Ricki Martin i jep fund beqarisë: Jam martuar me të dashurin tim Jwan Yosef

January 12, 2018 10:09

Ricki Martin i jep fund beqarisë: Jam martuar me të dashurin tim Jwan Yosef

Ricky Martin është martuar. Pa surpriza, pa festë dhe pa bujë me të dashurinë tij, artistin sirian Jwan Yosef.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari në prezantimin e serive televizive “Assassination of Gianni Versace” ku do të jetë protagonist, së bashku me aktoren Penelope Cruz.

Jam një bashkëshort tani, unë dhe i dashuri im kemi firmosur më në fund të gjitha dokumentet”, ka treguar ai.

Propozimi është bërë në gjunjë dhe me unaza: “Të kam marrë diçka, dua ta kaloj jetën time me ty”, ka treguar Ricky për të fejuarin e tij i cili ka pranuar menjëherë.

Të dy janë njohur që në 2016 në Instagram dhe janë martuar disa ditë më parë:

“Jwuan është një artist i shkëlqyer dhe mua më pëlqen arti. Kur pashë pikturat e tij u befasova. Unë pëlqej shumë atë që ai bën, sepse e bën me stil vërtetë origjinal”, shprehet Ricki.

January 12, 2018 10:09
Komento

3 Komente

  1. Ada January 12, 14:45

    Plera burra….si gjithmone e keqja vjen prej burrave

    Reply to this comment
  2. Fat man January 13, 07:35

    Dergoini te dy ne Kavaje te bejne muajin e mjaltit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*