Rexhep Qosja: Përgjigje për Sali Berishën dhe një apel për Albin Kurtin

September 8, 2018 17:25

Rexhep Qosja: Përgjigje për Sali Berishën dhe një apel për Albin Kurtin

Akademiku shqiptar Rexhep Qosja ka reaguar këtë të shtunë ndaj deklaratës që ka lëshuar ish-kryeministri Sali Berisha përkundrejt bisedimeve Kosovë-Serbi.

Qosja shkruan në llogarinë e tij në “Facebook” se Berisha është një ndër ato politikanë shqiptarë që nuk ka të drejtë morale e politike të flasë për çështjen e kufijve të Kosovës.

Ai e bazon qëndrimin e tij në argumentin se Berisha e ka mohuar pavarësinë e Kosovës që nga hera.

Mohimi i tij, sipas Qoses, është lexuar nga veprimet antipatriotike e despotike.

Akademiku i drejtohet më tej kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke i thënë që të mos ia dëgjojë retorikën një njeriu që e ka humbur prej kohësh të drejtën për të folur për Kosovën.

Rexhep Qosja

Postimi i Rexhep Qoses

E dëgjova dhe e lexova deklaratën që anëtari i sotëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari e kryeministri i djeshëm i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, tha në takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ishte kjo fjalë e ngarkuar me retorikë pseudoatdhetare dhe me fyerje ndaj të gjithë atyre që për bisedimet Kosovë-Serbi nuk mendojnë si ai!

Në këtë turr të tij sulmues, Sali Berisha nuk ngurroi t’i quajë argatë të Serbisë të gjithë ata që flasin për korrigjimin e kufirit, a për lëvizjen e kufirit, a për shkëmbimin e territorit midis Kosovës e Serbisë.

Në qoftë se ka politikan shqiptar që nuk ka të drejtë politike e morale të flasë për çështjen e kufijve të Kosovës ky është para së gjithash Sali Berisha.

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha është ai që nga postet më të larta të Shqipërisë shtetërore ka mohuar mundësinë që Kosova të bëhet shtet ndonjëherë!

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha është ai që duke e quajtur Kosovën djep të binjakëve shqiptarë e serbë e ka ndarë Kosovën!

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha në vitet e despotizmit të tij, kur drejtpërdrejt e kur përmes Malit të Zi, duke e thyer embargon e vendosur prej faktorëve ndërkombëtar ndaj Serbisë,me naftën e Shqipërisë e ka furnizuar ushtrinë serbe që masakronte shqiptarë në Kosovë.

Për këto arsye e quaj të palejueshme gatishmërinë e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që në kohën kur BE-ja dhe SHBA-të po bëjnë përpjekje për t’u arritur marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë të dëgjojë retorikën e një njeriu që ka humbur të drejtën politike e morale për të folur për kufijtë e Kosovës.

Kjo që them për Albin Kurtin nuk do të thotë se unë pajtohem me sjelljet e qëndrimet politike, të bëra para se të mendohen, të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Jo. Unë me dëshpërim i dëgjoj e i shikoj në televizione varavingat politike të këtij despoti, i cili atë që e thotë në mesditë e mohon në mbrëmje, e ripohon të nesërmen dhe e mohon sërish në mbrëmje. Varavingat e tij politike janë bëtë shumë komprometuese për mendjen politike të Kosovës.

Dhe, të them në fund, se të gjithë ata që po mohojnë idenë e korrigjimit të kufirit, të lëvizjes së kufirit verior, të shkëmbimit të territorit midis Kosovës e Serbisë nuk duan të shohin se junta e sotme politike e Kosovës e ka levizur tashmë kufirin shtetëror të Kosovës me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, kurse me Aneksin e Marrëveshjes për caktimin e kufirit me Malin e Zi mundësia e lëvizjes së mëtejme të këtij kufiri është e hapur! Dhe, kështu e ka shkelur dhe e mbanë të shkelur Kushtetutën e Kosovës! Dhe, po u kërkua prej saj, do të vazhdojë të shkelë e të tkurrë Kosovën edhe më tej. Deri kur?

