Ç’mësim mori Shqipëria nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

October 7, 2019 18:18

Ç’mësim mori Shqipëria nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Akademiku shqiptar, Rexhep Qosja, i cilësuar shpesh si autoriteti moral i shqiptarëve këtej e andej kufirit, dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë në artikullin e titulluar “Zgjedhjet e parakohshme dhe kriza e vlerave”, tregoi votën e tij dhe besimin që kishte te Lëvizja Vetëvendosje.

Një ditë pas fitores së subjektit politik të udhëhequr nga Albin Kurti, profesor Qosja tregon, në një intervistë me Rudina Xhungën, pritshmërinë e tij nga një qeveri vetëvendosëse, duke iu referuar edhe emër për emër humbësve të këtyre zgjedhjeve, nga Mustafa te Thaçi e Haradinaj. Ai gjithashtu thekson se fituesja e vërtetë në zgjedhjet e Kosovës është “shpresa”.

Duke nënvizuar se koha ka treguar se mjerisht shqiptarët nuk kanë mësuar nga pësimet e njëri tjetrit, profesor Qosja nuk shprehet optimist se Shqipëria mësoi diçka nga zgjedhjet në Kosovë.

Në fund, profesor Rexhep Qosja rithekson besimin e tij të palëkundur te bashkimi i trojeve dhe i kombit në një: “Në këtë mision politik, demokratik, shoqëror e atdhetar të tyre pashmangshëm duhet të jetë i përmbajtur edhe ideali historik: bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”.

Intervista e plotë nga dritare.net:

Rudina Xhunga:  Profesor, ju e parashikuat këtë fitore të VV-së, ose thënë më mirë e orientuat votën, duke deklaruar pritshmëritë tuaja për VV-në. Si ndiheni sot, një ditë pasi ndodhi?

Rexhep Qosja: Si edhe shumë votues dhe qytetarë të Kosovës e ndiej veten shumë mire pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Dhe e ndiej veten shumë mire sepse zgjedhjet u zhvilluan dhe përfunduan me plotësimin e standardeve të larta të demokracisë. Kosova, me këto zgjedhje e dha një provë pjekurie politike që duhet të çmohet prej bashkësisë ndërkombëtare. E ndiej veten mirë, posaçërisht mirë, pse në këto zgjedhje fitoi partia, vlerat dhe meritat e se cilës i kam paraqitur në shkrimin e bërë publik pak ditë para zgjedhjeve. E fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti.

Rudina Xhunga: Profesor, sa rëndësi kanë këto zgjedhje për frymën që i sjellin Shqiptarisë?

Rexhep Qosja: Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit janë të rëndësishme, aktualisht dhe historikisht të rëndësishme, për arsye se botës shqiptare i sjellin shpresën për ndryshime të thella e të gjithanshme të gjendjes me krizë të thellë të vlerave politike, shoqërore, demokratike, kulturore, domethënë se sjellin shpresën për shërimin e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës nga pasojat e rënies së thellë morale të prodhuar prej politikës së deritashme.

Rudina Xhunga: Profesor, mesa duket fituan Albini dhe Vjosa, si frymë, por matematika e politikës mund të sjellë qeverisje të Isa Mustafës dhe Veselit? A do ta pranojë Kosova këtë?

Rexhep Qosja: Ju po thoni me të drejtë se fituan Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dhe njëkohësisht shprehni drojën se fitorja e LDK-së si parti e dytë në zgjedhje mund të sjellë qeverisje të Isa Mustafës. Sipas mendimit tim, roli qeverisës i kryetarit të LDK-së është i përfunduar. Dhe është i përfunduar për disa arsye: e para, për arsye se LDK-ja ia ka dhënë rolin e qeverisjes Vjosa Osmanit; e dyta, për arsye se Isa Mustafa është i rënduar politikisht prej disa veprimeve shumë të dëmshme që bëri në koalicionin me PDK-në dhe e treta, për arsye se është i rënduar fort prej korrupsionit, nepotizmin dhe konfliktit të interesit të ushtruar si bashkëqeverisës me PDK-në dhe si kryetar i LDK-së. Ai tani mund të bëjë vetëm një gjë: mund ta sabotojë dhe ta prishë koalicionin Vetëvendosje–LDK.

Rudina Xhunga: Humbja e Haradinajt, Limajt, Veselit, çfarë mesazhi është për ata që fituan luftën?

