Rezultatet zyrtare: Ramushi s’bën dot qeverinë, Vetëvendosje parti e parë

June 12, 2017 08:41

Rezultatet zyrtare: Ramushi s’bën dot qeverinë, Vetëvendosje parti e parë

Kosova përfundimisht nuk i ka dhënë të drejtën asnjë grupimi politik që të ketë shumicën absolute.

Siç bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të KQZ-së, kur janë numëruar më shumë se 90% e votave, koalicioni PAN (PDK, AAK, NISMA) ka marrë 220.295 vota, ose 34,60%, ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje renditet e dyta me 170.331 vota, ose 26,75%. Koalicioni LDK+AKR+Alternativa, nga ana tjetër, është e treti, me 164.355 vota, ose 25,81%.

Nëse merret parasysh se në këtë rast vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka garuar pa koalicion, por si forcë politike, ajo është parti e parë, dhe si e tillë mund të thuhet hapur se politikisht është formacioni më i votuar nga qytetarët e Kosovës.

Duke pasur parasysh se Kosova ka një sistem elektoral proporcional kombëtar, asnjë prej koalicioneve politike nuk ka siguruar shumicën absolute të votave.

Dhe sipas përllogaritjeve, koalicioni PAN ka marrë 25 deputetë, ndërsa Vetëvendosje dhe koalicioni i LDK-së janë me nga 25 pak a shumë.

Duhet parë në detaje se si janë ndarë deputetët mes partive brenda koalicionit të LDK-së që të mund të arrihet të shikohet se sa deputetë ka marrë Pacolli veç dhe AKR-ja.

Megjithatë, Ramush Haradinajt do t’i duhen, përveç 11 apo 12 deputetëve të Listës Serbe, apo deputetëve të partive minoritare, dhe 15 deputetë që të formojë qeverinë. I vetmi variant është blerja e deputetëve tek AKR-ja apo brenda pjesës së LDK-së.

Vetëvendosja, sipas të gjitha gjasave, nuk ka rrjedhje, sepse këtë e ka treguar në vite.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-deputeti i NISMA-s ka bërë të ditur se asnjë parti politike nuk ka marrë shumicën dhe se shqiptarët kanë votuar për një koalicion të madh.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Prishtinës ka folur për një mundësi koalicioni mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, ku kryeministër do të jetë Albin Kurti.

Ky version është mjaft i mundshëm dhe i kalon përfundimisht “gjeneralët” në opozitë.

Megjithatë, mbrëmë shpalli fitoren koalicioni PAN, ku në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës Ramush Haradinaj e Kadri Veseli falënderuan votuesit për fitoren, por edhe Vetëvendosje shpalli fitore.

Në fakt, kjo e dyta ka dalë zyrtarisht partia më e votuar në Kosovë.

June 12, 2017 08:41
Komento

14 Komente

  1. LORA June 12, 08:59

    Lajm I gezushem,,,,perpara Vetvendosja ,me rezultatin me te mire ,si parti e vetme,nga verdikti I qytetarit te Kosoves.

    Reply to this comment
  2. Z.Z June 12, 09:24

    Qeveria i takon Vetvendosjes. A eshte demokracia shumice ne qeveri? A i qe merr shumicen ne zgjedhje duhet te kete qeverine. Mjaft me lojra te Brukselit me Isa Mustafa te vdekur pa varrosur.

    Reply to this comment
    • Mollosi June 12, 09:54

      Me se shumti vota nuk mori VV por koalicioni PAN. Pra asaj i bie qe ta beje qeverine, por e vetme nuk mundet, i duhen deputet e LAA ose te VV.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 June 12, 13:14

        molle
        ai që ka fituar më shumë vota ka të drejtën i pari për të krijuar qeverinë,POR nëse ai nuk arrin të grumbullojë një shumicë prej 51 % të deputetëve!?
        atëherë i takon atij që ka mundësinë të arrijë këtë shifër!!
        kështu që “fitimtari”i zgjedhjeve mund të përfundojë në OPOZITË!!
        kjo është demokracia!!
        nëse VV dhe LDK+AKR+Alternativa,përkatësisht 27 dhe 26%bashkojnë forcat e tyre!?
        të tjerët shkojnë në popzitë!
        qeveria krijohet me gati 53 % të votave!!

        Reply to this comment
        • Mollosi June 12, 16:08

          Edhe une ate e thash. Jam i sigurte qe Pan-i nuk do te mund te formoje qeverine sepse as LAA e as VV nuk do te pranoje. Por ti harrove qe ketu mund te vendosin edhe te huajt. Nuk eshte jashte logjike qe LAA do te hyje ne koalicion pas urdherave qe do te pasojne nga amerikanet. Ne te kunderten, dyshoj qe Hashimi nuk do te beje dicka qe te pamundesoj koalicionin ne mes te V dhe LAA-nit.
          Shpresoj qe kur me quan me “molle” e shpreh simpatine ndaj meje, apo… Sido qe te jete ti per mua do te jesh anticensure25642654.

          Reply to this comment
          • anticensurë25642654 June 12, 17:18

            është thejshtë shkurtimi që e bëjmë ne shqipot molle!!
            “Por ti harrove qe ketu mund te vendosin edhe te huajt.”këtë nuk e harroj,që mund të jenë amerikanët,erdogani,e deri tek alienët!!
            normalisht përpiqem të llogaris çdo mundësi të mundëshme!!

  3. anticensurë25642654 June 12, 09:31

    ” I vetmi variant është blerja e deputetëve tek AKR-ja apo brenda pjesës së LDK-së.”
    mënë fund pas shumë vitesh qënka institucionalizuar shitblerja e deputetëve!!më parë ka egzituar shitblerja e kafshëve,më pas sportistët tashti së fundi deputetët!!
    ah gazekarucë që jeni përhapur keq në trojet shqiptare!!
    pandemi jeni bërë!!

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic June 12, 09:40

    DUHET TE MPOSHTE INTERESAT E CASTIT DHE TI VLERSOJME ATO TE PRESPEKTIVES.!

    Do te jete shume e domosdoshme dalja ne opozite e gjeneralev te luftes pasi ata kane para vetes se tyre nje pergjegjesi te madhe te cilen per situatenn nuk i favorizon.VV-ja le te bej kualicion me LDK- dhe tua shofim mire se sa u vlen lekura para ketyre sfidave mjafte te maedha.
    Etja per pushtet nga gjeneralet duhet te mposhtet para interesave me te medha te prespektives.! Gjeneralet kan prespektiv me te madhe ne se ata dalin ne OPOZITE.!

    Reply to this comment
  5. spartaku June 12, 13:30

    Vetem Ramush Haradinaj nuk duhet te jete kryeminister.Ai eshte mik i ngusht i kryekriminelit Sali Berisha.Ky mender Saliu,i shiti nafte Millosheviçit per tanket serbe,per te vrare kosovaret.Kete e di edhe Ramushi,por nga dashuria e tepert qe ka per Salin,ai e anashkalon kete veprim teper kriminal.Prandaj VV duhet te krijoi qeverine.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 12, 17:24

      tako
      ça ke ti mër lal??
      përse del kundër udhëheqësit tonë??
      pa saliun e kemi tonin mor shpirt!!
      ki kujdes kur e nxjerr fjalën!!mos e lësho si lopa vënd e pa vënd!!se po u xef udhëheqs palla të lë pa kandiduar në parrlallo!!

      Reply to this comment
  6. Arben June 12, 15:22

    PERPARA VETEVENDOSJE

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 12, 17:21

      o turk i qelbur
      a nuk e kupton se po i nxjerr lakrat në shesh VVsë??
      ka mundësi që erdo ti detyrojë të bëjnë marrveshje me ramushin dhe pirdhi në të “ndershmërisë” së vëllezërve myslymanë!!

      Reply to this comment
  7. Atdhetari June 13, 03:10

    VETVENDOSJA – shpirti i shqiptarit per liri, drejtesi dhe dinjitet.
    Suksese te metejshme mbare kombit!

    Reply to this comment
  8. Kuq e zi June 13, 03:16

    Skenar maqedon…
    Gabimin e mban ldk qe nuk pranoi albinin kryeminister para zgjedhjeve
    Tani lojrat e pista i komandojne nderkombtaret
    Nqs ldk do i ribashkohet thacit do dale akoma me e vogel heren tjeter

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*