Rezyme

Nga Naser Aliu November 4, 2013 15:17

Rezyme

Aktorët e publicitetit

Sikur një afarist të kishte blerë një aeroport gjerman, kancelarja Merkel nuk do të kishte marrë pjesë në inaugurimin e terminalit. Nuk do ta kishte bërë këtë sepse pikë së pari nuk do t´ ishte ndjerë mirë, pse nuk pati një vendas të pasur për ta blerë atë. Nuk do të kishte marrë pjesë sepse për investime private personaliteti i parë i vendit, nuk mund të manipulohet dhe shfrytëzohet si personazh publiciteti, reklame, për investimet e një ndërmarrësi. Po ta bënte këtë, atëherë mund mendohej se është korruputuar. Ndërmarrësit nuk janë shoqata bamirëse, por me ivestime, përpiqen ta rrisin apo dhjetëfishojnë kapitalin e vet. Çfarë është edhe logjike.

 

Idiotët

Demokracia ushqehet dhe rritet me debatin dhe kështu kristalizohen idetë më të mira. Sali Berisha qe kritikuar shumë për fjalorin e pistë në Kuvend e jashtë. Kur publicistët shprehin mendime të ndryshme nga ai zyrtar, nuk domethënë se u shfaqën idiotët në skenë, por ata intelektual kanë pika tjera referenciale dhe janë të bindur se Kryeminstri, po gabon. E drejtë bazike në demokraci. Diagnostifikimi i njerzve të shëndosh, nuk është tipar i demokracisë, por i komunizmit. I komunizmit ku bëhej kontrollimi dhe filtrimi i të menduarit duke pasuar ngjitja e etiketave. Nëse vazhdohet me inaugurimin e fjalorit të ndyrët nga ata që duhet të dallohen nga njerzit ordinerë, atëherë salizmi do ta vazhdojë mbijetesën. Kryeminsitri shqiptarë nuk duhet të ruhet nga ata që kanë mendime alternative, por nga ata që e lavdërojnë.

 

Vendnumërimi

Nëse nuk pajtohesh me politikën e Erdoganit, ekziston rreziku të perceptohesh si armik. Në kohën e Titos, kush nuk adhuronte atë, quhej irridentist, nacionalist dhe përfundonte  në burg si armik i atdheut. Në kohën e Enverit etiketat ishin gati dhe njeriu quhej revizionist, mikroborgjez, agjent i huaj dhe tradhtar dhe përfundonte në burg si armik i atdheut ose ekzekutohej. Kanë ndryshuar personazhet, por synimet janë të njëjta: Demonizimin e lirisë së menduarit dhe lirisë së shprehjes. Këto bëhen bëhen për qëllime të njëjta: Dominim.

 

Paragjykimet

Një publicist kishte konstatuar se shqiptarët në Europë nuk trajtohen si duhet, madje dhe se kanë turp ta quajnë veten shqiptarë: sipas tij barazohen me kriminelë. Politika perëndimore ka ndihmuar këto dy dekada aq shumë  shqiptarët, sa nuk e ka bërë zoti që nga big bangu. Politika perëndimore nuk shqetësohet për disa kriminel shqiptarë, ata burgosen ose dëbohen, politika perëndimore ka probleme me elitën politike shqiptare, jo me popullin shqiptar. Nga përgjimet merret vesh se Perëndimi din më shumë se ne, kush janë njerzit tanë. Ndoshta një ditë bëhen publike mesazhet dhe korrespondenca e tyre dhe jo vetëm të politikanëve.

 

Adem Demaçi

Gaboi edhe një herë. Investimet turke i konsideron mbrojtje. Në fakt, SHBA gjendet në Bondsteel me pesë mijë ushtarë, dmth. se është e pranishme dhe mbron Kosovën. Kur të tërhiqet edhe ushtari i fundit dhe zëvendësohet me ushtarë turq, çfarë vështirë se mund dë imagjinohet, do ta kundërshtonin fqinjët, atëherë dhe vetëm atëherë mund të pranohet mendimi i Demaçit si esëll. Tani për tani mund të konsiderohet mendim në shërbim të agjitacionit dhe propagandës. Fakt është se Turqia ndihmon Kosovën në njohje apo fusha tjera, por nuk mbrohet Kosova nga Turqia, me ushtarët amerikan e perëndimor brenda vendit. Ivestimet në ekonomi nuk bëhen për ta mbrojtur Kosovën, por për të fituar. Ivestime ka bërë Turqia edhe në vendet tona fqinje, jo nga dashuria, nga interesi, siç e bën tek ne apo diku tjetër në botë. Se SHBA nuk ka interes në Kosovë mund të pohohet, kur largohen të gjithë ushtarët amerikan. Deri sa të jenë aty, Kosovën nuk guxon asnjë vend ta kërcënojë. Ajo është aq e sigurt, sa është edhe SHBA.

 

 

Paradokset

Erdogani i Ankarasë korrigjoi Erdoganin e Prizrenit. Serbia i shpjegoi Erdoganit se emri Kosovë ka zanafillë sllave. Me atë emër, disa intelektual kosovarë, përpiqen ta gatuajnë kombin e ri. Është i ngjajshëm me kombin jugosllav në kohën e Josip Brozit. Nëpërmejt Shkëlezen Maliqit u zbut ca edhe qëndrimi i Edi Ramës, ku qendra permanente e gravitacionit shqiptar, u shpallën Brukseli dhe Uashingtoni, jo Anakraja si tingëlloi në Prizren. Miqësia është e rekomandueshme me çdo shtet, por jo duke u nënshtruar. Mazohizmi nuk konsiderohet krenari kombëtare. Asnjë populli nuk i pëlqen kur sheh Kryeministrin e vendit horiziontalisht. Turqia na duhet si mike, jo si tutore. Asnjë popull nuk duartrokit lëndimin e sedrës.

Nga Naser Aliu November 4, 2013 15:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim