majta të proletariatit e të masave të tjera revolucionare të popujve, të udhëhequra nga komunistët e Partia Komuniste janë shpresa e vetme për një drejtësi shoqërore të vërtetë, për përmbysjen e borgjezisë dhe rivendosjen e socializmit e të pushtetit të diktaturës së proletariatit.

Pas vdekjes së Stalinit, dhe uzurpimit të partisë e të shtetit sovjetik nga Hrushovi e grupi i tij,  Partia e Punës e Shqipërisë e udhëhequr nga Enver Hoxha i qëndroi besnike mësimeve të Leninit e të Revolucionit të Tetorit dhe dha një kontribut historik në mbrojtjen e marksizëm-leninizmit. Mjafton të kujtojmë se Enver Hoxha ishte ai që bëri reformën agrare sipas parimit leninist. Por edhe veprat e tjera si elektrifikimi, arsimi, modernizimi i bujqësisë dhe industrializimi, pra në të gjitha fushat mbeten një shembull i shkëlqyer për emancipim shoqëror ishin në atë frymë dhe mbeten të pavdekshme.

Tradhtia që ndodhi në BS (i cili sot nuk ekziston më), si dhe në vendet e ish demokracive popullore dhe në Shqipërinë e drejtuar nga Ramiz Alia, ishte një hap pas në procesin e progresit shoqëror. E, megjithatë ky hap prapa nuk e errëson aspak madhështinë e atij revolucioni historik që i dha një mësim kolosal botës së shekullit XX dhe shekujve që vijnë…

November 7, 2017 11:51
Komento

20 Komente

  1. Më 07. Nëntor. festohet lindja e sistemit totalitar të kohës moderne...Sa do kishte fituar njeriu po të mos kishte lindur kjo lubi.. November 7, 12:21

    O Muharrem Xhafa,
    Kush tha që është staliniste fundit? Po Kimi i Koresë së Veriut çfarë është atëherë?
    Fundi i këtij lloji njeriu, nuk i dihet…veçse diçka dihet..janë njerëz me difizite psiqike…

    Reply to this comment
  2. Shqiptari November 7, 12:47

    Enver Hoxha te stalinizmi kishte te vetmen mundesi per te mbajtur pushtet. E ktheu Shqiperine ne burgun 28000km2 stalinist te fundit te Europes si te vetmen menyre qe te vdiste ne pushtet.

    Reply to this comment
  3. demo November 7, 13:45

    Revolucioni bolshevik i 1917 ishte permbysje e shtetit nga llumi i rruges,marrje e shtetit nga funderrinat e shoqerise,eleminim i elitave aristrokrate dhe borgjeze te krijuar ne shekuj dhe zevendesimi i tyre me bandite,hajdute ,vrases,sic ishin Stalini,Berja,Budjoni.Kalimi nga nje shtet feudalo-borgjez me nje inteligjence te nivelit boteror,ne nje skllaveri terroriste Etatiste te tipit Jezuit spanjoll te mesjetes.Kjo shoqeri skllave mesjetare iu shit botes
    si clirim,si barazi,si liri,deri kur Bota e provoi mire nen lekure skllaverine komuniste nja 70 vjet.Se nje Komunist fanatik,karrierist dhe cmireqen si Sali Berisha per fat te zi te Shqiperise e ktheu shoqerine shqiptare nga marredhenie diktatoriale komuniste, ne marredhenie diktatoriale sulltanore,kjo nuk e rehabiliton revolucionin e Tetorit 17.

    Reply to this comment
  4. Nediri November 7, 14:08

    Akoma me perralla”Bajram Curri i shkruan leter Leninit”Bajram Curri nuk dinte te shkruante shikoni arkivat dhe gjeni te pakten nje dokjment qevte jete shkruar me doren e tij.
    “Parlamenti shqiptar mbajti 5 minuta zi per Leninin” perrall te gazetarit.Me propozim te peshkopit te kuq parlamenti mbajti 1 minut zi per Leninin.
    Mos botoni perralla me mbret se jemi ne shek XXI dhe shtyhen.

    Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku November 7, 14:33

    O Rreme, mire mer mire, me Stalin e me Lenin, nje gje me thuaj ti mua, ushqimet ku i gjen ti sot, i merr me triska a tallon, apo ble sa te do qejfi? Kaq. te tjerat i ke pordhe koti.

    Reply to this comment
  6. Lisi November 7, 14:52

    Xhafa
    Ngatërron datën e lindjes me datën e
    vdekjes të Leninit !
    Po i kujtoj Xhafës dy thënie të Leninit :
    1. Në 100 , të ashtuquajtur komunistë , vetëm një është komunist , 39 janë banditë dhe 60 janë kope injorante !
    2. Sistemi që ne ndërtuam mind t’a shembin tre armiq- mëndjemadhësia komuniste , mungesa e kulturës dhe korrupsioni !
    Në Shqipëri , banditët qenë në krye të Partisë , kryebanditi ishte Enver Hoxha !

    Reply to this comment
    • ELIOT November 7, 19:23

      LISI DHE JU TE TJERET KOMENTUES ….. KY XHAFA ESHTE AQ ANALFABET …QE NUK E DIN SE STALINI VRAU ME SHUME SE HITLERI … DHE LENINI E VURI NE FUQI KRIMINELIN STALIN… DHE LENINI ISHTE NJE REVOLUCIONAR QE VRAU NJE FAMILJE TE PAFAJSHEM SI HITLERI VRAU GRA DHE FEMIJE … DHE E LA RUSINE NGA ME TE VARFERIT NE EUROPE ..POR NJE COBAN SPIUN SI KUPTON DOTE KETO GJERA REALE … TRURI I TIJE ESHTE I INFEKTUAR NGA ENVERI NJE EGOIST QE VRAU ME SHUME SHQIPTARE SE GJERMANET NE SHQIPERI ….. ….CUDITEM SI E LEOJNE TE SHKRUAJ NEJ TIP I TILLE ….KY E KA VENDIN NE PSIQIATRI …PO TE FLASI KESHTU NE FRANCE ….E MBYLLIN NE SPITAL SI SKIZOFREN ….,FITORJA E REVOLUCIONIT RUS KUJTOHET NE TE GJITHE BOTEN ..HA HA HA HA HA SA BUDALLAH QE ESHTE …… PO E KUJTOJNE SE LENINI VRAU NJE FAMILJE ..VRAU GRUAN DHE 4 FEMIJE TE PAFAJSHEM …QE MBAS SHUME VITESH …RUSET I VARROSEN ME NDERIME POR ..KUJT TI THUASH NASTRADINIT …..

      Reply to this comment
    • romeo November 8, 01:13

      Kush ta ka treguar keto o mavri me mut,jot eme apo yt ate?
      Me siguri qe ne burgje dhe internime keni mesuar shume gjera per Leninit,ndaj sot po na cani trapin si shume!

      Reply to this comment
      • ELIOT November 8, 15:40

        Jo romeo TANI NJEREZIT E MESOJNE HISTORINE E VERTETE TE LENINIT TE REVOLUCIONIT TE MADH ??????? SEPSE NJEREZIT LEXOJNE ITALISHT LEXOJNE FRENGJISHTE .. DHE ANGLISHT ..POR TI NJE COBAN QE KE KEXUAR VETEM ZERIN E POPULLIT … QE KONTROLLOHEJ NGA NEXHMIJA FSHATARJA …. SE KE ABERIN … KOMUNISTAT RRENIN SA HERE MERNIN FRYME …NAIVE ..QE QENKE…. ROMEOS JA KA TREGUAR BABI HISTORINE E LENINIT TE STALINIT … BABI BOLSHEVIKE …..ROMEO ME QE FOLKE VETEM SHQIPEN …. ROMEO A E DINI TI KU ESHTE DIFERENCA E ENVERIT DHE HITLERIT …………JO SMA HA MENJA ..HITLERIN KUR GENERALI I TIJE ME I MADH ROMEL ERVIN … DHELPRA E SHKRETETIRES…… E TRADHETOI ..HITLERI E DETUROI TE VRISTE VETEN ..POR FAMILJEN NUK JA PUSHKATOI OSE TJA FUSTE NE BURG …. A E DIN TI NAIV CBERI ENVERI ME MEHMETIN …… DHE FAMIJE E TIJE…….

