“Ricarica 2013”, në sekuestro paraprake pasuritë e familjes Tepshi

July 9, 2015 15:00

“Ricarica 2013”, në sekuestro paraprake pasuritë e familjes Tepshi

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestro paraprake për disa pasuri të familjes Tepshi, pjestarë të së cilës u arrestuan në kuadër të operacionit “Ricarica 2013”.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë nën sekuestro 8 apartamente, një vilë, një lokal dhe një pikë karburanti, të regjistruar në emër të disa anëtarëve të kësaj familje, të dyshuar nga autoritetet italiane si pjesëtarë të një organizate kriminale, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në Itali.

Krahas masës së arrestit, Prokuroria i kërkoi sot gjykatës leje për të vendosur këtë sekuestro mbi pasuritë e personave të arrestuar, me dyshim se mund të jenë të prejardhura nga veprimtaria e dyshuar kriminale në Itali.

Gjatë të enjtes , Prokuroria ka vendosur sekuestro preventive në pasuritë e regjistruara në këta persona në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si edhe në llogaritë bankare të tyre në bankat e nivelit të dytë.

July 9, 2015 15:00
Komento

6 Komente

  1. Arben July 9, 15:52

    NUK E GJEJ DOT NE KODIN CIVIL, TE SEKSIONI I PRONESISE TERMIN “PRONESI FAMILJARE”

    O SHOKET E DITES, HAPNI NDONJEHERE LITERATUREN KUR FLISNI PER TERMA LIGJORE.

    Reply to this comment
  2. Enea July 9, 15:53

    Sekuestroni edhe pasurite e Alban Tepshit dhe Ulpian Hotit te vena me vjedhjet ne Universitetin e Durresit, ne bashkepunim me Mit’hat Memen

    Reply to this comment
  3. perkthyesi July 9, 17:24

    Ku i gjejne keta para more zoterinj! Une kam punuar me firma shume te fuqishme ketu dhe jashte, por pasuri nuk vura kurre!

    Reply to this comment
  4. Pipi July 9, 17:26

    Po pasurite e ketyre “bandillave tane” kur do te sekuestrohen?

    Reply to this comment
  5. Dorina July 10, 09:13

    Po pasurite e Ilir metes, Ridvan Bodes, Shereferedinit, Lulushit, Shkelzenit, Argites, Sadri Abazit, Tom Doshit, Mark Frrokut, Ylli Spahiut (LSI) Haxhinastos kur do sekuestrohen? E di qe lista eshte me e gjate, por kete pune duhet ta beje prokuroria.

    Reply to this comment
    • tom doshi ordiner July 10, 11:21

      Dorina, nese gjate ketyre dy dekadave, vendi yne do ish drejtuar nga njerez te ndershem dhe atdhetar, nuk do ish nevoja aspak t’i sekuestrohej pasuria askujt, sepse as nukj do i kishin bere tere ato pasuri, por per fat te keq, ato pasuri jane vene fale politikave mafioze qe pushteti ja ka lejuar vetes dhe krimineleve qe i kane shkuar e shkojne ende nga pas. Eshte matematike, nje nje vend qe investohen parate e pista te kriminalitetit, ai vend kurre nuk do bej progres, asnjehere nuk do kete drejtesi dhe kurre nuk do kete mireqenie per popullin,
      Kjo qeveri, e nisi me vjedhesit e energjise, me prishjet selektive te ndertimeve, ne vend qe t’i afrohej interesave mafioze duke dhene senjalin qe koha e tyre mbaroj. Prandaj dhe cdo dite e me shume te gjithe Horrat e politikes dhe kriminelet ordiner si keta qe jane ne artikull, livadhisin dhe tregojne arrogancen e tyre me cinizem!
      Fammiljes Tepshi, do i kthehet e tere pasuria dhe nuk do jete cudi aspak qe kush ka ndermarre aksion kundra tyre, do i kerkoj edhe falje, sepse ky eshte sistemi i drejtesise ne vendin tone dhe kjo eshte politika qe ne kemi dhurate nga sali berisha dhe kriminelet e tij. Kjo Familje ka qene gjithmone sponsorizuese e te gjitha fushatave elektorale te mafies ne qytetine Durresit!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*