Rezoluta e gjyqtarëve për reformën në drejtësi

December 15, 2015 11:43

Rezoluta e gjyqtarëve për reformën në drejtësi

Konferenca Gjyqësore Kombëtare e mbledhur ka miratuar edhe një rezolutë përfundimtare, e cila u shpërnda sot nga Gjykata e Lartë.

Teksa po diskutohet për ndryshimet kushtetuese dhe reformën në drejtësi, Konferenca Gjyqësore thekson se është e vetëdijshme që gjyqësori ka mjaft probleme dhe dobësi. Sipas deklaratës, shërbimi gjyqësor nuk është ende në nivelin e duhur në shumë aspekte dhe jo plotësisht efektiv në dhënien e drejtësisë.

“Ka probleme me cilësinë e vendimeve gjyqësore; kushtet e punës ende të përshtatshme; zhvillimi me vonese dhe zvarritja e proceseve gjyqësore; niveli i ulët i besimit të publikut te drejtësia; pamjaftueshmëria e burimeve financiare për të përballuar nevojat, si dhe korrupsioni i cili ende vazhdon të jetë prezent në radhët e gjyqësorit”, thuhet në rezolutë.

Konferenca thekson se gjyqtarët do të mbështetësin me vendosmëri nismat ligjore të cilat kanë si objektiv forcimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e pavarësisë dhe përmirësimin e funksionimit të pushtetit gjyqësor, si dhe thellimin e luftës kundër korrupsionit në radhët e gjyqësorit.

“Konferenca, duke besuar në njohuritë dhe aftësitë e larta profesionale të gjyqtareve të saj, shpreh vendosmërinë dhe gatishmërinë për të qenë pjesë aktive e procesit të reformës”, thuhet më tej.

Në fund, Konferenca Gjyqësore ka edhe një apel për klasën politike që do të merret me hartimin reformës në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese.

Konferenca i bën apel institucioneve shtetërore si dhe strukturave të ngarkuara për reformën, se me qëllim hartimin e një kuadri kushtetues, ligjor dhe institucional funksionues, është e nevojshme që të adoptohen standardet ndërkombëtare në drejtësi si dhe të referohet në modele dhe sisteme që kanë treguar me të vërtetë se janë efektive dhe të suksesshme. Drejtimet e Reformës në drejtësi duhet të fokusohen në përcaktimin e një kornize kushtetuese dhe ligjore të thjeshtë, të qartë, solide si dhe funksionale”, përfundon rezoluta./Dita/

 

December 15, 2015 11:43
Komento

9 Komente

  1. METEH December 15, 12:15

    Siç duket po u vjen veza te prapanica te korruptuarve qe e moren ne qaf kete vend duke xhvatur qytetaret.Te shkarkohen te gjithe e te huazohen te tjere nga jasht per 6 muj-1 vit.

    Reply to this comment
    • olta December 16, 11:42

      te gjithe shqiptaret duan qe reforma ne drejtesi te behet sa me shpejt !
      jemi te lodhur nga kaq shume vite pritje . nuk bejme dot para nese nuk pastrojme shtetin nga kriminelet dhe hajdutet nje here.

      Reply to this comment
  2. Kariz Matik December 15, 12:45

    Mosbesimi te gjyqësori shënon fillimin e fundit të shoqërisë. Honore de Balzac

    E keni gabim, zoterinj. Niveli i besimit ke drejtesia nuk eshte aspak i ultet.

    NIVELI i BESIMIT KE DREJTESIA ESHTE ZERO !

    Nuk e besoni? Doni ta provojme me nje sondazh ketu ke DITA?

    http://scholarship.law.duke.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=3277&context=lcp

    Reply to this comment
  3. LORA December 15, 14:02

    Pa,pa,pa,,cfare resolute e konferences gjyqesore,,,n’a qenkan te “vetdijshem qe gjyqsori ka probleme dhe dobesi”,,,,,,,, dhe kush pa,korporata “gjin gjoni”me mire strukturuara (nen petkun e ligjit) si kriminale dhe antishqiptare.
    Vafshi ne ferrin e mallkimit te nje Kombi te tere,,,ju pengmarres bandite te normalitetit dhe normalizimit te jetes ekonomike,sociale dhe institucionale ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  4. E VËRTEA! December 15, 14:02

