Rezistenca anti-Trump? Reagimi i presidentit: Autori i shkrimit, pa “shtyllë kurrizore”

September 6, 2018 09:46

Rezistenca anti-Trump? Reagimi i presidentit: Autori i shkrimit, pa “shtyllë kurrizore”

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar autorin anonim të një shkrimi të botuar nga gazeta New York Times si person pa “shtyllë kurrizore”.

Autori i shkrimit, i cili thotë se punon për Trump, thekson në artikull se shumë zyrtarë të lartë të administratës po veprojnë nga brenda për të sabotuar pjesë të axhendës së kreut të Shtëpisë së Bardhë si dhe prirjet më të këqija personale të tij.

Pak orë pas publikimit të shkrimit, Trump ka reaguar në rrjetin social “Twitter”:

 “A ekziston vërtet ‘zyrtari i lartë i administratës’, apo është gazeta e dështuar New York Times që del me një burim të rremë? Nëse ky person anonim pa shtyllë kurrizore vërtet ekziston, gazeta New York Times, për qëllime të sigurisë kombëtare, duhet t’ia dorëzojë atë menjëherë qeverisë.”

Në një tjetër koment në Twitter, presidenti ka shtruar pyetjen në formë ironike: “TRADHTI?”

s.a/dita

September 6, 2018 09:46
Komento

1 Koment

  1. Amerikani September 6, 11:15

    Jo nuk eshte tradheti! Por detyre patriotike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*