Revolucioni që solli elektrifikimi

October 25, 2017 11:20

Revolucioni që solli elektrifikimi

47 vjet më parë, më 25 tetor 1970 përfundoi elektrifikimi i plotë i Shqipërisë. Përmasat e punës që u bë, shifra, krahasime dhe fakte. Një prizë, një çelës elektrik dhe mandej një radio ishin një mrekulli e paparë  që linte pas shekujt e errësirës dhe do të ndryshonte standardin e jetës në të gjitha drejtimet…

Xhevdet Shehu – DITA

Mungesa e energjisë elektrike në ditët e sotme për një a dy orë, ngjan si një hata e madhe dhe qytetarët fillojnë me të drejtë menjëherë ankesat dhe kritikat për strukturat përkatëse shtetërore. Ku janë premtimet që na keni bërë? Përtej një ankese, ka më shumë revoltë. Sepse në errësirë mungojnë shumë gjera: një film, një telenovelë, një ndeshje sporti, nuk ka internet, nuk ka lajme…  Nuk ka parlament e qeveri…

Nuk ka disko dhe Facebook, anulohen kushedi sa takime dashurore, dhe kushedi se sa zemra lëndohen dhe nervozohen. Thjeshtë, vetëm se mungon energjia e elektrike. Nga mungesa e kësaj energjie mund të vdesin njerëz nëpër spitale dhe të bllokohen kompjuterët në kalimet kufitare…  Mungon komunikimi, domosdoshmëria e të cilit nuk mund të vihet në dyshim. Bota shurdhohet dhe qeniet njerëzore ndihen pa asnjë vlerë.

Vetëm atëherë e kuptojmë mrekullinë e rrymës elektrike dhe të kuptojmë revolucionin që ka ndodhur në jetën tonë, jo shumë larg po gjysmë shekulli më parë…

***

Në të vërtetë ky është një revolucion pozitiv që ka ndodhur këtu e afro gjysmë shekulli më parë në Shqipëri.

Shekulli i kaluar është quajtur me të drejtë si shekulli i dritës në rang botëror. Pa energjinë elektrike nuk ka kuptim asnjë arritje shkencore dhe qytetëruese. Por, le të ndalemi se si ka ndodhur tek ne:

Më 25 tetor të vitit 1970, në fshatin Agim (Çiflik) të rrethit të Fierit, u festua përfundimi i elektrifikimit të të gjithë Shqipërisë.  Entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm pasi ky fakt ishte jo vetëm i mahnitshëm për kohën, por edhe në kufijtë e pabesueshmes. Ky entuziazëm reflektohej anekënd Shqipërisë, tek ata qindra mijë njerëz, punëtorë e fshatarë, studentë e deri edhe nxënës shkollash që morën pjesë në elektrifikim dhe që shikonin me sytë e tyre të mirat që u sillte.

Jeta e tyre e përditshme paskëtaj  nuk do të ishte më e njëjta, ndërsa do të shtoheshin kërkesa të reja që ndryshuan rrënjësisht standardin e jetës dhe kulturën e tyre. I kishte ardhur fundi epokës së kandilit dhe pishës proverbiale në jetën e tyre.

Për ta kjo ishte “drita e partisë”, ishin “telat e partisë” që shtriheshin fshat më fshat dhe radiot buçisnin nga këngët për partinë dhe udhëheqësinë e saj. Në fillim të fushatës, Mehmet Shehu, në atë kohë kryeministër bënte thirrje: “Duhet ta trajtojnë vazhdimisht gjatë 4 viteve këtë aksion të madh, për të mbajtur gjallë frymën e kësaj lëvizje masive revolucionare”.

Për të kuptuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje, si dhe për t’u dhënë një mesazh të fuqishëm bashkëkomabsve të tij, Enver Hoxha shkoi vetë dhe preu shiritin e një ekspozite mbi elektrifikimin e përfunduar në Pallatin e Kulturës në Tiranë më 4 nëntor, 1970.

Janë shkruar libra nga shkrimtarët më të mirë të kohës për këtë ngjarje, janë bërë kantata dhe vepra artistike të pafundme në artet figurative në atë kohë me një entuziazëm të paparë. Mund t’i kritikosh ato vepra për një entuzizëm të tepruar në ato vepra, por duhet të vendosesh, qoftë dhe për pak çaste në atë kohë që t’i kuptosh dhe t’i arsyetosh, jo t’i kritikosh apriori.

