Censura e mallkuar / Çadra si metaforë e kaosit

May 15, 2017 12:56

Censura e mallkuar / Çadra si metaforë e kaosit

 

Intervistoi: Xhevdet Shehu

I nderuar Profesor Qosja! Prej afro tre muajsh Shqipërinë e mundon një çadër e ngritur në bulevard, poshtë dritares së Kryeministrit të Shqipërisë. Në pamje të parë shkaku duket absurd:garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat janë një detyrim. Pavarësisht indiferentizmit në opinionin shqiptar, kjo çadër ka alarmuar kancelaritë perëndimore dhe sidomos partnerët evropianë të Shqipërisë. Ju e shikoni shqetësuese çadrën në bulevard?

-E shikoj shqetësuese dhe, në pikëpamje politike, kulturore dhe kombëtare e shikoj shumë dëmtuese atë çadër, atë çadër me të cilën protestohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për zgjedhje që mbahen që njëzet e pesë vjet, për zgjedhje për të cilat Kushtetuta e ligji kërkojnë, obligueshëm, prej shtetit dhe prej të gjitha partive, që të jenë të lira e të ndershme, për zgjedhje për të cilat me Kushtetutë e me ligje janë caktuar procedura, janë siguruar organe politike, shtetërore, kombëtare e ndërkombëtare, që mbikëqyrin mbajtjen e tyre. Dhe, çdo shkelje, çdo cenim i rregullave, i procedurave, i mirëvajtjes ndëshkohet apo duhet të ndëshkohet. E gjithë kjo, siç e kemi parë gjatë këtyre njëzet e pesë vjetëve, nuk do të thotë se nuk ndodhin shkelje e cenime të zgjedhjeve. Dhe, sa mbaj mend unë, gjatë këtyre njëzet e pesë vjetëve ato rregulla e procedura, ato liri e ndershmëri më së shpeshti i ka shkelur e cenuar pikërisht ai që ka shpikur çadrën! Çadra nuk është metaforë e lirisë! Çadra është metaforë e dhunës, metaforë e kaosit! Them kështu sepse me dhunë synohet të prishen zgjedhjet dhe me kaos synohet të ndryshohet vetëdija e votuesve shqiptarë!

Jemi hapësirë e vogël për aq shumë mosmarrëveshje, për aq shumë ballafaqime, për aq shumë mosdurime, për aq shumë urrejtje të ndërsjella. Dhe, haraçin e të gjitha këtyre të zezave e paguajnë jo ata që i bëjnë ato po tjetërkush: i paguan populli, i shpërfilluri nga klasa politike!

Ju në një shkrim të pak ditëve më parë i kini quajtur “ultimatume staliniste” thirrjet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, (në fakt të ish-kryetarit të PD-së Sali Berisha). Duket sikur ka një mospajtim në këtë konstatim:jemi në demokraci dhe sillemi si në diktaturë. Apo jo profesor?

-Jam shumë, shumë i çuditur se si një njeri politik, relativisht i ri, dyzet e dy tre vjeç, kryesisht i shkolluar në kushtet e pluralizmit politik partiak, pjesërisht i shkolluar a i çshkolluar përjashta, ka një mendje aq të shtangur, aq dogmatike si kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka një mentalitet aq të mbetur mbrapa,është aq i tejmbushur me etje pushtetore, është aq i tejmbushur me urrejtje politike ndaj kundërshtarit kryesor! Po them i shkolluar a i çshkolluar sepse neve prej përjashta sot po na vijnë jo vetëm të shkolluar po edhe të çshkolluar, po na vijnë edhe të çshkolluar siç vinin oficerë të shkolluar në Italinë fashiste në kohën e Zogut, që prodhoheshin sipas devizës musoliniane: bona per Albania. Çuditem shumë, shumë, sesi në Shqipëri e në Kosovë prej këtyre të shkolluarve përjashta sipas devizës bona per Albania po na dalin ministra, zëvendësministra, këshilltarë kryetarësh e kryeministrash, drejtorë e kryeredaktorë, anëtarë bordesh, madje edhe gazetarë qëme sjelljet e tyre kur e kur ua kalojnë edhe stalinistëve më të përbetuar!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shkuar shumë larg, shumë larg me ato ultimatumet e tij staliniste:s’ka dhe s’ka zgjedhje pa qeveri teknike! S’ka dhe s’ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër! Me betejën tonë do ta rrënojmë republikën e vjetër! Askush s’mund ta ndalë dot kauzën e opozitës! E të tjera.

