Rigjykim nga zero për dosjen “Hajdari”, avokati: Berisha, dëshmitar

March 18, 2019 13:29

Rigjykim nga zero për dosjen “Hajdari”, avokati: Berisha, dëshmitar

Gjykata e Apelit ka pranuar sot kërkesën e Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Gjykata ka vendosur të kthejë çështjen për rigjykim në Gjykatën e shkallën e pare.

Me këtë vendim të Apelit, procesi për dosjen ‘Hajdari’ fillon nga zero me një tjetër trupë gjykuese.

Në mbyllje të seancës, avokati i Haxhisë deklaroi se në seancë do të paraqiten provat e reja për të provuar pafajësinë e tij lidhur me akuzat për vrasjen e Azem Hajdarit dhe do të thërriten dëshmitarë ku i pari në listë do të jetë ish-presidenti në atë kohë, Sali Berisha.

Më në fund pas një kohe të gjatë vendoset një e drejtë proceduriale në vendin e duhur. Gjykata në vendimin e sotëm, është në përputhje me konventën, që do të thotë se është e drejta e çdo të gjykuari të jetë në seancë. Ky është një vendim shumë i drejtë. Ky vendim e rikthen çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë (…) Hapet e drejta për t’u dëgjuar. Kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi. Provat janë materiale, tabulate, dhe dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje“, u shpreh avokati.

Haxhiaj kishte bërë kërkesë që të gjykohet nga gjyqtarë të cilët kanë kaluar vettingun.

o.j/dita

 

March 18, 2019 13:29
Komento

7 Komente

  1. PAVLIN March 18, 14:26

    HALLALL. DREJTESIA ME NEFUND PO FUNKSIONION

    Reply to this comment
  2. Vatra March 18, 14:53

    Jo ma kadiu të fajson kadiu të denon

    Reply to this comment
  3. Lexusi i Ditës March 18, 15:06

    Drejtesia me një standard, per cilindo qe perballet me ligjin, eshte hapi i pare per te vendosur autoritetin e shtetit, per rikthimin e shpreses dhe te besimit ne institucionet e drejtesise. Ne se kjo do te ndodhe, Shqiperia do te renditet me vendet e perparuar te BE dhe Rama e ka te garantuar mandatin e ri me 2021.
    Nuk e kam gabim! Deri tani ndeshkimi ligjor ka qene i faturuar ne adrese te gabuar dhe e drejta ka fituar statusin e nje malli, qe shitet e blihet…

    Reply to this comment
  4. Meta March 18, 15:27

    Vrasesi nuk mund te jete deshmitar.

    Reply to this comment
  5. Dardan March 19, 01:21

    Bravo Maks Haxhia! Kurveleshi i Siperm dhe Bjeshket e Namuna do te shkelqejne nga fishekzjarret!

    Reply to this comment
  6. ETHEM March 19, 06:30

    FILLOI TATPJETA E BERISHIZMIT PA IMUNITET DEPUTETI.DIHET SE KUSH E VRAU AZEMIN,POR JO IZET HAXHIA.KRIMET E SALIUT JANE SHUME,TE GJYKOHET PER TE GJITHA.SIDOMOS GERDECI,21 JANARI,ÇEZ BISTURIA,PENICILINA,TREBICKA,REMZI HOXHA,THYERJA E EMBARGOS,97,98,ETJ.
    -S.BERISHA ESHTE FATKEQSI KOMBETARE.NGA KY VIJNE TE GJITHA TE KQIAT NE KETE VEND.
    -PASTE KEMBEN E MBARE DREJTESIA E RE NE TE MIRE TE POPULLIT NE 29 VITE RRUMPALLHANE VETEM NGA BERISHIZMI SI SISTEM E SI RRYME BARBARE PER SHKATRRIM,VJEDHJE,DESTABILIZIM,VRASJE..!

    Reply to this comment
  7. soli March 19, 09:02

    po prokuroret qe kane hetuar qe jane rritur ne pergjegjsi si shkelqim hajdari me shoke cdo te behet me ta

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*