Sepse drita elektrike nuk ishte komuniste! Ishte vetë qytetërimi modern që po vinte me hapa galopantë dhe të pashmangshëm. Shqipëria kurrsesi nuk mund të bënte përjashtim. Për më tepër, regjimi i kohës e shfrytëzoi maksimalisht në favor të tij, duke qenë njëkohësisht i përgjegjshëm për pasojat që do të sillte kundër tij.

Po të mos ishte energjia elektrike, shqiptarët e izoluar nuk do të mund të dëgjonin Zërin e Amerikës dhe të kuptonin realitetet ku jetonin… Pa dritën e 1970-s, shqiptarët do ta vononin edhe shumë e shumë vitin ’90…

***

Elektrifikimi i Shqipërisë ishte ndër projektet më ambicioze e më prestigjioze të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Krahas një sërë politikash zhvillimore, ndërtuese dhe transformuese, që përfshinin luftën kundër analfabetizmit, mbrojtjen e vendit, emancipimin e gruas, arsimimin e të gjitha niveleve, luftën për higjienizimin, kanalizimin, hapjen e tokave të reja, zhvillimin e infrastrukturës, apo sjelljen e ujit të pijshëm në shtëpi.

Pa energjinë elektrike shumë nga këto projekte nuk do të ishin realizuar kurrë. Dhe ky proces ndodhi në kuadër të një procesi tjetër më të gjerë, atij të modernizimit social, ekonomik dhe teknologjik të Shqipërisë së mes-shekullit XX.

Nuk mund ta mohojë askush faktin që një nga pasuritë më të mëdha të krijuara në atë kohë, hidrocentralet gjigante mbi lumin Drin etj, janë edhe sot e kësaj dite të pakonkurrueshëm dhe vazhdojnë të mbajnë gjallë ekonominë shqiptare. Elektrifikimi ishte i nevojshëm për të zhvilluar projektin e një Shqipërie industriale.

Brenda një kohe të shkurtër u ndërtuan hidrocentralet kryesore: në Selitë, 1952, Ulzë 1958, Vaun e Dejës, 1971, dhe në Fierzë, 1978, që edhe sot janë ende në funksionim. Më tej kemi ngritjen e një kompleksi të madh uzinash e fabrikash, të cilat nuk mund të funksiononin pa energjinë elektrike.

E kur kujtojmë këto vepra, është e pamundur të kujtohet edhe fakti që në atë kohë Shqipëria komuniste ishte në kulmin e miqësisë me Kinën e largët. Pa ndihmën e madhe dhe kontributin e kinezëve në atë kohë, ky projekt madhështor zor se do të realizohej në ato përmasa dhe në atë kohë rekord.

Le t’u referohemi shifrave zyrtare për dimensionet e kësaj arritjeje: 1759 fshatra u elektrifikuan, u lidhën 6500 kabllo elektrikë të kapacitetit 6\10 kv, u shtrinë 12 000 km linja elektrike të tensionit të ulët, u instaluan 2000 kabina elektrike, u ngritën më shumë se 50 mijë shtylla betoni dhe 330 000 druri, u elektrifikuan 140 000 shtëpi.

Elektrifikimi i plotë i Shqipërisë u paralajmërua përmes elektrifikimit të qendrave urbane si Saranda, Gjirokastra, Durrësi, Tirana, Korça dhe Elbasani që ishte nisur që para Luftës së Dytë Botërore.

***

Elektrifikimi rural i Shqipërisë kulmoi në kohën e regjimit komunist, përmes një fushate të fuqishme gjatë viteve ’67-’71. Kjo fushatë ishte objektivi më i rëndësishëm i një plani pesëvjeçar sikurse bëheshin në atë kohë dhe ishtë menduar të përfundonte në ditën që do të hapej Kongresi i 6-të i PPSH. Në të vërtetë përfundoi një vit më herët.

Kjo ndodhi pothuajse 100 vjet pasi Thomas A. Edison shpiku llampën inkandeshente (viti 1879). Ndërkohë elektrifikimi rural kishte ndodhur tashmë në shumë vende, si p.sh në BS (1920-1932), në SHBA (1935-1955), në Irlandë (1946-1959).

