Rexhep Qosja mesazh politikës: Kur i urituri për pushtet e merr pushtetin, atëherë orekset tërbohen edhe më shumë

October 31, 2015 19:14

Rexhep Qosja mesazh politikës: Kur i urituri për pushtet e merr pushtetin, atëherë orekset tërbohen edhe më shumë

Në një kohë që Kosova po përballet me një konflikt të ashpër politik, akademiku Rexhep Qosja ka zgjedhur një fragment nga romani i tij, “Një dashuri dhe shtatë faje” për të dhënë një mesazh për politikanët.

“Kur i urituri për pushtet e merr pushtetin, atëherë orekset tërbohen edhe më shumë;

kur kurrkushi bëhet sundues mjerë i sunduari.

Rrufeja, rëndom, nuk bie në hithrat, po në lisat më të gjatë; kokat e zbrazëta nuk i durojnë zërat e lartë;

dikush bëhet i njohur për nga puna e dikush për nga viktimat; në kohë të vështira çohen në këmbë njerëzit e ligj!

Çfarë kohe është kjo?

S’jam metereolog, po mjek.

Sekush mund ta pagëzojë varësisht prej ndikimit të saj në

shëndetin e tij. Kohë e kameleonëve”, shkruan në profilin e tij në Facebook, akademiku Rexhep Qosja.

October 31, 2015 19:14
Komento

10 Komente

  1. nardi October 31, 20:12

    Qose, integriteti juaj ne Shqiperi eshte vene ne pikepyetje qe kur folet me konsiderate per Ilir Meten.

    Reply to this comment
  2. mali October 31, 20:13

    Ftakeqesisht Kosova e varfer nuk di te vleresoje pasurite e verteta qe ka. Rexhep Qosja eshte nje Pasuri Kombetare.

    Serbet kane investuar shume per te ulur figuren e Qoses ne syte e kosovareve fatkeqesisht injorante ( nuk eshte sharje eshte percaktim me dhembje per kete popull)

    Reply to this comment
  3. Nolisti October 31, 21:12

    Respekte Profesor! Kjo eshte koha qe pjesa me e madhe e shqiptareve po lufton ndaj pjesen se vogel te shqiptareve, qe po peson mutacion, duke devijuar ne nje specje tjeter.

    Reply to this comment
  4. Mollosi October 31, 22:23

    Qosja eshte nje grindavec. Qosja eshte nje mbrojtes i vellazerim-bashkimit jugosllav.Qosja eshte nje ithtar i shokut Tito dhe i shokut Enver. Qosja eshte nje mohues i personaliteteve pro-perendimore.

    Reply to this comment
    • Lleshi October 31, 23:18

      Kurse ti je nje injorant qe e turperon vete fjalen injorant ! Pervec kesaj je dhe nje antishqiptar i semure psiqikisht !

      Reply to this comment
      • Mollosi October 31, 23:48

        Se kush eshte Qosja, me se miri tregon numri i votave qe ai fitoi gjate zgjedhjeve. Ato ishin me pak se 1%, apo me mire te them, romi Haxhi Merxha fitoi me shume se ai!

        Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE November 1, 07:25

    Per ta pasur titullin “akademik shqiptar” ka invetuar Jugosllavia “shqiptare” dhe Serbia “shqiptare”!… Pse ulet aty ku nuk e ka vendin? Pse ulet kryecerge ne Shqiperi?… Qosja ishte si te gjithe titistet e tjere. “shqiptar” qe ç’ke me te!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. OSMAN November 1, 09:03

    Rexhep Qosja, eshte nder mendimtaret me te shquar te Shqiperise, i cili shkruan me mend ne koke dhe kurdohere punen e tije e ka matur me sherbimin qe i ben kombit shqipetare.Vepra e tije i reziston te gjitha kohrave.

    Reply to this comment
  7. bani November 1, 10:20

    Mollasi,ti je vetem njr zagar serbe qe bene ham ham ham , kundra figurave shqiptare…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*