Riaktivizohen 2 vatra zjarri në Shëngjin, ushtria me helikopter

August 25, 2016 13:51

Riaktivizohen 2 vatra zjarri në Shëngjin, ushtria me helikopter

Dy vatra zjarri janë riaktivizuar në “Ranën e hedhun” në Shëngjin rreth mesditës, (Ora 13:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se janë ridërguar 100 forca ushtrie për të shuar flakët si dhe një helikopter.   Ata iu bashkuan rreth 20 forcave që qëndronin në terren për të shmangur mundësinë e riaktivizimit të ndonjë vatre.

Zjarri masiv që përfshiu pasditen e djeshme Malin e Shengjinit në Lezhë, rrezikoi dhe banesa, por dhe cisterna karburanti, të cilat ndodhen afër portit. Në këtë operacion u angazhuan mbi 100 efektivë të Batalionit Vau i Dejës dhe Batalionit Komando.

Ministria e  Mbrojtjes informoi paradite: “Forca Ajrore u angazhua me një helikopter gjatë pasditës së djeshme. Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Emergjencat Civile punuan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur dhe u bë e mundur shuarja e zjarrit.  Në mbështetje të këtij operacioni u angazhuan edhe 5 mjete transporti dhe 2 ambulanca, të gatshme për evakuim banorësh të rrezikuar dhe dhënie ndihme.

Njëherësh, 4 mjete zjarrfikëse të Komandës Mbështetëse u angazhuan në operacionin për fikjen e zjarrit në Malin e Shëngjinit në Lezhë.

August 25, 2016 13:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*