Krahasuar me mjaft shtete të tjera, elektrifikimi shqiptar shënon një rekord. Greqia, fjala vjen e përfundoi elektrifikimin një vit më vonë, ndërsa Bullgaria që e kishte filluar këtë proces në fillim të viteve ’40 e përfundoi në një vit me Shqipërinë.

Një prizë, një çelës elektrik dhe mandej një radio ishte një mrekulli për çdo shtëpi fshati që linte pas shekujt e errësirës. Më vonë me shpejtësi do të hynin televizorët dhe frigoriferët që përbënin një luks të paparë.

Prandaj dhe me këtë edukatë të re qytetare që u kultivua hap pas hapi, mungesa e energjisë sot duket për cilindo si një fatkeqësi, si një dramë e paimagjinueshme, sidomos për të rinjtë që nuk mund ta imagjinojnë jetën pa internetin dhe lehtësirave që ka krijuar rryma elektrike.

October 25, 2017 11:20
Komento

20 Komente

  1. Novruz Taip Vishanji October 25, 12:09

    NE ÇIFLIK DEGJOHEJ ZERI I AMERIKES ?

    Hajde trushkulur hajde ! Po kujt do ti tregosh perralla me mbret e sytjena te sterperdorura o karabush me zile bronxi te vjedhur nga kangjellat e Kishes se “Merine Ruaje per te Vrare Vehten” ?

    “Rregjimi komunist”, “votimet e 90-tes” – akoma me idiotizma qe nuk trimerojne as edhe gomaret e Surrelit or idiot i pa krahasueshem edhe me fantazmat e Frikenshtein-it.

    Pa le pa na paska ndihmuar Kina per te prodhuar shtyllat e betonit, ato te drurit dhe rradaken tende qe akoma nuk eshte esellizuar nga Byberi i Zerit te Amerikes.

    Ai ishte dhe do mbetet aksioni me i madh ne modernizimin e jetes se shqiptareve, pothuajse teresisht e organizuar dhe ndertuar me forcat e brendeshme te popullit e shtetit shqiptar. Flas per elektrifikimin natyrisht, jo per turbinat kineze te HEC-eve shqiptare.

    Zeri i Amerikes dhe radiot e huaja qe transmetonin shqip, degjohej edhe shume me pare se te eletrifikohej Çifliku i tyt’eti.. Ne Shkoder per shembull…..

    Reply to this comment
  2. NY (EMPIRE STATE) October 25, 14:14

    Ky hartim me befasoi per nivelin e ulet.
    .
    Sidomos fjalia:

    Po te mos ishte energjia elektrike (e Enverit) nuk do ndegjohej zeri Amerikes (i elez serbiberit).
    .
    Cfare mungon ne kete artikull ?
    .
    Komentshkruesi rastesisht shkon me nje grup fshataresh nga zona e jugut ne nje rreth te shqiperise veriut ne vitin 1970 per ti emancipuar…dhe e them me saktesi se ne ato tre-kater fshatra qe shkova ishin ne kohen e mesjetes hereshme.

    pikerisht ketu qendron mrekullia e enverit..e mori ate vend ne gjendje te mesjetes dhe e coi ne vitet e kohes moderne…

    besoj se ne vitin 2044 ne 100 vjetorin e clirimit enver hoxha do vlersohet me shume se Gjergj Kastrioti dhe kete nuk e them une por armiqte dhe miqte e kombit qe na perdhosin akoma me monstern e viqidolit

    Reply to this comment
    • ELIOT October 29, 18:33

      HA HA HA HA SA ANALFABETE QE JENI MORE COBANE ..KY XHEVDETI … UNE PO TE PYES MORE XHEVDET ..KUSH VEND NE BALLKAN NUK KISHTE DRITA ….???? APO JA DHE ENVERI EDHE ATYRE … PO MALTA GREKU QIPRO QE SBEN REVOLUCION ?????DHE KISHIN DITA KISHN EDHE UJIN E NGROHTE NE SHTEPI ME DUSHE …JO SI NE ..PRANDAJ MORE I GJORE NGA TRUTE …MESO PAK HISTORINE SI JETUaN FQINJET TANE DHE SI JETOI EUROPA ..PASTAJ BEJI LEVDATA DIKTATORIT … KUR EUROPA KISHTE LAVATRICE KISHTE FRIGO KISHTE TELE DHE VETURA …NE SKISHIM AS BICIKLETAT E NDYRA TE KINEZVE …MORE XHEVDET ..PALACO KUR EUROPA I MBUSHTE FRIGOT PER JAVE TE TERA …NENAT TONA MBANIN RRALLEN ME ORE PER NJE SHISHE KOSI MORE PETULL … POR HARXHOJ KOHEN TI MBUSHE MENDJEN NJE LOPE …POR ME DUKET SE NA MERRE PER BUDALLENJ ME MARREZITE TUJA ..XHEVDET …SPIUNI …PO SIKUR TA KISHTE MARRE PUSHTETIN DEMOKRACIA ….JO BOLSHEVIKET SI KUJTONI JU ????SE SHQIPERIA DO TE JETONTE SI NE SHEKULLIN E 13 ……??PA DRITA ……

