Rexhep Qosja: Vepra dhe emri i Kiço Blushit mbesin në historinë e kulturës shqiptare

February 9, 2019 15:28

Rexhep Qosja: Vepra dhe emri i Kiço Blushit mbesin në historinë e kulturës shqiptare

Akademik Rexhep Qosja ka shkruar një dedikim të ndjerë pas ndarjes nga jeta të gazetarit, shkrimtarit dhe skenaristit të njohur, Kiço Blushi.

Akademiku i njohur shkruan se Kiço Blushi ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare.

Me pikëllim të madh mësova lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, skenaristit, publicistit dhe veprimtarit të shquar kulturor Kiço Blushi.

Të gjithë ata që e njohën, të gjithë ata që e takuan, siç pata fatin ta njoh e ta takoj edhe unë, nuk do ta harrojnë kurrë.

Me fjalën e tij gjithmonë të ndershme, gjithmonë të qartë e të vendosur, me përkushtimet e tij mendore e ndjenjore ndaj të drejtës e të vërtetës, ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare.

Vepra e tij dhe emri i tij mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës së popullit shqiptar. Familjarëve, miqve e dashamirëve të tij të shumtë u shpreh ngushëllimet e mija më të thella”, ka shkruar Qosja.

o.j/dita

February 9, 2019 15:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*