Rexhep Qosja: Nuk e pranoj dekoratën e këtij regjimi

February 18, 2018 20:35

Rexhep Qosja: Nuk e pranoj dekoratën e këtij regjimi

Akademiku Rexhep Qosja nuk ka pranuar ta marrë medaljen e dhënë nga Presidenti Hashim Thaçi me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ai ka postuar një koment të gjatë në rrjetin sociale Facebook, ku thotë se e refuzon një medalje të tillë të dhënë siç shprehet ai, “prej një regjimi, i cili me politikën e brendshme dhe me politikën e jashtme i ka sjellë dhe po i sjell shumë dëme dhe komprometime shtetit të Kosovës sot”.

Shkrimi i plotë i Qosjes në Facebook:

PSE NUK E PRANOJ DEKORATËN E KËTIJ REGJIMI

Prej medieve mësova se qenkam i dekoruar me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: i dekoruar për pjesëmarrje në Konferencën e Rambujesë e të Parisit për Kosovën në vitin 1999. Është kjo Dekoratë e çmuar sepse është dekoratë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ajo u sjell nderim dhe mburrje atyre që u jepet. Do të doja, prandaj, që prej ndërgjegjes sime të mos isha i detyruar ta refuzoja këtë çmim!

Pse e refuzoj?

E refuzoj sepse është çmimi i dhënë prej një regjimi, i cili me politikën e brendshme dhe me politikën e jashtme i ka sjellë dhe po i sjell shumë dëme dhe komprometime shtetit të Kosovës sot.

Kam shkruar qindra e qindra faqe të botuara në librat e mi dhe kam dhënë shumë e shumë biseda e deklarata disa prej të cilave janë botuar dhe emetuar në një varg mediesh të shtypura dhe elektronike në Evropë e në SHBA, në të cilat kam shquar domosdonë dhe rëndësinë kombëtare, historike dhe etike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftës së saj çlirimtare.

E kam mbrojtur UÇK-në prej atyre të huajve që e quanin terroriste!

E kam mbrojtur UÇK-në prej atyre tanëve që e quanin kur grup terrorist, kur grup individësh të frustruar, kur dorë të zgjatur të Serbisë.

E kam mbrojtur UÇK-në dhe luftën e saj çlirimtare dhe prej atyre që edhe në ditët kur masakroheshin familje shqiptare e digjeshin shtëpitë e tyre organizonin zgjedhje që i quanin “të lira dhe demokratike”, duke e bërë ashtu të ligjshëm regjimin e dhunës e të terrorit të Millosheviqit në Kosovë!

E kam mbrojtur UÇK-në prej atyre tanëve që në asnjë mënyrë dhe nën kurrfarë kushtesh nuk dëshironin që në delegacionin shqiptar për bisedime me përfaqësues të pushtuesit apo me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare të merrnin pjesë edhe përfaqësues të UÇK-së!

E kam mbrojtur UÇK-në prej atyre tanëve që nën kurrfarë kushtesh nuk ishin të gatshëm të pranonin qeverinë e përkohshme për të cilën tri organizimet tona ishim marrë vesh në Rambuje!

E kam mbrojtur UÇK-në dhe luftën e saj çlirimtare prej atyre që me kryetarin e Serbisë do të nënshkruajnë Marrëveshje për krijimin e Qeverisë kuislinge në prill të vitit 1999!

Dhe, duke mbrojtur UÇK-në dhe luftën e saj çlirimtare prej kundërshtarëve dhe prej armiqve të jashtëm e të brendshëm unë natyrshëm kam mbrojtur edhe të parët e sotëm të Kryesisë, të Kuvendit e të Qeverisë së Kosovës, që me bashkëpunëtorët e tyre e sundojnë Kosovën edhe kur janë, por edhe kur s’janë në krye të institucioneve të saj!

Them kështu sepse sundimi i tyre shtrihet në mënyra të ndryshme, të dukshme e të padukshme, me mjete të lejueshme e të palejueshme!

Por, ja, pas luftës, ata nuk janë ata që ishin dhe nuk janë as me dëshirat e as me idealet e tyre.

Gatishmërinë e sakrificës e kanë zëvendësuar me përkushtimin ndaj përfitimeve!

Idealin e lirisë e kanë zëvendësuar me idealin e pasurisë!

Idealin e bashkimit kombëtar, të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e kanë zëvendësuar me idealin feudal të kombit kosovar!

Domethënë: lartësinë e treguar në luftë e kanë zëvendësuar me mjerim material dhe karrierist të treguar në paqe!

Por, sjelljet politike, të pashmangshme, të natyrshme, që bënë ata në paqe e do të bënin edhe të tjerë në vendin e tyre, u mbuluan prej shumë e shumë të këqijave, dëmeve që i sollën e po i sjellin Kosovës në paqe!

Ata sot shikohen dhe gjykohen mosdurueshëm prej numrit më të madh të bashkëkombësve, që e kanë kokën për të menduar të pavarur me të.

Pse jo.

Duke qenë në pozita të larta politike ata u pasuruan, u bënë milionerë kushedi të safishtë shumë shpejt!

Ata shumë shpejt i pasuruan vëllezërit, motrat, në përgjithësi familjarët!

Ata shumë shpejt, duke qenë në pozita, i pasuruan, i bënë milionerë shumë nga bashkëpunëtorët e tyre!

Nga pozitat e tyre ata nuk e panë popullin, nuk i panë punëtorët, nuk i panë të varfrit, nuk i panë të braktisurit, të nënçmuarit!

Nga pozita e tyre ata nuk e panë rininë!

Nga pozitat e tyre ata i panë të heshtur duke u shpërngulur zemërthyer në botën e huaj të rinjtë e skamnorët.

Nga pozitat e tyre ata harruan Kosovën e varfër.

Korrupsionin e përshtrirë e të përthelluar ata e bënë dukuri tragjike që, siç e thonë edhe juristët, që u kanë dalë duarsh, mbrohet edhe me ligj! Nepotizmin, këtë dukuri primitive në shekullin 21, ata e bënë politikë të punësimit dhe jo vetëm! Për të sendërtuar më lehtë e më shpejt qëllimet e tyre ata rikthyen censurën në disa media, në disa televizione, më së pari në televizionin publik të Kosovës RTK, i cili cënsurën staliniste të kohës së autonomisë e ktheu në censurë neofashiste të kohës sonë – të kohës së pavarësisë!

Me punësimin e familjarëve, të afërmve, miqve, partiakëve; me lartësinë e rrogave të të parëve, të nënkryetarëve, të ministrave, të zëvendësministrave, të zëvendëskryeministrave, të këshilltarëve, të truprojave të tyre, më të larta se të tjerëve në Ballkanin Perëndimor; me nga disa rroga të njerëzve të tyre të shpërndarë në institucione e në borde të ndryshme ku duhet ta bëjnë ligj fjalën e tyre ata; me pensionet e veçanta për të gjithë zyrtarët; me privilegje të veçanta të realizuara qoftë edhe përmes udhëtimeve për turizëm e qejfe në botën e jashtme; përmes përdorimit privat të automjeteve zyrtare, të drekave e darkave të paguara me paratë e taksapaguesve; me celularët e tyre shtetërorë, me censurën, me të gjitha këto e shumëçka tjetër ata e bënë shtetin e Kosovës shtet privat të tyre!

Kosovën e të gjithëve, Kosovën e lirë e të pavarur, që menduam se është shtet i të gjithë neve, ata e bënë shtet privat edhe me ato marrëveshjet që nënshkruan si i nënshkruan, pa këshilluar Kuvend, studiues, juristë, historianë: Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe, Marrëveshjen për Vijën Kufitare me Malin e Zi dhe Gjykatën Speciale. Kur u dolën si u dolën punët marrëveshjesore ata e filluan lojën tragjikomike me arsyetime, mohime, pohime e mashtrime, që e tregojnë nivelin e tyre të ulët dhe etikën e tyre politike të paqenë edhe prej një ane prej së cilës nuk e tregojnë të këqijat e tjera që ia solli Kosovës regjimi i tyre!

Me të gjitha këto dhe me një varg të tjerash me të cilat nuk mund të merrem në këtë shkrim, ata sot janë bërë shkaktarë të çoroditjes politike e të degradimit të shumanshëm të Kosovës, që ia ka shëmtuar e rrënuar pamjen në Evropë e në botë përgjithësisht, duke sjellë edhe një izolim të saj, që mund të ketë çmim të shtrenjtë! Dhe, ky izolim i saj u pa edhe prej shpërfilljes nga shtetet evropiane dhe BE-ja në kremtimin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Krijimtaria ime historiko-letrare, historike, letrare artistike e publicistike dhe veprimtaria ime politike më obligojnë që të them:

NUK E PRANOJ DEKORATËN E PARË DHE TË FUNDIT QË MË JEPET PREJ REGJIMIT TË TYRE!

Dhe, nuk e pranoj sepse pajtimi me një dekoratë të dhënë prej një regjimi të tillë është në kundërshtim me mendësinë time,me konceptin tim për demokracinë, me domethënien, me humanizmin dhe me etikën sociale të krijimtarisë sime shkencore, publicistike e letrare artistike.

Rexhep QOSJA

Prishtinë, 18 shkurt 2018

e.r./dita

February 18, 2018 20:35
Komento

17 Komente

  1. BLACK SWAN February 18, 20:59

    i ka ngordh Titua ketij jugosllovenit te fundit;
    shoku Qose , e di qe kasta juaj kur fillon keto hartimet –
    e kam ,
    e kam …
    e kam …
    e kam …
    e kam …
    e kam …
    e kam
    E KAM PASE DETYRE !!!!!
    kaq ,vetem kaq fjali duhet te theksoni , jo te kriheni ne pasqyre si ato …. te bukurat e fshatit .

    Reply to this comment
    • Tartufi February 18, 22:23

      Titisti ,Qose na thote e kam ditur per keta heroina se nuk na ishin plehurina !! Siduket ka shume teneqera te dhena
      ne kohen e Titizmit dhe nuk do me mare dhe teneqene e
      Hashimit dhe te Hajros. Eshte kohe e bukur per fryrje te bythes me Titizmokomunizmin Kosovar. Te themi te verteten kemi kaqe shume fryrje te bythes ketu brenda
      ne Shqiperi,, qe nuk na del koha, per jashte,, te hedhim as nje pordhe.

      Reply to this comment
  2. zgalem February 18, 21:10

    Kam respekt , per Rexhepin si dijetar dhe njeri te penes . I kam lexuar dhe i lexoj shkrimet e tij , qe perbejne nje trashegimi te cmuar kombetare . Kete refuzim te medaljes te dhene nga nje President legjitim , nuk mund ta kuptoj . Dje degjova , qe kete refuzim e beri dhe Veton Suroi . Kosova di t’i vleresoi te tere bijt e saj . Thacin e ka votuar President , me metoden demokratike te njohur . Ai perfaqeson Kosoven , kur e refuzon , llogjikisht ke refuzuar Kosoven , Kombin; qofte dhe ne nje moment inatcor . Keshtu e kupton opinioni public . Ti je dijetar , por nuik ke vota . po te kishe vota , Hashimi do ta pranonte dekoraten tende . Dekoraten e jep Kosova , por me doren e Hashimit . Nuk dyshoj aspak , qe qeverritaret aktuale kane gjynahe te renda , por e keqia nuk largohet me kryenecesi , qe domosdo e corienton llogjiken e ftofte , qe karakterizon patriotet dhe dijetaret . Duhet te keni besim te drejtesia , qe vonon , por nuk harron . Thua se Hashimi eshte transferuar ne te korruptuar . Ai pretendon se eshte hero i Kosoves . Keshtu Mendoj une , dhe mijra si une . Ti i di vete punet e tua , por Mendoj se eshte nje nga gabimet e pa falshme , qe po ben . Zgalem