      Reply to this comment
  3. KOMENT NR 2 October 25, 15:43

    nderime xhevo apo moderatorit

    .nuk deshiroja qe komenet te shfaqeshin shpejt por as te vonohen pambarim.
    .
    Sa per dijeni ne katundin e atij bossit te zerit amerikes (elezit te sales) …ne vitet 60-70 kur po hapnim ne rruge te re ( ne fakt po vinim piketet) na afrohet i zoti i shtepise dhe na thote:
    .
    Nuk kam pergjegjesi nese qemi im do ti haje gomat makinave qe do kalojne…

    o xhevo..ishte mesjete e hereshme dhe ai XHAXHI MADHERISHEM nese do ti shpallte katundet e saliut mehmet elezit dhe elezberberres si monumente te mesjetes sot do kishte turizem fantastik per te mesuar europjanet si jetonin njerzit para 600 vjeteve

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D(Dh.Xh.) October 25, 16:45

    “25 Tetori” eshte:”Dielli i dyte”sa
    “CLIRIMI I dyte i Shqiperie”!

    Me te lumte ajo mendie komanduar ate PENE , (tastire) i nderuari gazetar “i MASAVE PUNONJESE” a me mire “i mbare Popullit”,qe na ben te kujtojme Clirimin e dyte te atdheut tone,”Diten e elektrifikimit plote”. mbare vendi kthyer ne feste te vertete. E tille te jete dhe ky “25 Tetori’ qe presim;”FESTA e DRITES” (me gjithe hallet qe po perjeton vendi yne,keto vite qoftelargu.)
    Me bere te jetoj me ato vite,une mesues ne malesine e tiranes, nga 1964-tra qe me ate armate mesuesish, Pasues te Ndrec Ndue Gjokes,shpije “Drite ne dijes” ,perjetova ato vite te elektrifikimit te plote te vendit, “Driten Elektrike”,driten e zhvillimit, me horizonte te reja hapur, clirimi, jeten e Re sjelle- 29 Nendroi 1944-s.
    Ju i nderuar Rexhep Shehu,permes gazete “DiTA” simbol i “Drites”, na i sillni me vertetesite e kohes,ate Revolucion” te vertete zhvillimi;elektrifikimin e vendit..
    Nuk mund te harroj Xha BEQiRIN; Beqir Mancakun,(babai dy mesuesve te atyre viteve), atje ne Zall-Dajti e ate viti qe ndriti drita, fiksuar si MONUMET i elektrifikimit ne nje fotografi pergjithesuese, botuar jo vetem ne gazetat e dites,sa BERE PLLAKATE e qendruar muaj te tere ne faqet qendrore te pallatit te Kultures ne Tirane ,ne mos gaboem.Ndiese paste Ai, nga burrat e kohes re,(ani se e quante fatkeqesi, ne shtepine e tij qe ai po ven kete dite 25 Tetor lamben elektrike,.ne dhjetor 1924,kishte bujtur ate naten e zeze, kthimit me ushtare Serbe,emershurri; Zogu i pare,qe permbysi arritien e “Revolucionit Qershorit me FS.NOLIN e Madh.Ai bere felamurtari se rese qe ditet e para te clirimit.(Emrin e Djalit tij “Hamdi B,Macaku” (pas vdekies),mban shkolla e fshatit,Zall-Dajt,(1)deri shkolle emesme me konvikt hapur me 1971..(Hamdiu,si nder te paret mesues i shkolles fillore, ne ate zone te thelle te Tiranes.)
    Aty eshte ruajtur dhe ajo fotografia e elektricistave ne lidhien e energjise elektrike. Si mund ti harrojme ato perjetime. Prandaj them, i nderuari Gazetar i nderuar,qe ky “25 Tetor”,te risjell ate feste ne mbare vendin. Per te kujtuar ato sakrifica sublime bere nje popull i tere.
    (Sa per Komentuesin Taip,spo ia desifroj dot shkrimin, ndoshta, ta ribotoje te korektuar NESER,duke ndare; “NJOLLAT te ZEZA”,me DRITEN qe flasim….
    Lavdi herronjeve te atij aksioni te madh,te kohes qe e mbarti.
    Pershendetie ish nxenesve te atyre viteve ne shkollat e Zall-Dajtit sa malsine e Tiranes,dhe ata besoj si harrojne duart mbushur me IZOLATORE qe jua jepnin elektricistave maje shtyllave, shtyla te cilat i mbanin ne krah ata bashkefshatre te atyre viteve.Ali Llusha kryetari ndeise paste ne krye. Le te me “kundershtojne” mohuesit e bemave te atyre viteve, qe une,si harroj kurre dhe sot 82 vite bere,rrugeve tej oqeanit (i detyruar),femijet pa pune,marre rruget emergimit,pas asaj c’ka ndodhi pa 90-97tes;.-Nisem te vinim “vetulla” na nxoren syte”-pesudot e demokracise se shumepritur.
    Jehone ne shekuj asaj dite,”DRITES”ne Shqiperi;25 Tetorit 1970,-“DITES se ELEKTRIFIKIMIT”
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
    • 25 October 25, 17:40

      zoti Dhimiter
      bashkohem me ato qe thua..ishin kohe te veshtira por te lavdishme..dhe eshte ai gjak dhe ajo djerse lume qe sot ai shtet nuk po shkaterrohet akoma edhe pse po e vjedhin nga te kater anet.

      Ivetmi gabim qe ke bere eshte fjala Rexhep qe duhet Xhevdet

      Ajo qe ka turp ta thote artikullshkruesi eshte se elektrifikimi ishte pothuajse kontribut i dyshes Enver-Mehmet pamvaresisht cfare ndodhi me vone..
      i hoqi Sheqere Birishes bishtukun nga dora dhe i pruri llampen elektrike..
      .
      VETEM ME VJEDHJEN E CEZ-IT RRETH 1 MILJARD DOLLARE NGA BERISHAJT (PLUS GJOBAT) MUND TE NGRIHEJ KOMPLET SKAVICA
      Nuk e kuptoj pse zoti Xhevdet tote akoma “regjim komunist” per ate kohe qe paska bere gjithe keto mrekullira..dhe quan demokraci koleren naziberishiane 1992-2013 ?!
      Thoni cfare te doni,por ate qe bente SOCIALIZMI I ENVER HOXHES per popullin ne raste fatkeqesish natyrore ,KURRE NUK MUND TA BEJE KAPITALIZMI!!!
      Kujtojme TERMETIN e dhjetorit 1967 ne Librazhd e Diber,ku shtepite e shkaterruara u ndertuan te REJA brenda 1 muaji,duke e bere llacin me uje te ngrohte!!!
      Vete ENVER HOXHA i vizitoi keto 2 rrethe ne mes te debores per te mobilizuar njerezit!
      I PAHARRUAR KA MBETUR TERMETI I PRILLIT 1979 ne Shkoder,ku ngelen pa shtepi 100 mije njerez dhe per 5 muaj e gjithe Shqiperia ndihmoi per NDERTIMIN E SHTEPIVE TE REJA FALAS me te gjitha MOBILJET !!!
      25 ambasadoret e asaj kohe te akredituar ne Tirane,dyshonin se SHTEPITE DO ISHIN PREJ KARTONI,me qenese qeveria shqiptare NUK PRANOI ASNJE QINDARKE NDIHMA TE HUAJA!!!
      Kur erdhen ne Bahcallek,goditnin me gisht muret e shtepive dhe te habitur u binden se CFARE FORCE MORALE,EKONOMIKE DHE SOLIDARITET KISHTE SHTETI DHE POPULLI SHQIPTAR I ASAJ KOHE!!!
      Krahasojeni kete shembull me PERMBYTJET KRIMINALE ne shkoder qe beri Sali Berisha,po kesaj zone per 4 here rresht,duke i shkaterruar SHTEPITE E ENVER HOXHES FALAS,tokat e mbjella,bagetite etj duke mos u dhene asnje lek demshperblim!!!
      Hiqe zoti Xhevdet ate shprehje “regjim komunist” se ne vend ta denigrosh po ja 100-fishon vleren ne kete kohe te Sali Demonit

