Rexhep Qosja kujton përballjen e tij të parë me Kofi Annan

August 18, 2018 21:43

Rexhep Qosja kujton përballjen e tij të parë me Kofi Annan

Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, është komentuar me keqardhje nga mjaft figura politike të vendit. Në radhët e tyre është përfshirë edhe ish-anëtari i Këshillit të Përkohshëm Administrativ të Kosovës, Rexhep Qosja.

Ai shkruan në rrjetin social “Facebook” se Anannin ka patur rastin ta takojë gjatë një vizite që ka bërë në Prishtinë, në Kosovë pas Luftës Çlirimtare.

Ai ka ndarë me miqtë e tij virtual një pjesë të përshtypjeve nga ai takim, që daton në 13 tetor të 1999-s.

Qosja sqaron se pjesa e mëposhtme është shkëputur nga libri “Ditari”, vëllimi VIII.

***

Pas Bernar Kushnerit dhe gjeneral Rainhardit fjalën e merr Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Kofi Ananni.

Kofi Ananni është më i shkurtër se ç’e tregojnë televizionet.

Kofi Annani ka një pamje shumë origjinale dhe në këtë origjinalitet do të ketë kontribuar prejardhja e tij ndoshta disaracore dhe ndoshta disaetnike.

Në ngjyrën e fytyrës së tij janë shkrirë ngjyresa afrikane, aziatike dhe evropiane.

Edhe në trajtën e kokës së tij do të jenë shkrirë trajta kokash të të tri këtyre kontinenteve.

Kofi Ananin sytë e mi e shikojnë me adhurim për atë bashkim të jashtëzakonshëm e shumë të pëlqyer të të ndryshmeve.

Të ndryshmet sjellin bukuri, dhunti, mençuri dhe maturi.

Dhuntitë dhe virtytet e Kofi Anannit do të tregohen në plotësinë e tyre mbasi të fillojë të flasë –anglisht.

Flet për të përgjithshmet.

Flet për të përbashkëtat njerëzore e politike.

Përmend deportimet tona ( të dhunshme), përmend kampet në të cilat ishim vendosur në Maqedoni dhe në Shqipëri.

Mandej flet për tolerancën, si e mirë e madhe e paqes mes njerëzve.

Mandej flet për bashkëjetesën si pashmangshmëri e të sotmes dhe e të ardhmes së njerëzve.

Fjala e tij ishte domethënshëm e sistemuar, e filluar dhe e përfunduar. Fjalitë në të cilat ishte i përmbajtur qëllimi i ardhjes së tij shquhen me theks zanor dhe diksion pothuaj artistik.

Mendoj: Deri në moshën në të cilën jam nuk më kishte takuar të shoh figurë politike, shtetërore e intelektuale kaq përshtypjebërëse me origjinalitet pamor dhe me origjinalitet gojor. Nuk e kanë zgjedhur kot Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së.

s.a/dita

 

August 18, 2018 21:43
Komento

6 Komente

  1. Alban Dega August 19, 03:25

    ASKUSH NUK NDERON SI I NDERUARI !

    Sidomos kur eshte bderi i Shqiptarise si Akademik Rexhep Qosja !

    Reply to this comment
  2. Gege Kosova August 20, 07:09

    I vetmi nivel intelektual e politik, qe deshmon se ka aftesi dhe dine te lexoje dhe ta thot permbajtjen e kuptimesise se nje personaliteti, jo figure siç po shprehen ne media, nderkombetar.Me mire eshte disa intelektual shqiptar,te mesohen nga ky shembull,se sa ta urrejne nga modurimi,inati e zilia ndaj Tij.

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K August 20, 09:13

    Sekretari i pergjithshem ka takur me mijra njers.Po me ket mjekrocin eVuthajve mendoj se eshte njeriu me koh si ka takur,e flas jo si akademik.Ky agjent i UDB qe u sherbeu me devotshmeri se tesh nuk ja var kush se ky gati do jet.Tre here doli per ta vlersuar populli atj dhe as 3% nuk e vlersuan.Vetem ne Shqipni e vkersojn klyshet e komunizmit me ne krye nipin e Kolekes i rritur ne bllok,vetem se eshte kundershtar i Berishes qe nuk pranoj propozimet e kti ISLAMIKU te thekur.Si akademik i heq kapelen edhe pse ja dhan Yugosllavet per sherbimet qe u kreu.

    Reply to this comment
  4. Nik August 20, 19:43

    O “Mark” mavria, si akademik Reshep Qoses “dhe i heq kapelen” pastaj menjehere behesh pishman se “ja dhane Yogosllavet per sherbimet qe kreu”!
    Nik

    Reply to this comment
  5. Guri Naimit D. August 20, 22:25

    I nderuari te nderon .Dyfytyresite turperon .
    Faleminderi Gege Kosova sa Alban Gega me taban kombetar.

    Reply to this comment
  6. Mark .U.K August 21, 17:49

    Nik edhe sikur te ishte edhe me i afte,serbet nuk do ja jepnin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*