    Reply to this comment
    • Shefqet Cela February 18, 22:59

      Normal qe ke mendimet e tua, poooor…..
      Per mua, Rexhep Qosja, eshte RILINDASI I GJALLE, prandaj po te pergjigjem me vargjet e nje prej tyre:
      Te me shaç Baba Tomorre,
      E t’me levdoç s’me vjen mire.
      Se mali qe ka debore,
      Nuk felliqet m kellire……
      Ne nje mendje me ju per dakordesine me ate qe voton populli, por siç keni ju te drejten, per nje mendim te pa mvarur, si dhe une; aq me shume ky kollos i dijes, ka te drejten te pranoje apo jo nje vleresim ( qofte dekorate) kaq domethenese, realisht te merituar.

      Reply to this comment
  3. Ha e shi ne lem ! February 18, 21:22

    Si ne Kosove edhe ne Shqiperi i njejti fenomen ! Fenomeni i korrupsionit te pushtetit me skema mashtrimi perfitimi personal te nje pjese qe quhet ” OLIGARKIA PATRIOTIKE SHQIPTARE ” !

    Reply to this comment
    • intelektuali February 18, 21:58

      KETA KUSARE DHE VRASTARE ME PATRIOTIZEM PO BEHEN MILIARDERA

      Sapo te hapesh gojen dhe te flasesh me dokumenta se jane kriminele me pushtet, dalin spiunet e tyre nga brimat e miut dhe te sulmojne si ANTISHQYPTAR me lloj-llje ofezash dhe fyerjesh prej halabaku injorant.

      PO TE VAZHDOJE KESHTU KOSOVA DO TA SHIKOJE ME DYLBI BOTEN DEMOKRATIKE.

      Reply to this comment
  4. intelektuali February 18, 21:48

    ENVERISTI REXHEP QOSJA KA MARRE NJE VENDIM TE DREJTE

    sepse:

    Kosova sot po shkon drejt nje degradimi total dhe injorimi nga Bota Demokratike dhe papunesia dhe varferia po ben kerdine ne shtetin me te ri ne Evrope.

    PSE KESHTU?

    Pergjigje nuk ka nevoje te jepet, sepse ate e dha Komisioni i i integrimit i BE-se qe e injoroi totalisht Kosoven dhe levizjen e lire te kosovareve per nje date te pacaktuar dhe ne SHBA kur flet per Kosoven kudo nenkuptojne talebane apo muxhahidine te ISIS-it.

    A E KUPTON KLASA POLITIKE KOSOVARE SE KU PO E CON VENDIN?

    Kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj SHBA dhe Anglia i refuzojne vizen, zevendesi i tij Fatmir Limaj e ka dosjen te hapur ne Hage per krime kunder njerezimit por edhe ne Prishtine per kuseri te fondeve publike, vete Presidenti Thaci ka frike te dale per nje vizite kortezie ne Bote se mos e arrestojne me urdher te paditur nga dikush qe e ka “hale ne sy”, nga ana tjeter njesoj si Luigji i 16 i Frances keta pushtetare nuk e shikojne si po e fundosin Kosoven ne gropen e harreses dhe festojne me fishekzjarre dhe me lajle dhe lule 10 vjetorin e themelimit, ne nje kohe qe duhen te ikin me vrap nga pushteti per t’ja lene vendin nje brezi te ri politikanesh te pa njollosur tek te cilet Bota te kete me shume besim.

    prandaj:

    Edhe intelektuali, familja e te cilit luftoi qe ne vitin 1943 per bashkimin e trojeve shqyptare ne nje shtet te vetem properendimor te respektueshem nga Bota dhe per kete kauze atdhetare u burgos dhe u masakrua nga regjimi katil dhe antishqyptar i Enver Hoxhes, i them Rexhep Qoses:

    MIRE KE BERE QE NUK KE PRANUAR DEKORATAT E NJE REGJIMI QE KA MENDJE VETEM TE VJEDHE DHE TE GRABISE DHE QE E ARDHMJA E KOSOVES NUK I INTERESON FARE.