      Reply to this comment
  5. Partizani October 25, 18:13

    Vepra te tilla gjigande mund t’i ndertonte vetem sopcioalizmi dhe Enver Hoxha!
    Lehni tani sa te doni,ju hardhucat demokrate,por keni 27 vjet vqe po ulurini kunder socializmit dhe po i hani….mune!
    Asgje nuk keni bere me te mire tani,ndonese llapni tere diten se e shporrem socializmin per nje jete me te mire!
    Ku e keni jeten e mire?
    Kjo jete eshte sketerre e kaluar sketerres!
    LAVDI HEROIT LEGJENDAR – ENVER HOXHA!

    Reply to this comment
    • ELIOT October 30, 18:44

      IKNI MOE SHURRAMANE ..ENVERI JU LA ME NJE PALE BREKE TE GRISURA MORE ZHULSA …ENVERI JU LA ME NJE PALE CORAPE TE GRISURA MORE KATUNARE DEBILA …KUR NJE SENEGALEZ NE FRANCE KISHTE 20 PALE CORAPE I NDERRONTE BREKET CDO DITE JU COBANE QE MBANI ERE LOPE I BENI LEVDIME ENVERIT …. ..TURP TE KENI MIRE QE KENI LINDUR BUDALLENJ POR PER FAMILJET TUAJ MOS VDISNI DEBILA … .. ENVERI KISHTE 5 VILA ME PISHINA DHE NE SKISHIM AS UJE TE NGROHTE MORE DERRA ….KAM VIZITUAR BOTEN E NGA 20 VJET ..POR BUDALLENJ SI JU EHE NE MADAGASKAR SI KAM PAR … TE RRONI VETE .SE TRUNI JU PASKA LENE ..PARTIZANI DHE TE TJERET ..DHE DINI JANE CUNAT E ENVERIT QE E BENE KORUPSION VENDIN RAMA BERISHA NANO JANE NGA MESIMET E PARTISE DHE TE ENVERIT ..TUAJ KRIMINEL HAJDUT …POR SKENI TRU TA KUPTONI SE …………… TETE DE MERDES … BANDE DE CONS ..DECHET E EUROPES ……….

      Reply to this comment
  6. Nena Shqiperi October 25, 19:06

    Rrofte populli heroik Shqipetar dhe lavdi birit me te shtrenjte te tij, te madhit e te paharuarit Enver Hoxha!

    Akoma ndricicohen me ato ndertime e nga ajo pune kolosale e heroike.

    Reply to this comment
  7. Arben October 25, 19:25

    AQ I SUKSESHEM ELEKTRIFIKIMI, SA EDHE

    SOT VUAJME PER DRITA,

    SA PER TE VARUR NJE LLAMPE.

    HAHAHHAHAHAHAH

    Reply to this comment
    • Zhelefina October 25, 22:04

      More ti Arben , je nje kafshe e vertete serbe , pooor jo cfar do kafshe , por shtaze e eger qe jeton ne pyll ! Vetem shqipja jote e cale te ka mbetur nga ky vend, per te vjelle gjithe ate vrer kunder gjithjeckaje qe eshte shqiptare ! Krijese e urryer deri ne pafundesi !

      Reply to this comment
  8. Intelektuali perendimor October 25, 19:34

    Rrofte populli heroik Shqipetar dhe lavdi birit me te shtrenjte te tij, te madhit e te paharuarit Enver Hoxha!

    Akoma ndricicohet ai popull me ato ndertime e nga ajo pune kolosale e heroike.

    Reply to this comment
    • Qatipi October 26, 13:03

      more faqezi , Intelektual Nastradini ,
      çe po shikojne site tane , e çe po na degjojne veshte ….. more katran …………..?
      prap e drodhe bithen o faqezi ?
      komunist o bere .
      Harram te gjitha o Zullap ,
      pulat , rakine dhe kestet qe po i merr si antienverist

      Reply to this comment
  9. Demo intelektual elioti October 25, 19:39

    Rrofte populli heroik Shqipetar dhe lavdi birit me te shtrenjte te tij, te madhit e te paharuarit Enver Hoxha!

    Akoma ndricicohen me ato ndertime e nga ajo pune kolosale e heroike.

