Richard Grenell, i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi

October 4, 2019 14:51

Richard Grenell, i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i SHBA në Gjermani, Richard Grenell do të jetë i dërguari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë Serbi.

Sipas njoftimit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, Grenell, i cili do të vazhdojë edhe detyrën e ambasadorit në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Për këtë vendim reaguan një sërë figurash politike në Kosovë dhe në BE.

Zëdhënësja e BE, Maja Koçijançiç u shpreh se Bashkimi Evropian po punon ngushtë me Shtetet e Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Ajo tha: “SHBA-ja ka dhënë një kontribut të çmuar në punën tonë në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për suksesin e dialogut (Kosovë-Serbi). SHBA-ja dhe BE-ja ndajnë interesin e fuqishëm për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të përparuar”.

Vendimi për emërimin e Grenell u mirëprit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nëpërmjet një postimi në Tëitter u shpreh se do të bashkëpunojë me të për të siguruar arritjen përfundimtare të paqes në Ballkan.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj mirëpriti emërimin e ambasadorit Grenell si i dërguar i SHBA-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se do të punojnë “bashkë për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter, u shpreh se emërimi i Grenell, tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për një përparim të shpejt drejt një të ardhme paqësore për rajonin.

Nga ana tjetër, ministrja për integrimi europian e Serbisë, Jadranka Joksimoviç u shpreh se do të shihej se çfarë Grenell do t’i sillte këtij procesi, duke e quajtur atë një njeri serioz.

Joksimoviç shtoi se edhe pas këtij emërimi, formati i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë nuk ndryshonte dhe mbetej nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Ministrja shtoi se ky emërim “tregon interesin e shtuar të SHBA-së”.

e.ll./dita

October 4, 2019 14:51
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 October 4, 15:15

    bisedimet kosovë sërbi!
    ka 20 vjet që po “bëhen” nga këto vite vetëm 10% gjat presidencës më të keqe që ka pasur amerika në të gjitha kohërat!!me gjithë dy vjetët e ardhëshme të trampit përqindja shtrohet dhe pak më shumë!!
    që bisedimet duhet të vazhdojnë kjo nuk ka asnjë dyshim,por që nuk duhet dëgjuar aspak,në mënyrë absolute “politika tramp” dhe trampi vetë,dhe kjo duhet të fiksohet në mëndje!!
    duhet biseduar vetëm e vetëm që të pritet koha deri sa të largohet trampi!!
    gafat e tij janë proverbiale,budallallëqet e tij që kanë çuar në problemet e mëdha që ndodhin në atë lindje të mesme që nuk u prek nga rrëmuja arabe e erdoganit!?janë gafa foshnjore të një trupeshku!!
    përfaqsuesit e kosovës,duhet të harrojnë nxitimin alla thaç që do ti mbarojë punët deri “në mars”,”prill” a ku ta di unë se “janë shansi i vetëm që kemi”!!
    largimi i trampit duket më se i qartë,ai po e ndihmon vetë këtë gjë!!budallallëqet po i shton dita ditës njëlloj si zëvëdësimet që bën në kabinetin e tij!!
    më duket i njëjtë me dobiçin tonë të tironës,” që vetëm të tjerët e kanë fajin,asnjëherë trampi o dobiçi”!!

    Reply to this comment
    • bisedime (bufonate) Serbi-Kosove October 4, 17:35

      Bisedimet kur Serbia nuk e njeh Kosoven jane vetem bufonate qe vazhdon prej 20 vitesh. Dhe nuk eshte fai i presidentit te rradhes se Amerikes por i nje politike 20 vjecare perendimore qe e vazhdon kete bufonate duke i quajtur bisedime Serbi-Kosove.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*