Rifillon Vettingu, anëtari i KED më 3 tetor para KPK

October 1, 2018 12:31

Rifillon Vettingu, anëtari i KED më 3 tetor para KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nis axhendën e Vettingut për muajin tetor me gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja, më 3 tetor.

Gjyqtari i Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja, njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari do shqyrtojë dosjen e gjyqtarit Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja në seancën dëgjimore të datës 3 tetor që nis në orën 09:00.

Gjyqtarët do t’i nënshtrohen Vettingut për tre komponentë pasurinë, integritetin moral dhe aftësitë profesionale. Seancat e KPK, rikthehen pas një pushimi dy mujor.

l.h/ dita

October 1, 2018 12:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim