Rezoluta e OKB-së për Jerusalemin, Ministria e Jashtme sqaron votën e Shqipërisë

December 21, 2017 19:25

Rezoluta e OKB-së për Jerusalemin, Ministria e Jashtme sqaron votën e Shqipërisë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka sqaruar per here te pare voten e Shqiperise ne OKB, kunder propozimit te Presidentit Donald Trump per te njohur Jerusalemin si kryeqytet te Izraelit.

“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet ne njoftimin e MPJ.

Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka votuar sot me 128 vota pro dhe 9 kundër për të rrëzuar vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump, për të shpallur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. Mes vendeve që kanë votuar kundër SHBA është edhe Shqipëria.

Sic raporton “The Guardian”, vetëm nëntë shtete, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, votuan kundër rezolutës.

December 21, 2017 19:25
Komento

7 Komente

  1. Xha Braho December 21, 19:46

    Nje BRAVO e madhe per Shqiperine. Ne gjithmone i kemi qene mirenjohes politikes se SHBA ne mbrojtje te interesave te drejta te popujve anembane globit por fatkeqsisht ne kete rast Trump dhe administrata e tij kane bere nje hap tejet te gabuar dhe me konsekuenca per paqen ne Lindjen e Mesme dhe me gjere. Krenar qe me kete vote Shqiperia ju bashkua BE dhe shumices dermuese te vendeve antare te UN.

    Reply to this comment
  2. vasili December 21, 19:56

    I gjori Rame,ne dileme hamletiane:
    Gjynah,qe nuk mund ta ndaj bythen dy copesh:gjysem per Trump.gjysmen tjeter per babe Rexhepin dhe Mogherinin,qe u vesh me te zeza,kur fitoi Tramp-

    Reply to this comment
  3. Arber Illiri December 21, 20:17

    Gabimi i pare i madh ne politiken e jashtme te Rames.

    Reply to this comment
  4. tomsojeri December 21, 20:40

    Jam plotesisht me ty xha braho ! Vendim i drejt dhe dinjitoz …….

    Reply to this comment
  5. dani December 21, 21:47

    Po per varrezat greke nuk ke sqarim o ju tradhetare QE JA FALNI JUGUN GREKUT

    Reply to this comment
  6. I. Z. Eli December 22, 06:50

    Ate dore qe nuk e kafshon dot, puthe! Ja merr dot Izraelit Jeruzalemin? Jo! Do ta leshoje ndonjehere Izraeli Jeruzalemin? Jo! Atehere perse beni gam-gam kot? Per “parime”-enderra me sy hapur?!
    Pershendes pragmatizmin e amerikaneve!
    Shqiptaret duhet te dilnin krahe Amerikes! Nje tjeter rast i humbur!

    Reply to this comment
  7. Lili December 22, 08:56

    Bravo Shqiperise per votem e drekte ne okb….gabimin e trampin edhe senati amerikan po e kundershton

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*