        Reply to this comment
  7. Ismailopiteku i Halitkadarese November 7, 16:01

    Eshte “trapllëk” sot te perdoren fjalet socjalizem-kapitalizem-komunizem-stalinizem..pasi i takojne shekujve te kaluar..
    .
    .Bota eshte shendrruar aq shume sidomos ne kete mijevjecar sa qe edhe Lenini-Stalini-Rusvelti Churchilli-Enveri dhe Titoja te coheshin nga varri do te qeshnin me budallalleqet e tyre dhe do te pinin nje kafe bashke ..
    .
    Problemi sot eshte te interpretimi i historise i revolucjonit te tetorit dhe stalinit apo leninin.
    .
    Sa per Stalinin edhe pse kritikohet egersisht nga armiqte e tij..ai ngelet NR 1 ne bote nga periudha 1943-1953 dhe ishte i vetmi qe i vuri ne rrjesht peredimoret….dhe pikerisht nga kjo mallkohet me shume.
    .
    Per Shqiperine do jap vetem nj ekendveshtrim;
    Nqs Stalini dhe ne baze te konjukturave perzuri Jugoserbet ng ashqiperi ne 1948..dhe i pshurri greket ne 1949….e kunderta ndodhi ne 1991-1992 ku kjo gjasme demonkraci ishte vecse nje invazion i maskuar i grekut-serbit-arabit dhe mund ta quajme dhe ushtim qe vazhdon dhe sot

    Pra nqs stalini perzuri serbet nga dera ne 1948 ata u futen nga oxhaku ne 1992 me lobin serbo-amerikan dhe kjo eshte bizarre..OK deri ketu..
    .
    .Ajo qe eshte e papranushme dhe kriminale eshte se shume “intelektuale” ashtu si u bene me Stalinin kur ishte i pari i botes..keshtu po bejne dhe me Amerikanin qe eshte sot nr 1 ne bote..
    .
    Pra pse ne shqiptaret ..me sakte ismail Kadavra i Halenes & company qe i kendoi Stalinit dhe Enverit per gjysem shekulli…pse duhet tregohet me KANIBALI me keto dy te fundit. Se duke shfletuar poezitë e rinisë së hershme të Kadaresë konsta¬ton se përjetimi më i thellë emocional i kësaj periudhe të jetës së tij është vdekja e Stalinit, në 1953.
    .
    E mirë, mund të thotë dikush, ashtu ishte koha, kur vdiq Stalini të gjithë letrarët e rinj do të shkruanin diçka për të. Kjo është e vërtetë, por Kadare është i vetmi letrar, si ndër të rinjtë, ashtu dhe ndër të vjetrit, që bëri poezi të veçanta, për Stalinin e sëmurë, për vdekjen e Stalinit, për varrimin e tij, për kujtimin e Stalinit, Kadare kishte projektuar tek Stalini figurën e sublimuar të babait.
    .
    Nëse Kadare do të kishte shkruar një poezi për vdekjen e babait të vet, ajo nuk do të ishte më e ndjerë. Duket qartë se Kadare e ndjen thellë Stalinin si një figurë atërore
    .
    Kur vdiq Stalini shpërtheu një histeri kolektive vajtimesh, ku gjithkush ishte i detyruar të bënte ritualin se mund të spiunohej nga ata që kishte përreth, se nuk ishte hidhëruar sa duhet për vdekjen e Stalinit. Kishte nga ata që bë¬nin sikur u binte të fikët dhe i çonin edhe në spital. Një nga ata që çuan në spital nga shkolla e mesme e Gjirokastrës ishte dhe Kadare
    .
    . Mjekët që e kuptonin se kishin të bënin me simu¬lues bënin sikur i trajtonin dhe i linin vetë që të çoheshin e të iknin kur të mërziteshin në spital. Por Kadare ishte një nga ata që i alarmoi mjekët se panë që nuk po vinte në vete. Duke qenë tem¬perament kolerik, Kadare e kishte autosugjestionuar veten, sikur vërtet i kishte vdekur babai.
    Kur Ismail Kadare u rrit dhe filloi të shkruajë poezi, ai e sublimoi figurën e babait, duke e projektuar atë tek Stalini dhe Enver Hoxha, si etër virtualë të tij
    Mozik poezish nga biri i Stalinit, Ismaili
    .

    Fry përmbi fushat e gjëra o erë,
    Këngët e mija i merr ti në gji!
    Këngë të reja në çdo parëverë.
    Stalin do thur un’ për Ty!…»

    Mjergulla fushës noton dalngadalë,
    Zogjtë u kthyen e djelli shkëlqen.
    Por në dritare Stalini s’ka dalë,
    Vallë pranverën s’e ndjen?…

    Vendesh të mija kur fryn kurdoherë
    Era nga deti i kaltër jugor;
    Flet për Stalinin çdo lule pranvere,
    Flet çdo agim pranveror.

    Por parëverën me drita dhe yje
    Të komunizmit kish njohur Ay:
    Kopshtet, uzinat dhe brezat me pyje,
    Mbjellur nga dora e tij;

    shpesh nga Kremlini Ay kish kundruar
    Natyrën të veshur plot lule, blerim.
    Hapur dritarja… Çibuku në duar
    Nxirrte një drudhzë tym…

    Të ardhmen mendonte si diell të qartë,
    Që nga Uralet gjer në Ballkan,
    Stepat e blera nën djellin e artë;
    Planin e math stalinian.

    Reply to this comment
  8. intelektuali November 7, 16:44

    PO TI O RREM DALLKAUKU ME SOVJETIK SE RUSET PO KERKON TE BEHESH MORE MAVRI?

    sepse:

    Sovjetiket ne Rusine Bolshevike e kane kuptuar shume kohe me pare te VERTETEN e hidhur te ideollogjise mashtruese komuniste per barazi shoqerore, e cila shkaterroi gradualisht themelet e BRSS sa 1/5 e Botes me pasuri natyrore te papara per vendet e tjera dhe qe ne vitet 1956 e hodhen kokeposhte Stalinin si nje diktator gjakatar qe kishte vrare mbi 30 milione ruse dhe ukrainas pa patur asnje lufte dhe qe e rendiste ne vendin e dyte ne Bote si nje KULCEDER vrastare pas Mao Ce Dunit me mbi 40 milione kineze te vrare dhe masakruar. Per kete arsye qe ne vitin 1956 Partia Komuniste e BRSS me Hrushcovin ne krye shpalli programin e ri:

    TE KRIJOJME SOCIALIZMIN ME FYTYRE NJERIU!

    Dhe pas 1956-s ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore rane njeherazi te gjithe DINOSAURET staliniste te Partive Komuniste duke u zevendesuar me BOSA te rinj me te arsimuar dhe me pak fanatike stalinizmit per te hapur rrugen e nje sistemi te ri ekonomik me liberal qe do t’i bente balle konkurences perendimore te iniciates se lire dhe prones private.

    CFARE NDODHI NE SHQYPNINE E ENVERIT?

    Ne vitin 1957 u zhvillua Konferenca e Tiranes dhe ne frymen e BRSS dhe te Partise Komuniste Bolshevike te Nikita Hrushcovit, pjesmaresit, shumica komuniste te oreve te para kerkuan largimin nga posti i sekretarit te pare te Enver Hoxhes si nje udheheqes i paafte dhe si nje njeri mikroborgjez qe nuk kishte lidhje fare me Levizjen Komuniste. Enveri me pare kishte kerkuar vize franceze nga frika qe Hrushcovi do ta zevendesonte me Liri Belishoven pa i dhene asnje garanci se cfare do te ndodhte me familjen e tij, por ne kete moment Mehmet Shehu per arsye te panjohura deri tani e mbeshti bile duke quajtur KURVE gruan e tij Fiqeretin qe drejtonte Konferencen e Tiranes

    Vazdon neser.

    Reply to this comment
    • ppb November 7, 17:15

      O intelektualeshi !

      Mos e ngaterro Shqiperine e vogel me politikat e medha boterore..
      .
      Komunizmi ne shqiperi ishte nje teori dhe praktike qe u zbatua ne menyre artificjale per shkak te L2B ne cilin Churchilli dhe Rozvelti ja dhane si placke tregu Stalinit dhe ky ja kaloi Titos..
      .
      Ajo qe me ben pershtypje te ty si komentues i 1 miljard komenteve eshte se je nje bole kandari…..dhe me cuditeshmja eshte se ke nje ngjashmeri perfekte me armiqte e kombit shqipta si ky ‘plaku” ketu poshte:

      ======================

      Faksimile nga nje artikull i Panajot Plakut ne Beograd ne 1957

      . Unë jam i bindur se në Shqipëri nuk do të ndodhë asgjë që do t’i ngjante asaj që ndodhi në Hungari dhe për këtë arsye, mendoj se shtrembërimet e përmendura duhet të eliminohen në mënyrë më të guximshme dhe më të vendosur.
      .

      Unë e di që ju keni bërë përpjekje që t’i ndihmoni udhëheqjes së partisë sonë duke dërguar në KQ, për një kohë një këshilltar, e gjithashtu edhe duke i dhënë mundësi Enver Hoxhës dhe udhëheqësve të tjerë që marrin pjesë në këshillimin e KQ tuaj, por unë po flas me bindje të plotë se të gjitha këto kanë ndihmuar fare pak për shkak se Enver Hoxha ka frikë prej demokracisë partiake si prej zjarrit.
      .
      Duhet shtuar se Enver Hoxha nuk është i vetmi kuadër i partisë, i cili ka marrë pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare; nuk është i vetmi mik i BRSS, ai nuk është themelues i partisë, si e quajnë. Për këtë arsye, largimi i Enverit nga udhëheqja e partisë do ta forconte partinë tonë dhe marrëdhëniet e saj me BS. Ju siguroj se për ikjen time nuk ka ditur kurrkush absolutisht asgjë, se kurrkush nuk më ka thënë asgjë në lidhje me vendimin për likuidimin tim. Për këtë arsye, ju lutem që të bëni çmos që keni mundësi që për këtë arsye të mos e persekutojnë asnjë anëtar të KQ dhe të qeverisë, ose cilindo tjetër.
      .
      Duke përfunduar, e shpreh në dy rreshta përmbajtjen e kësaj letre: Shoku Hrushov, ju lutem studioni dhe shpëtoni Partinë e Punës së Shqipërisë. Ju siguroj se kurrkush nuk më ka bërë diktat nga përmbajtja e kësaj letre dhe se asnjëri nuk më ka shtyrë që ta shkruaj. Unë kam menduar t’ju shkruaj qysh kur isha në Shqipëri, menjëherë kur u informova për vendimin që të më likuidojnë. Të gjitha këto që ju shkrova, i kemi përjetuar unë dhe tërë partia ime. Jam i bindur se kjo letër imja do t’i japë kontribut normalizimit të gjendjes në partinë dhe në vendin tim.

      Me përshëndetje komuniste.

      Beograd, më 15. VI. 1957… gazeta BORBA

      Reply to this comment
  9. E.Hoxha luftëtar i madhë i njerzimit ! November 7, 18:09

    Figura e E.Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike ,mendimtar markësist dhe udhëheqës revulicionar,Nxëns dhe mik i Stalint madhë.komandant ushtarak dhe burrë shteti ,diplomat e publicistë , telektual erudit dhe eduktar i masave ,orator i fjalëzjarrtë madhështor në paraqitje fizike midis udhëheqësve botror dhe mik i njerzve të thjeshtë .Kurrizin u theu shfrytëzuesve dhe gjakpirsve të popullit.

    Në krye të partisë e popullit shqiptar luftoi e punoi si shqiponjë dhe kurrë nuk e tradhëtoi popullin e tijë të dashur deri çastin e fundit për të mirën e bagatinë e atdheut ,për çeshtjen e madhe të socializmit .

    Reply to this comment
    • 500 vjet.....nana priti November 7, 20:08

      http://www.youtube.com/watch?v=Q56mpNhPkM0

      Plot pese shekuj nana priti
      Skenderbeut nji vella ia rriti
      legjendar n’lufte e n’liri
      Enver Hoxha emni i tij
      gjysem shekulli kombin pate
      lum si shqipja qe e pat djale
      tan’ Shqipnia per ket emer
      me dy sy e me nji zemer
      u shkreh ne vaj, vaditi token
      shpi per shpi e ne çdo voter
      per ket’ vdekje t’burrit dheut
      qau dhe shpata e Skenderbeut

      Per Enverin qau dhe moti
      tan’Shqipnine e ka shtang topi
      monumenti Nan’Shqipni
      i ban roje birit te tij
      asht perkul, i perkedhel ballin
      ketu e kam t’pavdekshem djalin.

      Te mbahemi vllazen
      E dhimbjen n’force do ta kthejme sot.
      E s’i ka dasht Enveri lot’t
      O ai ka dasht vetem qendresen
      O ka dasht punen, ka dasht besen
      Ka dasht nder, ka dasht trimnie
      Keto na i meson gjithe jeta e tij

      Elezbibero-amerikanet qe erdhen ne shqiperi ne vitet 1991-1992 bene nje gabim fatal qe i shpallen lufte zyrtare enver hoxhes qe nuk e munden te gjalle….biles dhe i vdekur po vlersohet me shume sa ishte gjalle.
      .Fakti qe jemi kthyer ne republike ambasadoriale me parametrat e nje kolonie e bejne Enverin Profetin e Shqiptareve dhe kjo me shume per merite te armiqve te djeshem qe sot jane miqte tane

      Reply to this comment
  10. katarakti November 7, 20:05

    Mos u lodhni shume. Komunizmi pati shume gjera pozitive, siç pati po ashtu edhe shume gabime dhe te meta. Te zgjedhesh ndermjet komunizmit dhe kapitalizmit eshte po aq e veshtire sa te zgjedhesh ndermjet koleres dhe murtajes. Te dy sistemet kane anet e tyre pozitive, por edhe krimet monstruoze qe mbajne mbi kurriz.

    Reply to this comment
  11. Arber Iliri November 7, 20:08

    O Rreme pse e falsifikoni historine mor jahu,Enveri qysh ne 54 e deri ne 61 e shiti Stalinin, u bashkua me Hrushovin ne kritikat ndaj Stalinit dhe vetem kur Hrushovi i kerkoi te ikte nga pushteti u kthye kundra per interesa te vetat, pse vazhdoni te genjeni o njerez.Enveri ishte fatkeqesia e madhe e ketij kombi pas luftes se 2 boterore, Saliu djali ideologjik i Enverit eshte fatkeqesia e tashme, lereni Enverin stalinistin nga halli.

    Reply to this comment
    • instituti i krimeve te nazi-berishizmit( IKNB) November 7, 21:58

      respekte arber iliri

      fjala jote ne vesh te perendise,

      eshte peshe e vogel muharremi te mbroje nje figure me permasa boterore.

      pse nuk ka nevojeenveri per mbrojtje ?!

      Kishte nje fare sensi deri nga 1996-1997 te shaje enverin.Sepse sot problemi nr-1 eshte denimi i monstres berishe,Pra mos denimi i kriminelit berishoviq dhe nderimi qe i behet tradhetarit ahmet zogolli automatikisht eshte nderimi qe i bejne sot enverhoxhes

      Ne fakt enveristet nuk perbejne me shume se 0,1 e te popullsise dhe jane jo vetem absolutisht te parrezikshem por dhe jane te mjere..jane per meshire
      Kurse populli i thjeshte qe po provon THIKEN DERI NE KOCKE ne financa dhe moral perbejne mbi 80 perqind te popullsise…Pse te ndegjojme keto pordhe te paguara te ASS-it…..pse nuk behet referendum dhe do jem i pari qe do ti kerkoj falje syzekavanozit nqe del nen 70% ne favor te xhaxhit.
      Tre jane kategorite te cilat po bejne terrorizem mediatik dhe qe nuk kane te drejte te zene ne goje Enver Hoxhen
      _-Asnje lloj qytetari amerikan qe nga presidenti dhe deri te pastruesi me I thjeshte nuk kane te drejte te denigrojne Enver Hoxhen se ishte Anglia &Amerika qe pruri ne pushtet ne 1944 dhe me vone Curcilli me Ruzveltin na shiti te Stalini dhe Tito-Rankoviqi…..Dhe nqs Enveri paska qene kaq I tmerrshem pse nuk na cliruan keta miq per fiq
      -Asnje lloj turbo komunisti te tipit Kadare-Berisha-Stefani dhe cdo lloj hajvani nuk kane te drejte morale ta shajne Enverhoxhen se jo vetem nuk jane te besueshem por eshte veprim kanibal nga nje boleferkues I tij te behet ne nekrofage per cerek shekulli…jane kthyer ne Drakula
      -Asnje lloj ish fashisti,ish zogisti,ish diversanti te tipt xhaferrdeva apo hamit matjani qe ne vend te dorezoheshin ne gjyq per krime lufte u aktivizuan ne akte terroriste…Ne kete maskarade futen dhe ato ARMIQ KLLASE si pellumb kulla andrea stefani sali berisha…vazhdon lista me mijra qe ai xhaxhi I mbajti ne pellmbe te dores….Pa harruar ketu dhe ish te perndjekur qe u bene Spiuna te shokeve te tyre si Kasaruho apo artan hoxha ai presidenti 12 oresh…
      Te gjithe keto ndyresira qe permenda me lart pra kane konflikt interesi pasi jane pale kundershtare
      Pra ndiqni albitrin e Enverit::
      Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen
      20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:
      1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
      2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
      3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
      4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
      5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
      6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
      7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
      8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
      9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
      10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
      11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
      12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
      13-në publik shfaqej rrallë
      14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
      15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
      16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
      17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
      18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
      19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
      20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
      ***
      Para dy vitesh zoti Obama vizitoi Kuben dhe eshte poshtrues qendrimi qe po mbahet nga disa kapterra te dipllomacise amerikane qe merren me shqiperine.
      Fidel Kastro ne 1961 I drejtoi rraketat me mbushje berthamore per rrashimin e Washingtonit kurse Enver Hoxha si Garip perzuri flloten ruse qe eshte akti ndoshta me historic ne konfliktett boterore…
      Po ashtu vizitoi Vietnamin dhe ka shume fotografi me kreun e shtetit vietnamez pikerisht para bustit te Ho shi minit,kur dihet se vietnamezet vrane apo plagosi rreth gjysem miljoni ushtare amerikane..Po enveri qe nuk vrau asnje ushtar amerikan ??

      Pra pse ky kanibalizem cerek shekullor me Enver Hoxhen..
      Jepini Cezarit kuroren qe i takon..sidomos pas kataklizmose se 97′ kur vrate shtetin dhe dinjitetin e kombit dhe akoma nuk po e ngjallni dot

      Reply to this comment
  12. Albi_I November 7, 20:55

    Ka idiot qe shkruajne akoma keto budalliqe?

    Reply to this comment
  13. Vedi November 8, 14:53

    Lenini qe nje i semur psiqik i social demokracise ruse qe me vone e imitoi nje tjeter i semur psiqik i socialdemokracise gjermane, Hitleri. Njeri themelues i bolshevizmit nacioalist rus, tjetri i nazizmit nacionalist gjerman. Lenini ishte ai qe shpartalloi idealin internacionalist komunist te industralizimit dhe artificialisht quajti komunizem shtetezimin e bujqesise me terror te kuq (bolshevik). E shpetoi lenininizmi lufta boterore kunder hitlerizmit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*