    I nderuar “Kariz Matik”! Jo, as (0), por -100 herê nên zero, dhe kam tepêr frikê, se edhe Reforma nê Drejtêsi tê bêhet, vêshtirê tepêr vêshtirê tê gjejê zbatim.
    Ndoshta dikush mund qê tê thotê, pse zotrote je kaqê skeptik e pezimist?! Dhe unê do t pêrgjigjem: Jam i tillê se nê drejtêsi pêrsêri do jenê kêta qê ishin e akoma mê keq kur edhe nê qeveri janê bijtê dhe nipêrit e atyre qê ish pêr 70 vjet me radhê, qê po mbajnê e me çdo kusht po mbajnê njeri tjetêrin vetêm dhe vetêm pêr tê mos dhênê asnjêherê llogari. Prandaj qê mund qê tê lindê njê fije shpresê e tê duket pak dritê jeshile nê fund tê tunelit tonê shqiptar, patjetêr qê nê ndryshimit kushtetuese qê do bêhen duhet tê ketê njê ligj shtesê qê: Nêse Reforma nê Drejtêsi nuk gjen zbatim, Bashkimi Evropian ose mê mirê OKB-ja tê ketê tê drejtên qê nê vendin tonê tê ngrejnê njê Prokurori dhe njê Gjykatê Ndêrkombtare, duke sjellê nga jashtê Prokurorê dhe Gjykatês tê huaj. Ndryshe ka mundêsi qê çdo gjê tê mbetet nê letêr dhe mafja, krimi dhe korrupsioni qê ka mbêrthyer gjithê “shtyllên kurizore” tê shtetit, ndaj ne njerêzve tê thjeshtê e sidomos ndaj ne pronarêve trashêgimtarê tê vazhdojê tê bêjê kêrêdinê si deri mê sot, pasi kur vetê Qeveria dhe vetê Parlamenti, tê dy institucionet tê inkriminuara, nê njê kohê qê flitet pêr Reformên nê Drejtêsi akoma kêta pêrbindêsha e kanibalê tokash pêrpilojnê e miratuar ligje antidemokratikê qê mohojnê e grabitin tokên e trashêguar, kur dihet se Demokracia e vêrtetê i ka rrênjêt vetêm dhe vetêm tek toka e trashêguar! Ndryshe e pa mundur qê nê kêtê vend tê ketê njê Shtet tê sê Drejtês! Faleminderit!

    Reply to this comment
    • Kariz Matik December 15, 16:16

      Asnje presje s’mund t’i heqesh komentit tend mjaft domethenes i/e nderuar E verteta.

      Te gjithe e dime se baza e nje shteti demokratik eshte e drejta ligjore. Asnjehere, e theksoj asnjehere, shqiptaret nuk kane patur fatin te jene te barabarte para ligjit, cfare ve detyrimisht ne dyshim ekzistencen e nje shteti demokratik qe permbush parametrat me minimale per tu quajtur i tille.

      Fajtore per kete jemi te gjithe!!! C’te mbjellesh do te korresh – thote nje shprehje. Keta jane produkti i veprimeve dhe mosveprime tona.

      Me ben te trishtohem fakti, kur shoh se sa mosmarreveshje deri ne grindje banale lindin mes komentuesve te ketij forumi. Shprehje e paaftesise se shqiptareve per tu veteorganizuar ???

      Pershendetje.

      Reply to this comment
  5. Artan December 15, 15:01

    I paska hyre frika ne palce korporates multimiliardere te padrejtesise.Deklaratat e para nje viti kur sapo kishin filluar diskutimet per reformen ne drejtesi i kishin shume me agresive dhe arrogante sesa tani.I trimeronte me shume atehere Sali krimineli me Nishan rrocken.Tani nuk ndjehen me te qete dhe te sigurte dhe po levizin te gjejne fjalen me qeverine.Kuptohet,duke ju ofruar sherbime gratis qe pastaj te vazhdojne si nga hera.Duke ju rene qytetareve me topin e padrejtesise dhe me skemen e rrjepjes.