Rexhep Qosja: Fitorja e Vetëvendosjes dhe e LDK-së si parti e dytë, sidomos fitorja e Vetëvendosjes për Hashim Thaçin si kryendërtues i politikës së Kosovës pas krijimit të shtetit të Kosovës, për Ramush Haradinajn, për Kadri Veselin e për Fatmir Limajn është pësim e mësim i madh. Por, ata kanë treguar se mësimet nuk duan t’i mësojnë prandaj në shtetin e Kosovës janë sjellë si në shtëpinë e tyre private. Njeriu shtëpinë e vet e ruan dhe e merendon me kujdes, por këta shtëpinë e quajtur shteti i Kosovës e përdorën, e shpërdorën, e ç’merenduan dhe e plaçkitën pa mëshirë!

Rudina Xhunga: LDK-ja vetë dhe kreu Mustafa, çfarë mesazhi morën?

Rexhep Qosja: LDK-ja dhe kryetari i saj, Isa Mustafa, e morën këtë mesazh: fitoret politike mund të jenë edhe të dhuruara dhe fitoren si parti e dytë në këto zgjedhje LDK-së ia dhuruan Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj me pelegrinazhet e tyre LDK-iste dhe me amnistimin e tyre për të gjitha të bërat e të pabërat tridhjetëvjeçare të LDK-së në kurriz të Kosovës.

Rudina Xhunga: Shqipëria çfarë mësimi mori nga këto zgjedhje dhe cili është besimi juaj, a po e pret Shqiptarinë një fryme e re?

Rexhep Qosja: Ç’mësim mori Shqipëria nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë? Historia na mëson se shqiptarët shpejt nuk kanë pranuar të mësojnë prej pësimeve dhe mësimeve të njëri-tjetrit. Mjerisht.

Rudina Xhunga: Profesor ju kurrë nuk bëtë kompromise me parimet, jeni ndër të vetmit autoritete morale orientuese të këtij kombi! A besoni ju se erdhi dita? Siç qe slogani i VV-së, që shqiptaret të votojnë dhe udhëhiqen nga njerëz të mençur dhe sidomos që e duan kombin. Koha e sistemit, vidh e vrit, se të mbuloj unë, po merr fund!

Rexhep Qosja: A besoj se erdhi dita? Ky ishte një slogan premtues i gjetur me mend, që mund të besohet, ushtroi ndikim në vullnetin dhe vetëdijen e votuesve. Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj Albin Kurti, megjithëse ka rreth vetes një numër të dukshëm burrash e grash me kulturë të shquar politike, me përgatitje profesionale, me nivel të dukshëm të gjykimeve politike, lejohem të them, edhe me gatishmëri e vullnet që pakursyeshëm të bëjnë më të mirat për Kosovën, për shqiptarët në përgjithësi, nuk do ta kenë lehtë. Prapë po e thërras në ndihmë historinë e cila na mëson se shqiptarët–opozitarë, qëllimeve më të mira jo rrallë s’ kanë ngurruar t’u vënë pengesa të ndryshme, të cilave vetëm dreqi dhe i biri do t’ua dinin prejardhjen dhe përmbajtjen. Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj Albin Kurti, me bashkëpunëtorët e bashkëpunëtoret e tij kanë përpara jo detyra politike po misione politike: që të reformojnë të gjithë përbërësit, domethënë të gjithë sektorët e jetës politike, shoqërore, administrative-shtetërore, ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe kulturore, që ta bëjnë Kosovën shtet i të drejtës, që ta bëjnë Kosovën shtet social, në të cilin të gjitha dinjitetet do të jenë barabar të kujdesura e të siguruara. Në këtë mision politik, demokratik, shoqëror e atdhetar të tyre pashmangshëm duhet të jetë i përmbajtur edhe ideali historik: bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

e.ll./dita

October 7, 2019 18:18
Komento

18 Komente

  1. Mollosi October 7, 19:51

    Per mendimin tim Albin Kurti eshte shume i dyshimte. Perse une dyshoj ne Albinin, do te me pyese dikush. Ne te dyshoj sepse :
    Boterisht u deklarua se do ta lejoje shamine ne shkolla dhe ne administrate.
    Sepse deklaroi qe ekstremizmi islamik nuk eshte problemi kryesor i Kosoves.
    Sepse Levizja VV ishte kunder miratimit te Ligjit per parandalimin e qytetareve te Kosoves per t’u perfshire ne konflikte te armatosura.
    Sepse nuk e largoi nga kandidatura (anetarin e VV) per kryetar te Rahovecit, Visar Korenicen i cili u deklarua per zhdukjen e Izraelit.
    Sepse gjate vizites se delegacionit te VV ne Turqi ( nese nuk gaboj ne gusht te ketij viti) Albinin e shoqeroi Osman Atalay qe eshte nje ekstremist islamik dhe qe eshte sponzorizues i terrorizmit.
    Sepse per kandidat te VV me nr. rendor 45 kandidoi antishqiptarin Hysamedin Ferraj i cili per Skenderbeun tone thot se ishte tradhetar kurse per Ballaban Pashen thot se ishte atdhetar.