    Partizani nje gje ke gabim:
    Keta hardhucat demokradhier kane bere shume, vile ne qytet vile ne plazh, apartament 1,2,3 dyqan ketu apo aty, toka ne bregdet e truall ne qytet, hipotekat e vjetra te djegura e te fallsifikuara, armatimi shkateruar e shitur.
    Milionere jane bere plehrat.

    Reply to this comment
    • ELIOT March 18, 20:35

      MORE DEBILE MENTALE …..A E DINI JU SE ENVERI VRAU 10 MIJE TE RINJ VETEM NE KUFI SE DONIN LIBERTENE …PO TI KISHTE SKENDERNEU KETO TRIMA DO TI MPOSHTE TUE+RQIT EDHE PER 50 VJET MOE INJORANTE ..MORE SHURRAT E DEMOKRACISE ..PO SA VETA FUTI NE BURGJE KOT SOCIOPATI ENVER ..SA VETA INTERNOI KOT SKIZOFRENI ENVE ..I HARRUAT ….KUSH VEND NE EUROPE VRAU INTERRNOI UTI NE BURG SE ENVERI ..A MA THOTE NJERI …..JO ENVERI ISHTE CHAMPION ..KUR NE EUROPE FRANCA GJERMANIA I HAPEN KIFIJTE …EVNER KOQJA I VRISTE SI LEPUJ ..KUR .. BOTA I MBUSHNIN FRIGOT NE …….ASGJE MBANINM RRALEL CDO DITE SI LOPE… KUR ZINEDINE ZIDANE COPE ARABI SHKONTE NE SHKOLLE ME VETURE HANTE CDO BIFTEK SA I DONTE PALLA E K NE ME RRACIONE NE MES HSIUT ME KEPUCE TE GRISURA ..JA ELEKTRIFIKIMI I ENVERIT … DHE MOS HHHHHARRRONI SE E BERI POPULLI ME PUNE VULLNETARE CDO GJE ..SE BERI ENVERI ….ENVERI LEXONTE GAZETAT NE DAJT ..NE PLAZHET E DURRESIT NE DIVJAKE NE POGRADEC SI BEU I FSHATIT .. DHE LOPET DERRAT NE SHQIPERI PUNONI …. GJENTE DISA DEBILA FSHATARE I BENTE BRIGADERRRRA DHE HOP I BE VENDI E DRITA …. POR OS HARRO SHOKU KOMUNIST …SE PRANVERA SJEN ME NJE LULE ………. ENVER HERO HA HA HA HA HA AH HITLERI I BERI AUTOSTRADAT ME TE MEDHA NE BOTE PER KOHEN E … DHE E BENE HERO GJERMANET PER …KETE JO …MJAFT ME IDIOTIZMA BOLSHEVIKE IDIOTA .BENI KRAHASIMIN ME EUROPEN PASTAJ RRENNI … NGA TURQIT IKEN 300 MIJE SHQIPTARE ..NGA ENVERI IKEN 1 MILION SHQIPTARE JA E VERTETA ..I MILION QE E LANE VENDLINDJEN NGA HITLERI ENVER …. JA CFARE BERI ME MIZERJEN E CMENDUR …..

      Reply to this comment
  10. termeti mundi malet..por jo zemrat e shqiptareve. October 25, 19:52

    Sot brezit te ri i duket cudi se si ne kohen e pushtetit popullor..ose ne sistemin e socjalizmit cohej tjetri nga Vlora apo Korca me pune vullnetare punonte pershembull ne elektrifikim-plantacjone-hekurudha etj biles ka patur raste qe jepte dhe jeten per tjetrin..kurse sot ne kete regjim demon-kratik te vret tjetri ne mes te rruges si Bankierin Santo..gjyqtarin Konomi oficerin e shikut Isa Coba apo Kosta trebicken qe e vraru grupi ciftelia dhe erdhi tjetri nga amerika si ekspert dhe tha qe ra ne nje humbere gjysem metri.
    .
    Duhet qe brezi i ri te mesoje te verteten se me ka ndodhur me nje djale te ri qe me tha se ne kohen e Enverit nuk kishte celulare…..dhe me thene te drejten jam lemerisur me nivelin teper te ulet intelektual te brezit te ri.
    .
    Jane te lutur te shikoni kete dokumentar dhe nxirrni konkluzionin vete:
    ..]
    ..

