Rexhep Qosja, nderi i Labërisë dhe i gjithë Shqipërisë

March 4, 2014 15:36

Rexhep Qosja, nderi i Labërisë dhe i gjithë Shqipërisë

E nderuar DITA. Këto ditë u njohëm me 55 pyetje të akademikut kosovar Hivzi Islami, misioni i të cilave është ndotja e figurës së Akademikut Rexhep Qosja; 55 pyetje të formuluara me vrer, cinizëm dhe nihilizëm të pashoq. Befasohesh se si është e mundur që të ketë “intelektual”, e për më tepër ndonjë që mban autorësinë e kryeakademikut të Kosovës, me gjuhë aq të pistë, saqë do ta kish’ zili edhe rrugaçëria ordinere. Me ato “55 pyetje” që dëshmojnë defiçencë morale dhe intelektuale, e sidomos me fjalorin e tij banal zoti Islami ka shokuar mbarë opinionin e shëndoshë shqiptar.  Shpifja, fyerja, baltosja e kolegut, është ves i përbuzshëm i maskarenjve; njeriu i mençur në rast konfliktesh, duhet të thërrasë në ndihmë forcën e arsyes, pastërtinë e shpirtit dhe urtësinë njerëzore. Akademiku Rexhep Qosja, është krenaria e kombit Shqiptar; është maja e piramidës së historiografisë, filozofisë, gjuhësisë dhe publicistikës bashkëkohore. Rexhep Qosja, është Qytetar i Nderi  Vlorës së flamurit, i Gjirokastrës së dijes, i Tepelenës së Ali Pashës dhe i disa kryeqendrave të Labërisë.

Labëria, kjo trevë me një të kaluar historike të lavdishme, që ka luftuar jo vetëm për çlirimin e Shqipërisë, por edhe të Kosovës, e ka Akademikun Rexhep Qosja, Kryetar Nderi të Shoqatës kulturore Atdhetare “Labëria”. Në këtë vështrim, ju zoti  Islami, keni fyer trevën e Labërisë dhe më gjerë.

Shqipëria dhe Kosova, më shumë se kurrë sot, kanë nevojë të promovojnë vlerat kombëtare; sulme të tilla si ai ndaj Qoses do t’i kishin zili rankoviçët e po të ishte gjallë edhe Napolon Zerva. Zoti Islami, kthehuni në shtratin e arsyes intelektuale,  të dashurisë njerëzore dhe të sedrës kombëtare. Labëria, i do gjithë bijtë e shqipes, kudo që janë, pa bërë dallime. Edhe për ju rezervojmë respekt, por duhet të kthesh timonin se kjo rrugë të çon në humnerë; të kërkosh të cenosh nderin e tjetrit, do të thotë, të kesh prekur nderin tënd me të njëjtin çmim. Shqiptarët nuk të njihnin deri më sot, dhe fatkeqësisht, njohën pas kësaj letre një njeri që nuk duan ta besojnë se është në krye të institucionit më të lartë të dijes, shkencës dhe kulturës në Kosovë.

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, përshëndet dhe solidarizohet me reagimin e 37 akademikëve shqiptarë që nxjerrë në pah vlerat intelektuale, morale, shkencore dhe patriotike të akademikut Rexhep Qosja. Le të kujtojmë thënien e Zhan Zhak Rusoit, se: “Çdo ligësi, është rezultat i dobësisë”.

Letër e nënshkruar

Shoqata Kulturore Atdhetare LABËRIA

March 4, 2014 15:36
Komento

14 Komente

  1. Mark uk March 4, 17:15

    Vetem se eshte kundershtar i Berishes kerkoni ti jepni ate qe nuk e meriton.Pysni ne vendlindjen e tij se cfar burri eshte.

    Reply to this comment
  2. I indinjuari March 4, 18:40

    E tmerreshme kur njerez normale ne dukje tregojne kulturen dhe civilizimin e tyre ne zhdukje. Flasin per akademiket me paragjykime primitiviste-politike-populiste, duke mbajtur qendrime nga me fanatiket nihiliste.Neqoftese Qose me mjetet komunikative publicistike te shkences mban per dike qendrime kritike,kundervenesi perdor arsenalin e fjaleve infantile, diskretike, diabolike, qe nuk perdoren kurre ne kommunikimet shkencore-publicistike, erudite. Ka dy probleme,ai i qellimeve diskretive dhe i mjeteve akuzative nepermjet fjaleve pezhorative, qe e fajesojne kryetarin e nje akademie sikurse cilindo qe pretendon te prodhoje vlera diturie duke perdore çdo lloj papastertie.

    Reply to this comment
  3. Mark uk March 4, 20:09

    Si akademik Qoses duhet hequr kapelja.Po lidhjet e tij me UDB si qendrimi i tij pro vendeve te lindjes,duke perbuzur Europen ja ulin vlerat jo si akademik po si njeri.Ati qe i pelqejn kto gjera le ti bejn jehon sa te done.

    Reply to this comment
  4. Ciljeta March 4, 20:33

    Prof. Rexhep Qosja eshte nje nga intelektualet me te shquar te shqiptarise qe i ben nder Shqiperise dhe Kosoves. Eshte fatkeqesi qe njerez medioker, pa integritet moral, shpesh here ne pozicione te rendesishme te cilat nuk i meritojne, fyejne me ligesine e tyre figura te shquara te vendit, te cilat fatkeqesisht jane te pakta.
    Akademiku Rugova edhe ne lemin e politikes ka patur guximin te shprehe hapur e forte papajtueshmerine e tij me shume fenomene negative, si ne Kosove dhe ne Shqiperi. Shkrimet dhe analizat e tij ndaj veprimeve antiatdhetare e kriminale te Sali Berishes jane pamflete te nje patrioti te vertete te cilit i dhimset Shqiperia.

    Reply to this comment
  5. Bilal camurri March 4, 20:47

    Rexhep qose eshte mal i larte

    Reply to this comment
  6. gjergji March 4, 21:04

    z. Qose nuk është aq engjëll sa e paraqesit disa ! Edhe si lab,që jam, nuk mund ta pranoj që z. Qose të jetë nderi i Labërisë ! Dua t’u kujtoj debatin e hershëm me z. Kadare, meqë shumica nuk ia ka lexuar në fakt veprën, se z. Qose ka mëkatet e veta dhe personalisht mendoj se ai mund të jetë nderi i arabëve ! Gjthesi ai ka meritën që ka qenë kundështar i z. Berisha, por kjo nuk e pastron nga mëkatet e tjera !

    Reply to this comment
  7. I indinjuari March 4, 22:34

    Debati me Kadarene eshte nder me seriozet sepse perlasen idete ne menyre te kendeshme ndermjet dy personaliteteve pa asnje fyerje kunderthenese.Kundershtite e tyre ishin qasje per ta pare ne menyre te shumanshme problemin qe nder shekuj ishte luhatur.Kadareja e shihte identirtetin ashtu siç e kemi deshiruar ne subkoshience, drejt oksidentit,qe kur u pushtuam nga romaket.Qose e shihte ashtu siç e kishim sendertuar kultureformimin drejt orientit qe nga shekulli i katert kur u nda perandoria romake dhe Iliria e kultura te tjera te Ballkanit mbeten ne anen e Bizantit.Edhe sot e kesaj dite “krenohemi” me pape e perandore dhe vezire e pashallare te sulltanatit, duke pranuar se u islamizuam ne shekujt 17-18 prej diktatit, prej instinktit per t’u pershtatur,prej paditurise sepse feja vinte si gojedhene nga mungesa e shkrim-leximit te Bibles e Kuranit.Qosja nuk eshte engjelli as nuk eshte djalli,por si erudit, perdor argumentet e nje shkencetari, perndryshe Kadarese qe polemizon me kulturen dhe artin e nje shkrimtari.Epitetet fyese qe perdorin kunder Qoses kundershtaret nuk jane aspak akademike, nuk i perkasin natyres se shkencetarit, jane shprehje mediokre qe perdorin amatoret, diletantet, vullnetaret, vulgaret.Eshte per t’u indinjuar kur qendrime denigruese perdoren per t’u sherbyer lidereve te “mumifikuar”te politikes qe kane bere karriere per t’u pasuruar ne emer te paqes dhe duke i hedhur benzine zjarrit.Faleminderit.

    Reply to this comment
  8. ARBEN March 5, 09:02

    SOLIDARIZOHEM PLOTESISHT ME REAGIMIN E SHOQATES “LABERIA”

    Reply to this comment
  9. enisa March 5, 09:48

    o budallennj, perhere labet e Lumit te Vlores, behen viktima, se labet e Tepelenes e kane mendjen te sgrapsin ndonje post policie. Se cpune ka Rexhep Qosja tek labet nje dreq e di, se cpune ka Isa Boletini ne mes te skeles nje dreq e di. ooo ju qe ngateroni labet, por nuk ka snje lidhje shqipfolesi i Kosoves me arvanitin e Laberise, jane larg shume larg, as feja nuk i lidh, labet kane dhene dhe mare nga Vlora, Saranda Himara, kryqshi dhe nuk jane ngaterruar me kosovaret, pasi i dine mire qe ne 1997, ne forcat speciale te Berishes, u kapen rrob me dhjetra kosovare qe kishin ardhur te lufronin grate e Vlores. Hiqni dore nga keto parime se e kthuet Vloren bashke me shpetim mustaqen ne nje qender nacionalizmi pa vlere,, uk mund te besh nacionalizem me barkun bosh, po merni ne qafe popullin e vlores pasi nuk vijje turiste cilesore por hajdute dhe kriminele te UCK duan te investojne fale ketyre politikave qe bejne sot me Rexhep Qose dhe Fatmir Limaj,,, i kane bere dhe qytetar Nderi pale… Po pse sehet nje lab qytetar nderi ne Ksove,,, edini pse sepse labet ne KOsove i quajne gre, i quaajne epiriot i quajne arvanitas….