    Reply to this comment
    • mirel October 7, 21:15

      Shamine ne shkolla e lejon Amerika Kanadaja dhe BE.
      Ekstremizmi islamik nuk eshte problemi i Kosoves por rrezikimi i Pavaresise dhe i teritorit nga serbet dhe tradhetaret qe e kane qeverisur deri tani, si Ramuti Shqiperine.
      Terroristet me te medhenj jane serbet dhe qelbesirat qe miratuan zajendicen serbe ne kosove.
      Ke ndonje kundershti me kete, apo serbet jane miqte me te medhenj te Kosoves?

      Reply to this comment
      • Mollosi October 7, 22:06

        Shamite ne shkolla nuk paraqesin rrezik per Ameriken, Kanadane apo BE. Ato paraqesin rrezik per nje shtet te brishte sic eshte Kosova.
        Ekstremizmi islamik tani per tani eshte rreziku me i madh per Kosoven. Pavaresia e Kosoves do te jete e sigurte deri atehere kur per te garanton Amerika.
        Terroriste jane si serbet poashtu edhe shqiptaret vehabiste (nese verte jane shqiptar). Zajednica ishte dicka e imponuar. Zajednices i paraprine demonstratat e marsit te vitit 2004.
        Shqiptaret e Kosoves gjate tere shekullit te kaluar luftuan me serbin. Per ta (dhe per mua) nuk mund te ishin “miq me te medhenj” pushtuesit, prandaj gjate tere atyre viteve ata nuk deshen mireqenjen e serbit por zgjodhen vuajtjet per te qene te lire.
        Nuk me komentove per turkun Osman Atalay dhe per Hysamedinin. A thua ty te duket dicka normale bashkepunimi me nje sponzorizues te terrorizmit apo bashkepunimi me nje adhurues te pushtuesve osmane?

        Reply to this comment
        • mirel October 8, 00:35

          Shamite nuk i ka prure Albini ne Kosove por Thaci me shoke. Organizatat turke kane marre funksione pothuaj qeveritare ne Kosove.
          Cpune ka te marri Albini fajin per keto?
          Po ne Tirane kush i mbush sheshet me myslimute dhe xhami?
          Sa vite ka qe ushqehet politika shqiptare ne Tirane dhe Prishtine me fonde islamike?

          Reply to this comment
      • Filoeuropiani October 8, 08:59

        @mirel Ekstremizmi islamik nuk eshte rrezik per Kosoven?!
        Ca po thu mer?! Lexon gje se cfare po behet ne Europe ti apo hic fare!
        Islami eshte celesi i izolimit europian te Kosoves te cilen po e financon fort Serbia. Te keqen e mendjes!

        Reply to this comment
  2. Zgalem October 7, 21:47

    Kam pak besim te Albini , per ato , qe shkruan “Mollosi”.Ka bere veprime arbitrare , qe bien ne kundershtim me politikat paqesore te SHBA dhe KE. Ky njeri ka qene pro ostpolitikes , deri ne aventure . Partine e konsideron detashment te veprimtatarive te forces . Fjala vetvendose , tregon se zgjidhjet nuk I ben politike. Askush nuk mund te vetvendosi me dhune . Tregon per prirjet e tij revolucionare , qe I ka shprehur me shume se nje here . Nuk dua te besoj , per prirjet fetare xhihadiste . Me pak fjale , nuk eshte politikan I kohes per te mposhtur politiken serbe , ne bisedime . Pse mori vota ? Populli gjykon se me vetvendosje , lahen nje here e mire llogarite me Serbine . Deshiroj , qe te jem teresisht I gabuar ne gjykimin e ketij politikani aktiv , te ditur dhe pak arrogant . Zgalem

    Reply to this comment
  3. Lili October 8, 06:18

    Po sa shpejt i gjeti altoparlantet antialbine Dita,sa shpejt ua hapi faqet ! Shyqyr qe e uruat Albinin pr fitore se perndryshe do kisha menduar se e gjeta propaganden serbe ketu!

    Reply to this comment
  4. Mark .UK October 8, 09:01

    ZHDUKU O VEGEL E UDB YUGOSLLAVE QE I KE BERE GJEMEN SHQIPTARVE E JRYESISHT ATYRE TE ISH YUGOSLLAVIS.ZHDUKU O ISLAMIK I THEKUR QE I KEROVE BERISHES TE SHIKONTE VENDET E LINDJES E JO PERENDIMIT,PER KET BERISHA JU VURI KUFIRIN TE THANA E KTA ISH KOMUNISTET TE JAPIN EDHE NENSHTESIN SHQIPTARE.DY HERE ESHTE SONTASH PER JU NE KOSOVE E AS 3% NUK JU KAN PERKRAHUR.