    .www.youtube.com/watch?v=05PLVhZbmBk
    .
    Dhjetor 1967 Dokumentar HD mbi termetet ne Librazhd dhe Diber

    Reply to this comment
  11. fteri October 26, 06:05

    Tabloja e epokës socialiste është e madhe , jo vetëm me elektrifikimin që pa dyshim është një nga kyçet e ngjarjeve ,kthesa të mëdha që çliroi energji të mëdha,një zhvillim e përparim kulturor siç thot gazetari të madhë,pa drita shqipria do ishte errësirë .
    Populli për elektrifikimin punoi me energji të mëdha ,por burimin e kishin te revulicioni tonë popullor ,dhe burim i pavdekshëm ishte vija e partisë dhe mësimet e E.Hoxhës që mobilizoi të madhë e të vogël .

    përshembull unë në v. 1967 isha në shkollë të mesme ,dhe na morën si klasë një muaj në aksion në Dumre Elbasan ,vjzat e klasës u morën me vendosjen e izalatorve me allqi kurse djemtë i montoshim nëpër shtylla druri ,dhe pastaj vendosshim telat elektrik duke i lidhur me izalatorin , me një tel tjetër që kalonte dyfish në mënyrë që na instruktonin specialistët.Linjat shkonin nëpër lagje deri te shtëpitë e fshatarve. Prandaj themi se elektrifikimi zgjati vetëm disa vite ,por valët e sajë të fuqishme e aksionit e mobilizimit çliroi energji edhe për të ardhmen dhe të sotmen dhe do të çliroi energji edhe në të ardhmen që do të zbuloi mesë kujtimesh valët mobilizuese të asajë vepre të madhe të djeshme ashtu si e vlerson mësuesi veteran që banon në Kanada.

    Me E.Hoxhën në krye ëndrrat e njerzve u bënë ralitet ,shqipria ndryshoi e përparoi sa qindra vite zhvillim anadollak -otoman,çiflogaro -zogist e ballist , bajrektar-bashibozuk e tradhëtar ,që kurrë nuk mendonte njeri tu qonte dritën elektrike popullit,përveç E.Hoxhës..

    Reply to this comment
  12. Jimi October 26, 20:53

    Epoke e lavdishme e punes dhe solidaritetit njerezor qe solli ndryshime rrenjesore ne zhvillimin ekonmomik e arsimor te shoqerise. Pune heroike e rinise dhe shoqerise se organizuar. Sakrifica qe nuk harrohen, por qe mjerisht sot ,jo vetem nuk vleresohen, por c’eshte me e keqja i anatemojne pikerisht ata qe perfituan dhe pervetesuan ne menyre te pandershme gjithe vlerat e ketij mundi e kesaj djerse te mbare ketij populli!
    Pikerisht keta qe perfituan duan ta shkruajne hiostorine neper qitape ashtu sic edhe u intereson, por nuk kane per t’ja arrittur. Ajo eshte shkruar thelle ne memorien e ketij populli qe ashtu si edhe legjendat e baladat do te transmetohet nga brezi ne brez.

    Reply to this comment
  13. Bashkim October 28, 04:55

    Revolucioni i qiririt elektrik

    Reply to this comment
  14. Dhimbia e madhe Popull October 28, 15:30

    Faleminderit djema e vajza komentues per ate evendiment te pa shoq, si ishte elektrifikimi i vendit plotesisht,kurorezuar me 1970ten.
    -Te mohosh arritiet eshte- si thote populli-.te mohesh buken e dhene sa veteveten.
    Keshtu vleresoni dhe arritiet e tjere te atyre viteve,pa tjetrer ,kritikuar fenomenet frenues qe dhe na e shoqeronin ate kohe,ndaj dhe e perkrahu populli trsformimin total te pas 80tes,po jo shkaterimin e ekonomise,sa arritieve ne fusha te ndryshme, me arresimin, shendetesine,kulturen e artin, pse jo dhe ne fushen e mbrojties,vjesdhe e shkaterua gjithcka ne to.
    Me sy vleresues duhet te shikojme te kaluaren dhe mbi te gjitha; UNITETIN mbare popullit qe kishim…. .Tani po hame kokat me ndasite sa;ekonomike- politike dhe FETARE.
    Mblidhe mendien o POPULL !
    Ndaj SHAPIN nga SHEQERI.

    Dhimbia e madhe POPULL !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*