    Reply to this comment
  10. Aliu nga Selenic March 5, 10:41

    Enisa, e nise dhe e bitise me turpin e pafunde. Keto shprehje qe flet ti nuk jan gje tjeter vecese sahanelepires i Grekut dhe asgje me teper. Po te them mendo mire kur te falsesh se edhe ajo Greqia mbi 50 % i ka shqiptar . Sa i perket Isa Boletint Rexhep Qoses dhe te tjerve ata jane bashkomasit ton o grekafoni ndyre.Te kesh turpa.!

    Reply to this comment
    • gjyshi March 5, 13:15

      Aliu nga Selenic.Po mos u nxeh. o Ali në Enisen. Ç’të bësh, të të tillë(a) KENI jU NË lABËRI, TË TILLË kemi edhe ne në Kosovë.Po të mos kishte të tillë të keqinj, si do të dalloheshin të mirët.

      Reply to this comment
  11. Aliu nga Selenic March 5, 11:02

    Ka kohe qe Adem Demaci ka kundershtuar ngritjen e Bustit te Koloboracionist Ibrahim Rugova ne Prishtin. Madje ai e cileson ate tradhetr dhe frigacak.
    Ne mbeshtetje te kesaj Idej doli edhe Rexhep Qoseja. Keshtu qe dy firgyura me te rendesishme te Kosove kundershtuan nje qendrim qe u mbajt tejet I padrejte ndaje monomentit te turpit te Ibrahim Rugove.
    Me sa duket disa nga akademiket e kosoves dhe personalishte Hevzi Islami eshte prekur thell ne shpire pasi sice duket edhe ky ka qen ne unison me Ibrahim Renegatin Rugova. Koha po ecen me shpejtesi dhe historin nuk e ben dote ase Hevzi Islami dhe askush.Historin e bejne vete aktoret qe ajo I thirri per ta bere ate.Keto jane dy gjera te kunderta me keto qe mendojne keto pseudo akademik.
    Ibrahim Rugova nuk munde te cilesohet patriote. Po perse ateher I vendoset busti ne mes te Prishtines.? A bjen ndesh ky buste me veteqendrimin qe ka mbajtur Rugova.
    Natyrishte qe nuk ka bythe akademiku q e ta kundershtoje Rexep Qosen Ase Adem Demacin . Ku ka bythe Hevzi Islami te beje patriote Ibrahim Rugoven kure vete Rugova nuk I ka dhen kete merite vetes se tije.? Keta asnjeher nuk I japin pergjigje. Pra aspak I nderura Kryetar nuk e di I kujte pore I Akademis se Kosoves jo nuk munde te jeshe aspak nuk ke mundesi te deformosh historin.Ajo shkruhet sice e ka ber vete Rugove.Ai mere merite vetem aqe sa Rugova I ka dhen vetes se tija dhe asgje me te teper.
    Ketu jane prishur gjerat madje Akademiku Rexhep Qosja shkruante ,Vdekja me vjen prej syve te tille. Askujte ne Kosove nuk I ka shkuar mendja dhe askujte ne Kosove nuk ka mundure te shkruaj ne ket menyre. Ne kete Liber Akademiku ben thorrje per rrevolucion.Ai thote nuk ka liri duke qendruar ne shalet e Sabrijes dhe te Hajries.
    Tani ka ardhur kohe qe historia te veje ne vende sejcilin autore qe e thirri, Historianet e shemtuar deformojne ate kur shkruaj, ndersa historianet e vertet ata shkjruaj sice ken vepruer ata. Ibrahim Rugova ne kohen kure behej lufte ai festonte ne selin e Sllobodan Milloshevici, ku armiku I perbetuar I shqiptave e percjell per ne evrope duke kerkuar strehim politike per te ,.Po kush I dhe strahim.? Asnje vende evropian pervec vatikanit.Mos Harroni Vatikani akoma nuk ka denancuar Nazizmin Gjerman per pasoj ase Sllobodan Milloshevicin.?
    Kjo eshte arsyej qe Havzui Islami eshet sakalldisur me sa duke kjo sakalldi do ti shkoj mjafte gjate.!

    Reply to this comment
  12. Monolit March 5, 11:58

    Ne Kosove ku jeton Qosja, ne c”do votim i japin 2% te votave rregullisht. Por LABERIA u mallengjeka pas Qoses. Eshte qesharake kur nuk te do shtepia jote dhe te lavderon komshiu.

    Reply to this comment
  13. Meno March 5, 12:32

    Kjo Enisa duhet te jete e vogel dhe e pa mesuar. Kur nuk njeh historine sjavlen te merresh me te se humbet kohen kote. Lapet dhe Dardanwet jane ndar qe ne luften e Trojes, por kjo sdo te thote se duhet te vazhdojne te grinden. R. Qosja eshte nje lapidar i gjalle per kohen e soteme dhe Leberit i kane nderuar, i nderojne dhe do ti nderojne trimat dhe te mençurit. Prandaj kerkohet tolerance.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*