    Reply to this comment
  6. Ligor Luarasi December 15, 15:10

    ZOTI AMBASADOR LU.
    ####################################

    Eshte historike fakti qe qeveria Amerikane,shteti Amerikan,populli Amerikan, Shqiperise te vogel dhe mjerane qe e kane xhavalitur nder shekuj gjithe ato shtete per ta coptuar e per ti grabitur pasurite e saj,me prane nga c’do shtet per ta ndihmuar konkretisht, ka qene dhe po vazhdon te jete qeveria Amerikane.
    Fakti qe per here te pare ne Tirane punon dhe jeton nje Ambasador Amerikan qe lexon e flet shqip,ka domethenie te madhe.Nje nga keto domethenie, eshte edhe ideja se permes perkethimeve ne te dy gjuhet, shtigjet per ngatresa tani mbylllen.Por, kur ju lexoni shqip idete tua,ato i kupton edhe shqiptari me i prapambetur,ndersa dredharaket struken.
    Korupsioni, c’drejtesia, intrigat,grykesite,grabitjet,kane tradita per shtetet e Ballkanit,pa haruar pushtimin turk qe s’lejonte gjuhen shqipe 500 vite ne atdhe.Kjo jete luftrash,katraurash,grabitjesh,intrigash,varefimi, ndaj popullit shqiptar,.ka renje te thella ngaqe 50 vite dhe 25 vite,komunizmi fanatik shqiptar, i skllaveroi shume keq ,shume kafsherisht edhe shqiptaret.
    Asnjehere me popullin shqiptar qeverite nga vitri 1941 dhe deri sot,nuk kane biseduar shtruar dhe pa frike, per themelin e shtetit, DREJTESINE. Kjo kala hermetike u zaptua dhe zoterua vetem nga komunustet 70 vjet.Keta “ustallare” me qetesi,javash javash,shtruar shtruar,krijuan ligje per te mbrojtur djallezite e tyre,si ne asnje shtet tjeter.C’do dite qe kalon po mesojme c’fare kane bere kokat e komunizmit shqiptar ne Tirane.Kulmi kur grate apo femrat e burgosura ,i trajtonin si skllave per epshet e tyre kafsherore.
    Ka shume fakte qe kanceri i drejtesise komuniste gjeneroi aq shume metastaza sa, nuk mbeti fushee jetes te shqiptareve qe mos sundohej,komandohej, nga c’drejtesia alla shqiptarce.Pikerisht data 15 dhjetor ashtu si e organizoni ju, eshte deshmia me e fundit per te vene vertet doren ne plaget e c’drejtesise dhe te korupsionit alla shqiptar.Ajo qe ndjej pas 103 vite shtet, me thote qe perseri shqiptaret ne perqindje me te madhe kane friken e trasheguar ne gen,per te folur te vertetat qe ata i dijne lidhur me ajdutet pushtetare lidhur me zyrtaret, juristet,qe kane sabotuar drejtesine ne punet e tyre hyrja-byrja. Kjo per faktin se nuk jane pak e ca,por ne 3 milion fryme, ata jane shume.Kjo u jep fuqi,ngaqe zoterojne edhe pozita, ne pushtet. Dihet qe pushteti edhe me leshkon,e ben “te afte”.Ky me tej, te aftet e vertete,te ndershem, te drejte, i fundos.
    Pyetjet e mia qe dalin per korupsionin dhe c’drejtesine jane disa:
    1-A duhen lejuar te artojne e te japin idera per reformat ne drejtesi,ne korupsion, zyrtare me fakte inkriminimi ,te cilat rijne te pa zbardhura?
    2- A ka nje date me afersi kur keto reforma mund te permblidhen e te quhen vendimtare,apo te perfunduara ne forme ligjesh?
    3-Kush do jene ne krye te stafit qe do drejtoje apikimin e ketyre reformave themeltare per ate Shqiperi qe e desherojne te gjithe shqitaret e kudondodhur?
    4-Partijaket politikane, a do lejohen te futin hundet e tyre ne drejtesine qe e desherojme te gjithe, te jete e pa varr nga politika?
    5-Pasuria eshte e tille qe nuk fshihet dot,(Vila,truaj,pallate,biznese,vetura, ore dore te shtrenjta,etj,etj.) kur do dale lista qe tregon personat me pasurim mbi mundsite qe u jep roga e tyre?
    6-Reth 3 milion frymet ne Shqiperi,konkretisht sipas nengrupeve qe krijohen nga te ardhurat e tyre per jete,ne sa nen grupe ndahen dhe sa lek i takon c’do shqiptari ne kete nen grup per nje muaj jete ne Shqiperi? a duhet kjo evidence te ngelet perseri sekrete?
    7-U vertetua qe X-ks shqiptar ka pasuri te zeze qofte edhe 10 sens,c’do ti behet kjo pasuri ketij shqiptari?
    8-Kur mund te perfundojne adresat e c’do kryefamiljari apo te c’do shqiptari per te ditur ku ai jeton,fle,apo ku e ka shtepine?
    9-Nje liste e nevojshme eshte ajo qe tregon,sa e kish pasurine X-ks parlamentar,apo politikan,apo jurist,kur u rezua busti i E.Hoxhes, dhe sa e ka ai sot.
    10-A do te mundesohen te persekutuarit e vertete ne vitet e diktatures te punojne ne kariget me pushtet ?,kur keta s’kane shendet a do lejohen femijet e tyre te zevendesojne keta te persekutruar?
    Sikunder lejohen femijet e te inkriminuarve te ulen aq lehte ne kariget e pushtetit?
    A do tu behet kerkese intelektualeve shqiptare qe aftesite e tyre i perfitojne shtete e tjere, dhe pse mos ti perfitoje atrdheu tani qe ka aq nevoje per diploma te verteta,jo si ato te plepave ne Durres.
    Urojme pune te mbare ne nisiativat e tua,aq shume me vlere te vertete, per nje Shqiperi qe e desherojme te gjithe me fjalet, ajo do te behet me siguri. Kete vetem drejtesia e vertete e kristalizon,Urime,shendet, mbaresi,emigrant Ligor Luarasi, 12/15/ 2015-te SHBA.
    Komenti ju dergua gazetes shekulli per temen: Korupsioni, Ambasadori Lu, bashkebisedim ne “Facebook” me qytetaret.
    Pershendetjet emia, miqve te Fb-kut.

    Reply to this comment
  7. Arben December 15, 19:15

    BURG BURG BURG BURG

    DHE VARJE NE LITAR.

    KETO KENI HAK O QENER.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*