Dhe, të them në fund se ata që po flasin kundër korrigjimit të kufirit, kundër lëvizjes së kufirit verior dhe kundër shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë po flasin duke pasur parasysh postet e tyre, të sotmen e tyre, mundësitë e tyre për të qenë çka dëshirojnë të jenë e në asnjë çast duke pasur parasysh edhe të ardhmen paqësore të Kosovës, të ardhmen paqësore të fëmijëve tanë, të pasardhësve tonë!

Ata po tregohen çka janë në të vërtetë: njerëz politikë pa vizion politik?

E ata që merren me politikë sot e nuk mendojnë, e nuk e dinë se si duhet të jetë Kosova pas 20 vjetësh, ata s’kanë të drejtë morale të merren me politikën e shtetit.

s.a/dita

September 8, 2018 17:25
Komento

40 Komente

  1. Korabi September 8, 18:23

    Amon o gazeta dita ;; mos e nxjerrni ket fytyre te shemtuar bolshevike ne faqet e gazetes tuaj sepse e degradoni veten . na mbeti ky rexhep koqja me tregu per plitikanet shqiptar

    Reply to this comment
    • XX September 8, 18:58

      Pa dale te ta shofim pak ate fytyre e mutit ty mer katnar qe, nuk vlen as sa nje qime floku e ketij kollosit!

      Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen September 8, 20:53

      Pse more zagari Korabi , cilin ke burre me te mire e qe ka kontribuar me shume per ceshtjen shqiptare ti … , agjenturen serbe me bajraktarin serb te Vicidolit , sivellamen e tij Isa Mustafen , Enver Hoxhajn , apo Ibrahim Rugoven , qe Milloshevici e mori nen mbrojtje gjate luftes ne Kosove dhe e coi familisht , me nje avion te posacem ushtarak ne nje vile sekrete ne Itali , deri sa mbaroi lufta . Pastaj e ckonservoi dhe e vuri president ne krye te Kosoves ?! Cfar idjote njerez jini xhanem , qe nuk druani aspak , por delni hapur kunder Kosoves , kunder shqiptareve atdhetare dhe pro Beogradit e Athines , nen slloganet bajate antikomuniste naziskine ?!

      Reply to this comment
    • mirel September 8, 23:30

      Korabi, lere sot per sot Rexhep Qosen, por lexo qokat e metejshme te qeverise tradhetare te Kosoves.
      Paska bere demarkacion, dmth falje tokash me Maqedonine, me Malin e Zi e paska lene kufirin te hapur, dmth qe Mali i Zi mund te futet ne Kosove sa te doje, dhe po vazhdon me Srbine.
      Shqiperia ne jug, po delimitohet me Greqine, dhe shteti eshte ende pa kufij detare, ne perendim -ju-veri..dmth greqia ka akses te plote dhe te hapur si Mali i ZI.
      E kupton ne cfare situate shitjeje eshte Shqiperia dhe Kosova?
      Kurre ndonjehere vendi nuk ka qene kaq i rrezikuar, dhe jo nga pushtuesit, apo fuqite e medha, por nga vete shqiptaret. Tradhetare , dhe sehirxhinje.
      Ne fund bejne si trima dhe varin shqiponjat ne qaffe,,dhe dronin ne..b

      Reply to this comment
      • Xxx September 9, 12:36

        Ata qe bene luften me arme ne dore qenkan tradhetaret dhe Mireli patrioti me komente. Ik ore se late nam. E dashkeni ju Kosoven me shume se Thaçi, Hajradinaj, Veseli, Qosja etj. Llafazan leshi.

        Reply to this comment
  2. Qosja September 8, 18:24

    Te gjithe kane te drejte te flasin ..po kur dalin keta komunistet e bashkpuntorete udb nuk ma keq ma ….

    Reply to this comment
  3. info analitike September 8, 18:24

    Ore po qy Qosja dmth po behet pale me Hashimin ne kete maskaraden e korrigjimit te kufijve. Shoke enveriste edhe qy po ia bne si kumandari qe Kosoven ia la me deshire sivellezerve jugosllave.

    Reply to this comment
  4. Ylli September 8, 18:27

    Rexhep Qosja eshre katandisur si personazh interneti kur flet per Sali Berishen.Sidomos qesharake eshte permendja e thyerjes se embargos te naftes vendosur nga OKB per ish-Jugosllavine.Me kete klishe karagjoze majtiste ,akademiku Qosja bie ne nivel tip Alban Dege (papagall majtist i internetit)
    Por ,por Rexhep Qosja ka te drejte kur eshte per ndryshim kufijsh me Serbine.Mosmarreveshja shekullore me Serbine duhet te marre fund.Brezat qe vine nuk duhet te rrojne me urrejtje e armiqesi ne jete te jeteve.Edhe paqja me e keqe eshte 100 here me mire se cilado lufte.
    Nuk kuptoj dot ata politikane apo analiste qe jane kunder marreveshjes me Serbine ,qofte ky dhe Sali Berisha.Çfare deshirojne ,marrjen e Lugines se Presheves nga Kosova dhe bashkimin me Shqiperine ,apo konflikt te perhershem dhe mbajtjen brenda trungut shqiptar te kancerit “Veriu i Kosoves” ,kancer qe mund te behet shkak per humbjen e jeteve te mijera shqiptareve ???

    Reply to this comment
  5. pelivan September 8, 18:46

    S’ke veç pamjen e De Radës
    O bardhosh i ketij kombi,
    i je grure nga gruri fares
    Qe mbin dhe ne fund te honit.

    Ngado jane shqiptaret,
    Veçan ty te kane per zemer.
    Sadolarte te ngrihen dallget,
    S’te harrijne dot as ne thember…

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic September 8, 19:03

    Rexhep Qosja eshte ideatori i levizjes clirimtare te Kosoves. Eshte nder Akademiket me te pergatitur , dhe ceshtjen e levizjes se kufive eshte i pari Rexhep Qose qe e ka paraqitur ne indervisten e tije par tre vjetve.
    Pra me vjen keq per disa komentues qe nuk flasin per realitetin (duke perjashtuar Yllin) pore flasin per komunistin Rexhep Qose.
    Ketu nuk behet lufte idesh makrsiste , maonarkiste apo te tjar.Ketu behet fjale per zgjdhjen e nje ngrci te detyrueshem per te vendosur paqen ne mes dy shtetev.
    Natyrishe qe te dy palet do te humbin dicka, dhe do te fitojen dicka.
    Vetem trapcen e cila eshte poshte Nukj duhet te jepet.
    Prandaj ideja e Qoses eshte ide qe nga do te sillemi ajo do te zej vend kryesor ose to te pelcas lufta dhe do te humbasim edhe ket qe e arritem.!

    Reply to this comment
  7. XX September 8, 19:05

    Jeni te gjithe bole-kandari, albanistan hesapi!
    Po si thoni ju, qe kosova te mbaje akoma Mitrovicen e veriut (qe ne fakt ajo eshte autonome, sepse nga qe
    aty jetojne vetem serb, nuk ka shqiptar qe te kete kurrajo te fute kemben) dhe t’i lere ne meshire te fatit shqiptaret e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës?

    Reply to this comment
    • Aliu nga Selenic September 8, 19:28

      Shum e drejte XX

      Reply to this comment
      • mirel September 8, 23:35

        shume e gabuar, Mitrovica dhe veriu kane dhe hidrocentralin. Juridikisht e ka Kosova, serbet mund te kene faktikisht shumicen dhe posedimin, por juridikisht i hane mune sepse po ta cjerri zerin Kosova i prish pune Serbise per anetaresimin.
        Dhe me ane te M itrovices dhe liqenit, Kosova mund te beje presion per Luginen e Presheves, ose mund te investoje nepermjet fitimeve e takzave te trepves dhe Hecit.
        Keto i bejne ata qe duan te punojne per shqiptaret, dhe jo larot qe pertojne te thone nje llaf per vendin e tyre dhe e kane me kollaj ti shesin trojet shqiptare se sa te luftojne e ti mbajne.
        Serbet e fituan luften vetem me diplomaci te shkathet,
        duke patur dhe aleate Edi Rame berishen qe e promovoi qe nga Beogradi deri ne Bruksel.
        Tradhetar i dyfishte, i Shqiperise me detin dhe varrezat, dhe i Kosoves

        Reply to this comment
  8. Jimi September 8, 19:48

    Ja dhe Kreshnik Spahia i Kosoves, krah per krah me qoftlargun!?

    Reply to this comment
  9. kavajoti September 8, 20:00

    keta qe mbrojn sali serbin jan kelysh e kaluar kelyshve enverist shkaterruesi i shqiperise dhe i kosoves eshte armiku sali serbi dhe inderuari nga kosova prof Rexhep Qosja ka te drejte morale tti kundervehet tradhetarit te Kombit shqiptar sali serbit!

    Reply to this comment
  10. Adih September 8, 20:02

    Faleminderit pr QOSJA .
    Kemi nevoje ne shqiptaret per keshilla . Shkruani me shpesh ,se ai KADAREJA, po vrapon e ngordhi per te mare me zor nje cike cmimin nobel . Nderime Z Profesor Qosja.

    Reply to this comment
  11. Dardan September 8, 20:39

    Koment bilant i Akademikut dhe patriotit te vertete, Rexhep Qosja!

    Reply to this comment
  12. Dash Pacja September 8, 21:04

    Vreni mre vreni, info analikake na qonka ene skspert per problemet e Kosoves! Picke te mizes!!!!

    Reply to this comment
  13. Rr. B. Gramshi September 8, 21:06

    Respekt per atdhetarin dhe mendimtarin e madh Rexhep Qosja.

    Reply to this comment
  14. O sali mos tu gjend gure varri September 8, 22:52

    Ne qofte se ka antishqiptare, kriminel , hajdut, i pa moral, ndyrsyr, ne shqiperi eshte vetem nje, ai eshte i biri sheqere kurves dhe i partizanit serb, Sali kopil Berisha.

    Reply to this comment
  15. I vetmi problem sote ne shqiperi dhe ne kosove eshte Sali Berisha. September 8, 23:00

    Ne kosove njerezit jane me shume patriota se ne shqiperi, dhe vetem ata mund ta bashkojne shqiperi kosove. Ne shqiperi njerezit nuk e njohin patriotizmin .

    Reply to this comment
  16. mirel September 8, 23:39

    O xhepo, si perfundim je dakort qe kufijte e Kosoves te tkurren perdite/
    vete thua se po tkurren me Maqedonet, dhe Malazezet, vete pyet deri kur?
    Pyetja ime eshte nese ti pranon si limit te fundit dhe dhenien e Veriut? Apo po e kundershton si vazhdimesi te tradhetise se dhenies se territoreve Maqedonise dhe Malit te Zi?

    Reply to this comment
  17. thana September 8, 23:47

    Begatinë e një shteti dhe të banorëve të tij nuk e sjellin pasuritë nëntokësore, e mbitokësore, as fushat e gjera dhe as brigjet e bukura të deteve. Begatinë e një shteti dhe të banorëve të tij e krijojnë njerëzit, sidomos qeveritarët me punën e tyre. Nëse një shtet e drejtojnë njerëz të ndershëm dhe atdhetarë, ai shtet dhe populli i tij jetojnë në begati e paqe. Nëse një shtet e drejtojnë njerëz të pandershëm dhe jo atdhetarë, ai shtet dhe populli i tij jeton në varfëri. Shëmbujt janë të shumtë, por unë po ju sjell vetëm një:
    Populli i Zvicrës, popull i një shteti të vogël me shumë male me pak fusha e pak minerale, dhe pa bregdet, jeton në begati; kurse populli i Rusisë, popull i një shteti të madh me fusha të gjera, plot pasuri minerale e brigje të shumta detare, jeton në varfëri. Për të njëjtat arsye jetojnë në begati si populli i Zvicrës edhe populli i Belgjikës, Hollandës, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë, etj. Dhe po për këto arsye jetojnë në varfëri si populli i Rusisë dhe populli i Indisë, Meksikës, Kongos, etj.
    Pra dhe populli i Kosovës në ditët tona dhe ai i Shqipërisë së bashkuar nesër, si dhe ai i Sërbisë së sotme dhe ai i Sërbisë së bashkuar nesër, do të jetojnë në begati e paqe nëqoftëse do të drejtohen nga burra shteti atdhetarë e të ndershëm dhe jo se do të kenë nën qeverisje edhe këto ose ato krahina.
    Popullit shqiptar nuk i duhen disa shtete, por një shtet i vetëm kombëtar ku të përmblidhen sa më shume territore ku shqiptarët përbëjnë shumicën. Ekzistenca e shtetit të Kosovës si shtet shqiptar i pavarur, ishte një zgjidhje e përkohëshme derisa t’i mbushej mendja klasës politike të shtetit Sërb se Kosova nuk ishte pjesë e Sërbisë. E tani që u kuptua se për shtetin Sërb është më mirë të bashkojë teritoret ku populli Sërb përbën shumicën dhe të mos pretendojë më për Kosovën dhe Luginën e Preshevës, problemi i bashkimit në një shtet shqiptar i trojeve ku populli shqiptar përbën shumicës merr rrugën e zgjidhjes.
    Në rast se Kosova pasi të lëshojë Mitrovicën e Veriut dhe të marrë Luginën e Preshevës, do të vijojë të jetë shtet i pavarur, lind problemi: shqiptarët e Maqedonisë do të jenë minoritet i shtetit Shqiptar të Shqipërisë apo minotitet i shtetit Shqiptar të Kosovës?
    Zgjidhje më e mirë dhe paqesjellëse është bashkimi i Republikës së Shqipërisë me Republikën e Kosovës në një shtet dhe shkrirja e shtetit të Maqedonisë midis Bullgarisë dhe Shqipërisë së bashkuar. Përderisa shqiptarët e ballkanit Perëndimor, që sot jetojnë të ndarë në disa shtete luftuan kundër pushtuesit osman dhe shtetit Sërb me një flamur të përbashkët, flamurin e Gjergj Kastriotit, do të thotë se ky popull duhet të krijojë një shtet kombëtar nën këtë flamur. Zgjidhjet e tjera janë afatshkurta…

    Reply to this comment
  18. Bogonica September 9, 03:13

    Komunistet merreshin me “te kaluaren”.Ata qe merren me te “kaluaren komuniste” te prof.R. Qoses jane komuniste te pakorigjueshem.

    Reply to this comment
  19. Guri Naimit D. September 9, 03:56

    Kush do te diskretitoje veten le te pergojojen Pr e nderuar Rrexhep Qosia.Faleminderit komentuesve ne mbeshtetie te asaj figure te rralle shkalle KOMBI.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  20. Eduarti September 9, 08:58

    Qosja e Berisha kane disa te perbashketa, por me kryesorja eshte se te dy kane qene anetar te Partive Komuniste. Sala i PPSH kurse Xhepi i LKJ. Ndryshimi eshte se Sala doli vete nga PPSH kur kjo po mbytej kurse Xhepin e perjashtuan nga LKJ si Stalinist dhe ka qare si cilimi ne shkallet e godines nga doli i perjashtuar.

    Reply to this comment
  21. Mark U.K September 9, 09:05

    Dalin e shkruajn komente disa pa ditur as edhe nje gje per R Qosen.Ky ishte ne sherbim te ish Yugosllavis.Pysni kosovart se ky nuk eshte kosovar e masanej shkrueni.Shkruajn ktu servilet e socialistve militaruc me pages.Qosja u prish me Berishen se tha shqiptart te behen me vendet aziatike e jo me Europen.E rekrutuan socialistet per ta perdorur si njeriu i kombit ket Islamik te thekur.Bile i dhan edhe nanshtetsin shqiptare.Dy here u votua nga populli e as 2% nuk e perkrahen.Edhe nje qen me thene drejtuesit PS ju e perkrahni o servila,dikur spiun,ish sekretar partie fshati me kater klas.