    Reply to this comment
  5. Meta October 8, 09:15

    Dyshoj ne eprcaktimin kiombetar te LVV dhe Albinit.sespe dyshoj ne ate qe e thot, e ka perbajtje e percaktim politik.kur perkrhau opoziten malaziase per kundershtim te anetarsimit te Malit te Zi ne NATO,Dyshoj se ky subject eshte motivuar nga sllavoruset,Kur keta nuk pranuan as identitetin shteteror te kosoves,si mund tash po keta ta qeverisin kete shtete e kete popukll.Ne hsitori ne spesh kemi deshmuar, se jemi armiq te vetvetes me shume se jane te tjeret kunder nesh.

    Reply to this comment
  6. demo October 8, 10:32

    Respekte per Ramush Haradinajn.
    Privacionet askush i do.Por Ramushi drejtoi nje shtet me privacione nderkombetare,per shkak se Serbeve ua vuri kufirin tek thana.Islamiket deri tek dera xhamise.Ferexhete brenda shtepise,Erdoganit tek Ura Gallates,,Edvin Ramutit ja vuri kufirin ke qenefi kryeministrise,,.
    Se te gjithe keta jane rrezik per Kosoven.
    Respekte per Ramush Haradinajn.
    Privacionet askush i duron,prandaj Islamiket nuk e votuan,,globalistet nuk e votuan,Pazarxhijte e kufijve nuk e votuan,..Do kthehen prap tek Ardhmeria.
    Te shohim kete revolucionarin.
    Pune e pare qe lajmeroi sapo celi dite e re ishte HEQJA E TAXES SERBISE.
    Mire or djale,mirte,por me te permbyt Serbia me mall e me ekonomi,ti nuk ke nga luan,.

    Reply to this comment
  7. Arben October 8, 11:08

    ASNJE MESIM,

    POPULLIT SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    I PELQEN KUR PARTIA JA PUNON NGA PRARA,

    45 VITET E PARA ISHIN TE VESHTIRA, TANI

    U MESUA.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK

    DHE PEDERAST.

    Reply to this comment
  8. Kastriot October 8, 12:16

    Mesimi kryesor qe mori eshte qe imoraliteti politik eshte cilesi zgjidhjes dhe mesimi dyte Perze njerzit neper bote qe Te ndash pushtetin me ujkun apo dhelpren rivale

    Reply to this comment
  9. Anes Elbes October 8, 16:57

    Albin Kurti e meritonte te fitonte dhe fitoi. Urime Albinit ne rrugen e gjate e te veshtire per t’i kthyer Kosoves shtetin ligjor ,ate te se drejtes dhe duke i kthyer pergjegjesine dhe moralin klases politike ,por mbi te gjitha qytetareve te Kosoves ,dinjitetin e munguar !
    Gjithsesi,Albin Kurti duke qene nje politikan qe perfaqeson idealizmin e popullit shqiptar dhe ndershmerine e tij,(pertej karakterit te tij karizmatik,qe shpesh ka “trazuar ujrat” e pjeses tjeter te politikes,qe me se shumti per te ruajtur pushtetin,me mire do te benin pakte me “djallin” se me Albinin dhe ne fakt sot do t’i vinin shume gure “nen rrota”), ai kurre nuk do t’i shkelte parimet e tij,te cilat kane perfaqesuar dhe rrugetimin e tij te deritanishem.
    Prandaj si njeri me integritet qe eshte,do te jete e veshtire te bej kompromise,aq me teper kur dihet se perballe do te kete probleme te medha deri tash te pazgjidhshme,ku ne loje jane shume aktor e faktor te medhenj e te rendesishem ,qe ndikojne dhe ushtrojne trysni te tilla qe ne fund te shtyjne ( kur vonohesh ne levizjen e gurit ),te japesh dhe doreheqje ,(sic beri dhe i nderuari dhe i respektuari Haradinaj),duke mos arritur me pas te coj deri ne fund premtimet e bera,qe ne fund te fundit popoullit i shkaktojne vetem zhgenjim.
    Shpresojme qe kjo te mos i ndodhe,por Kosova dhe shqiptaret e saj te kene nje te ardhme te ndritur pas kesaj!

    Reply to this comment
  10. katarakti October 8, 17:39

    Le t’i japim nje shans edhe Albinit. Se keta te tjeret, te LDK-se se Ibrahim Rugoves dhe PDK-se se Hashim Thaçit e “ndriten”. Shume e urrejne albinin dhe e quajne jo islamist, jo komunist, jo antiperendimor, proerdoganist etj etj. Te presim dhe te shohim. Do te me pelqente shume nje koalicion ndermjet Albinit dhe Haradinajt, por me duket matematikisht i pamundur. Nga ana tjeter te dy ata nuk shkojne mire me njeri tjetrin! Pune shqiptaresh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*