Rexhep Mejdani zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë maqedonase

December 1, 2015 17:14

Rexhep Mejdani zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë maqedonase

Ish-Presidenti shqiptar, Rexhep Mejdani, është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë maqedonase të Shkencës dhe Arteve.

Këtë vendim e ka miratuar Asambleja e këtij institucioni me votim unanim. Në ceremoninë e ndarjes së këtij titulli z. Mejdani ka mbajtur një ligjëratë profesionale në Akademinë maqedonase, e cila vite më parë i ofendoi rëndë shqiptarët, duke i quajtur njerëz mali.

“Është një kënaqësi për të gjithë aktivitetin shkencor, shoqëror, publicistik dhe botues të gjithë periudhës time nga shkollimi deri në ditën e sotme”, tha Rexhep Mejdani.

Lidhur me ofendimet e rënda ndaj shqiptarëve në Enciklopedinë kontroverse të botuar nga Akademia maqedonase vite më parë, ish-Presidenti shqiptar diskutuar me drejtuesit e këtij institucioni në një takim të realizuar para ndarjes së titullit. Ai, është i bindur se kjo qasje ndaj shqiptarëve do të ndryshojë dhe se një gjë e tillë do të dëshmohet shumë shpejt.

“Qëndrimi i Akademisë është krejt ndryshe dhe ju së shpejti do të shihni se kjo akademi do të botojë edhe një vepër të Kristo Frashërit. Që do të thotë se konceptimi është krejt tjetër dhe bota lëviz, bota nuk mbetet në një vend, bota duhet të emancipohet dhe në këtë emancipim të gjithë duhet të japim kontributin tonë përfshirë edhe mediat”, u shpreh ish-Presidenti i Shqipërisë.

Mejdani vlerëson se pozita e shqiptarëve në Maqedoni ka nevojë të avancohet akoma më tepër. Në këtë kuadër ai tha se popujt dhe vendet e Ballkanit duhet ta kuptojnë se vetëm përmes thellimit të bashkëpunimit mund të ecin përpara.

December 1, 2015 17:14
Komento

5 Komente

  1. Beni December 1, 19:23

    Nje kukell nje matuf,dordolec me pak…

    Reply to this comment
  2. Gopisti Nr 1 December 1, 19:30

    Po pse? Ai ka 25 vjet qe nuk merret me fizike. A ka ndonje punim keto 25 vjet? Zero! A ka ndonje leksion te vetem ne kete fushe? Zero!. Po maqedonasit si koqe qe jane, vleresojne me shume nje mesues ish politikan se sa nje pedagog me vlera si Florian Vila!

    Reply to this comment
  3. Lleshi December 1, 20:40

    Eee , e shikoni si koha i nxjerr te vertetat dhe enigmat ? Per kete thane dikur se ishte maxhyp Kosove , por paska qene maxhyp Maqedonie !

    Pasi e lane pa lek ketu , iu gjet menyra nga “ustai” per ta mbajt me lek ?

    Reply to this comment
  4. Arben December 1, 21:05

    NE VITIN 1998, NJE VIT PERPARA MASAKRAVE TE MILLOSHEVICIT NE KOSOVE, MEJDANI PAS KTHIMIT NGA TAKIMI ME MILLOSHEVICIN NGA KRETA THA

    “MILLOSHEVICI ESHTE NJERIU QE BERI LUFTEN, AI ESHTE NJERIU QE MUND TE BEJE EDHE PAQEN”

    MILLOSHEVICI E BERI PAQEN NE HAGE, POR DELFINAT E TIJ SI PUNA E KETIJ MEJDANIT KUR DO TJU VIJE RRADHA???????!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. hani i elezit December 2, 00:59

    ky eshte magjyp dhe pike .
    he,he ,he ,me ra shamia ,oho,oho

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*