    Reply to this comment
  5. Gjon Leka February 18, 21:49

    Të lumtë, Rexhep Qosja! Bir i ndritur i kombit shqiptar. Plangprishësit ta ndotin dorën edhe kur të vënë një medalje floriri në të. Ti s’ke nevojë për stoli të tilla. Ata më dredhi orvaten të të kenë ty si stoli, se kjo u mungon tani që kanë zhvatur gjithçka. Paç jetë e qofsh i ndritur përherë!

    Reply to this comment
  6. Lisi February 18, 22:15

    Jeta dhe vepra e Rexhep Qosjes janë dëshmi se ai është një patriot i madh i kombit tonë !
    Ju shtetarë të Kosovës , kur Rexhepi s’pranon dekoratën tuaj , i vini gishtin kokës dhe nxirni mësime . Ne të Shqipërisë të mësojmë nga akademiku Qosja , ç’është dinjiteti . Të pranosh dekorata alla Nishan etj , është më shumë se turp !

    Reply to this comment
  7. mirel February 18, 22:41

    Epo ne i votojme vete mbreterit.
    Dhe mblidhemi kercejme e kendojme per festa, ne vend qe ti mblidhemi e tju kerkojme llogari.
    Turp per kete komb qe beri hapa mbrapa ne feudalizem

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit February 18, 23:38

    kam shume respekt per profesor Rexhep Qosen. Duke refuzuar dekoraten ai ngre gishtin me dinjitetin e te urtit ndaj klases se korruptuar qe edhe me keto lloj bakshishesh qeveritare kerkon te minimizoje zerin e protestes ndaj paaftesise dhe te gjtiha formave te qeverisjes se korruptuar,

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN February 19, 15:50

      o quni hitlerit ;
      qafsha qosen dhe protesten e tij , po dekoraten e Titos e ka dorezuar professsssori yt ??
      aman pyete pak dhe me trego, se jam ne merak te madh 😛

      Reply to this comment
  9. Plaku Xhuxhumaku February 19, 01:35

    Po ty o qerratai Rexhep kush te mbrojti nga Millosheviçi? Ti si patriot i thekur, si shpetove e s’te preku njeri as nje qime mu ne mes te Prishtines kur Milloja u vuri drune kosovareve e i nxorri ne Maqedoni e Shqiperi.

    Reply to this comment
  10. Adih February 19, 02:09

    Si gjithmone brilant dhe me principe ,eshte i nderuari PR Qosja ..Nuk kam cfare te them o bace Qosja ,te uroj shendet ,dhe jam i lumtur ,e krenar , qe jemi bashke ,bashkekohes ..Je nderi i kombit ,mbare shqiptar ,kudo ku ndodhet .Dhe jo si karjeristi ,Ismail Kadare ,ku as edhe nje here nuk e ngriti zerin.???!! .
    Ju uroj me gjithe thellesine e zemres shendet ,profesor QOSJA. :E faleminderit per te gjitha .

    Reply to this comment
  11. DRENICA E KUQE February 19, 08:03

    Kjo eshte lufta speciale e “shqiptarit” te madh Rexhep Qosja me shoke e miq…
    I mjaftojne dekoratat e Titos, te Fadil Hoxhe Titos!…
    “Regjimin” e ka krijuar vete Qoqiiqi me shoke e shoqe qe quhen te burgosur politike…
    Turp “akademik”!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  12. info analitike February 19, 08:05

    Ketij enveristit i pelqenin vec dekoratat e kumandarit qe kreu genocidin me te llahtarshem te nje shqiptari ndaj shqiparit.

    Reply to this comment
  13. Amerikani February 19, 17:28

    Te vetmen mosdakortesi qe kam me profesorin eshte teme e orjentimit kulturor te shqiptateve, debat me te cilin pati dhe perplasje me shkrimtarin e madh Kadare.
    Megjithate profesor Qosja do ishte nje nga kandidaturat me te mira per te qene nje president i gjithe shqiptareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*