“Rezoluta çame të mos ngatërrohet me Idrizin”

Erion Habilaj January 21, 2013 21:37

“Rezoluta çame të mos ngatërrohet me Idrizin”

Duke marrë shkas nga mungesa e Rezolutës Çame në axhendën 3 Javore të punimeve të Kuvendit, Lëvizja Çame përmes një deklarate publike i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të votojë pa humbur kohë rezolutën për çështjen çame.  Lëvizja Çame i ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të marrin në konsideratë rezolutën e cila mbron të drejtat e komunitetit që është dëbuar nga shtetit helen. “Jemi të ndërgjegjshëm që ndiheni të përdorur politikisht dhe mund të perceptoni se i vetmi që tenton të përfitoj elektoralisht nga aprovimi i kësaj rezolute do të jetë Idrizi. Përfituesi real është Kombi Shqiptar në përgjithësi dhe komuniteti Çam në mënyrë të veçantë”, thuhet ndër të tjera në kërkesën publike të Lëvizjes Çame. “Lëvizja Çame e konsideron të nevojshme t’i drejtohet të gjithë faktorëve politik vendimmarrës me një kërkesë publike; Lëvizja Çame ju bën thirrje Partive Politike prezente në Parlamentin e Shqipërisë ta votojnë pa asnjë hezitim dhe vonesë Rezolutën Çame si shenjë e pastër e një Shqiptarizmi Politik dhe një borxh që ne të gjithë së bashku i kemi historisë sonë. Lëvizja Çame ju bënë thirrje që gjatë vendimmarrjes për ta votuar apo jo Rezolutën për asnjë moment të mos ngatërroni Rezolutën për Çamërinë me personazhin Idrizi dhe shpurën e tij”thuhet në komunikatën e tyre.

Kritika ndaj Idrizit

Përfaqësuesit e Lëvizjes Çame kanë lëshuar akuza ndaj kreut të PDIU-t Shpëtim Idrizi, i cili sipas tyre po përfiton personalisht në kurriz të çështjes çame. “Ne si përfaqësues të Komunitetit Çam i kemi drejtuar dhjetëra thirrje z.Idrizi për të mos humbur kaq kohë të panevojshme për prezantimin e Rezolutës në Parlament. Edhe ne e kuptojmë po ashtu si Ju, se prezantimi i kësaj rezolute prej 13 rreshtash tani përpara fushatës elektorale, në mungesë të konsultimit si me komunitetin tonë Çam ashtu edhe me faktorin politik në vend, është një tradhti e madhe që i bëhet komunitetit tonë në radhë të pare dhe jo-luajalitet politik ndaj jush në radhë të dytë. Ne i kërkuam z.Idrizi të mos negocionte me Qeverinë asnjë marrëveshje politike pa përcaktuar fillimisht mënyrën sesi do të trajtohej Rezoluta dhe Çështja Çame. Komuniteti Çam kërkonte dhe kërkon Rezolutën si dhe hapa të tjerë konkret që çojnë drejt zgjidhjes së Çështjes Çame. Drejtoritë e administruara nga njohjet e vjetra të Idrizit, të kthyera tashmë në burim korrupsioni nuk kanë asgjë të përbashkët me Komunitetin tonë. Idrizi dhe komuniteti Çam tashmë janë të ndarë nga një hendek i thellë. Ai kërkon drejtori, Ne kërkojmë vetëm Rezolutën. i merrni të gjitha mbrapsht çfarë keni dhënë deri më sot dhe do të shihni sesi vetëm një njeri i vetëm do të trishtohet. Votoni rezolutën dhe do të shihni të lumtur 250 mijë shqiptar të Çamërisë kudo që ndodhen ato nëpër botë”, thuhet në deklaratën e çamëve. Kjo lëvizje është krijuar muajt e fundit por është duke gjetur një përhapje të gjerë në komunitetin I cili ka ende çështje të pazgjidhura me shtetin grek.

Erion Habilaj January 21, 2013 21:37
Komento

9 Komente

  1. Gaz Demi January 21, 21:50

    Nuk e kuptoj pse vazhdon te rri ne krye te partise came sh idrizi… a ka ndonje mundesi qe te iki perpara zgjedhjeve…. kam mendimin se komuniteti cam ska asnje motiv per ta votuar dhe partine e tij….

    Reply to this comment
  2. Luan Mehmeti January 21, 21:52

    Levizja Came duhet te jete me aktive per te shporrur nje hadjut si sh idrizi nga drejtimi i cameve.. ai ska asnje lidhje me ne

    Reply to this comment
  3. Enkel Demi January 21, 21:53

    Pse nuk i beni nje mocion besimi idrizit…?

    Reply to this comment
    • dashamir muhedini January 21, 23:07

      Mocion nje njeriu qe bredh me vule me vete dhe ska as parti e as struktura….Si mund ti besh mocion nje tufe hajdutesh nga ish tatimet e doganat qe skane pike lidhje me komunitetin cam….Ketu vetem Drejtoria anti korrupsion mund tu bej mocion ketyre e ti plasi te gjithe ne burg

      Reply to this comment
  4. Dashi i Havase January 21, 21:53

    Jo te gazetes Dita jeni çam qe po luftoni kaq forte PDIU-n apo si e keni hallin?

    Reply to this comment
  5. Tak Muhedini January 21, 21:56

    Idrizi keshtu ma mori dhe mua partine… me llafe dhe doli ne krye… une mendoj se zgjedhjet e ardhshme partia e tij nuk merr asnje mandat

    Reply to this comment
  6. jenc mbreti January 22, 00:16

    Eshte turp per camet Shpetim Idrizi, si ka mundesi qe ky person perfaqeson nje komunitet kaq me vlera.

    Me vlera patriotike e njerezore si komoniteti me kompakt ne Shqiperi, qe si percau as diktatura, por po i ndan e po i percan Shpetimi me Saliun . Nuk eshte etaloni i komunitetit cam Shpetimi me Gaz Osmanin e INUK -ut, qe po turperojne kedo qe i njeh ; O Zot sa mban kjo toke ?
    Do ju thoja ;- hajde e dalim ne fushate per zgjedhje.
    E ku te vemi?
    Na i kane mbyllur te gjitha rruget keta palaco, duke bere zullume e pislliqe e nuk i vemi dot askujt per nder e respekt!
    Nuk e di por dhe ky Gazi si ti kete bere nje nene me Shpetimin, i pa turp, i pa cipe, i pa skrupull, i peshtire …
    Eh sikur te kisha mundesi e ti zgjidhja njerezit : – keta te dy, as greke s’do i kisha bere. Nuk e di por jane me te keqinj se te keqinjet , zoti
    falet, por se dija se ne kete bote ka dhe te tille plehera si keta te dy.
    Do ju informoj per Gaz Osmanin me fakte ne komentet e tjera te kjo gazete , o vellezer te nje gjaku qe keta ndyresira duan me e lare me
    uje te ndotur mos u genjeni. Duhet te distancohemi nga pislleku i individeve si keta te dy.

    DO JU SHKRUAJ NE NUMERAT E TJERE TE GAZETES TONE TE VERTETA TE PAMOHUESHME!

    Reply to this comment
    • Qemali January 22, 11:24

      Po nuk ka faj Gazi or babam. Gazi ka plan dhe duhet me mbledh kuoten cdo dite. Kuota duhet te derdhet ke Timi pa u vonu. Pse kollaj te duket ty.

      Reply to this comment
  7. mergimtari fv January 22, 12:39

    Mjere çamet dhe çeshtja e dhimeshme çame nga pazaret e politikes Shqiptare qe nga themelimi i shtetit pas 1912 e deri sot pas 100 vjetesh , ne keto pazare anti-kombetare dhe vete ne çamet kemi bashtot matrapaze te sotem si te majte e te djathte , ca pisa zagare te Nanos e ca te Berishes dhe ata qe zemren e kane vertete per çamerine spostohen e denigrohen nga keta miljonere te vjedhjes se shpreses per kthim ne vatrat tona te prinderve .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*