Rezoluta e OKB, Gjosha: Të rishikohet vota. Bushati: Votuam si BE-ja

February 8, 2018 11:52

Rezoluta e OKB, Gjosha: Të rishikohet vota. Bushati: Votuam si BE-ja

Ish-ministrja e Integrimit Europian, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha i kërkoi qeverisë të rishikojë votën e dhënë në rezolutën e Jerusalemit, duke e theksuar si tejet të nevojshëm.

Gjatë fjalës së saj në kuvend ajo kërkoi gjithashtu që për çdo veprim që do të ndërmerret të vihet në dijeni dhe Kuvendi.

“Shqipëria nuk është as Gjermania, as Franca për të luajtur politikë të jashtme arrogante. Reflektimi sa më shpejtë i këtyre vendimeve të gabuara që ka kosto të rëndë për të gjithë do të jetë tejet i nevojshëm. Ndaj ne kërkojmë menjëherë nga qeveria të rishikojë votën për rezolutën për statusin e Jerusalemit dhe të deklarojë një qëndrim jomiratues ndaj kësaj rezolute, dhe patjetër për çdo veprim që do të ndërmerret të vihet në dijeni Kuvendi i Shqipërisë”, tha Gjosha.

Ajo foli dhe për strategjinë e zgjerimit të publikuar nga BE, për të cilën i tërhoqi vëmendjes qeverisë shqiptare të plotësojë kushtet e kërkuara për çeljen e negociatave.

“Doja të tërhiqja vëmendjen e qeverisë shqiptare, se para se të gëzoheni të mirëprisni rekomandime do bënit mirë të plotësonit kushtet e kërkuara për çeljen e tyre pasi shprehet qartë pasiguria e KE për plotësimin e kritereve kryesore për Shqipërinë. I gjithë rrënimi i procesit teknik kamuflohet me akuza ndaj opozitës”, tha Gjosha.

Në përgjigje të opozitës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se qëndrimi i Shqipërisë pro statusit të Jerusalemit është një qëndrim konsistent, i mbajtur ndër vite në OKB nga ana e qeverisë shqiptare.

“Që prej vitit 2007 ua ka thënë ministri i Jashtëm i kohës Besnik Mustafaj, Shqipëria mban të njëjtin qëndrim për këtë çështje me BE të shprehur me votë. Ka mbajtur qëndrim për sa i përket vendbanimeve në zona të pushtuara, përfshi Jerusalemin lindor. Ky qëndrim është një qëndrim që politika shqiptare e ka konsideruar si qëndrim konsensual. Vota e Shqipërisë në 2005-2009 kur e drejtonte PD. Urdhëro rezolutën e 2007 për Jerusalemin, vota e Shqipërisë pro, vota e SHBA kundër. 2013-2017 i njëjti qëndrim. Në 2017, PS vetëm në qeverisje i njëjti qëndrim. Janë 12 rezoluta që unë i kam këtu, që dëshmojnë qëndrimin solid të shtetit shqiptar për këtë çështje”, tha Bushati.

Të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE kanë votuar si Shqipëria, pro, tha z. Bushati. Ai iu përgjigj dhe akuzave për mos vënien në dijeni të Kuvendit dhe Presidentit për këtë votë. Bushati e quajti një proces rutinë votimin në OKB.

o.j/dita

February 8, 2018 11:52
Komento

5 Komente

  1. MH February 8, 12:43

    Kjo Gjosha nuk e ka seriozisht dhimbjen per nga vajti Vota.Por kerkon te kacagrithet me ministrin e jashtem sic kacagrithen femijet ne shkolle dhe mesuesi e kap perveshit kacagrithesin.Te kete mend per heret e tjera te mos leshoj za pa kandar.

    Reply to this comment
  2. intrigimi Lsi February 8, 18:27

    i dhuroni mer nji Vibrator ,
    mbi te cilin te jen shkrujt te gjithe emrat
    e emisareve te Bruxelit ,qe kane palluar sharabajgen e integrimit Lsi .

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini February 8, 20:54

    Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati votuam si BE (por jo per arsyet e BE-s).

    Reply to this comment
  4. MONIKA NEPËRKA PIKA - PIKA February 8, 21:20

    Nuk ke tru per te dhene mend , moj laraska e Monikes !
    Ju as nuk e kuptoni se sa qesharake qe beheni me keto budallalleqe .

    Reply to this comment
  5. Alban Dega February 9, 07:14

    From: Alban Dega
    Date: December 22,2017 at 7:32:54 PM EDT

    Mendime mbi fakte

    ASSKISERS !