Lufta totale e çadrës

E dëgjuat se çka u premtoi shqiptarëve një natë ai.

-Me luftë totale, tha, do të rrënojmë republikën e vjetër! Fizikisht do ta marrim Shqipërinë!

Kryetari i PD-së i premtoi Shqipërisë, i premtoi popullit shqiptar, luftë totale.

Togfjalëshi politik, dhe luftarak, luftë totale është i njohur në krejt botën qe 74 vjet! Dhe, i tmerron të gjitha shtetet dhe të gjithë ata që ia dinë prejardhjen. Më 23 shkurt të vitit 1943, ndërtuesi i propagandës naziste, hitleriane, Gebelsi, kishte mbledhur disa dhjeta mia gjermane, intelektualë, oficerë e të tjerë, në një sallë të madhe dhe u kishte premtuar, pas disfatës në Stalingrad, ku feldmareshali Fridrih von Paulus kishte kapitulluar me armatën e tij, se Gjermania do të fillojë luftën totale, e cila, duke qenë luftë totale, s’ka se si të mos sjellë fitoren!

E kryetari i PD-së, 74 vjet më vonë, pas Gebelsit, na premtoi se me luftë totale do ta çlirojë Shqipërinë prej demokracisë, prej reformës së drejtësisë, prej vetingut, prej orientimit të saj evropian!

Porsi atë fjalinë famëkeqe me të cilën e shënoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën si rrezik për rajonin, edhe fjalinë tjetër të Lulzim Bashës Me luftë totale do ta rrënojmë republikën e vjetër pas shqiptimit të dytrihershëm ia hoqën prej repertorit ata që nuk e kanë mendjen të histerizuar si ai.

Nuk mund ta di a e futi Lulzim Basha në përdorimin e tij kërcënues togfjalëshin skëterror luftë totale nga mosdija apo me qëllim, por e di: një parti politike që udhëhiqet prej një njeriu me mendje aq të turbulluar, aq të dogmatizuar, siç tregohet Lulzim Basha në çadër, e rrezikon shumë veten në të gjitha pikëpamjet, e rrezikon shtetin në të cilin vepron dhe e rrezikon popullin prej pjesëtarëve të të cilit është i përbërë ai shtet. E misioni kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në të vërtetë i përfaqësuesve të saj, nuk duhet të mbesin as katastrofa e vitit 1997, as grusht shteti i dështuar në shtator të vitit 1998, as tragjedia e Gërdecit, as vrasja e protestuesve më 21 janar 2011, as shkeljet jo dhe të rralla të Kushtetutës e të ligjeve, po ndërtimi demokratik i Shqipërisë. Ajo, PD-ja ka anëtarë, ajo ka veprimtarë, ajo ka mendje të shquara, por ata i ka shpërfillur ish-kryetari i saj Sali Berisha ditën që e ka emëruar Lulzim Bashën kryetar të saj! Për të gjitha këto arsye është e rëndësishme për vetë PD-në, që është parti historike në politikën shqiptare, është e rëndësishme për Shqipërinë, që PD-ja të bëjë ndryshim në organizimin e saj e në veprimtaritë e saj, e për t’i bërë këto ajo duhet të lirohet prej fatamorganave të dy kryetarëve të saj, Sali Berishës e Lulzim Bashës.