    Reply to this comment
  22. alphade September 9, 09:32

    Zoti Rexhep Qosja,profesori emblematik dhe akademiku
    me nje reputacion mbare kombit shqiptar,se pari,pershen
    detje nga me te perzemerta per artikullin brilant,lidhur me
    situaten aktuale qe po kalon Kosova martire,qe ne kend-
    veshtrimin tim modest si nje qytetar anonim,perben nje
    Rambuje te Dyte,por ne rrethana krejtesisht te ndryshme
    nga ato te rreth 20 vjet me pare. Atehere dhe sot vazh-
    don e njejta tragjedi e Kosoves: individe ketej dhe mata-
    ne kufirit e kane shitur dhe vazhdojne ta shesin Kosoven
    jo vetem per interesat e tyre por ne radhe te pare e mbi
    te gjitha per interesat e Serbise se Madhe,plotesim ende-
    rre kjo e Cubrllovicit por e realizuar nga vete shqipfolsit
    por qe trupin dhe zemren ia kane shitur “birderose se Beogradit ” te Milloshevicit, Mlladicit,Karaxhicit,UDB,para-
    ardhesve te tyre: Titos,Rankovicit …….qe per afro nje shekull kane thurur plane e kurdisur alibi per t’i debuar
    shqiptaret e Kosoves nga trojet e tyre legjitime : per ne
    Anadollin e Turqise, Shqiperise dhe duke i paisur me “Pasucin” per te “thyer qafen” ne Europen Plake.
    Rambujeja tregoi se ne Shqiperi ka vetem nje tradhetar
    te veshur me pushtet dje dhe sot. Dhe Ai eshte Sali Ram
    Berisha qe shqiptaret me te drejte i kane vene mbiemrin
    “Berishovic” ! E tradhetoi Kosoven ne Rambuje,po e tra-
    dheton edhe sot me tribulacionet e “atdhetarizmit dhe pa-
    triotizmit” te shtirur. Ne carkun e ndyre berishian ka rene
    edhe Albin Kurti, naiv “for excellence” ! E them kete se-
    pse nese nuk e ka kuptuar deri me sot pas kaq dekadash
    synimet dhe qellimet e mbrapeshta te Sali Berishes dhe
    bandes se tij mafioze,terroriste, ISSISTE,atehere do te
    ishte shume perkedhelese fjala qe e kam cilesuar me siper si nje “politikan naiv” dhe “parmenda do te shkonte
    me thelle” drejte unisonit te tradhetise, sipas nje konklu-
    zione kahmotshem: “Me thuaj me cilin rri,te te them se cili
    Je” ! Cdo shqiotar kur sheh kete fotografi te mesiperme te
    Albinit me Sali Berishovicin dhe menyra se si paraqiten ne te del qarte hipokrizia e ci izmi i pafund i ketyre dy po-
    litikaneve,te cilet te tjera thone dhe te tjera gjera bejne ne
    kurriz te popullit kosovar.Kurdohere ekstremizmi ne politi-
    ke sjell antiatdhedhetarizmin dhe antipatriotizmin. Dhe kete shfaqje,te pakten nga ana ketej kufirin me dhjetra raste e ka shfaqur ish- kryetari i PD, i thencin, Saliu nga
    Vicidoli. Shqiotaret tashme jane te ndergjegjshem se
    “patriotizmi” i Sali Berishovicit eshte krejtesisht i rreme,
    eshte fallco ! Ai ka qene dhe mbetet nje antishqiptar e
    tradhetar me damke i Shqioerise dhe Kosoves ! Mbetet
    te shihet ana tjeter, ajo e Albin Kurtit ? Mos valle edhe
    ky noton ne te njejtat ujra te qelbura berishiane ? Qendri-
    met e tij deshmojne per kete. Prandaj thirrja qe Profesori
    i nderuar Qose qe i ben Albin Kurtit qe te mos i nakatose
    ujrat me “keneten berishiane” ,perifrazimi eshte i imi, eshte e drejte dhe une bashkohem fuqimisht me kete apel te zotit Qose.
    Aktualisht ne Shqiperi dhe ne Kosove ekzistojne proble-
    me te medha: Ne Shqiperi, ekziston nje problem ende i
    pa zgjidhur dhe jo vetem qe kerkon kohe por qe ka edhe