    -Mireseerdhe ne shtepine tende politike
    LSI-PD Zoti Ilir Meta !
    -Per ke votoi Shqiperia !?
    -Per inat te Edi Rames Ilir Meta shkoi te fle me Donald
    Trumpin…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Letra e hapur e Presidentit te Shqiperise Z.Ilir Meta drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump eshte nje turp presidencial edhe per nje Republike Bananesh si 8 shtetet qe votian kunder saj.
    Pse !?
    Per nje aresye fare te thjeshte !
    gjeni nje pike ose nen te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise qe nje votim diplomatik krejt rutine kerkon miratimin apo konsensusin e Presidentit apo te Kuvendit te Shqiperise me perjashtim te rasteve te cenimit apo kanosjes se sigurise kombetare te shtetit shqiptar !
    Si duket Presidenti akoma nuk e ka marre vesh ose nuk do ta kuptoje se Shqiperia eshte nje Republike Parlamentare dhe jo nje Republike Presidencisle.
    Nuk e di nese para se te shkruante nje leter te tille ai eshte konsultuar me keshilltaret tij per politiken e jashteme apo jo . E kam fjalen per keshilltare dhe konsitucionaliste te mirefillte jo per keshilltare Plepash apo Akademish Domosdove apo Corovode, si Petrit Vasili e Monika Kryemadhi e co.
    Pse!? Gjuha e kryeministrit ne kete leter eshte me teper gjuha e nje kollovari te Monikes qe jo vetem ruajti mbiemrin e vajzerise, nje e drejte krejt ligjore e njerezore e saj ashtu si dhe heqja dore vullnetarisht e saj prej titullit te Zonjes se Pare.
    E kam fjalen per kollovarizmin politik te Metes qe perdori te njejten gjuhe si Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Luan Rama, Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Palokari… qe vetem dy-tri dite me pare i shpallen lufte te hapur “ imperializmit Amerikan”, qe ia kalon edhe asaj te Qoftelargut.
    Mireseerdhe ne shtepine e zmadhuar te familjes tende politike LSI-PD, ku me teper se pjestaren e saj te henen bashkeshortja jote beri Zonjen e saj te Pare me sjelljen e terbimin e saj te skajshem, zjarmine e mashtrimet deri ne bojatisje me te kuqe te “viktimave te dhunes” se vetlyer te Kledes….e co!
    Po sjell nje shembull te femijerise sime kur xhaxhai im i preferuar me dha nje shpulle dhe per tia kundervene gjyshen e pjesen tjeter te familjes une e ngacmova hunden deri sa me rrodhi gjak… Jo boje si cupulinat e LSI ne protesten nekrofile te se henes !
    Nena mori nje fiskel shelgu qe te djeg shume por te demton pak dhe e harrova shpullen e xhaxhait!
    Nena Mona beri krejt te kunderten. Ishte regjizorja e protestes nekrofile ne emer te Kushtetutes per te vonuar, sabotuar, zhbere Vetingun, Reformen ne Drejtesi per shkak te panikut ndaj zbatimit te tyre!
    Ne vend qe Presidenti i shqiptareve pa dallim e babai i shtetit te fshikulloje me qetesi e dashuri bashkeshorten dhe cupulinat e LSI-se per rrenat e mashtrimet e tyre deri edhe tek ambasadori i nderuar Amerikan Z. Donald Lu beri te kunderten.
    Ai iu bashkua,bile me brendine e letres se tij per Presidentin Amerikan Donald Trump ai ia kaloi edhe terbimit dhe cinizmit te tyre duke na u shfaqur edhe me Amerikan se vete Donald Trump !
    Nuk do te habitesha aspak qe ne kabllogramet e Z. Donald Lu per Departamentin e Shtetit te lexoja pas dy tri vjetesh te njejtat fjale si te ish – ambasadorit tjeter te nderuar Amerikan Withers per ish-ministrin e Mbrojtjes se Berishes, Fatmir Mediu ne prag te katrahures Gerdeci, se Presidenti Ilir Meta, qe nuk la gur pa levizur ne qetesi e dashuri kunder Reformes ne Drejtesi na shfaqet tani si me amerikan se vet amerikanet me kete leter turpi !
    A e di Zoti Meta se amerikanet per kete kategori politikanesh por edhe per te gjithe servilet perdorin fjalen shume domethenese asskisers- Bythelepires !
    Jam i sigurte se keshtu do ta lexoje dhe kuptoje edhe Presidenti Donald Trump brendine e saj nese merr mundimin ti hedh nje sy, cka nuk ma ha mendja !
    Jo vetem kaq por a e dini pse !?
    Sepse kurre asnjehere nuk mund te jesh as amerikan, as gjerman, as kinez, as shqiptar i mire pa qene se pari njeri i mire. Dhe anasjslltas ! Aq me teper qe edhe ne saje te teknologjise dhe burimeve njerezore amerikanet dine per cdo politikan jo vetem shqiptar me shume se ata dine per vete.
    Aq me teper kur kane deshmi me ze s figure si ato te tijat jo ne nje faqe por ne te pakten 62 faqe te tjera blloku te pashfaqura ne Shqiperi !
    Pervec kesaj lindin edhe pyetje te tjera lidhur me kete leter turpi :
    Kush votoi per rezoluten?
    A ishte ne te mire apo ne dem te SHBA-se kjo Rezolute!?
    A ndihmoi arroganca e Trumpit dhe ambasadores se tij ne OKB ne votimin kunder SHBA-se!?
    A i sherben paqes apo luftes ne Lindjes e Mesme vendimi i Trumpit per Jeruzalemin !?
    E pyetja kryesore qe do ti drejtoja cdo vellai e motra shqiptare sot do te ishte:
    Per ke do te votoje ti moter, ti vella ?
    Perkrah 9 shteteve qe votuan kunder apo per 128 shtete qe votuan pro saj !?
    Perkrah nje te shtates apo 6 te shtatave te popullisise boterore !?
    Perkrah luftes apo parkrah paqes ne nje rajon lufte si Lindja e Mesme !?
    To be or not to be , kjo eshte ceshtja !
    Jam krenar per popullin e kombin shqiptar si populli me proamerikan e me properendimor ne Bote.
    Kjo eshte jo vetem nje vlere, por nje kult per ne shqiptaret , 95 per qind proamerikane !
    Por askush me shume se amerikanet nuk i urrejne, nuk i percmojne servilet.
    Aq shume sa i quajne: Asskisers-Bythelepires!
    Letra e Presidentit Meta eshte nje mistrecllek ala shqiptar, nje turp, nje gafe e mirefillte.
    Ai eshte tash sa vite nje politikan profesionist , nje diplomat karriere!
    Ilir Meta eshte “ filozofi “ i “qetesise dhe dashurise”, por… por …
    Per inat te Edi Rames shkoj te fleje me Donald Trumpin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*