Dua të shpresoj se zyrtari i lartë diplomatik amerikan Hoit Brajan Ji do të arrijë që kryetari PD-së Lulzim Basha të heqë dorë prej “luftës totale” dhe prej fatamorganës së quajtur “republika e re” e cila si tha ai me 13 maj “do të marrë me të gjitha mënyrat fatet e vendit nëse Rama nuk tërhiqet” dhe më në fund do pranojë zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Fatamorganat e tyre

Kryetari real i PD-së, Sali Berisha, kohët e fundit e ka përsëritur shpesh një term të huazuar nga ju. E kam fjalën për vitin 1997, të cilin ju e keni konsideruar “një vit të revolucionit të vonuar demokratik”. Për “revolucion demokratik” çuditërisht flet dhe Berisha aktualisht. A ju shqetëson ky huazim që ka bërë Berisha dhe a është realisht momenti për të bërë “revolucion demokratik” me 50 mënyra, sikurse shprehet ish-kryetari i PD-së.

-Në vitin 1997 populli ishte ngritur kundër pushtetit despotik të Sali Berishës dhe të kastës së tij politike. Bazat e një vargu të këqijash në politikë e në shoqëri në Shqipëri do të vihen në atë kohë, kurse sot po bëhen përpjekje prej Qeverisë për mënjanimin e tyre. Unë atë ngritje të popullit e kam quajtur revolucion i vonuar demokratik dhe e quajta kështu-i vonuar sepse kam menduar se ndërtimi i shëndoshë demokratik i Shqipërisë do të duhej të kishte filluar në vitet 1991-1992. Sigurisht me kërkesën e njerëzve të Partisë Demokratike do të shkruhen shumë artikuj kundër meje, në të cilët në mënyrë staliniste shpjegohej togfjalëshi revolucion i vonuar demokratik, kurse unë etiketohesha enverist, stalinist, antidemokrat, armik. Ndër ata që shkruanin kështu kundër meje sigurisht kishte të tillë që nuk i kishin dëgjuar togfjalëshat e përdorur në ish vendet komuniste kur atje ishin bërë ato lëvizjet popullore që kishin përmbysur komunizmin: nuk i kishin dëgjuar togfjalëshat revolucion demokratik, revolucion paqësor, revolucion i mëndafshtë, revolucioni i kadifenjtë. E të tjerë. Unë përkraha një lëvizje popullore, që doja të ishte paqësore, revolucion demokratik, që do ta çlironte Shqipërinë prej despotizmit të Sali Berishës me shokët e me kastën e tij politike, kurse Sali Berisha sot flet për një revolucion që do të përmbysë demokracinë. Për shkak se në gjuhën e tij fjala revolucion nënkupton dhunën, ai thotë: Edi Rama e kupton vetëm revolucionin, domethënë mund të përmbyset vetëm me dhunë. Meqenëse me të do të përmbyset demokracia, revolucioni i Sali Berishës e i Lulzim Bashës në të vërtetë është kundërrevolucion: kundërrevolucion për një fatamorganë e quajtur “republika e re”.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë një sërë lëshimesh çadristëve të PD-së, sikurse bëri me tërheqjen nga zgjedhjet vendore në Kavajë…Një gjë të tillë nuk besoj se do ta bënte Sali Berisha. A bëri mirë Edi Rama?

-Sipas mundimit tim, kryeministri Edi Rama bëri mirë me tërheqjen nga zgjedhjet vendore në Kavajë. Krijuesit e Çadrës, në Kavajë synonin të përsërisnin 21 janarin e vitit 2011, por tani, në vend të Sali Berishës e të Lulzim Bashës, dëshironin që vrasës të protestuesve të bëheshin Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj! Megjithatë me tërheqjen e zgjedhjeve në Kavajë, si e tha Johanes Han, u cenua demokracia! Po, u cenua demokracia, por u shmang ajo që u synua nga Sali Berisha e Lulzim Basha.

Partia Demokratike vazhdon të mohojë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit, duke këmbëngulur në disa kërkesa thuajse të parealizueshme. Le të supozojmë se PD-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Sa e rrezikon kjo demokracinë shqiptare? A do të ngelet vendi pa opozitën aq të nevojshme?