    shume “sterkembesha”: Eshte realizimi i Vettingut. Gjithe
    sistemi i drejtesise po kalon pak a shume me sukses dhe
    suksesi i arritur eshte fale kembenguljes se nderkombe-
    tareve SHBA-se dhe BE-se per realizimin e kesaj “sage”
    teper te veshtire per ta shkulur nga trualli shqiptar. Tash
    anti-Vettingasit politikane po e kuptojne se nderkombe-
    taret nuk bejne “shaka” por e kane kapur “demin prej bri-
    ri” dhe pothuajse 50 perqind e gjyqtareve dhe prokurore-
    ve jane hedhur ne koshin e plehrave si te korruptuar,haj-
    na dhe te paafte. Tash po vjen radha e politikaneve dhe
    ne krye te kesaj liste verufikimesh qendrojne tri familje:
    1-Berisha me familjen e klanin e tij,me e korruptuara e
    Shqiperise. Nuk qendron mbrapa,bile do te thonin shqip-
    taret se “krafsh” ,paralelisht apo siper saj qendron:
    2- Meta dhe familja e tij qe sipas te dhenave posedojne
    nje pasuri perralllore te pajustifikuar me te ardhurat e tyre
    Dhe ne vendin e trete qendron :
    3-Basha me familjen e tij: vetem oret dhe bizhyterite i
    kushtojne dhjetra mijra euro. Dhe keto i ka fituar me punen e tij gjoja kur ka punuar me KFORI-n ne Kosove
    gjate Luftes. Por kjo duhet investiguar deri ne fund: sepse
    ka shume shqiptare qe kane punuar ne Kosove dhe kur
    jane kthyer ne Shqiperi kane deklaruar se pagat qe paguante KFORI- atje nuk ishin aq sa deklaron Basha.
    Dhe ketu mund te arrihet ne dy konkluzione: e para, nuk
    eshte vertete paga qe Ai deklaron se ka marre nga KFOR
    dhe eshte pasuruar ne rruge te tjera,ku diku ka ngrene
    ndonje “luge me corbe te prishur” dhe koha do ta verteto-
    je kete. Dhe Basha,njihet nga veprimet e tij edhe sot si
    marifetci,matrapaz, dallaverexhi dhe i puneve te pista me
    allishverishet me te huajt deri edhe me ruset,pa folur ketu
    per shpifjet ndaj UCK me “Shtepine e Verdhe” ne Burrel
    dhe informimet e rreme serbeve dhe nderkombetareve sic ndodhi vite me pare me Din Martinin ne Parlamentin
    Europian.
    Keto jane hallet qe i ka zene keta politikane kendej kufirit.
    Nga ana tjeter e kufirit, ne Kosove, problemi qendron paksa ndryshe : Atje eshte problemi kufijve dhe kjo ka
    cuar deri atje sa qe ne kupolen e shtetit dhe te qeverise,
    njeri i bie gozhes,tjetri patkoit . Atje tere fajin ia hedhin
    Thacit.I njorohet komplet faktori nderkombetar,ku fakti-
    kisht luan nje rol decisiv: Takimi Trump- Putin ?! Asgje
    nuk dihet per kete takim koke- me koke,por reagimet
    percillen ne menyre te terthorte,sic eshte ky rasti konkret
    i korogjimit te kufirit Kosove- Serbi qe realisht nuk eshte
    nje ide origjinale e Thacit,sikurse ndodh edhe ne Shqiperi
    ku “zjarrin” e Reformes ne Drejtesi dhe Vettingun,opozita
    duke mos patur kelkqe t’i kundervihet nderkombetareve:
    SHBA-s dhe BE-s,ia kane mveshur K/ministrit aktual,
    sikur ky i ka kapur te gjitha organet e Drejtesise dhe ben
    me to c’ti doje qejfi. Sipas kesaj llogjike, keshtu paskish
    ndodhur ne kohen e Saliut, Ai i paskish kapur te gjitha or-
    ganet e drejtesise qe faktikisht ne ate kohe Sala duke mos patur asnje syrvejim nderkombetar ka bere me drejtesine c’i ka dashur qejfi. Bile edhe sot drejtesia eshte ne doren e Saliu. Tash ka filluar te dorovitet paksa.
    Kjo eshte p,pra panorama ne dy anet e kufirit.

