Ridvan Bode: PD pësoi humbjen më të thellë, për herë të parë ra nën 30%

July 6, 2017 21:05

Ridvan Bode: PD pësoi humbjen më të thellë, për herë të parë ra nën 30%

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka kritikuar hapur lidershipin e Lulzim Bashës, duke thënë se kreu ai e përdori për 4 vite me rradhë selinë blu, për të konsoliduar pozitat e tij dhe jo për ta bërë fitimtare në zgjedhje.

I ftuar në Abc News, Bode u shpreh se përçarja në PD ka nisur me urdhërin e famshëm të Bashës para 3 viteve, ku u ndalohej cdo përfaqësuesi  që kishte qenë pjesë e grupit të para 2013-të, që të kandidonte për postet kyçe të PD-së. Sipas Bodes, një lëvizje e tillë përçau demokratët dhe la vulnerabël të gjithë infrastrukturën e PD-së.

Bode është shprehur gjithashtu se e gjithë struktura e PD-së ka mbetur apatike dhe nuk mund të përballojë zgjedhjet, një shenjë kjo që Bode e sheh edhe tek rezultati i thellë me të cilin humbi PD më 25 qershor. Bode ka theksuar se aktualisht, PD është në momentin e tij më delikat. “PD ndodhet në momentin më delikat e më të rrezikshëm që është gjendur ndonjëherë. Në 25 qershor pësoi humbjen më të thellë, ndodh për herë të parë që kjo parti të bjerë gjatë kohësh që është në opozitë… Nisur nga fakti që pësoi humbjen më të thellë që ka pasur opozita, pra që për herë të parë bie nën 30%

Rënia e pandaluar e mbështetjes elektorale përbën shqetësimin më të madh dhe ngjarjen më dramatike. E kemi përjetuar këtë si një periudhë ku zoti Basha kërkonte me cdo kusht konsolidimin e pozitave të tij në parti dhe jo që të çonte përpara dhe drejt fitores PD-në. Ai urdhër që të gjithë kryetarët e seksioneve, grupseksoneve, degëve, deputetëve etj të mos merrnin pjesë e dëmtoi dhe përçau PD-në … vetë Basha ka qenë pjesë e qeverisjes së PD-së në atë kohë.

Strukturat qendrore dhe lokale të PD-së mbetën apatike. Deputetët e hoqëen të gjuithë nga zonat e tyre,u bë një përmbysje vetëm për të krijuar një mbështetje për Lulzim Bashën.”-tha Bode. Po për ringritjen e strukturave, Bode është shprehur se Basha ka deklaruar se do të kryente ripërtëritjen e selisë blu në të gjitha strukturat, por për ish ministrin e Financave, kjo ka qenë më shumë retorikë politike. “Basha nuk i çonte kurrë deri në fund veprimet e tij. Kishte një diferencë të madhe mes retorikës dhe veprimeve.”-tha Bode.

July 6, 2017 21:05
Komento

3 Komente

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine July 6, 21:27

    O Bode mavrija,o pjelle e se keqes,o dobic i palles komuniste,nuke eshte PD-ja ne ditet me te keqija se kur ishit ju ne qeverisje qe bete tradheti kombetare me dhurimin e mbi 300kilomertave katrore siperfaqe ujore Greqise,apo me autostraden Durres,Kukes,Morine,si dhe tendera rrugesh e transaksione finaciare me istalimin e droges ne Lazartat e vendet ku ju kishit fansat tuaja,apo me grabitjen e tjetersimin e pasurise kombetare e private nga fuqia e pushtetev,aqe brutalisht sa populli ju flaku tej,pa harruar mbi 1.3 miljard dollare te daluna “ilegalisht “jashte vendi vetem ne find vitin 2013,me mbeshtetjen e bijve te diktatures komuniste ju mori ne krah duke istaluar pandeshkueshmerine,aqe sa detyruan SOVRANIN ,USA-n dhe BE-ne te kerkojne me force reformen ne drejtesi dhe VETTINGUN per te shkulur nga rrenjet cibanet e gjyqesorit e prokurorise qe ju bindeshin si prostituta tutorit,pra PD-se berishjane,o Bode,o pjelle e qofte largut.Shume shpejt e djeshmja dhe e sotmja do t’u duket si nje enderr,kurse e nesermja nje ferr pa fund.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim,pa harruar nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e ushteteve tuaja qe kerkon drejtesi.

    Reply to this comment
  2. Arben July 6, 23:08

    NUK KE PARE GJE AKOMA.

    Reply to this comment
  3. Lili July 7, 08:19

    Edhe halla nuk keni pa gje se nen 10 pqind do bjere

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*