-Si dëshmon Komisioni Qendror Zgjedhor i Shqipërisë, në zgjedhjet e 18 qershorit 2017 do të marrin pjesë 15 parti. Kjo do të thotë se vendi nuk do të mbetet pa opozitë. Do të ishte mirë për të e për Shqipërinë që PD-ja të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, por të marrë pjesë në zgjedhjet pa fatamorganën e “republikës së re”, që e shpalli Lulzim Basha në çadër! Por, të mos harrojmë se historia e organizimit i quajtur shtet njeh demokraci edhe pa opozitë, madje edhe pa parti. Studiuesit e të ardhmes thonë se do të vijë koha kur nuk do të ketë më parti politike. Demokracinë nuk e garanton vetvetiu opozita, demokracinë e garantojnë Kushtetuta dhe ligjet e shtetit, e garanton shteti i së drejtës. Mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhjet e 18 qershorit, prandaj, nuk e rrezikon demokracinë shqiptare. Nuk e thotë kot populli: ai që s’është, ai që s’do të marrë pjesë, pa të bën dhe pa të mundet.

Rroftë Shqipëria, rroftë populli shqiptar, parti do të kemi boll, më tepër se ç’na duhen, me PD-në a pa PD-në!

A do të jetë më e mirë Shqipëria pas 18 qershorit?

Dua të shpresoj se Shqipëria do të jetë më e mirë pas 18 qershorit.

Dua të shpresoj se Shqipëria do të jetë Shqipëria që duam e Shqipëria që duhet ta synojmë, mbas reformës së drejtësisë dhe Vetingut, por mbas reformës së drejtësisë dhe Vetingut që do të zbatohen pashmangshëm. Shqipëria do të jetë më e mirë, Shqipëria do të jetë Shqipëria që duam, mbasi të bëhen reformat në të gjitha fushat e jetës sipas standardeve që kërkon Bashkimi Evropian: mbasi të bëhen reformat në fushën e arsimit, ku edhe janë nisur një varg ndryshimesh të rëndësishme, në fushën e shëndetësisë, në fushën e kulturës, në fushën e mbrojtjes së mjedisit, në fushën e të drejtës së pronës intelektuale e në fushat e tjera, të cilat BE-ja ua qet kusht vendeve që synojnë anëtarësim brenda saj.

Vijon nesër

May 15, 2017 12:56
Komento

15 Komente

  1. Beqo May 15, 13:32

    Rrexhepi e shikon Shqiperine me Opingen e Sheros.

    Reply to this comment
  2. Mark uk May 15, 14:03

    Ne vitet e fillimit te demokracis Rexhep Qosja u lidh me Berishen.Ky islamik i thekur i tha Berishes ju duhet te lidheni me Lindjen o jo me prendimin,e kishje fjalen me vendet islamike.Berisha e kundershtoj dhe i tha me ket mendja mos me del tjeter perpara.Si akademik duhet heq kapelen,po ama e kaluara e tij si agjent i UDB eshte i perbuzur ne vendini e tij.Dy her jan bere sontazhe dhe te gjith do habiteni qe me zore ka kap 2%.Socialistet duke ditur se kujt i ka sherbyer,dhe si kundershtar i Berishes e ngrejn ne qiell ket sheber te Jugosllavis,tani nuk e di a ka lidhje me serbet po ngjasat jan.

    Reply to this comment
    • Mollosi May 15, 18:04

      I ke ngaterruar pak mendimet…Z. Berisha e inkuadroi Shqiperine ne Konferencen islamike, pra i bie qe islamiku Berishe e degjoi islamikun tjeter Qosje.