    Reply to this comment
  23. Amerikani September 9, 13:29

    FAKT per te gjitha ata qe i etiketojne si “komuniste” ata qe mendojne se shkembimi i kufijeve do ti hape rruge njohjes se Kosoves nga 80 shtetet qe ende nuk e kane njohur Kosoven dhe do e bente Kosoven antare te OKB, e me pas do i hapte rruge bashkimit te Kosoves ne trungun Ame.

    FAKT. – E para marreveshje e arritur midis luftetareve per lirine e Kosoves qe me pas do te quhej UÇK nen drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari, per stervitjen e tyre brenda territorit te Shqiperise, u arrit ne kohen kur president i Shqiperise ishte Raniz Alia.
    Me ndryshimin e pushtetit dhe nen pushtetin fashist te Sali Berishes dhe Gazidedes, me qasjen e re politike te PD per çeshtjen e Kosoves, ushtaret e ushtrise çlirimtare te Kosoves u dekospieuan, filloi represjoni dhe perndjekja e tyre ( e pohuar kjo nga vete ushtaret ) u arresruan kendej e pertej kufirit e u vrane kendej e pertej kufirit te tradheruar nga regjimi fashist dhe antikombetar i PD.
    Nderkohe qe SHIK i gazidedes i profilizuar tashne si nje organizate e fokusuar me shume ne perdjekjen e kundershtare politike i perndoqi ushtaret e UÇK si elemente me prirje radikale te majta e pranuar kjo publikisht dhe nga vete nen kryetari i SHIK.
    Ushtaret e UÇK u sterviten dhe u udhezuan nga ish ushtarake te Enver Hoxhes te cilet moren pjese aktive dhe ne luftinet dhe qendresen e organizuar me pas ne Kosove.
    Nderkohe qe regjimi fashist i kohes ne menyre te organizuar nen drejtimin e SHIK famekeq te gazidedes thyente embargon e OKB duke furnizuar me batet me nafte regjimin vrases te Millosheviçit me firmen “Shqiponja” te PD.
    PD ne kete kohe ishte kundershtare e luftes per çlirim duke perqafuar idene e zgjidhjes “paqesore” te çeshtjes se Kosoves si pjese integrale dhe e pandashme e ish Jugosllavise. Mendesi me te cilen sot pa gjakun e derdhur te martireve te UÇK nuk do e kishim nje Kosove te pavarur.

    Kush eshte pra patrioti ? Komunistet apo fashistet e regjimit fashist 92-97 te Sali Berishes?

    Perse nje vit me pare Sali Berisha armatosi militantet e PD me Kallashnikove ende pa u shperthyer depot e municioneve dhe e çoji vendin gati ne lufte civile?

    Kujt i sherbente destabiliteti i Shqiperise ne ate kohe dhe kujt i sherbejne sot thirrjet per destabilitet dhe permbysje e hedhje ne “lume” te Rames? Kujt i sherbejne sot ashtu si dje thirrjet e fanatikeve injorante si marrshe naziste te injorantes se LSI?

    Kujt i sherben destabiliteti i Shqiperise dhe mos arritja e nje marreveshje nen diktatin e SHBA dhe BE te zgjidhjes perfundimtare te Kosoves dhe bashkimit te saj me Shqiperine?

    Kujt tjeter veçse aryre qe ashtu si dje per te ruajtur parate e vjedhura popullit dhe etjes se tyre per pushtet, ndershkimit te ligjit jane te gatshem pa piken e medyshjes ta ridjegin Shqiperine dhe te minojne çeshtjen e Kosoves.

    Keta sharlatane e tradhetare te vendit, ende i budallepsin ndjekesit e tyre me luften imagjinare kunder komunizmit edhe pse komunizmi ne Shqiperi nuk ka egzisruar kurre dhe ai sistem ka 28 vjet qe ka perenduar

    Po kush eshte komunisti sot? Edi Rama qe ishte ai qe uleriste protestave “ti varrim komunistet ne shtyllat e tensionit” apo Sali Berisha komunisti i betuar i cili i hoqi mundesine ketij vendi per tu bere nje shtet modern europian, qysh ne lindje?

    Njeriu qe dhe sot e kesaj dite po helmon perdite shqiptaret me urrejtje e inat.

    Reply to this comment
  24. Shqiptari September 9, 13:45

    Rexhep Qosja si enverist ka respektin e enveristeve kudo ku jane. Por vetem te atyre. Atje ne Kosove e kane votu 2% partine e tij ne zgjedhje. Aq ka atje vleresim per te. Tjetrin e njeh me mire shtepia e vet.

    Reply to this comment
  25. Martini September 9, 13:53

    Albin Kurti budallai i fundit ne Kosove. Cdo ky debil me.Berishen tradhetari me i madh i Shqiperise.Le te shartohet me Berishen si gjarperi me iriqin.Serbia ka nevoje per nje meter tel me gjemba nga nenshartesa e mesiperme per te rethuar shqiptaret me fisnike qe kane 108 jet qe vuajne shtypjen e pashoqe ne Evrope ata te Presheves Medvegjes e Buja ovcit.O Albin mblidh kaplloqen se nuk do votojne per ty as gruaja as dashnorja.

    Reply to this comment
  26. Mark .U.K September 9, 13:58

    alphade:Pse nuk i vene nje flet rrufe he burre.Me ca shof une me tane ate gjaknxehtsi do bejsh namin ose do ja rrueni sic jakeni rruar tesh 28 vite.

    Reply to this comment
  27. Jimi September 9, 14:07

    Kreshnik Spahia i Kosoves gjeti kishe te falet ne Shqiperi!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*