Ridvan Bode: Basha të japë llogari për largimin e atyre që dhanë kontribut në PD

July 21, 2017 20:08

Ridvan Bode: Basha të japë llogari për largimin e atyre që dhanë kontribut në PD

Deputeti demokrat Ridvan Bode mori pjesë në mbledhjen e kritikëve të Bashës në Akademinë e Arteve, ku bëri thirrje për reflektim të humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit të Partisë Demokratike.

Ish-ministri i Financave në kohën e Berishës, tha se humbja më e thellë e PD-së nuk erdhi vetëm nga pushteti, por dhe nga ndrydhja e opozitës.

“Ka rreth 4 javë që ne një grup drejtuesish në PD, njerëz me kontribute, që mblidhemi për një perspektivë të re të partisë, e cila ndodhet në momentin më të rrezikshëm të saj. PD dhe e djathta u përballën me humbjen më të thellë që ka ndodhur ndonjëherë. Kjo meriton një përgjigje. Se nuk është një humbje që vjen nga pushteti, por ndrydhje që vjen nga opozita. Ne humbëm 12-13 mandate që i kishim në vitin 2013. Humbëm rëndë atëherë dhe morëm përgjegjësitë, por thellimi i humbjes përbënte alarm që kërkon reflektim. Humbja na bëri t’i kërkojmë kryetarit aktual që të hapte debat. Duhet të jepte llogari për largimin e atyre që dhanë kontribut”, pohoi ai.

Ai ndër të tjera ironizoi anëtarët e PD që do të votojnë nesër për kryetarin e ri, ndërsa theksoi se në 25 qershor opozita nuk siguronte dot as 13 mijë komisionerë.

“Si ka mundësi që ne shteruam në zgjedhje? Ne humbën 230 mijë vota që ne i kishim në 2013-ën. Përballë mungesës së ofertës së diskutimit, oferta e parasë e kishte të lehtë të triumfonte. Nesër na u tha se do jenë 103 mijë anëtarë të PD që do votojnë në këtë garë. Po si ka mundësi që në mesin e këtyre anëtarëve nuk gjetëm dot 13 mijë komisoner, por ia besuam votën kundërshtarëve. Jemi shndërruar në një parti të kryetarit. 103 mijë anëtarë janë të papërballueshëm dhe nuk mund të na i blejë kundërshtari dhe të na i përzërë nga fushata. Janë 103 mijë emra defterësh. Si ka mundësi që ne na u zhytkan në mënyrë masive votat?!”, tha Bode.

July 21, 2017 20:08
Komento

3 Komente

  1. perkthyesi July 22, 08:21

    Dhe kuptohet qe, kontributin me te madh e ka dhene ky Bode…………!

    Reply to this comment
  2. korçari July 22, 09:20

    Z.Bode pergatiu per te justifikuar miliardat qe i ke grabitur ketij populli ,tetori po afron tik-tak

    Reply to this comment
  3. fteri July 22, 15:27

    Bode është me peshë të madhe në PD, ka dieni për shumë grabitje të S.Berishës ,Jozefina jo shumë .G.Ruli traktori i partisë ,Majlinda peshë e lehtë,dhe me radhë fiton ai kanakari i Argitës dhe Saliut !!!,kjo është parti e privatizuar nga krimi e bantitizmi ordiner i çfardollojshëm .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*