      Reply to this comment
  3. Adih May 15, 15:25

    I nderuar PR R.Qosja.. Z BEQO (komentuesi me lart, ka te drejte ) .Ne cadren e krimit nuk eshte vetem PD, . Fatkeqesisht jane me shume , ne ate cader , Qe te gjithe partite ,kush me shume e kush me pak ,i nderuar PR Qosja kane shkelur kushtetuten e lehte per tu verifikuar.. Nuk e pandehen tafmahqaret per etje pasurie ,cunat e R. Alise ,,dje pa breke e sot milionere me euro, se do vinte kjo dite , se do kishin truk nga BE dhe Amerika per reformat ne drejtesi dhe vettingu.Qe te gjithe jane me dosje Sigurimsash ,vjedhje ,ku ja dine njeri tjetrit ,dhe mbajeni mend i nderuar PR ,po u be vettingu dhe reforma ne drejtesi , do kete efekt dominoje . Dhe po nuk u be, atehere duhet te largohemi te tere populli i ndershem nga shqiperia e ti leme bandillet vetem .E thjesht ,dhe jane te lehte per tu lexuar ,te gjithe politikanet e ketyre 26 viteve ,ku spikat programi i tyre ,komplet i njejte . Qe nga mos njohja e prones ,alergjia per pronaret ,ku i kane perlare per vehten e tyre ne menyren me brutale diletanteske ,ne ato troje qe kane interes ,sidomos bregdeti , kurse pjesa tjeter e teritorit cunat e Ramizit te Katovices kane ne plan te ngrene dhe enderrojne per kooperativa bujqesore .. Te presim i nderuar PR Qosja vettingun dhe reformen ne drejtesi ,qe te zbatohet te pakten kushtetuta ,ku deri me sot eshte shkelur me te dyja kembet nga te gjithe…
    Do ju them edhe nje gje tjeter per cadren i nderuar PR Qosja .Cadra ka tre muaj qe eshte ngrejtur ,dhe politikanet ,opozite dhe mazhorance jene te qete ,por nuk do ishin te qete ,sikur populli te ngrihej pa as edhe nje komandant ,pra vete ,dhe do i shikoje qe te gjithe polikanet mazhorance e opozite poshte ne bodrumet e komitetit Qendror duke qare hallet me njeri tjetrin ,ndertuar nga E Hoxha dikur, ,babai i te gjitheve ketyre poilitikaneve te socem.
    Ju them se ka te drejte komentuesi Beqo i nderuari PR Qosja ,se eshte e ndershme e etike ,ku Rama zgjodhi me deshiren e tij I Meten President (se per deputetet e PS nuk diskutoj, qe votuan se jane te vene ne rresht nga komandanti i tyre Rama) Ata 4 te mjeret u pushkatuan nga kucedra shteteror , diten per diell, e me duar ne xhepa ,per punen e VIDIOS me ze e figure,e ,ku i dhuruan Rames karrigen e Kryeministrit dhe ky bandill ja shperbleu duke i qullosur jetimet e tyre ,te lene rrugeve pa buke e pa kujdesje ,duke bere vidion President .Ku eshte morali ketu i nderuar z PR ?.Si eshte prezantuar ky Rama si ne shqiperi tek ne populli dhe palere tek nderkomtaret ,per kete teme ????
    Faleminderit per shkrimin i nderuar PR QOSJA:
    PS::::Pa ironi i nderuar Pr ,po te kishja dore per te shkruar mbi keto tema ,do beja romanin me te bukur ne bote ,por fakeqesisht nuk kam talent ,bile hic fare..

    Reply to this comment
    • Peza May 15, 21:34

      Bre Adih ,kulish serbi!
      Ti je vertem nje kulish i mafies serbe qe nuk te interesojne hallet e popullit shqiptar!
      Per cfare te duhet tani Ramiz Alia,o zgjebanjos e nuk merresh me armiqte e vertete e reale te popullit si Sali Berisha,Basha etj,qe e kane mjeruar kete popull sa nuk ka ku te shkoje me?
      Po me te nderuarin Qose cfare ke o cetnik serb,apo ai tre duket se po i nxjerr bojen padroneve te tu antishqiptare?Cfare romanesh do beje,o krric gomari ku e pranon edhe vete se je nje injorant e shpirtzi si katrani?
      Rraca jote meritron vetem te digjet ne krematoriumet Aushvicit bashke me banditet serbe Berisha e Basha!
      Shporru felliqesire serbe e mos derdh ketu halene tende qe qelb ere tere dynjane!

      Reply to this comment
  4. Adih May 15, 15:38

    Flm

    Reply to this comment
    • Nuk ja ke fut kot Adih May 17, 00:52

      Adih, komenti qe te kishin bere me beri qe te rilexoj komentin tend. Me vjen keq qe te kane komentuar si serb apo ckane shkruar tjeter. Per mua je Ok, je realist ne ato qe thua. Komentuesin do e ftoja ta rilexonte ate qe ke shkruar ti dhe i them qe nuk je as serb e as kelysh serbi, por je puro shqiptar qe i ndjek prej kohesh se cfare bejne keta marifetcite tane, dmth politikanet. Kalofsh mire adih

      Reply to this comment
  5. malsori May 15, 15:57

    Si gjithnje realist e i drejperdrejte Profesori. Sa e vlefshme eshte te degjojme te tille njerez te mençur ne vend te atyre anal-gazetaruceve.

    Reply to this comment
  6. MH May 15, 16:24

    More keto komentuesit qe i kundervihen Porf.Qosjes i njeh historia.Apo nuk i njeh as oxhaku i familjes nga kane rranjet.Keto turfullaca na qelben faqet e gazetave sa here marrin yrysh te shfaqin filozofit e vyshkura te perpunuar nga trut shterpe ne rrashta me gjunga gjunga.
    Jam kurioz te di i ka ftuar ndonji intervistues per ti marre mendime ketyre debilave se na jane neveritur si jarget e lopeve e te kijeve te kularit dhe qyrracave si puna e Berishes ardhur sefte ne vitin e pare te Mjekesores Tirane me burse te Hoxhishtes,qe i fshinte qurrat nga manga e kycit te dores deri ne bryla.

    Reply to this comment
    • Mollosi May 15, 22:29

      Historia e njeh realitetin, e realiteti thot qe banoret e shtetit ku jeton Qosja nuk i dhene me shume se 1% te votave. Me shume vota mori romi Haxhi Merxha se sa percaresi Qose.

      Reply to this comment
  7. i ka trute te ballsamosura me steriotipe.... May 15, 20:04

    pranoj komentin e mark uk …

    Reply to this comment
  8. Adih May 15, 23:08

    Peza ….u kenaqa qe vjell vrer mbi mua.Komenti i im e paska bere pozitiven .Qenke komunist i pa ndreqshem i Rames ,tamam si Sali Berisha dhe rama i jot bashke..Qenke i mefshte ,po nuk e kuptove cfare shkruaj ,kerko ndihme nga zysha e fillores se ta shpjegon ajo.. Jane te gjithe, te dale o kacahu, nga e njejta vagine …Kurse nuk ta pranoj ato qe shkruan kondra meje ,mbi Profesorin e nderuar Rexhep Qosen .Do ta thonja me sinqeritet , jam me se i lumtur qe e kam bashkohes kete zheni kritik te letersise ,por mbi te gjitha patriot , e jo si ty driteshkurter komunist ne gjak e ne gen..Nuk e di cfare moshe ke ,sa per dijeni per PR e nderuar Qosen ,kam degjuar ne vitet 70 per te, nga pedagoge te universitetit te gjuhesise ne Tirane ( rreth i ngushte se kishim frike atyre koherave nga diktatura ) vete kam qene i vogel, por i kam degjuar , komentonin per zheniun PR Qose ,pamvaresisht kufite ishin te mbyllura ne ato kohe diktature..
    PS ..mere dhe lexoje disa here komentin tim e pastaj veri diagnozen ,si serb e si Salist ,me dhimbsesh sinqerisht o Peze komunisti ..

    Reply to this comment
  9. margarita May 16, 00:24

    Respekt per shqiptarin e madh Rexhep Qose. Neveri per Minjt e Qenefeve si ” Mark uk “, ” Mollosi ” etj. qe as kane qene, as jane dhe as do te jene ndonjehere njerez.

    Reply to this comment
    • Mollosi May 16, 09:21

      More znj. Margarita, natyra (Zoti) paska qene dorelire me ty.T’i paska “dhuru” disa veti shume te keqija. Sharjet tua, ofendimet dhe fyerjet nuk do te me bejne qe te terhiqem nga opinioni im per z. Qose. Keto qe i thash per te nuk mund qe t’i mohosh. Ato jane te verteta .Shqiptaret e Kosoves nuk e duan percaresin Qose. Ate e duan titistet, enveristet dhe vehebistet. Tani per tani adhuruesit me te medhenj te z. Qosja jane vehabistet.

      Reply to this comment
  10. Mersin May 16, 08:40

    Kur flet profesor Qosja eshte mire te degjojne me vemendje te gjithe shqiptaret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*