Rihapet regjistrimi, 1 tetori, shansi i fundit i maturantëve

September 30, 2016 18:00

Rihapet regjistrimi, 1 tetori, shansi i fundit i maturantëve

Më 1 tetor rihapet aplikimi në Universitete për të gjithë aplikantët që nuk arritën dot të aplikojnë gjatë ditëve të caktuara në kalendarin e aplikimit. Ky është afati i fundit i të gjithë atyre maturantëve që nuk dolën fitues në raundin e parë.

“Njoftohen të gjithë maturantët/kandidatët të cilët për arsye të ndryshme nuk arritën të plotësojnë në afatet e caktuara formularin për IAL publike dhe private dhe që plotësojnë kushtet për të aplikuar, se portali i Maturës Shtetërore  do të rihapet në periudhën 1 Tetor 2016, në mënyrë që ata të kenë mundësi të kryejnë aplikimin dhe të mos humbasin shanset e konkurrimit për IAL- Raundi 2. Ky është afati i fundit që iu vihet në dispozicion maturantëve/kandidatëve që nuk arritën dot të aplikojnë ditët e caktuara për këtë Raund, në Portalin Matura Shtetërore 2016”.

Njoftimi është i vlefshëm për të gjithë maturantët/kandidatët që :

Kanë plotësuar formular A1/A1Z.

Gjenden në bazën e të dhënave të Maturës Shtetërore 2016.

Kanë të gjithë elementët e plotësuar për të aplikuar në Institucionet e Arsimit të Lartë.

September 30, 2016 18:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin